Interi ka prezantuar fanellën e re të sezonit 2025/2026. Fanella do të vishet në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube kundër Uraëa Red Diamonds, e cila do të luhet në Lumen Field në Seattle më 21 qershor në orën 21:00.
Interi ka ripërtërirë dizajnin e fanellës së shtëpisë. Klubi zikaltër vuri në dukje se në pjesën e përparme, vijat ikonike të zeza dhe blu krijojnë fjalën Inter. Qëllimi i klubit zikaltër me uniformën e re është t’u flasë tifozëve dhe gjithashtu të tërheqë një brez të ri tifozësh të apasionuar si në Itali ashtu edhe në mbarë botën.
Dizajn është i rinovuar edhe në detaje, pasi ka ndryshuar edhe logoja dhe shenjat e sponsorit. Ngjyra e adoptuar është Chlorine Blue, e cila do të jetë e dukshme edhe në gjuhën grafike të dizajnuar nga klubi për sezonin e ardhshëm.
Tag: klube
-

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
-

Conceição dhe e ardhmja pezull: Ende nuk e di nëse do të qëndroj te Juventusi…
Francisco Conceição ishte protagonist absolut në mbrëmjen e djeshme, duke shënuar golin vendimtar në fitoren e Portugalisë, 2-1 ndaj Gjermanisë, në gjysmëfinalen e “Nations League”. Sulmuesi anësor, që është pronë e Portos, por i huazuar te Juventusi (edhe për Kupën e Botës për Klube), foli mbi të ardhmen e tij në një intervistë për :Sky Sport”:
Hera e fundit që Portugalia e kishte mposhtur Gjermaninë ishte 25 vite më parë, me një tripletë të veçantë…Atëherë kishte shënuar babai im, 25 vite më parë. Sonte shënova unë, vetëm një gol për fat të keq dhe jo tre si ai, por e ndihmova skuadrën të fitojë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani do të përgatitemi për finalen që ta fitojmë.
A keni kontaktuar tashmë me babanë tuaj (driekt pas ndeshjes)?Nuk kam folur ende me të, por e di që është shumë i lumtur për mua. Edhe unë jam i lumtur që e ndihmova ekipin me një gol të bukur.
Këto janë ditë ndryshimesh të mëdha te Juventusi… E dini tashmë se cili do të jetë fati juaj, pas Kupës së Botës për Klube?Ende nuk e di, do të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë ende… -

Një Botëror i ri i papaparë deri më tani
Formati i ri i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, i cili do të mbahet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara, ka një numër rekord pjesëmarrësish.
Ky është turneu i parë që luhet në këtë format me 32 klube dhe do të zgjasë një muaj të plotë. Turnetë e mëparshme kanë përfshirë vetëm kampionë kontinentalë dhe janë luajtur gjatë një jave të vetme.
Tridhjetë e dy klube nga gjashtë konfederata të FIFA-s janë shortuar në tetë grupe me nga katër, me secilën skuadër që luan tre ndeshje të fazës së grupeve.
Dy ekipet e para nga secili grup avancojnë në fazën eliminatore, duke filluar me raundin e 16-të, me kampionatin që kulmon në finalen në stadiumin MetLife në New Jersey.
Dy kampionët e fundit të turneut, Manchester City (2023) dhe Real Madrid (2022), kryesojnë një listë të gjatë të klubeve kryesore nga e gjithë bota të motivuara nga një fond çmimesh rekord prej një miliard dollarësh i ndarë midis konfederatave dhe klubeve.
Klubi që bëhet kampion bote mund të marrë në shtëpi deri në 125 milionë dollarë.
Lista e të gjithë ekipeve pjesëmarrës dhe grupet:
⚽ Grupi A:
Palmeiras (Brazil)
Porto (Portugali)
Al Ahly (Egjipt)
Inter Miami (SHBA)
⚽ Grupi B:
Paris Saint-Germain (Francë)
Atletico Madrid (Spanjë)
Botafogo (Brazil)
Seattle Sounders (SHBA)
⚽ Grupi C:
Bayern Munich (Gjermani)
Auckland City (Zelanda e Re)
Boca Juniors (Argjentinë)
Benfica (Portugali)
⚽ Grupi D:
Flamengo (Brazil)
ES Tunis (Tunizi)
Chelsea (Angli)
Los Angeles FC (SHBA)
⚽ Grupi E:
River Plate (Argjentinë)
Uraëa Red Diamonds (Japoni)
Monterrey (Meksikë)
Inter Milan (Itali)
⚽ Grupi F:
Fluminense (Brazil)
Borussia Dortmund (Gjermani)
Ulsan HD FC (Koreja e Jugut)
Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut)
⚽ Grupi G:
Manchester City (Angli)
Wydad (Marok)
Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe)
Juventus (Itali)
⚽ Grupi H:
Real Madrid (Spanjë)
Al-Hilal (Arabia Saudite)
Pachuca (Meksikë)
FC Salzburg (Austri) -

Presidenti i Fluminense zbulon tenativat për ta marrë CR7 në Kupën e Botës për Klube
E vërteta del në pah. Mario Bittencourt, presidenti i Fluminense, ishte i ftuar në podcastin “Setor Sul” dhe me atë rast zbuloi një prapaskenë të merkatos. Skuadra e tij “tricolor” kishte sonduar situatën e Cristiano Ronaldos për ta marrë në Kupën e Botës për Klube, kësaj vere.
Numri një i klubit nga Rio de Janeiro sqaroi se nuk kishte folur drejtpërdrejt me yllin portugez, i cili tashmë është në prag largimi nga Al Nassr, por me Jorge Mendes, ish-menaxher i Ronaldos: “Nuk kam një marrëdhënie të ngushtë me Jorge Mendes, por kur e telefonoj, më përgjigjet.
Ka qenë agjenti i Cristiano Ronaldos gjatë gjithë jetës, por sot nuk është më. Gjithsesi, e kontaktova për ta pyetur nëse kishte ndonjë mundësi që Cristiano Ronaldo ta luante Kupën e Botës për Klube me ne.
Mendes ishte shumë i qartë me mua dhe më tha se për momentin Ronaldo nuk ka interes të luajë në futbollin brazilian. I thashë që Fluminense ka ngjyrat e flamurit portugez, se do të ishte e mrekullueshme të luante në Brazil, do të ishte një ëndërr për tifozët tanë. Sidoqoftë, nuk mund të thuhet se i kemi bërë një ofertë konkrete”.
Më pas, gjatë ndërhyrjes së tij, Mario Bittencourt shpjegoi se edhe disa lojtarë të kontaktuar kanë shprehur shqetësim për mungesën e sigurisë në Rio de Janeiro: “Kam dëgjuar nga disa lojtarë se ajo që i tremb është shqetësimi për dhunën në Rio de Janeiro. Rasti i lojtarit të Flamengos, Rossi, pati ndikim të madh te familjet e futbollistëve”.
Makina e blinduar e lojtarit të përmendur u qëllua me katër plumba. -

Pogba refuzon ofertat për të luajtur në Botërorin për klube, stërvitet i vetëm dhe pret kalimin në Principatë
Paul Pogba, tashmë 32 vjeç, i është ofruar transferimit te Monaco në kampionatin francez. “FootMercato” konfirmon se ish-mesfushori i Juventus, aktualisht pa kontratë, i është ofruar klubit të Principatës. Francezi dëshiron të rikthehet në lojë pasi përfundoi dënimin dhe u tha lamtumirë bardhezinjve.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Ligue 1. Pas uljes së ndalimit të tij për doping nga katër vjet në 18 muaj, Paul Pogba ka qenë zyrtarisht i disponueshëm për t’u rikthyer në fushë që nga marsi i kaluar. Ai nuk ka nënshkruar me asnjë klub, por është duke vlerësuar disa oferta nga Evropa, MLS dhe Arabia Saudite.
Pavarësisht interesimit që ka marrë edhe në kuadër të Kupës së Botës për klube, Pogba ka preferuar të mos ngutet në një vendim, duke i dhënë përparësi rikuperimit fizik. Synimi i tij është të kthehet në fushë në gjendje të mirë, i vetëdijshëm se ka ende shumë për t’i ofruar futbollit të nivelit të lartë.
Francezi, i cili nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga shtatori i vitit 2023, po stërvitet individualisht për të rifituar formën e tij më të mirë. Sipas burimeve pranë lojtarit, Pogba e konsideron destinacionin e tij të ardhshëm një zgjedhje vendimtare si për karrierën. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të peshojë çdo hap me kujdes. -

E BUJSHME – Pas largimit të pritshëm nga Çelsi, Armando Broja në bisedime me 4 klube të mëdha europiane për sezonin e ri…
Sipas “The Sun”, Broja është në bisedime me katër klube, ndërsa synon të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë. Sulmuesi shqiptar ka qenë i huazuar te Southampton, Fulham dhe Everton në sezonet e fundit, por progresi i tij është penguar nga lëndimet.
Jo vetëm që ai ka pasur një dëmtim të tendinit të Akilit, por pas kthimit, ai pësoi një problem serioz në kyçin e këmbës. Në sezonin 2024/25, ai arriti të bënte vetëm katër ndeshje si titullar në Premier League. Milan dhe Ajax janë të dy të interesuar për Brojan, ashtu si PSV Eindhoven dhe RB Leipzig, me bisedime që janë duke u zhvilluar. Broja ka bërë vetëm 38 paraqitje për ekipin e parë të Chelseat, duke shënuar tre gola.
Ai nuk arriti të finalizojë gjatë periudhave të tij të huazimit te Evertoni ose Fulhami. Lojtari ndërkombëtar i Shqipërisë, i cili ka luajtur 25 ndeshje për vendin e tij, do të kushtonte rreth 20 milionë paund (27 milionë dollarë) gjatë verës, me Chelsean që është gati të nxjerrë fitim të pastër nga produkti i akademisë së tyre. Broja është i etur të bëjë hapin e duhur, ndërsa synon të “ringjallë” një karrierë që ka ngecur për shkak të “fatkeqësisë” së tij të tmerrshme me dëmtimet.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Cristian Shpendi drejt Serie A, klubet që e kërkojnë
E ardhmja e Cristian Shpendit mund të jetë në Serinë A. Sipas raportimeve nga Italia, janë tre klube që duan shërbimet e shqiptarit.
Bëhet fjalë për Bolognan, Torinon dhe Fiorentinën. Këto klube janë në kërkim të një sulmuesi në merkato dhe kanë hedhur sytë nga “bomberi” i Cesenas.
Skuadra bardhezi dështoi të ngjitet në elitë dhe për këtë arsye shitja e Shpendit duket më e mundshme për të ndodhur.22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa Cesena kërkon 15 milionë Euro për ta lënë të lirë.
-

Messi është “zjarr” para Botërorit për Klube, shifrat e yllit argjentinas flasin vetë
Leo Messi është “zjarr”. Kapiteni i Argjentinës rikthehet në kombëtaren e tij, kampione bote në fuqi, për t’u përballur me Kilin dhe Kolumbinë (kishte munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi). 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e bën këtë në formë të shkëlqyer, pas një tjetër paraqitjeje madhështore me Inter Miami.
Në ndeshjen e fundit, para sfidës së madhe në Kupën e Botës për Klube, Messi realizoi dy gola dhe dha tri asistime në fitoren 5-1 ndaj Columbus Crew. Pas kësaj performance, Messi, tashmë i bashkuar me Argjentinën që të hënën, u shpall lojtari më i mirë i javës në MLS.
🔥 Statistikat personale të Messit në MLS:
10 gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat.
Me të njëjtin numër golash janë edhe Eric Choupo-Moting (NY Red Bulls), Kévin Denkey (FC Cincinnati), Hugo Cuypers (Chicago Fire) dhe Brian White (Vancouver Whitecaps).
Shënuesi më i mirë i MLS-së është Tai Baribo me 13 gola (Philadelphia Union).
Lider në kontributet totale të golave (gola + asistime) me 16 gjithsej (10 gola + 6 asistime).
Ka shënuar në 3 ndeshje radhazi: 2 gola ndaj Columbus, 2 gola ndaj Montreal (fitore 4-2) dhe 1 gol ndaj Philadelphia (barazim 3-3).
🏆 Rekordi në MLS
Messi është lojtari i dytë në historinë e MLS, që arrin më shumë se 5 kontribute goli në një ndeshje, dhe këtë e ka bërë dy herë:
Në maj 2024: 1 gol dhe 4 asistime ndaj NY Red Bulls (fitore 6-2).
Tani, në qershor 2025: 2 gola dhe 3 asistime ndaj Columbus Crew (fitore 5-1).
📅 Rruga drejt Kupës së Botës për Klube
Ndeshja e fundit e Inter Miami në Konferencën Lindore ishte ajo kundër Columbus. Skuadra e Messit renditet e 3-ta, me një ndeshje më pak dhe 5 pikë larg liderit, Philadelphia.
Messi dhe Inter Miami do të përballen në Kupën e Botës për Klube:
Më 15 qershor ndaj Al Ahly (Egjipt)
Më 19 qershor ndaj Porto
Më 24 qershor ndaj Palmeiras -

Telashe për Manchester City, mesfushori operohet dhe humbet Botërorin për klube
3 Qershor 2025
8:32
Telesport
Lajm i keq për Pep Guardiola dhe Manchester City. Mesfushori Mateo Kovacic do të mungojë në Kupën e Botës për klube. Kroati iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim të tendinit të Akilit dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në turneun e kësaj vere.
Kjo është deklarata e klubit anglez: “Manchester City mund të konfirmojë se Mateo Kovacic është operuar për një dëmtim të tendinit të Akilit. Mesfushori kroat do të mungojë në Kupën e Botës për Klube FIFA, pasi City do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara në qershor”.
“Mateo do ta kalojë verën në rehabilitim pas operacionit dhe i gjithë klubi i uron shërim të shpejtë“, thuhet më tej në deklaratë, me shpresën që ai të rikuperojë sa më shpejt për sezonin e ri.
Kovacic ka shënuar shtatë gola në 42 paraqitje për Manchester City në të gjitha garat këtë sezon. Skuadra e Guardiola do të debutojë në turne më 18 qershor kundër Wydad Casablanca. Kovacic do të mungojë gjithashtu në ndeshjet e kombëtares së tij kundër Kroacisë, Gjibraltarit. -
Pas triumfit në Champions, PSG siguron automatikisht biletën për Botërorin 2029
Me fitoren e thellë 5-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, PSG, u bë skuadra e parë europiane që u kualifikua për Kupën e Botës për Klube 2029. Ndërsa edicioni i vitit 2025 është gati të fillojë, katër skuadra kanë siguruar biletën për edicionin e ardhshëm, në turneun që do të mbahet çdo katër vjet.
Përveç parisienëve, Kruz Azul, Al-Ahli dhe Pyramids kanë siguruar një vend në formatin e Botërorit të Klubëve, faza finale. Meksikanët mposhtën Vancouver Whitecaps 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve CONCACAF. Ekipi saudit fitoi elitën e Ligës së Kampionëve AFC 2024/25. Egjiptianët mposhtën Mamelodi Sundowns me një rezultat të përgjithshëm prej 3-2 në finalen e Ligës së Kampionëve CAF për Afrikën.Kupa e Botës për Klube do të ketë edicionin e parë në qershor në Shtetet e Bashkuara. Edicioni i dytë do të mbahet pas katër vitesh, përsëri në sezonin që i paraprin Kupës së Botës për Ekipet Kombëtare. Vendi nuk është vendosur ende.
Ekipi më i ri kampion europe në këtë rast PSG i Enrikes, sipas rregullores, do të përjashtojë një vend për ekipet franceze që mund të sigurojnë pjesëmarrje përmes renditjes. FIFA ka vendosur një kufi në numrin e ekipeve pjesëmarrëse për secilën federatë futbolli, përveçse kualifikimi vjen përmes fitores në garën më të lartë kontinentale për klube.
Vazhdo leximin