Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u mbajt seanca gjyqësore e dosjes “Sterilizimi” që prej orës 13:00, me të pandehurin ish-ministrin Ilir Beqaj.
Prokuror i çështjes është Edvin Kondili, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Bib Ndreca kryesues, Flora Hajredini dhe Elsa Ulliri anëtare.
Sakaq, të pandehurit janë: Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në deklaratën e tij para trupit gjykues ka shprehur se ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme një vendim të vitit 2017, në të cilën thuhet se është pushuar çështja e “Sterilizimit” nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka kërkuar që kjo të merret si një provë.
Prokurori Kondili shtroi e një herë kërkesën e tij që Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, të gjykohen për “vjedhje”, duke shpërdoruar detyrën, si dhe për veprën penale “grup i strukturuar kriminal”.
Kundërshtime ka pasur nga pala e Beqajt, së bashku me avokatin e tij, Ermal Yzeiraj. Ky i fundit është shprehur se është i paqartë me akuzën e SPAK-ut ndaj klientit të tij.
Në përmbyllje të këtyre, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të gjykohet nga GJKKO-ja për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Kështu, Ilir Beqaj do të gjykohet i vetëm me procedurë normale, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë në gjykim të shkurtuar. Pritet hedhja e shortit, që do caktojë trupin e ri të gjyqtarëve në ngarkim të gjykimit të Beqajt.
Nga ana tjetër, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e saj në një gjykatë tjetër, për shkak se kjo çështje është kompetencë e SPAK-ut.
Seanca e radhës gjyqësore për 8 të pandehurit, me përjashtim të Beqajt, do të mbahet më 11 qershor, ora 10:00.
Tag: klodian
-

“Sterilizimi”/ Ndahet dosja, Beqaj do të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme
-

Kontrollet në Burgun e Koridhalos/ Izolohet kreu i “mafias së burgjeve”, i akuzuar për rekrutim të vrasësve
Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të burgut të Korydallos nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, gjatë një kontrolli të papritur që kryen në mbrëmje.
Informacionet tregojnë se një nga të kontrolluarit ndër të dënuarit, është edhe Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit ishte përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet në këtë krah të veçantë të burgut.Sipas informacioneve, u sekuestruan dy telefona celularë, dy thika të improvizuara dhe 0.4 gramë kokainë. Në këtë rast, 2 të burgosur u arrestuan për shkelje të Ligjeve për Armët dhe Drogat, ndërsa 2 të tjerë përfshihen në dosjen e çështjes që u ngrit. Të arrestuarit u dërguan në organin kompetent të prokurorisë.
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjec, 10 ditë më parë u akuzua se mori peng disa gardianë të burgut Koridhalos me qëllim që të kalonte në një sektor tjetër, ndoshta për të kryer një vrasje me pagese.
Cara ose Lekocaj, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur”, ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç. Ata u kapën në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnikovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një greku dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Kështu, “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” iu shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.
Klodi, në fakt, veç urdhërave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Në 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e më pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas të tijin. Në 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit, ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani, ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arbër Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.
Përfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë në disa vrasje me pagesë në Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person në kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos, ku Arbër Bako me një kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.
Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa, të ekzekutuar më parë në Greqi.
Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez, ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.
Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024. -

EMRI/ I dënuari shqiptar terrorizon burgun në Greqi, merr peng gardianët për të kryer vrasje
48-vjecari shqiptar Klodian Lekocaj alias Klod Cara, është vënë sërish në epiqendër të autoriteteve greke pasi është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në burgun e Koridhalos.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e sotme, kur Lekocaj arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë.
Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.
Sipas autoriteteve, ka të ngjarë që kjo të ketë qenë një kontratë vdekjeje që nuk u ekzekutua për shkak të ndërhyrjes së zyrtarëve të burgut në Koridhallos, raporton korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe.
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala, 39 vjeç, dhe Andi Beqiri, 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një shtetasi grek dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu 48-vjeçarit, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobëvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.
Lekocaj në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombës të tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dergua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.
Përfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.
Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.
Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.
Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.Top Channel
-

Klodian Çani dhe Fation Shehu nën hetim nga SPAK, ja zullumet dhe pse Edi Rama e la jashtë kandidimit për…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për dy figura të njohura të doganave shqiptare, Klodian Çani dhe Fatjon Shehu, pas dyshimeve të forta për përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme. Klodian Çani, aktualisht drejtor në Drejtorinë e Informacionit në Dogana, është akuzuar për koordinimin e kontrabandës dhe falsifikimin e dokumenteve për kalimin e mallrave, përfshirë lëndë të dyshuara toksike të importuara nga Shqipëria. Nga ana tjetër, Fatjon Shehu, i cili mban postin e drejtorit të përgjithshëm të Anti-Kontrabandës, është nipi i trafikantit të njohur të drogës Behar Sofia.
Mësohet se Z. Shehu ishte një nga emrat që përflitej për t’u kandiduar për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në Qarkun e Beratait sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por ai u refuzua nga kryeministri Edi Rama, për shkak të lidhjeve të dyshimta me botën e krimit. Hetimet kanë nxjerrë në pah se Shehu, dyshohet se ka kontakte të ngushta me persona të përfshirë në trafik droge, duke ngritur dyshime për mundësinë e shfrytëzimit të ndikimit të tij në favor të grupeve kriminale. Fatjon Shehu është gjithashtu i lidhur me një politikan të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dyshohet se ai po përfiton nga lidhjet e tij për të minuar bizneset e ndershme, sidomos ato që kanë lidhje me tregtinë me Turqinë.
Ndërkohë, Klodian Çani ka një histori të gjatë skandalesh, përfshirë hetime për kontrabandë dhe shmangie të taksave. Pas një hetimi të nisur në 2015-n, ai u pezullua nga detyra për lehtësimin e kalimit të mallrave pa kontrolle doganore, por më pas u rikthye dhe vazhdoi veprimtaritë e tij të dyshimta. Megjithatë hetimet e mëtejshme do të shqyrtojnë rolin e Çanit dhe Shehut në këto aktivitete dhe lidhjet e tyre me grupe të tjera kriminale.
Detaje nga aktiviteti i Shehut
Konkretisht Fatjon Shehu, është vendosur në krye të Drejtorisë së Anti-Kontrabandës rreth dy vite më parë. Z. Shehu është nipi i ish bosit të madh të trafikut të heroinës, Behar Sofia, i ekzekutuar në 25 shkurt 2021, pranë ETC-së në Tiranë. Sofia, i skeduar për trafik droge prej 25 vitesh, besohet se kishte lidhje të forta me turkun Abduselam Turgut, i arrestuar disa vite më parë në Shqipëri.
Por ky detaj është shpërfillur nga autoritet ligjzbatuese, teksa nipit të të ndjerit Sofia i është besuar pikërisht Drejtoria Anti-Kontrabandës në Dogana. Sakaq Fatjon Shehu në krye të Anti-kontrabandës besohet se është investim i një personazhi që është shpallur “non-grata” nga SHBA-të, me të cilin sot që flasim dyshohet se kanë kapur monopolin e tregtisë sidomos të mallrave dhe tekstileve, duke u kthyer në makth për biznesmenët e ndershëm shqiptarë.
Detaje nga aktiviteti i Çanit
Ndërkohë nga ana tjetër, kur shpërtheu skandali i mbetjeve të dyshuara kimike, Voxnews.al solli informacionet e marra në rrugë zyrtare në lidhje me dyshimet që mund të ketë luajtur në daljen e këtyre mbetjeve me dokument të falsifikuar nga Shqipëria, drejtori i Drejtorisë së Informacionit në Dogana, Klodian Çani. Sipas burimeve, posti si drejtues në Drejtorinë e Informacionit për Klodian Çanin shërben vetëm si kamuflim dhe trampolinë për të bërë atë që ai di të bëjë më mirë, organizimin dhe koordinimin e kontrabandës, shmangies së kontrolleve, apo kalimin e dërgesave me dokumentacione të falsifikuara, si në rastin e lëndëve të dyshuara toksike të Kurum.
Burimet pohojnë se Çani është njeriu ‘i kontaktit’ për grupet dhe bizneset që duan të fusin, apo nxjerrin jashtë vendit mallra kontrabandë. Voxnews.al nuk mund të konfirmojë nëse Klodian Çani ka pasur rol dhe cili ka qenë roli i tij në rastin e lëndëve të dyshuara toksike të Kurum. Por, ajo që Voxnews.al mund të sjellë për lexuesin është CV e pasur e Klodian Çanit me bëma në sektorin e doganave, ku e ka nisur vite më parë karrierën si doganier i thjeshtë për të ngjitur më pas me shpejtësi shkallët e karrierës, edhe pse është hetuar dhe në një rast edhe është pezulluar. Voxnews.al ka publikuar dokumentet e hetimit administrativ të nisur në 2015-n, kur Klodian Çani shërbente në doganën e Kakavijës si përgjegjës turni. Në atë kohë, ai bashkë me vartësit e tij në turn u pezulluan nga detyra pasi lejuan kalimin pa zhdoganim të një kamioni.
Hetimet e prokurorisë në atë kohë zbuluan se nuk bëhej fjalë për një rast sporadik, por për një aktivitet të mirëfilltë kontrabande ku roli i Klodian Çanit ishte thelbësor. “Hetimi i prokurorisë zbuloi se vetëm në muajt nëntor-dhjetor të 2014-s janë tetë raste kur kamionë me mallra hynin nga Greqia kontrabandë për në Shqipëri, duke shmangur miliona euro taksa. Dokumentet e doganave greke në atë kohë, të siguruara nga Voxnews.al tregojnë se vetëm në një rast, vlera e mallit të importuar nga Greqia për në Shqipëri vlerësohej përafërsisht 15 milionë euro. Bëhet fjalë për një ngarkesë me cigare dhe alkool, që të dyja mallra për të cilat paguhet akcizë. Vetëm akciza e shmangur në këtë rast, sipas përllogaritjeve të përafërta shkon në mbi 1 milionë euro.
Megjithatë, edhe pas këtyre hetimeve Klodian Çani si me magji i mbylli hesapet me drejtësinë dhe u rikthye në detyrë në një post në doganën e Tiranës. Këtu, siç thonë burimet e Voxnews.al ai perfeksionoi skemën e kontrabandës, ku herë me letra të falsifikuara dhe herë duke mos hapur kontenierët e mbushur me mallra akcize. Voxnews.al do të vijojë me investigimet mbi këtë personazh kontravers të doganave duke njohur publikun me fakte dhe dokumente edhe për dënimin e tij me 3.5 vite burg në Greqi për grabitje bankomatesh”, thuhet në artikull të publikuar në 2 Tetor 2024. -

SPAK të hetojë, por mos harrojë/ Klodian Tomorri: Kush i coi në SHBA bisnesemenët më të mëdhenj shqiptarë e pse, po 20 mln € e Unazës, po Tigrat e Vlorës dhe George Kaiseri???
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Kryemadhi zbulon bisedën me Yuri Kim: Më kërkoi të tërhiqja të rinjtë nga protesta
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për një bisedë telefonike me ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku bëri dhe një deklaratë të fortë.
Në një intervistë për A2CNN, Kryemadhi ka treguar se telefonata është zhvilluar në kohën e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie në dhjetor të vitit 2020. Deputetja është shprehet se ish-ambasadorja i ka kërkuar që të tërhiqte të rinjtë nga këto protesta, kërkesë të cilën Kryemadhi tha se nuk e pranoi.“Rastin e Klodian Rashës besoj e mbani mend se çfarë u bë. Dhe më ka marrë Yuri Kim në telefon dhe më ka thënë tërhiqi të rinjtë nga protesta se ndryshe nuk të vij në Jalë. Po kush të ka ftuar ty moj zonjë. Pse duhet të të ftoj që të vish ti.
Dhe e dyta këta të rinj kur e panë se si Ambasada e BE dhe Ambasada amerikane, ishin me policin që e vrau Klodian Rrashën, dalin dhe më bëjnë politikë dhe moral mua për drejtësi, normal që do të ikë ky i riu. Do ikin nëse nuk i ofron siguri, shëndetësi, se ne e pamë tani çfarë ndodhi.”, tha Kryemadhi.
Vrasja e Klodian Rashës
Ngjarja e rënë ndodhi mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit 2020, në një kohë që e gjithë vendin ishte i izoluar për shkak të pandemisë së COVID-19. I riu Klodian Rasha sipas dëshmisë së familjarëve kishte dal për të marrë një paketë, pikërisht në këtë moment është pikasur nga patrulla e forcave ‘Shqiponja’ ku pjesë e ekipit ishte dghe Nevaldo Hajdaraj.
Sipas dëshmisë së Hajdaraj, ai i kishte bërë thirrje Rashes të ndalonte por ky i fundit kishte vrapuar për të futur në rrugicën e shtëpisë së tij ku dhe u qëllua për vdekje duke ndërruar jetë në vend. Në dëshminë e dhënë ish-efektivi shprehet se ka qëlluar pasi ka dyshuar se i riu kishte armë dhe donte ta qëllonte por kjo u hodh poshtë nga hetimet që konfirmuan se Rasha ishte i pa armatosur.
Ngjarja bëri bujë politike dhe sociale ku u organizuan dhe protesta të dhunshme para ministrisë së Brendshme ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës i vendosi dhe emrin e tij rrugës ku dhe dha frymën e fundit pas të shtënës së armës 25-vjeçari Klodian Rasha. -

“Kush po të fton ty moj zonjë?”, Kryemadhi rrëfen bisedën e tensionuar me Yuri Kim
Gjatë emisionit në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi rrëfeu dhe një telefonatë që ka pasur me ish-ambasadoren amerikan Yuri Kim gjatë protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.
Deputetja u shpreh se diplomatja amerikane i kërkoi që të tërhiqte të rinjtë pjesëmarrës në këtë protestë, kërkesë të cilën Kryemadhi zbuloi në A2 se nuk e pranoi.
“Nëse vendos një militant drejtor shkolle, që kërcënon mësuesit, maturantët. Rastin Klodian Rashës e mban mend se çfarë u bë. Dhe më ka marrë Yuri Kim në telefon dhe më ka thënë tërhiqi të rinjtë nga protesta se ndryshe nuk të vij në Jalë. Po kush të ka ftuar ty moj zonjë. Se duhet me të ftu. Dhe këta të rinj kur e panë që ambasada e BE dhe e SHBA me policin që vrau Klodian Rashën, normal që do të ikin”, tha Kryemadhi. -

Vidhen votat e emigrantëve? Njeriu i Berishës në Itali ndan video me zarfet e fletëve të votimit
Klodian Cami, një aktivist i Partisë Demokratike në Itali, është denoncuar në policinë italiane nga emigrantët shqiptarë me akuzën se po korrupton postierët e kompanisë DHL dhe po mbledh vetë zarfet me votat e diasporës.
Sipas denoncimit, Cami, pronari i një restoranti, ka publikuar një video ku duken zarfat që akuzohet se ka mbledhur, shoqëruar me diciturën: “Zarfet e verdhë të DIASPORËS që do të sjellin ditën e ZEZË TË Rilindjes. Zarfe që peshojnë aq fort sa dosjet e Spak. Diaspora do të dërgojë për Skrap Rilindjen.”
Klodian Cami, nga Vicishti i Dibrës, pronar i restorantit La Tortuga në Reggio Emilia, sot nën akuzë nga vetë emigrantët për krim të rëndë zgjedhor, është aktivist i PD-së i prezantuar publikisht nga vetë Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, kur mbante fjalime poshtë dritares së kreut të PD-së nën arrest shtëpie një vit më parë.
Ky rast tregon se sado që janë jashtë juridiksionit të shtetit shqiptar, krimet zgjedhore nuk do të mbeten pa ndëshkuar./ Tema -

VIDEO/ Klodian Tomorri: Të gjithë drejtorët e Ballukut kanë dalë haptas në fushatë
Gazetari Klodian Tomorri u shpreh se, përfshirja e bandave kriminale në fushatën zgjedhore, janë një problem shumë serioz, të cilin opozita duhet ta denoncojë në çdo kancelari të BE-së.
Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Tomorri u shpreh se, një tjetër problem i madh është fakti se, në fushatë haptas kanë dalë drejtorët e administratës publike. ‘Ç’punë ka drejtori i KESH, OSHEE, OST apo kompani të tjera publike, Albpetrolit apo tjetër’, tha Klodian Tomorri në SYRI TV, duke akuzuar drejtorët e ministrisë së Belinda Ballukut, se janë duke shkelur ligjin.
‘Përfshirja e bandave në zgjedhje përmes presioneve, blerjes së votës etj., është problem shumë serioz.
Unë jam pak skeptik që tu themi shqiptarëve, që dilni ju masivisht që përveç Ramës të mundim dhe bandat.
Sistemi ynë elektoral është i tillë që me pak hile, ti merr qeverinë. Është shumë e vështirë ta rikuperosh, sepse ashtu është formula që prodhon mandate.
Opozita duhet të fillojë denoncime publike, nëse ka informacione të asaj që po ndodh në terren.
Duhet ti bëjë këto denoncime në çdo kancelari europiane dhe të gjithë duhet të jenë të qartë që ky fenomen po ndodh, sepse kjo është mënyra e vetme që unë shoh për ta vendosur mazhorancën para përgjegjësisë.
Përveç kësaj që është më madhori, kemi dhe probleme të tjera, se këtu përdoret administrata haptazi. Drejtorë të agjencive shtetërore, drejtor të kompanive publike që dalin në fushatë si ushtarë. Ç’punë ka drejtori i KESH, OSHEE, OST apo kompani të tjera publike, Albpetrolit apo tjetër.
Teorikisht ata janë njerëz teknik, specialistë që janë aty si administratorë, të vendosur për të administruar një aset publik. Si merren këta njerëz dhe nxirren haptazi në fushatë, përdorin resurset dhe asetet publike.
Në 2021 Edi Rama u përshëndet kur nuk kishte filluar ende numërimi i votave. Edi Rama nuk mendoj se do ta ketë më kaq të lehtë. Nuk mendoj se doli uji në një fushë pa një lloj përgjegjësi dhe frike’, deklaroi gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.
-

Po rritet një brez që nuk konsumon kulturë
Intervistë me Klodian Makashi, CEO i Morph Group Problemi kryesor sot është mungesa e një sistemi të mirëfilltë kulturor, i cili duhet të nisë që në fëmijëri.Brezi i ri, sot 10-12-vjeçarët, pas 10-15 vjetësh do të jenë konsumatorë të rëndësishëm të industrisë së kulturës, duke e konsideruar pjesëmarrjen në shfaqje artistike dhe kulturore po aq të rëndësishme sa shpenzimet për veshje, elekt…