Tag: klosit

  • Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët

    Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët

    Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimeve të depozituara prej saj.
    Sipas Kalajës, akuzat bazohen në dokumente zyrtare, shumicën e të cilave, sipas saj, “m’i kanë sjellë vetë socialistët e ndershëm”. Këto dokumente kanë shërbyer si bazë për kallëzimet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të lartë.
    Një nga kërkesat kryesore të kallëzimit ka qenë hetimi pasuror, pasi sipas Kalajës janë evidentuar shkelje dhe problematika në raport me pasuritë dhe paratë e dyshuara si produkt i korrupsionit.
    Ajo shtoi se Balluku mund të përbënte rrezik për tjetërsimin apo dëmtimin e provave dhe mund të ushtronte presion mbi dëshmitarët, për shkak të funksionit politik.
    Kalaja ngriti gjithashtu dyshime për një “tender korruptiv”: projektin e parkut fotovoltaik në Seman, që përfshin rreth 30 mijë metra katrorë.
    Sipas saj, kompanitë e përfshira nuk kanë aktivitet dhe kapital, ndërsa administratorët janë anonimë në jetën publike, çka sipas saj tregon për një skemë të dyshimtë korruptive.

  • SPAK nis një tjetër hetim ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, BIRN: Përmes kompanive të tyre private akuzohen se..

    SPAK nis një tjetër hetim ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, BIRN: Përmes kompanive të tyre private akuzohen se..

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
    Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe drejtuar Adriana Kalasë në cilësinë e kallëzueses. Koordinatorja për mediat e SPAK konfirmoi autenticitetin e dokumentit, por nuk bëri me dije më shumë të dhëna për shkak të sekretit hetimor.
    Në shkresën e SPAK sqarohet se, bazuar në kallëzimin e kryer nga Kalaja kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit dhe personave të tjerë, është regjistruar procedimi penal nr.95 i vitit 2025. Po ashtu bëhet me dije se një material kallëzues shtesë është protokolluar më 16 shtator dhe është administruar në kuadër të këtij hetimi. SPAK konstaton se procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake.
    Pas kryerjes së kallëzimit penal shtatë muaj më parë, denoncuesja Adriana Kalaja deklaroi për mediat se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin insitucionet që të kallëzuarit drejtonin.
    Aktualisht Balluku është marrë e pandehur për paracaktimin e dy tenderave me vlerë totale mbi 210 milionë euro; atë të tunelit të Llogarasë si dhe njërin prej tenderave për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj. Të pandehur për këto çështje janë edhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi; drejtori aktual i këtij institucioni, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, me funksion administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Këta dy të fundit janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa Berberi është arrestuar më parë për abuzime të tjera me fondet publike./BIRN

  • Ujëmbledhësi i Suçit në Klos i pambrojtur/ Roje nuk ka, uji merret nga përroi, jeta dhe shëndeti i banorëve, në rrezik

    Ujëmbledhësi i Suçit në Klos i pambrojtur/ Roje nuk ka, uji merret nga përroi, jeta dhe shëndeti i banorëve, në rrezik

    Pak ditë më parë, një video amatore ku një person i zonës së Klosit kishte filmuar mënyrën sesi furnizohej me ujë ujëmbledhësi i Suçit në Klos. Një tub i gjatë plastik lidhte ujëmbledhësin me përroin e fshatit, nga ku me sa duket merret ujë për të mbushur rezervuarin, ku niveli është i ulët, në mënyrë që rrjeti të furnizohet normalisht.
    Këto pamje sjellin shqetësim të madh mbi mënyrën sesi depot furnizohen me ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe për faktin që çdokush mund të ketë akses në ujëmbledhësin e qytetit. Për këtë shqetësim News24 shkoi në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Dibër dhe degës së Klosit. Përgjegjësi i ujësjellës kanalizimeve Klos Kastriot Pjetri, thotë se depot të cilat janë në një zonë malore e të largët, janë të mbyllura hermetikisht dhe asgjë nuk mund të futet aty, por pamjet tregojnë se tubi del pikërisht prej tyre.
    “Depoja është e mbyllur hermetikisht, nuk mund të hyjë asgjë”, thotë përgjegjësi. Për më tepër ai pranon se ujëmbledhësi i Suçit nuk ka roje 24 orë.
    Mungesa e rojës 24 orë në ujëmbledhës, e ekspozon këtë të fundit nga rreziqe edhe më të mëdha sesa uji i përroit. Siç përvoja ka treguar, në këto kushte, persona keqberës mund të hedhin në depo substanca të rrezikshme që të kontaminojnë ujin e pijshëm duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e banorëve.
    Nëse autoritetet nuk mbyllin menjëherë hapësirat dhe nuk vendosin mbikëqyrje reale, uji i pijshëm i Klosit riskon të shndërrohet nga burim jetese në kërcënim të vërtetë për jetën e njerëzve.

  • Protestë kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Klos, banorët futen me forcë në bashki

    Protestë kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Klos, banorët futen me forcë në bashki

    Dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç janë mbledhur para Bashkisë së Klosit, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

    Fillimisht protesta u shoqërua  me tensione, ku banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake.
    Por situata u përshkallëzua pasi banorët u futen forcërisht në ambientet e Bashkisë Klos, ku më pas është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.
    Pas insistimit të banorëve kryebashkiakja Valbona Kola bëri një takim me banorët e fshatrave të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it.
    Kryetarja e Bashkisë Valbona Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo u shpreh se përgjegjësia bie tek ish-administratës së  djathtë që ka drejtuar bashkinë e Klosit  deri në vitin 2019.
    Administrata aktuale ka paraqitur një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë së Klosit Basir Çupa, i cili kishte firmosur lejen e dhënies me një afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që po ndërton hidrocentralin.
    Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë  në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.
    Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.
    “Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.
    Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”.
    Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje.

    Top Channel

  • Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

    Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

    Banorët e fshatrave të Suçit hynë forcërisht në Bashkinë e Klosit gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit Doma, ndërkohë që zyrtarët lokalë fajësojnë njëri-tjetrin për përgjegjësitë.

    Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

    Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hynë forcërisht në godinë, duke sjellë më pas ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.

    Pas insistimit të banorëve, kryetarja Kola u takua me ta në një nga sallat e bashkisë, së bashku me disa nga drejtuesit e institucionit. Në një sallë të mbushur me banorë të ardhur nga disa fshatra të zonës, Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo dhe zyrtarët bashkiakë ia pasuan përgjegjësinë ish-administratës së djathtë që ka drejtuar bashkinë deri në vitin 2019.

    Administrata aktuale paraqiti një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë, Basir Çupa, për dhënien me afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që ndërton hidrocentralin. Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.

    I pyetur nga BIRN për kontratën e qirasë të firmosur në vitin 2018 me “Global Interprise Group” dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Klosit në vitin 2019, ish-kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin.

    “Në atë periudhë, Këshilli Bashkiak në Klos nuk ka qenë vetëm i djathtë, por i përzierë,” tha Çupa, duke theksuar se në atë periudhë nuk ka pasur asnjë ankesë nga komuniteti.

    Sipas tij, vendimi është marrë me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të firmës ndërtuese, ndërsa ndërtimi është planifikuar poshtë zonës ku banorët marrin ujin për vaditje. Ai shtoi se kundërshtimet nga banorët kanë ardhur më vonë dhe nëse kishte shkelje në kontratën e qirasë, ato mund të ishin korrigjuar nga administratat pasuese, që sipas tij “i kanë në dorë të gjitha pushtetet për vite me radhë”.

    Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.

    “Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.

    Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”. Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje.

  • Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

    Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

    SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në bashkinë e Klosit, ku ka zhvilluar një aksion lidhur me krimet zgjedhore.
    Sipas informacioneve të para, SPAK ka sekuestruar telefonat dhe kompjuetrat e tre drejtorëve të bashkisë Klos, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në krime zgjedhore.
    Ky aksion është zhvilluar me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çeliaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj.

  • Berisha me banorët e Klosit: “Big brotheri” i Edi Ramës mori fund, Trump ia shtypi kokën Sorosit

    Berisha me banorët e Klosit: “Big brotheri” i Edi Ramës mori fund, Trump ia shtypi kokën Sorosit

    Sali Berisha mendon se “shfaqja” e Edi Ramës para shqiptarëve po merr fund. Dhe këtë kreu i PD-së e krahason me atë që ndodhi në SHBA, ku Trump largoi nga ndikimet në politikë dhe ekonomi miliarderin Soros.
    “Ky u përpoq të dashur qytetare dhe qytetarë të Klosit ta varrosë Opozitën. Ky u përpoq ta bëjë Shqipërinë pa Opozitë. Por Shqipëria pa Opozitë kishte qenë 40 e ca vite. Dhe ky tani, bëri gjithçka, që Shqipëria i bëri gropën Opozitës dhe u mbështet fuqishëm nga Xhorxh Soros. Jo vetëm ai. U mbështet fuqishëm nga Anthony Blinken, etj. por, ai që përpiqet t’i bëjë gropën tjetrit, bie vet në gropë. Tani, pas fitores së Dondal Trump, Xhorxh Sorosit iu shtyp koka në Uashington, por atë që meritonte mori Anthony Blinken. Ai është non grata në vendin e tij dhe nuk i lejohet të ndërhyjë në asnjë ndërtesë federative për aktin e tij të poshtër, të turpshëm që ka bërë ndaj vendit të tij”, tha ai.
    Në një takim me banorët e Klosit, Berisha premtoi se statusi i minatorit do të marrë zgjidhje njëherë e mirë me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.
    “Sot, unë takova minatorët dhe çfarë u thashë. U thashë: shiko, 100 ditët e para statusin do ta miratojmë, padiskutim. Pse e thashë këtë? Dhe ua thashë tjetrën. Ai status është borxh. Në qoftë se ka një kategori që shoqëria shqiptare ka borxh janë minatorët, naftëtarët, gjeologët deri diku. Borxh. Kanë punuar kanë nxjerrë miliona e miliona ton minerale dhe vet kanë lënë shëndetin aty. Janë paguar në mënyrën më të pamerituar. Ndaj dhe unë, iu premtova atyre se do kenë pensionin më të lartë në vend. Se nuk do ketë rrogë nën 1 milionë, dhe se, sipërmarrësit, pikërisht këtë rritje rroge, në trajtimin tjetër që do u bëhet, qeveria do ua kompensojë me ulje taksash. Sikundër, rentën do t’ua lëmë komunisteve lokale”, tha ai.

  • Incidenti në Dibër, Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit

    Incidenti në Dibër, Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin elektoral në Dibër, ku raportohet për një situatë të tensionuar dhe një sherr mes disa zyrtarëve lokalë dhe përfaqësuesve të PD-së, me në krye deputetin Xhelal Mziu.
    Berisha e ka cilësuar këtë incident si një “provokacion të ulët” të Blendi Klosit, i cili, sipas tij, u orkestrua nga militantët fanatikë socialistë ndaj Mziut. Berisha ka thënë se ky ishte një kurth dhe një provokacion, duke theksuar se kjo është e vërteta e ngjarjes sipas tij.
    “Provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. E gjithë kjo është një kurth dhe provokacion, pasi ata e shohin që nuk po arrijnë të ngjisin askund. Duke parë situatën dramatike, ata zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta, dhe duhet ta kuptoni mirë. Ishte një kurth i ngritur nga provokatorë të ulët, për të cilin të dijë edhe kryebixhozxhiu. Po, shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di se çfarë ka lënë Blendi Klosi në bixhoz, apo jo? Shko pyet rreth e rrotull, ata do të të thonë më shumë, mos flas unë më mirë”, tha Berisha.