Tag: klube

  • Kushton zero euro, Jonathan David merr telefonatat e para nga… Serie A

    Kushton zero euro, Jonathan David merr telefonatat e para nga… Serie A

    18 Maj 2025

    13:26

    Telesport

    Jonathan David, sulmues i cili numëron 106 gola me Lille, do të largohet me parametra zero nga skuadra franceze.
    Pas këtij lajmi, ka plot klube që kanë shfaqur interes për të. Ai vlen praktikisht zero euro. Fat i madh në merkato.
    Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Juventusi ka nisur një kontakt paraprak me agjentët e kanadezit.
    25-vjeçari pëlqen Barcelonën, por për të kanë interes edhe disa klube angleze. E kërkon edhe Bayern.

  • “Bëmë baba të të ngjaj”! Djalin e Cristiano Ronaldo-s e kërkojnë plot 16 ekipe

    “Bëmë baba të të ngjaj”! Djalin e Cristiano Ronaldo-s e kërkojnë plot 16 ekipe

    14 Maj 2025

    19:58

    Telesport

    Nëse Cristiano Ronaldo është drejt fundit të karrierës, një tjetër Ronaldo është në fillimet e saj dhe duket në gjurmët e të atit. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo Junio, 14 vjeç, pjesë e Al Nassr, por që ndiqet me interes nga shumë klube të mëdha europiane.
    Sipas “The Sun”, janë plot 16 klube të njohura që ndjekin 14-vjeçarin dhe kërkojnë ta bëjnë pjesë e ekipeve të tyre të moshave, pasi konsiderohet si një talent premtues për të ardhmen. Sipas raportimit në fjalë janë 10 klube nga Bundesliga, ku sigurisht nuk mungojnë Bayern, Dortmund, Leipzig, Eintracht Frankfurt etj.
    Listës po ashtu i shtohen edhe 3 klubet e Serie A, Juventus, Inter dhe Atalanta. Nuk mungojnë as klubet angleze si Tottenham dhe Manchester United. Listën e mbyll Salzburg, ekipi austriak që njihet për suksesin që ka me talentet e rinj. Kujtojmë që Cristiano Ronaldo Junior vetëm pak ditë më parë debutoi me Portugalinë U15 dhe shumë njerëz janë të bindur që ai do të ndjekë rrugën e të atit.

  • Ofori drejt La Liga-s

    Ofori drejt La Liga-s

    Bylis njofton se dy klube të njohura në La Liga janë të interesuara për Ofori, ganezin e tyre 20 vjeçar. Ai ka luajtur 18 ndeshje si titullar këtë sezon, ndërsa në 6 të tjera ka nisur nga stoli.

    Njoftimi i Bylisit: 

    “FK BYLIS njofton se është pranë transferimit të bujshëm të mesfushorit të talentuar ganez, 20-vjeçarit MC Carthy Ofori, i cili së shpejti pritet që të zyrtarizohet në kampionatin elitar të Spanjës, ku ka interesim nga dy klube të njohura.

    Ofori, ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen U-20 të Ganës këtë periudhë, ku si kapiten i skuadrës ka qenë edhe titullar. Puna e mirë e klubit tonë me promovimin e talenteve ka qenë dhe do të mbetet prioritet…

    Në vijim do t’u bëjmë të ditura edhe detajet më të hollësishme rreth transferimit të lojtarit, një nga elementëve më premtues të klubit tonë në sezonin që sapo u mbyll”.

    Vazhdo leximin

  • Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan nga afër gjatë debutimit me Portugalinë

    Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan nga afër gjatë debutimit me Portugalinë

    Cristiano Ronaldo Jr. e ka nisur zyrtarisht karrierën e tij ndërkombëtare, duke debutuar me kombëtaren U-15 të Portugalisë. I grumbulluar për turneun “Vlatko Markovic”, që po zhvillohet në Kroaci, 15-vjeçari (i cili preferon të quhet Cristiano Dos Santos) hyri në fushë në minutën e 53-të dhe, siç pritej, të gjithë sytë ishin tek ai dhe CR7 i emocionuar në tribunë.
    Gjatë rreth 30 minutave në fushë, “Cristianinho” nuk mori pjesë në asnjë nga golat e Portugalisë, që gjithsesi fitoi me rezultatin 4-1. Sipas asaj që ka raportuar tabloidi “The Sun”, shumë klube kishin dërguar skautët e tyre për të ndjekur nga afër djalin e yllit portugez, i cili aktualisht luan në akademinë e Al-Nassr.
    Në avantazh është Manchester United, që e njeh mirë lojtarin e ri, pasi ka qenë pjesë e akademisë së kuqe për 14 muaj, ku ndante dhomën e zhveshjes me Kai Rooney, djalin e Wayne Rooney.
    Konkurrenca për të siguruar shërbimet e djalit të CR7 do të jetë e fortë. Në garë është edhe Tottenham, ndërsa në tribunë ishin të pranishëm skautë të 10 klubeve gjermane, përfshirë Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Hoffenheim.
    Ndërkohë, edhe tri klube italiane kishin vëzhguesit e tyre në Kroaci: Inter, Juventus dhe Atalanta. Po ashtu, i interesuar është edhe Salzburgu.

  • Perez e ndan mendjen, Reali Madrid do të bëjë 3 përforcime para Kupës së Botës për Klube

    Perez e ndan mendjen, Reali Madrid do të bëjë 3 përforcime para Kupës së Botës për Klube

    12 Maj 2025

    21:22

    Telesport

    Për të shpëtuar disi dështimin e plot në këtë sezon, Real Madrid synon seriozisht të fitojë Kupën e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet për herë të parë në këtë format. Me Xabi Alonso-n i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit direkt në fund të sezonit si dhe zyrtarizimin e Trent Alexander-Arnold në krahun e djathtë në mbrojtje, klubi madrilen po punon për finalizimin e dy nënshkrimeve të tjera para se të nisë Kupa e Botës për Klube.
    Prioritet është forcimi në qendrën e mbrojtjes, Dean Hujisen duket se është më i arritshëm se kandidatët e tjerë të përfolur. Perez është gati të shpenzojë 50-60 milionë euro për të bindur Bournemouth për të lënë të lirë 20-vjeçarin, i cili konisderohet si një mbrojtës me të ardhme të madhe. Reali nuk do të mjaftohet vetëm me Hujisen, synimi i klubit madrilen është edhe transferimi i njërit prej Alessandro Bastoni ose William Saliba, për të cilët bisedimet do të nisin pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.
    Përforcimi tjetër që Reali synon të bëjë para 15 qershorit është në repartin e mesfushës dhe emri më i spikatur është Florian Wirtz, transferimi i të cilit do të kushtonte mbi 100 milionë euro. Një shifër shumë e lartë, por drejtuesit e Realit e shohin transferimin e gjermanit si një investim afatgjat në mesfushë duke parë moshën e tij të re.

  • Inter-i sfidon dy klube angleze për yllin e Liverpool-it

    Inter-i sfidon dy klube angleze për yllin e Liverpool-it

    10 Maj 2025

    16:32

    Telesport

    Inter-i është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm, nga Bijol te Lucumi, nga Beukema te De Winter, sa për të përmendur disa emra.
    Nga Anglia kanë ardhur zëra që flasin për një interesim të zikaltërve për mbrojtësin 22-vjeçar të Liverpool-it, Jarell Quansah.
    Për lojtarin interesohen edhe Nottingham Forest me Newcastle, sipas TEAMtalk.
    Megjithatë, të gjithë këto klube të interesuar do të duhet të bëjnë llogaritë me vlerësimin që Liverpool i bën lojtarit: flitet për një shifër prej 35 milionë eurosh.
    Një shifër që mund të jetë e negociueshme në rast se Slot do të merrte një mbrojtës në javët e para të merkatos së verës.

  • Lojtari i Bayern rrezikon botërorin për klube për shkak të politikave për hyrjen në Amerikë

    Lojtari i Bayern rrezikon botërorin për klube për shkak të politikave për hyrjen në Amerikë

    8 Maj 2025

    11:14

    Telesport

    Bayern Munich rrezikon të mos ketë mbrojtësin Kim Min-Jae në Kupën e Botës për klube që zhvillohet këtë verë në Amerikë. Për momentin ai po rikuperohet nga një dëmtim në tendinin e Akilit.
    Gjithsesi pjesëmarrja e tij ska lidhje me dëmtimin por për shkak të pasigurisë mbi politikat e hyrjes në SHBA, të cilat janë bërë shumë më të rrepta nën presidentin Donald Trump.
    Në mediat e Koresë së Jugut ka spekulime se lojtarë si Kim, të cilët kanë udhëtuar së fundmi në vende si Iraku, mund të përballen me vështirësi në marrjen e vizave për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Edhe bashkatdhetari i tij Lee Kang-in (luan me PSG) dhe lojtari i Inter, Medhi Taremi, do të ishin në të njëjtën situatë, duke pasur parasysh marrëdhëniet jo shumë të mira midis Iranit dhe SHBA-së.

  • Simeone synon Kupën e Botës për klube: Do të ishte kurorëzimi për këto 4 vite punë

    Simeone synon Kupën e Botës për klube: Do të ishte kurorëzimi për këto 4 vite punë

    5 Maj 2025

    12:48

    Telesport

    Pas barazimit kundër Alaves, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se tashmë objektivi i vetëm i mbetur për skuadrën e tij është Botërori i klubeve, që zhvillohet këtë verë në Amerikë.
    “Pjesëmarrja në Kupën e Botës është një arritje e rëndësishme për të gjitha ato që kemi bërë në këto katër vite pune. Do të jetë një risi dhe do të ngjallë entuziazëm tek të gjithë pjesëmarrësit”, tha Simeone.
    “Ne jemi përpjekur të luftojmë me skuadra të forta në Spanjë dhe Europë. Kemi konkurruar me Barcelona e Real Madrid në La Liga dhe kemi treguar se sa vlejmë. Ndaj, le ta bëjmë Kupën e Botës për klube një motiv më shumë për ne”, tha Simeone.

  • Ronaldo tregohet besnik ndaj Al Nassr, portugezi refuzon ofertën për të luajtur në Kupën e Botës për Klube

    Ronaldo tregohet besnik ndaj Al Nassr, portugezi refuzon ofertën për të luajtur në Kupën e Botës për Klube

    3 Maj 2025

    18:06

    Telesport

    Edhe pse dëshira ishte e madhe për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet në këtë format për herë të parë, Cristiano Ronaldo ka refuzuar mundësinë për të marrë pjesë duke i qëndruar besnik Al Nassr.
    Rivali kryesor i Al Nassr, Al Ahli, i cili do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, i ka dhënë portugezit mundësinë për t’iu bashkuar atyre vetëm për këtë kompeticion, por Ronaldo e ka refuzuar.
    Shumë tifozë prisnin që Ronaldo të pranonte këtë propozim dhe të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve, kompeticion ku do të marrë pjesë Leo Messi me Inter Miami, por portugezi ka preferuar të mos ndryshojë ambient dhe të “pushojë” në këtë kohë kur do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube.

  • E duan katër klube të Premier League, Inter cakton çmimin

    E duan katër klube të Premier League, Inter cakton çmimin

    25 Prill 2025

    15:20

    Telesport

    Sipas ‘TEAMtalk’, Tottenham po ngrihet midis klubeve që po ndjekin nga afër mbrojtësin e  Inter-it, Bisseck.
    Spurs tashmë kanë mbledhur informacione për të në kuadrin e një sulmi të mundshëm në verë, por e dinë shumë mirë se nuk janë vetëm. Së bashku me ta tashmë janë tre klube si West Ham, Everton dhe Bournemouth.
    Të gjithë duan të forcojnë mbrojtjen e tyre, Tottenham ka pasur shumë probleme  me dëmtimet.
    Inter-i thuhet se ka bërë të ditur se e vlerëson Bisseck jo më pak se 35-40 milionë euro dhe se do të jetë i gatshëm të flasë për këtë vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
    Gjuetia për mbrojtësin e zikaltërve është e hapur, pastaj do të varet nga Marotta të vlerësojë se çfarë të bëjë.