Tag: klodiana

  • Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

    Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

    Në përballjen me të atin në “Shihemi në Gjyq”, Tikja ngriti akuza të rënda për nusen e vëllait të saj, Klodianën. Ajo pretendon se është e pandershme, se ka 17 vite që nuk jeton me vëllanë e saj, Andin, se ka marrëdhënie jashtëmartesore.

    Në pjesën e dytë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Andi u lidh përmes një telefonate për të sqaruar konfliktin për apartamentin dhe u pyet nga Eni Çobani për raportin e tij me Klodianën. Ai tha se jetojnë bashkë dhe në atë moment ajo gjendej pranë tij duke i kaluar më pas celularin.

    Në bisedën me ndërmjetësen, ku pati edhe ndërhyrje të forta nga Guri e Tikja që ofendonin Klodianën, kjo e fundit tha se vjehrri ka kërkuar që ajo dhe i shoqi të jetonin veçmas. Më pas, ajo ngre një akuzë të fortë që Guriu e ka dhunuar kur ishte shtatzënë.

    Klodiana: Kam qenë shtatzënë me gocën e vogël, unë i kam me deklarata në polici që mua më ka nxjerrë nga shtëpia!

    Eni Çobani: Të ka nxjerrë? Pse?

    Klodiana: Më ka rrahur! Mua vjehrri më ka rrahur, dil nga shtëpitë e mia se e panë që ne po e ndërtonim jetën shumë mirë!

    Klodiana: Se çoje dashnorët! Maskareshë!

    Klodiana: E mbante burri im! Unë i kam me deklarata në polici! Kam dy fëmijë!

    Klodiana thotë se dëbimi nga shtëpia është arsyeja që ajo nuk jeton me ta. Ajo qartëson sërish se jeton me të shoqin e vajzat dhe janë ata që duan të marrin apartamentin.

    Klodiana: Kam qenë shtatzënë, 6-muajshe, e kam me deklaratë. Jo një herë, kam ikur 10 herë nga shtëpia se më ka përzënë vjehrri! Ai pi, nuk di çfarë bën!

    Eni Çobani: Kemi apartamentin, problemi është i apartamentit. Apartamentin pse ia ke marrë Gurit?

    Klodiana: Prandaj unë nuk jetoj në ato shtëpi sepse ai më ka nxjerrë nga shtëpia!

    Eni Çobani: Me burrin vazhdon, je në rregull me burrin?

    Klodiana: Unë jam shumë në rregull me burrin, kam dy vajza, jam shumë e lumtur.

    Eni Çobani: Pse ia keni marrë shtëpinë Gurit?

    Klodiana: Ata duan t’ia marrin burrit tim!

  • “Më dërguan një foto”, Klodiana Lala: Nga sherri në “Tik Tok” tek mesazhi që më dërguan familjarët e të miturit

    “Më dërguan një foto”, Klodiana Lala: Nga sherri në “Tik Tok” tek mesazhi që më dërguan familjarët e të miturit

    Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 10:21
    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Erion Boba nga një tjetër i mitur në Durrës.
    Përveçse kërkon një shpjegim nga veprimet e autoriteteve në vendin tonë, Klodiana Lala tha se të afërmit e të miturit e kishin kontaktuar dhe i kërkonin ndihmë.

    Klodiana Lala rrëfeu se familjarët i dërguan një foto thuajse në momentet e fundit të 15-vjeçarit.

    “Më tha se djali kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe se familja nuk dinte çfarë të bënte. Më dërgoi një foto tepër të dhimbshme, thuajse momentet e fundit të jetës së tij.

    Ndërsa po kërkoja mënyra për të ndihmuar, më njoftuan se Erioni kishte ndërruar jetë.“-tha Lala.
    Gazetarja tregoi se halla e të miturit i kishte thënë se kërkuan ndihmë urgjente për djalin, por askush nuk u përgjigj në kohë. Gazetarja kërkoi që autoritetet shëndetësore të japin shpjegime për trajtimin e 15-vjeçarit.
    “QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur në këto momente kritike.”-theksoi Lala, duke bërë apel për transparencë të plotë.

  • Atentati në Rinas/ Lala: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

    Atentati në Rinas/ Lala: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me atentatin në Rinas ku të vrarë mbetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
    E ftuar në një studio televizive, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se dyshohet se në ngjarjen e Rinasit janë të implikuar edhe zyrtarë të policisë në rolin e informatorit .
    Po ashtu sipas gazetares ka dyshime se pas daljes nga burgu Gilmando Dani mund të jetë përfshirë në gjobëvënien por ende nuk është provuar.
    “Ka patur vetëm kontrolle të disa personave që janë kontrolle rutinë në zonën e Niklës.
    Kontrollet janë bërë në banesat e Durim dhe Valter Bamit, Xhuljan dhe Lefter Kullajt, Ervin Kodrës , Gentjan Koçit etj.
    Gjatë kontrollit të Valter Bamit dhe Koçit nuk është gjetur në banesë. Janë bërë dhe veprime të tjera, ka patur zbulim të një arsenali armësh dhe është shpallur në kërkim Ylli Zalla. Makina ka dalë nga fshati Zallm Halil dhe është larguar në të njëtën mënyrë.
    Ka dyshime të forta për implikimin e zyrtarëve të policisë që kanë luajtur rolin e informatorit. Gilmando Dani pas daljes nga burgu dyshohet se ishte përfshirë në gjobëvënie”, tha gazetarja Klodiana Lala.

  • ‘Berberi kishte marrë masa që të mos të shkonte i vetëm në burg’, Lala jep detaje: Mesazhet me Ballukun…

    ‘Berberi kishte marrë masa që të mos të shkonte i vetëm në burg’, Lala jep detaje: Mesazhet me Ballukun…

    Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se ish-kreu i ARRSH-së ka pranuar të gjitha komunikimet që janë zbardhur mes tij dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me procesin e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
    Klodiana Lala: Nuk ka një pendesë të tij në kuptim të ligjit, nuk është një i penduar i drejtësisë, por në momentin që iu vunë përpara komunikimet i pranoj, ishin fakte të pakundërshtueshme. Ndërkohë që erdhi ky akt ekspertimi pati një akuzë zyrtare nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në arrati, për akuza të rend penale.
    Prokurorët arritën të përputhin bisedat që u zbuluan në celularin e Berberit dhe të gjitha të dhënat u gjetën në “Blackberry” dhe tre celularë të tjerë të markave të tjera, që po ashtu u zbërthyen.
    Këto të dhëna i ballafaquan më të gjitha lëvizjes e Ballukut brenda dhe jashtë vendit. Dhe lëvizjet e personave të tjerë të bashkëlidhur. Me datat që kanë të bëjnë me tenderat, u pa kur u hap tenderi i parë, bisedat mes Ballukut dhe Berberit, kur ishte anuluar tenderi i cili rezultonte në bisedat mes tyre dhe si ishte rihapur sërish gara, si ishte fituar nga një kompani turke.
    Këto rezultuan të dhëna të përputhshme që bindën prokurorët për të arritur në konkluzionin se Balluku kishte paracaktuar tenderin për tunelin e Llogarasë, për ndërtimin, sepse kemi edhe të paracaktuar edhe tenderin për supervijëzimin. Po ashtu u zbulua edhe tenderi për Unazën e Madhe.

  • “Dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë”, Klodiana Lala tregon pistën në të cilën po hetohet për atentatin në Rinas

    “Dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë”, Klodiana Lala tregon pistën në të cilën po hetohet për atentatin në Rinas

    Gazetarja Klodiana Lala, theksoi se atentati në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilamdo Dani dhe u plagos Muçi Shaljani i ngjan një atentati terrorist, pasi sipas saj, rrezikohej jeta e qytetarëve.
    “Unë e kam konsideruar këtë si atentat mafioz madje mund të shkojmë në kufi të një terrorist. Madje po ta shihni atje ka aq shumë automjete, ku rrezikohet edhe jeta e të tjerëve xhamat thyere te bizneseve. Policia ka vajtur menjëherë ka marrë serverat për të parë a kishte pamje, dhe bizneset janë të terrorizuara nga kjo pamje. Në pamje të parë ai dukej sikur ishte tërhequr. Në fakt të gjitha raportet policore pretendojnë se ai kishte një aktivitet të shtuar në gjobvënie”, tha Lala.
    Lala shton se policia ka zbarkuar në OSHEE, ku sipas saj, po bëhet një hetim mbi përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në këtë ngjarje.
    “Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të behet remonit, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekte, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo”, shton ajo.

  • ‘Autorët e atentatit të Rinasit, profesionistë’, Klodiana Lala: Kryen vrasjen pranë zonës VIP, nën mbikqyrje policore

    ‘Autorët e atentatit të Rinasit, profesionistë’, Klodiana Lala: Kryen vrasjen pranë zonës VIP, nën mbikqyrje policore

    Gazetarja Klodiana Lala i ka quajtur autorët e atentatit të ndodhur në Rinas, si profesionistë dhe të mirë organizuar.
    Ajo u shpreh se atentati ndodhi vetëm 50 metra larg komisariatit, si dhe shumë pranë zonës VIP një zonë shumë e sigurt.
    “Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe zona vip, ku hyjnë personat e njohur dhe politikanët dhe konsiderohet si zonë shumë e mbrojtur.Ajo që është më tronditës e është se pasi u krye krimi ka pasur tentativë për t’u dhënë ndihmë personave në automjet, por të shohësh polici e godet me këmbë xhamin e makinës, çka tregon si është shkretuar policia. Kërkohet një levë të hapet xhami që të hapet makina.Komisariati i Rinasit është vetëm 50 metra nga vendngjarja”, tha ajo.

  • Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Klodiana Lala: SPAK po heton për urdhëruesin e vrasjeve! Do të jetë e vështirë, por…

    Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Klodiana Lala: SPAK po heton për urdhëruesin e vrasjeve! Do të jetë e vështirë, por…

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emision  foli për thirrjen e ish kryeministrit Berisha në SPAK për hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjet e protestuesve në 21 Janar.
    Lala tha se fokusi i hetimit të SPAK është fakti se kush ka urdhëruar vrasjet, por shtoi se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u provuar, ndërkohë që deklaroi se janë mjaft të rëndësishme edhe dëshmitë e dëshmitarëve.
    “Zoti Berisha është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. I është drejtuar letra në tre adresa, në banesë, në Kuvend dhe në selinë e PD-së. Ai pavarësisht pretendimeve, e ka marrë fletë-thirrjen dhe duhet të paraqitet ditën e premte.
    Duhet të keni parasysh që SPAK u vu në lëvizje pas kallëzimit të bërë nga e veja e Aleks Nikës. SPAK nuk e nisi hetimin, pasi shpalli moskompetencë. Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e gjeti kompetencën SPAK.
    Komunikimet në radio janë komunikime mes zyrtarëve të gardës, po hetohet se kush e dha urdhërin për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Fokusi i SPAK lidhet me faktin se kush janë personat ose personi që urdhëroi gardën të qëllonte gjatë demonstratës së dhunshme.
    Janë pyetur edhe persona të tjerë, ish zyrtarë të gardës, ish deputetë. Që dosja të hetohet, duhet të pyeten edhe organizatorët. Nuk kam informacion nëse organizatorët, që është Rama, apo zyrtarë të lartë të PS, nuk kam informacion të jetë firmosur ndonjë fletëthirrje ndaj tyre.
    Krahas ministrit të brendshëm dhe ish kryeministrit, do të duhet të pyeten edhe organizatorët e demonstratës.
    Unë mendoj se për urdhëruesit e ngjarjes do të jetë shumë e vështirë që SPAK ta zbardhë. Për të shkuar të urdhëruesit, pastaj ka akuzë për vrasje dhe do shumë provueshmëri. Por për ekzekutorët mund të ecë në këtë drejtim, për sa kohë edhe plumbi në trupin e Aleks Nikës është dërguar në laborator në Itali. Për urdhëruesin, mendoj se është kapitull i mbyllur. Megjithatë hetimet do ta tregojnë. Do të shohim edhe çfarë do të thonë dëshmitarët”, deklaroi Lala.

  • Vendimi i Kushtetueses/ Klodiana Lala jep detaje për çështjen Veliaj

    Vendimi i Kushtetueses/ Klodiana Lala jep detaje për çështjen Veliaj

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn. E ftuar në një studio televizive, gazetarja është shprehur se sipas Gjykatës Kushtetuese Veliaj mund të shkarkohej vetëm nëse qeveria do të mund të provonte se ka shkelur rëndë Kushtetutën.
    “Procesi në Gjykata Kushtetuese nuk afekton procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Masa e sigurisë dhe porcesi penal nuk ka lidhje me procesin në Gjykatën Kushtetuese..
    Gjykata Kushtetuese thotë se Erion Veliajt i është mohuar e drejta për një proces të rregullt pasi nuk është dëgjuar në Këshillin Bashkiak.
    Ligji për qeverisjen vendore nuk mund të jetë më lart se neni 115 i Kushtetutës.
    Sipas Gjykatës Kushtetuese Veliaj mund të shkarkohej vetëm nëse qervia do të mund të provonte që Veliaj ka shkelur rëndë Kushtetutën.
    Këshilli Bashkiak mund të rinisë sërish procedurën, por të lërë Veliajn të dëgjohet dhe të provohet se Veliaj ka kryer shkelje të rënda”, tha gazetarja.

  • Pse u ndalua në Rinas predikuesi islamik? Klodiana Lala tregon detaje pse rezultoi me kartelë të kuqe

    Pse u ndalua në Rinas predikuesi islamik? Klodiana Lala tregon detaje pse rezultoi me kartelë të kuqe

    Ditën e sotme është ndaluar në Rinas, një predikues fetar i quajtur Imrain Hoseini, të cilit nuk i është lejuar hyrja në Shqipëri.
    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se Hoseini ka rezultuar në sistem me kartelë të kuqe dhe do të rikthehet në Serbi.
    “Në momentin që ka zbritur në tokën shqiptare, ka rezultuar në sistem që ka kartelë të kuqe dhe është i padëshiruar, pasi klasifikohet në ato vepra, nxitja e urrejtjes e me radhë, që kanë të bëjnë me terrorizmin. Në këtë aspekt, procedura parashikon, që personi që nuk është i dëshiruar, qëndron në zonën neutrale, tranzit.
    Linja ajrore, është e detyruar që ta kthejë mbrapsht në momentin më të parë, pra në Beograd. Shteti shqiptar nuk e ka të dëshiruar të hyjë, i kërkon kompanisë ta kthejë mbrapsht. Zotëria është i moshuar dhe po presin që me fluturimin e parë ta kthejnë. Në momentin që flasim është aty.
    Se çfarë përmban dosja, këtë nuk jam në gjendje ta them, por dyshohet për vepra që kanë lidhje me terrorizmit. Pastaj janë çështje të anti-terrorit”, deklaroi Lala.

  • Zgjedhjet pezull/ Klodiana Lala zbardh skenarin: Ja kur pritet të shpallet data e re e zgjedhjeve në Tiranë

    Zgjedhjet pezull/ Klodiana Lala zbardh skenarin: Ja kur pritet të shpallet data e re e zgjedhjeve në Tiranë

    Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se nëse shkarkimi i Erion Veliajt mbetet në fuqi pas shqyrtimit të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, atëherë llogaritet që në muajt shkurt-mars të vitit 2026 mund të kemi një datë të re për zgjedhjet e pjesshme lokale.
    “Llogaritet diku në muajt shkurt-mars të vitit të ardhshëm që të ketë një datë të re gjithmonë nëse shkarkimi i Veliajt do të mbetet në fuqi, nëse rrëzohet i bie të mos kemi zgjedhje fare gjë që në këndvështrimin tim nuk do të ndodhë, nuk kam pritshmëri që Gjykata Kushtetuese do ta shpallë antikushtetues shkarkimin e Veliajt”, tha gazetarja.Klodiana Lala: Ja kur mund të kemi një datë të re për zgjedhjet në Tiranë, nëse vendimi për Veliajn mbetet në fuqi