Aventura e Xabi Alonso në krye të stolit të Real Madridit mund të marrë fund shumë më shpejt nga sa pritej. Humbja e fundit në shtëpi 0-2 ndaj Celta Vigo ka lëkundur ndjeshëm stolin e trajnerit bask.
Në rast se Real Madrid humbet edhe nesër ndaj Man. City në Champions League, atëherë shkarkimi i Alonso-s duket i pashmangshëm. Një nga emrat kryesor që është përmendur shumë për të qenë trajneri i ri i Real Madridit është edhe Jurgen Klopp.
Megjithatë, trajneri gjerman thuhet se është treguar i qartë me drejtuesit e klubit madrilen: ai do ta marrë punën vetëm nëse Real Madridi i garanton një riorganizim të plotë të skuadrës në verë.
Klopp kërkon kontroll të plotë mbi transferimet. Ai nuk dëshiron masa gjysmake ose ndërhyrje. Ai kërkon autoritet të plotë për të nënshkruar me lojtarët, për të rinovuar kontratat dhe, veçanërisht, për të vendosur për largimet e nevojshme. Disa emra të mëdhenj shfaqen në atë listë.
Klopp e konsideron thelbësore të “heqë qafe” lojtarët që, sipas tij, nuk i plotësojnë nivelet e disiplinës, ritmit të punës dhe intensitetit që kërkon sistemi i tij. Kjo përfshin drejtpërdrejt Vinicius Junior dhe Rodrygo, lojtarë të talentuar por jokonsistent, gjithmonë sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle.
Tag: klopp
-

Kërkesat e Klopp për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, nuk i do më në ekip Vinicius Junior dhe Rodrygo
-

E BUJSHME NGA SPANJA: Dy emra “big” për të zëvendësuar Xabi Alonso-n
8 Dhjetor 2025
17:03
Telesport
Humbja e mbrëmshme e Real Madrid 0-2 ndaj Celta Vigo ka lëkundur edhe njëherë stolin e Real Madrid. Marrëdhënia mes disa prej yjeve të Real Madridit dhe trajnerit Xabi Alonso dukshëm është e acaruar dhe prej kohësh mungon harmonia në klub.
Ndërkohë, “El Mundo” zbulon se mbrëmë ka pasur një takim të gjatë të bordit të klubit deri në orët e para të mëngjesit dhe dy nga emrat që janë diskutuar në rast shkarkimi të Xabi Alonso janë: Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.
Edhe pse Zidane pritet të drejtojë Francën pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, një telefonatë nga Madridi mund të ndryshojë situatën. Përsa i përket Jurgen Klopp, edhe pse gjermani është shprehur shumë i kënaqur me rolin aktual që ka te Red Bull, një propozimi nga Real Madrid vështirë se do t’i thoshte “jo”. -

Klopp për pak muaj ose trajner spanjoll – zbulohen planet e Liverpool
28 Nëntor 2025
17:24
Telesport
Arne Slot është bë fije të perit. Trajneri i Liverpool po has vështirësi për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar dhe aktualisht skuadra e tij renditet e 12-ta në kampionatin anglez. Çmenduri kur e mendon, sepse ka shpenzuar 300 mln euro në merkaton e verës.
The Sun raporton se klubi anglez po mendon për pasuesin e tij, i cili pritet të jetë Luis Enrique, aktualisht shumë i suksesshëm te Paris Saint-Germain, ku ka kontratë deri në vitin 2027.
Jurgen Klopp mund të merret në konsideratë si zgjidhje e përkohshme deri në verë, por vështirë që gjermani të pranojë diçkaq kaq të befasishme. Ai do projekt afatgjatë kudo shkon. -

“Chivu flet si Mou, Pep dhe Klopp. E ka menaxhuar shkëlqyeshëm Espositon”
18 Nëntor 2025
12:23
Alfred Lleshi
Pas një karriere të gjatë tek Interi, Andrea Ranocchia tani është opinionist. Në një intervistë për “Corriere dello Sport” lavdëroi Cristian Chivu: “Është një djalë me inteligjencë dhe ndjeshmëri të veçanta. Për një trajner është thelbësore të vendoset në vendin e lojtarëve, dhe ai e bënte këtë edhe kur luante. Nuk fliste shumë, por të gjithë e dëgjonin kur ndërhynte”.
Ranocchia vlerëson stilin e komunikimit të Chivu: “Ka një mënyrë të jashtëzakonshme për të komunikuar. Përgjigjet i jep si Mourinho, Guardiola apo Klopp. Trajnerë si Cristian nuk ka shumë, konferencat e tij për shtyp janë fantastike”.
Ai komentoi edhe menaxhimin e Pio Esposito: “Në Itali, krahasimet me të mëdhenjtë e kaluar lindin shpejt, por ndjeshmëria e Chivu karshi lojtarëve të rinj është e dobishme. Deri tani e ka menaxhuar shkëlqyeshëm, do ta bëjë edhe në të ardhmen. E bëri të njëjtën gjë edhe me mua kur mbërrita në Milano, këshillat e tij më ndihmuan të kapërcej traumat e hapit të madh”. -

Guardiola “kopjon” Klopp dhe befason Man. City-n me vendimin e fundit?
12 Nëntor 2025
18:34
Telesport
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Pep Guardiolës si trajner i Manchester City-t. Sipas “The Times”, Guardiola po shqyrton largimin nga stoli i “Qytetarëve” në përfundim të këtij sezoni, sepse është i lodhur.
Besohet se Guardiola tashmë i ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën e tij për të bërë një pushim të konsiderueshëm, pas një karriere aktive si trajner pa pushim për rreth 19 vite.
Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2027, raporti në fjalë tregon se klauzola për një largim të parakohshëm varet nga nivelet personale të energjisë së Guardiolës; nëse ai ndien se nuk mund t’i japë më gjithçka ekipit deri në fund të kontratës, një ndërprerje e saj me konsensus është shumë e mundshme.
Në një intervistë të disa ditëve më parë, Guardiola paralajmëroi se kur të “pensionohet” si trajner, do bëjë gjërat që nuk ka mundur dot të bëj deri tani si dhe të kaloj më shumë kohë me familjen. Mesa duket, Pep po mendon të “kopjojojë” Jurgen Klopp, i cili pas largimit nga Liverpool nuk ka pranuar të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër.
Ndërkohë, dy emrat që përfliten se mund të zëvendësojnë Guardiolën te City janë Mikel Arteta dhe Vincent Kompany. -

Klopp: Thashë se nuk do të trajnoja më kurrë në Angli, por sërish Liverpool është e mundur
21 Tetor 2025
9:14
Alfred Lleshi
Jürgen Klopp, tani drejtor i aktiviteteve të futbollit në “Red Bull”, foli për rikthimin e mundshëm në stol, humbjen e Diogo Jota dhe ish-ekipin e tij, Liverpool. Për ndarjen tragjike nga jeta të Jota, gjermani u shpreh me emocion: “Si mund ta zëvendësosh dikë si Diogo? Nuk bëhet fjalë për lojtarin, por për personin. Ishte inteligjent, i dashur me të gjithë dhe tejkaloi çdo pritshmëri. Ende s’mund të flas për këtë normalisht. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë”.
Sa i përket filozofisë së tij: “Të gjithë duhet të punojnë fort e të mbrojnë me mish e me shpirt. Nëse nuk je Lionel Messi, duhet të mbrosh. Unë s’e kam pasur Messin, prandaj të gjithë duhej të mbronin”.
Për një rikthim te Liverpool-i, ai tha: “Kam thënë se nuk do të stërvis më në Angli, por nëse bëhet fjalë për Liverpool-in…, teorikisht është e mundur”. Së fundi, mbrojti Florian Wirtz: “Është një talent i jashtëzakonshëm. Kush flet keq për të, do t’i hajë fjalët shpejt”.
-

Klopp tregon prapaskenat: Refuzova Man Unitedin, s’e doja Cristiano Ronaldon!
20 Tetor 2025
20:12
Telesport
Trajneri Jurgen Klopp ka treguar disa prapaskena interesante se si e refuzoi Manchester Unitedin në vitin 2016, ngase nuk i pëlqente projekti për të kthyer lojtarët si Cristiano Ronaldo e Paul Pogba.
Në një intervistë së fundmi, Klopp e ka pranuar se kishte mundësinë për ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” para Liverpoolit mirëpo nuk ishte i interesuar. Ai konfirmoi se u takua me drejtuesit e Unitedit dhe dëgjoi projektin e tyre, por nuk i pëlqeu ideja për t’i kthyer ish lojtarët më të mirë në klub.
“E refuzova Man Unitedin në vitin 2016. Më thanë disa gjëra në atë takim që nuk më pëlqyen: “Do t’i marrim lojtarët që dëshiron, atë, atë dhe atë”.
“Po qëndroja aty dhe mendoja “Ky nuk është projekti im”. “Nuk doja që ta merrja në ekip prapë Paul Pogban. Këto gjëra nuk funksionojnë. “Apo Cristiano Ronaldo. Zoti im, të gjithë e dimë se ai është lojtari më i mirë së bashku me Messin në botë, por kthimi i lojtarëve nuk ndihmon kurrë”.
“Ideja e tyre ishte të sjellin në skuadër lojtarët më të mirë, por kurrë nuk do të sjellin futboll”. “Pastaj më erdhi një projekt i pastër futbolli: Liverpool Football”, deklaroi ai. Klopp në të njëjtën intervistë konfirmoi se do të jetë i hapur për ta marrë sërish drejtimin e Liverpoolit. -

Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…
18 Tetor 2025
8:39
Alfred Lleshi
Ilkay Gündogan (34 vjeç) është ndër të paktët futbollistë që mund të thotë se e kanë stërvitur dy prej trajnerëve më të mirë në histori; Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp. Me Guardiolën punoi te Manchester City, ndërsa me Klopp te Borussia Dortmund.
Aktualisht lojtar i Galatasaray, teksa ka fituar tituj kampioni nën drejtimin e të dyve, ai dha një intervistë për “The Athletic”, ku zgjodhi njërin prej tyre: “Duhet të jem i sinqertë dhe të them Pep Guardiola. Kjo zgjedhje është për gjithçka që arritëm bashkë, për dominimin tonë”.
Megjithatë, ai nuk e harron periudhën me Klopp: “Patëm suksese të mëdha në Dortmund, më pëlqente shumë stili i lojës. E vlerësoj Jürgen si trajner dhe si njeri. Sa herë takoheshim, përqafoheshim fort, si baba e bir”. Ish-lojtari i Barcelonës shtoi se i pëlqen më shumë stili taktik dhe loja me zotërim topi e Guardiolës, që për të është “më e qartë se futbolli i tranzicionit”.
Këtë sezon me Galatasaray, mesfushori ka luajtur 6 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol, duke kërkuar të mbetet vendimtar edhe larg vëmendjes së madhe të Manchesterit, Guardiolës e Klopp-it.
-

Klopp: “Ja pse Guardiola është një gjeni”
Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ofroi këndvështrimin e tij mbi jetën e një trajneri të nivelit të lartë, duke shpjeguar se nuk është aq joshëse sa mund të mendohet dhe mund të jetë mjaft monotone:
“Mendoni për një yll filmi, si Daniel Craig, i njohur ndryshe si James Bond,” tha Klopp. “Dhe mendoni, ‘O Zot, është James Bond! Ku është ai tani? Çfarë po bën?’ Por në fund, ai zgjohet në mëngjes, lan dhëmbët, shkon në një shesh xhirimi dhe një shesh xhirimi nuk është ajo që shohim më vonë në kinema. Ulet atje dhe xhironi të njëjtën skenë 25 herë.
“Nuk mendoni për këto gjëra. Por unë e kam jetuar këtë jetë. E di se si jetojnë pothuajse të gjithë trajnerët e futbollit. Ata jetojnë për punën e tyre, plotësisht të përkushtuar. Nuk mund të kesh sukses në këtë industri pa e bërë në atë mënyrë”.
Dhe mendimet e tij kthehen tek ai që konsiderohet si trajneri numër një: “Pastaj mendoj për Pep Guardiola-n… ai e ka përmirësuar handikapin e tij në golf me moshën! Unë nuk kam pasur asnjë minutë të luaj golf! Kjo është arsyeja pse ai është gjeni dhe unë jo.
“Pep, kur luan golf? Nuk mund ta besoj”, tha ai në intervistën e tij me The Athletic. -

Klopp: Nuk dua më kurrë të bëhem trajner! Dikur vetëm hotel dhe stadium, tani s’më mungon asgjë
Trajneri gjerman Jurgen Klopp u distancua nga bota e trajnerëve një vit më parë, kur u largua nga Liverpool për një pushim afatgjatë. Gjithsesi, ai mbeti i përfshirë ngushtë me lojën si drejtor global i sporteve për Red Bull. Edhe pse u përfol për një rikthim në detyrën e trajnerit, Klopp mohon kategorikisht gjithçka.
“Nuk dua të punoj më si menaxher, por kurrë nuk i dihet. Jam 58 vjeç. Nëse do të filloja përsëri në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thoshin, ‘Ti the se nuk do ta bëje më kurrë!’ Më fal, e mendoja 100% kur e thashë këtë! Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë“, tha Klopp.
“I kam thënë gruas se do të bëj 25 vite si trajner, por jo gjithë jetën. Nuk kam humbur asgjë në jetë sepse nuk kam menduar kurrë për këtë. Në pothuajse 25 vjet, kam qenë në dy dasma, njëra ishte e imja dhe tjetra dy muaj më parë. Në 25 vjet, kam qenë në kinema katër herë, të gjitha në tetë javët e fundit. Tani është mirë që mund ta bësh këtë”, tha Klopp.
“Kam qenë në shumë vende të ndryshme si trajner dhe nuk kam parë asgjë nga ato vende; vetëm hotelin, stadiumin apo fushën stërvitore. Asgjë tjetër. Nuk më ka munguar, por tani po. Tani kam zgjedhjen. Mund të shkoj me pushime. Dhe unë vendos kur. Nuk është më Premier League apo Bundesliga që vendos”, tha gjermani.