Tag: klube

  • Ylli i NBA fton Cristiano Ronaldo të luajë në Greqi: Po të jap 4 opsione të mira

    Ylli i NBA fton Cristiano Ronaldo të luajë në Greqi: Po të jap 4 opsione të mira

    29 Maj 2025

    9:08

    Telesport

    E ardhmja e Cristiano Ronaldo vazhdon të dominojë titujt kryesorë të mediave, pasi ylli portugez la të kuptohet për një largim të mundshëm nga Al-Nassr pas ndeshjes së fundit të Ligës.
    40-vjeçari ka qenë i lidhur me disa klube, me botën e futbollit që pret të dëgjojë për lëvizjen e tij të radhës. Sipas raportimeve të fundit, Ronaldo është shënjestruar nga rivalët e Al-Hilal, të prirur të nënshkruajnë një emër të madh pas largimit të Neymar.
    Al-Hilal do të garojë edhe në Botërorin e ardhshëm për Klube, gjë që mund të jetë një faktor joshës për Ronaldo.  Po sikur Greqia të ishte destinacioni i tij i radhës?
    Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, që luan në NBA me Milwaukee, i cili tashmë ka shprehur publikisht admirimin e tij për portugezin, ka gjithashtu idetë e tij për destinacionin e ardhshëm të CR7.
    Në një postim në Instagram ai ka shkruar: “Cristiano eja të luash në Greqi. Olympiacos, Panathinaikos, AEK ose PAOK. Nuk jam budalla, mendoje mirë”.

  • A do e shohim Ronaldon në Botërorin e klubeve dhe me ç’ekip?

    A do e shohim Ronaldon në Botërorin e klubeve dhe me ç’ekip?

    Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, mund të luajë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet këtë vit në Shtetet e Bashkuara, edhe pse klubi i tij, Al-Nassr i Ligës Profesionale Saudite, nuk arriti të kualifikohej për turneun e zgjeruar me 32 ekipe, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
    Në një intervistë me YouTuber-in dhe transmetuesin IShowSpeed, Infantino foli për rivalin e përbetuar të Ronaldos, Lionel Messin, i cili do të luajë në Kupën e Botës për Klube më 14 qershor me klubin e tij Inter Miami. Në të njëjtën kohë, ai tha se sulmuesi 40-vjeçar portugez, kontrata e të cilit skadon këtë verë, mund të luajë ende në garën e re. Po si?
    “Dhe Ronaldo mund të luajë edhe për njërën nga ekipet në Kupën e Botës për Klube. Ka bisedime me disa klube, kështu që nëse ndonjë klub po e shikon dhe është i interesuar të nënshkruajë me Ronaldon për Kupën e Botës për Klube… kush e di, kush e di”, tha Infantino.
    Ronaldo iu bashkua Al-Nassr në vitin 2022, pasi u largua nga Manchester United në mes të sezonit, dhe kontrata e pesë herë fituesit të Topit të Artë me klubin saudit skadon më 30 qershor.
    Kampionati Botëror i Klubeve i këtij viti do të jetë i pari që do të luhet në verë dhe i pari që do të përfshijë më shumë se tetë ekipe.
    Periudhë shtesë tranzicioni
    Prandaj, FIFA ka prezantuar një afat shtesë transferimesh nga 1 deri më 10 qershor, duke u lejuar klubeve të përforcohen në kohë për këtë garë.
    Mediat po spekulojnë se kujt mund t’i bashkohet Ronaldo në Kupën e Botës për Klube. Kështu, gazeta spanjolle Marca raportoi fundjavën e kaluar se një klub brazilian i paidentifikuar i kishte bërë një ofertë Ronaldos.
    Botafogo është një nga katër ekipet braziliane që kualifikohet dhe trajneri i tyre Renato Paiva u pyet për Ronaldon, një lojtar në fushë, të dielën e kaluar.
    “Krishtlindjet janë vetëm në dhjetor. Por nëse ai vjen, nuk mund t’i thuash jo një ylli të tillë. Nuk di asgjë – thjesht po i përgjigjem pyetjes. Por, siç thashë, trajnerët gjithmonë duan më të mirën. Ronaldo, edhe në moshën e tij, është ende një makinë shënimi golash. Në një ekip që krijon rast pas rasti, ai do të ishte i mirë”, u përgjigj ai një pyetjeje.
    Botafogo është në pronësi të biznesmenit amerikan John Textor, i cili zotëron gjithashtu shumicën e aksioneve në Crystal Palace.
    Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve katër herë gjatë nëntë sezoneve me Real Madridin përpara se të bashkohej me Juventusin në vitin 2018.
    Reali dhe Juventusi janë ndër 12 klubet evropiane që janë kualifikuar, përfshirë ekipet e Premier League, Chelsea dhe Manchester City.
    Inter Miami i Messit është në të njëjtin grup me Al Ahly të Egjiptit, Porto të Portugalisë dhe Palmeiras të Brazilit. /tesheshi.com/
     
     

  • 10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldo-n, e duan vetëm për një muaj

    10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldo-n, e duan vetëm për një muaj

    23 Maj 2025

    15:27

    Telesport

    E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s është e panjohur.
    Kontrata e tij me Al-Nassr skadon pas disa javësh dhe nuk ka asnjë indikacion për rinovimin e saj: ndërkohë, disa klube që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube kanë trokitur në derën e CR7 për ta pasur atë në SHBA për një muaj.
    Disa klube thuhet se kanë shqyrtuar tashmë mundësinë e marrjes së Cristiano Ronaldos në Shtetet e Bashkuara: nga Al-Hilal, rivalët e Al-Nassr në kampionatin arabe; deri te ekipet braziliane si Botafogo, Flamengo, Palmeiras dhe Fluminense ose ekipet meksikane si Pachuca dhe Rayados dhe ekipet afrikane si Wydad Casablanca, Esperance de Tunis dhe Al-Ahly.
    Këto të fundit janë shumë më të fshehura, por mundësia për të pasur dikë si CR7 për një muaj është joshëse për shumë njerëz dhe, në fund të fundit, marrja e informacionit nuk kushton asgjë.
    Në javët në vijim do të shohim se cila do të jetë e ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë: nëse do ta shohim në SHBA në turneun e fundit të madh të klubeve të karrierës së tij, apo nëse do të jetë thjesht një spektator në turneun e ri të FIFA-s.

  • Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube të Bundesligës, Asllani i Shqipërisë mendon finalen e Champions me Interin

    Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube të Bundesligës, Asllani i Shqipërisë mendon finalen e Champions me Interin

    Adriatik BALLA
    Kristian Asllani po shkon drejt fundit të sezonit si një lojtar më i kompletuar, si lojtar që luajti një sezon të suksesshëm në Serie A italiane dhe në Champions League, si lojtar që shkon për herë të dytë në finalen e një Championsi dhe që ka shanse të kurorëzohet edhe si fitues i titullit europian për klube. Natyrisht që analizat rreth tij kanë domethënien e vet. Asllani, që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, nuk ka mundur ta thyejë hegjemoninë që ka turku Calhanoglu në formacionin e Interit. Madje, sipas shumë specialistëve në Itali ka qenë diferenca e turkut që e ka lënë në hije Asllanin.
    Por jo të gjithë mendojnë kështu. Disa episode gjatë këtij sezoni kanë bindur që Asllani është lider, lojtar me personalitet, lojtar i fortë dhe me ambicie të mëdha. Mundet që në fillim të verës ai të shitet nga Interi në një klub tjetër. Mundet që edhe të shkojë në një skuadër tjetër italiane ku të ketë mundësinë të luajë më shumë ndeshje si titullar e të marrë më shumë minuta. Por trajneri Inzagi duket se e pëlqen shqiptarin dhe dëshiron që ai të qëndrojë me ngjyrat zikaltër. Sidoqoftë, Asllani është tani lojtar më i pjekur dhe Interi po mendohet mirë para se të marrë një vendim për të. Në Kombëtaren kuqezi ai është padyshim titullar dhe i rëndësishëm.
    Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube gjermane
    Arritja historike e skuadrës gjermane Elversberg drejt plejofit për të siguruar Bundesligën i detyrohet në masë të madhe sulmuesit Fisnik Asllani. I huazuar nga Hofenheimi, talenti nga Kosova ka shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar 18 gola dhe 9 asistime – shifër që e rendit si golashënuesin e dytë më të mirë në Bundesliga 2. Tani, gjysma e Bundesligës është në ndjekje të 22-vjeçarit, raporton “Bild”. Borusia Munshengladbah, Verder Bremen, Freiburg dhe Shtutgart kanë shprehur interes konkret për Asllanin. Ndërkohë, Union Berlin dhe Këln kanë kontaktuar Hofenheimin që në dimrin e kaluar për të pyetur mbi të ardhmen e sulmuesit.
    Edhe nga jashtë Gjermanisë nuk mungon interesimi: Sporting Lisbona, Fenerbahçe, Anderleht dhe Lilë janë në mesin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje. “Fakti është se Fisniku është lojtar i yni. Nëse kthehet këtë verë, ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Sigurisht që kemi zhvilluar tashmë disa bisedime dhe do të përpiqemi të zgjasim kontratën e tij”, ka thënë drejtori sportiv i Hofenheimit, Andreas Shiker. Pas huazimit tek Austria Viena gjatë sezonit 2023/24, ku dëmtimi në tendinë e mbajti jashtë fushës për tre muaj, Asllani u huazua verën e kaluar tek Elversbergu.
    Atje punoi intensivisht për rikthimin në formë dhe shpërtheu me paraqitje të shkëlqyera. Brenda një viti, vlera e tij në treg është rritur nga 800 mijë në 4 milionë euro. Aktualisht, Elversbergu llogarit në ndihmën e Asllanit për ta kompletuar promovimin e tretë në katër vjet. Elversburgu do ta luajë sfidën e “play-off”-it për ngjitje në Bundesligë me Heidenheimin – dy qytete që kanë popullsi të përbashkët prej rreth 66 mijë banorë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

  • “Nuk e di nëse do të qëndroj apo jo”, ylli francez lajmëron largimin pas Botërorit për Klube

    “Nuk e di nëse do të qëndroj apo jo”, ylli francez lajmëron largimin pas Botërorit për Klube

    21 Maj 2025

    14:56

    Telesport

    Mbrojtësi i Chelsea-t, Benoit Badiashile, ka ngritur dyshime mbi qëndrimin e tij në Stamford Bridge pas Kupës së Botës për Klube FIFA 2025 (14 qershor deri më 13 korrik). Sipas një raporti nga Hayters, Badiashile është i pasigurt për të ardhmen e tij.
    “Nuk e di nëse do të qëndroj apo jo, por jam këtu te Chelsea, kështu që do të përpiqemi të fitojmë dhe kaq”.
    Badiashile, i cili ka dy ndeshje ndërkombëtare për Francën, ka qenë një figurë e jashtëzakonshme për Blues në Confernece League. Ai ka regjistruar një shkallë suksesi në ndërhyrje prej 80% dhe ka fituar 78.6% të dueleve ajrore.
    Nëse skuadra e Maresca-s është në gjendje të dalë fituese në finale, ky do të jetë trofeu i tyre i parë që nga triumfi në Kupën e Botës për Klube 2021 nën drejtimin e Thomas Tuchel.
    Badiashile e tha: “Është e rëndësishme për klubin ta fitojë këtë trofe sepse mendoj se Chelsea është një klub i madh dhe ne duhet të fitojmë çdo trofe që mundemi”.

  • Jude Bellingham do të operohet pas Botërorit për klube, rrezikon deri në 3 muaj pushim

    Jude Bellingham do të operohet pas Botërorit për klube, rrezikon deri në 3 muaj pushim

    Vazhdojnë problemet me shpatullën e yllit të Real Madrid, Jude Bellingham, një gjendje që e ka shqetësuar anglezin për gati një vit e gjysmë.
    Gjatë kësaj periudhe, për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kampionatin e fundit Evropian dhe urgjencës për t’u vënë menjëherë në dispozicion të klubit për sezonin e ri, nuk u arrit të gjendej koha e nevojshme për pushim adekuat dhe për trajtimin specifik të dëmtimit.
    Megjithatë, në mendjen e mjekëve të klubit madrilen, nuk kishte asnjë dyshim se për Bellingham, herët a vonë, do të ishte e nevojshme një operacion. Çështja thjesht u shty për aq kohë sa të ishte e mundur.
    Dhe sot, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, është marrë një vendim përfundimtar. Lojtari dhe stafi mjekësor i Real Madrid kanë rënë dakord që operacioni të planifikohet pas përfundimit të Kupës së Botës për klube, turne që fillon më 15 qershor dhe nëse “los blancos” shkojnë deri në finale, do të përfundojë më 13 korrik.
    Pas operacionit, do të jetë thelbësore që Bellingham të kryejë një periudhë rikuperimi të vlerësuar rreth tre muaj. Rrjedhimisht, rikthimi i tij në fushë dhe rifillimi i plotë i aktiviteteve sportive pritet në tetor. Pra, do të mungojë në fillimin e sezonit të ri.

  • E tmerruar nga mungesa e publikut te Botërori i Klubeve, FIFA fut paketa biletash për finalen e Botërorit 2026!

    E tmerruar nga mungesa e publikut te Botërori i Klubeve, FIFA fut paketa biletash për finalen e Botërorit 2026!

    20 Maj 2025

    19:47

    Telesport

    FIFA po shet pak bileta për Kupën e Botës për Klube, prandaj ka krijuar disa “oferta speciale” të çuditshme dhe tani madje po mendon edhe rimbursime mbi ata që kanë siguruar bileta që sot kanë skonto dhe dikur ishin me vlerë më të lartë.
    Gianni Infantino është i tmerruar nga mungesa e interesit për turneun e kësaj vere. Dhe kështu, organi i futbollit botëror shpik disa “paketa” të kombinuara me Kupën e Botës 2026.
    Propozimi i fundit duket si një përpjekje mjaft e dëshpëruar: duke blerë të paktën 20 bileta për një ndeshje të Kupës së Botës për Klube 2025, në fakt, FIFA do të garantojë një mundësi për të blerë një biletë për finalen e Botërorit të vitit 2026. Nëse dëshironi dy, pra, duhet të blini të paktën 40 bileta për një ndeshje të Kupës së Botës për Klube.
    Çudia tjetër lidhet me faktin se te portali zyrtar i FIFA-s disa bileta të FIFA Club World Cup kushtojnë më shtrenjtë se sa te sajtet e tjera “rishitës.

  • “A po vjen Ronaldo? Krishtlindja është vetëm në dhjetor…” Trajneri i Botafogos “driblon” thashethemet

    “A po vjen Ronaldo? Krishtlindja është vetëm në dhjetor…” Trajneri i Botafogos “driblon” thashethemet

    “Nuk mund t’i thuash jo një ylli të tillë”. Kështu u përgjigj Renato Paiva, trajneri i Botafogos, kur u pyet mbi zërat që thonë se Cristiano Ronaldo ka marrë ofertë për t’u bashkuar me ekipin e tij me rastin e Kupës së Botës për Klube.
    Skuadra braziliane, së bashku me klube të tjera si Fluminense, Flamengo dhe Palmeiras, do të marrë pjesë në turneun që do të zhvillohet në SHBA nga 14 qershori deri më 13 korrik, dhe dëshiron një “armë” shtesë për këtë rast.
    Në të vërtetë, siç saktëson gazeta spanjolle “MARCA”, nuk është bërë i ditur identiteti i klubit nga “Brasileirao”, që i është afruar CR7, por Paiva e mori me humor këtë ide dhe komentoi:
    “Krishtlindja është vetëm në dhjetor… Sidoqoftë, nëse CR7 do të vinte, nuk mund t’i thuash jo një ylli të tillë. Nuk di asgjë, thjesht po i përgjigjem pyetjes. Por, siç thashë, trajnerët duan gjithmonë më të mirët. Ronaldo, edhe në këtë moshë, është ende një makinë golash. Në një skuadër që krijon rast pas rasti, do të ishte perfekt”.
    Paiva më pas la të kuptohet se vetëm pronari amerikan i Botafogos, John Textor, mund të përgjigjej realisht për këtë temë. “Kjo pyetje duhet bërë në një tjetër gjuhë”, – u shpreh ai me nënkuptim.
    Megjithatë, nuk është sekret që rinovimi i Ronaldos me Al Nassr është në rrezik, për shkak të një tjetër sezoni pa trofe, mungesës në Kupën e Botës për Klube si dhe dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të Azisë. Të gjitha këto larg ambicieve të ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Juventusit, ndonëse ai është përshtatur mirë në Arabinë Saudite, edhe familjarisht.

  • De Bruyne: “Nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, nëse lëndohem kush do të kujdeset për mua?”

    De Bruyne: “Nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, nëse lëndohem kush do të kujdeset për mua?”

    Ndërsa presin përfundimin e sezonit, shumë ekipe kanë filluar të lëvizin në merkato. Midis këtyre është edhe Napoli i Antonio Contes, i cili po përpiqet të sjellë Kevin De Bruyne në Itali.
    Mesfushori belg ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor, kur fillon edhe Kupa e Botës për Klube. Numri 17 i ekipit të Guardiolës foli për këtë dhe të ardhmen e tij në një intervistë me The Times.
    Mesfushori filloi duke folur për garën që do të fillojë në qershor: “Nuk ka asnjë kuptim sepse duhet të kujdesem për veten time.” Pastaj shtoi: “Nëse lëndohem, çfarë do të ndodhë? Askush nuk do të kujdeset për mua në atë pikë. Kështu që ka shumë të ngjarë që të mos luaj më.”
    De Bruyne vazhdoi, duke folur për të ardhmen e tij: “Kur je 20 vjeç dhe merr një vendim, është më e lehtë. Mund të transferohesh në një vend tjetër dhe nuk është problem, por unë dua të marr vendimin më të mirë që është i mirë për fëmijët e mi, për gruan time, për shkollën, për jetën, për të gjitha ato gjëra për të cilat duhet të mendosh për një minutë.”
    Mesfushori belg përfundoi: “E ardhmja në Evropë apo jo? Varet nga të gjithë këta faktorë. Nuk dua të vihem nën presion nga askush.”

  • Kevin de Bryjn do të largohet nga Siti pas 10 vjetësh me “qytetarët”, Guardiola pa fjalë

    Kevin de Bryjn do të largohet nga Siti pas 10 vjetësh me “qytetarët”, Guardiola pa fjalë

    Adriatik BALLA
    Kur mbeten dhe pak ditë nga mbyllja përfundimtare e kampionateve sezonale në Europë, përfshi dhe Premier League angleze, duket se disa klube kanë shpërthyer në treg për të gjetur elementët e dëshiruar. Ka dhe klube që po bëjnë përpjekje të ruajnë grupet aktuale. Zhgënjimi i disa klubeve e bën më të domosdoshme hyrjen në treg, sikurse ndodh me Mançester Sitin e trajnerit Pep Guardiola. Mësohet se mesfushori Kevin De Bryjn nuk pritet të qëndrojë te Mançester Siti për Kupën e Botës për Klube. Mesfushori i përfaqësueses së Belgjikës thotë se “ndoshta” nuk do të luajë për Mançester Siti në Kupën e Botës për Klube për të shmangur një lëndim që mund të dëmtonte përpjekjet e tij për të gjetur një klub të ri.
    De Bryjn do të largohet nga Siti pas 10 vitesh, kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, por ka pasur spekulime se ai mund të nënshkruajë një marrëveshje afatshkurtër për të qëndruar me skuadrën e Pep Guardiolës për Kupën e Botës për Klube. Dritarja e parë e transferimeve verore është një periudhë shtesë regjistrimi e krijuar nga FIFA për ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube, duke i lejuar në thelb lojtarët në situatën e De Bryjn të qëndrojnë për këtë turne. Ndeshja hapëse e Siti është kundër klubit maroken Vidad AC në Filadelfia më 18 qershor. Megjithatë, është e pamundur që 33-vjeçari të jetë i përfshirë, duke qenë se planet e tij për të ardhmen mbeten të paqarta për momentin. “Nuk ka fare kuptim. Por kjo ndodh kur futen turne të rinj në mes të një situate kontraktuale”, tha De Bryjn. “Duhet të kujdesem për veten, sepse nëse lëndohem në Kupën e Botës për Klube, çfarë do të bëj?
    Askush nuk do të kujdeset për mua në atë pikë, prandaj ka shumë gjasa që ndoshta nuk do të luaj, por nuk e di, ndoshta po”. De Bryjn ka ndihmuar Sitin të fitojë gjashtë tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve që nga firmosja në vitin 2015. Por ajo që pritet të jetë paraqitja e tij e fundit madhështore me Sitin përfundoi me zhgënjim, pasi Krystal Palace fitoi 1-0 në finalen e FA Cup të shtunën në Uembli. Mesfushori belg nuk është në nxitim për të marrë një vendim për të ardhmen, por nuk përjashtoi një kalim te ndonjë klub tjetër të Premier League dhe pranoi se tashmë ka zhvilluar bisedime me disa klube të interesuara. Mbetet të shihet ku do të përfundojë De Bryjn gjatë sezonit të ri, por nuk përjashtohet kurrsesi mundësia që ai të jetë duke luajtur me klubin për një rinovim kontrate me kushte më të mira financiare, nisur dhe nga nevoja që ka trajneri Pep Guardiola për një lojtar të tillë cilësor e me përvojë.