Tag: klodian

  • ‘Rruga’ nga “5D” tek “Toyota Auris”- Kush është Klodian Braho, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’, sot në krye të SPAK

    ‘Rruga’ nga “5D” tek “Toyota Auris”- Kush është Klodian Braho, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’, sot në krye të SPAK

    Klodian Braho

    TIRANË-Klodian Braho, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme, do të jetë Drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme. Braho mori 7 vota, duke u bërë drejtuesi më i votuar deri tani i SPAK në mbledhjen e KLP, pasi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ishin zgjedhur me nga 5 vota secili.
    Por kush është prokurori i posaçëm Klodian Braho dhe rugëtimi i tij deri në krye të SPAK?
    Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, që prej krijimit të SPAK. Fillimisht ai u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendës drejtues i këtij institucioni.
    Po në vitin 2015 Braho u emërua Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku u përfshi në hetimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
    Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Karriera e ‘nxehtë’ filloji me hetime që lidheshin me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Një nga dosjet më të rëndësishme ku Braho u përfshi, është ajo e inceneratorit të Elbasanit.
    Klodian Braho lëshoi urdhër-arreste për persona si ish- ministrin Lefter Koka, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar. Në përfundim të hetimit, u dhë dënimi prej 5 vite e 8 muaj burg për Lefter Kokën, i cili vetëm sot në një ditë me emërimin e Brahos në krye të SPAK, fitoi lirinë.
    Hapat do të vazhdonin njëjtë, ku Braho do të ishte pjesë e një prej dosjeve më të bujshme për SPAK dhe qeverisjen e kryeqytetit ajo e cila njIhet si “5D”. Dosje e cila vuri në hetim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Gjatë hetimit u lëshuan tre masa sigurie “arrest në burg” për Redi Mollën, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizime, Taulant Tushën, ish-drejtor i Punëve Publike, dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i IMT. Masa “detyrim paraqitje” u vendos për ish-anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave.
    Një ndër çështjet më të rëndësishme të ndjekura prej Brahos është edhe dosja e njohur si “Toyota Yaris”, ku figurojnë të përfshirë edhe emra nga sistemi i drejtësisë, si ish-kolegu i tij, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka i cili ndodhet në burg. Kjo dosje është e fragmentuar në disa pjesë dhe hetimet vijojnë ende për seksione të tjera të saj.
    Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
    Klodjan Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mandati i Altin Dumanit mbaron më 18 dhjetor, ndërsa Braho do ta marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të dorëzimit të kompetencave më 19 dhjetor 2025./ZËRI

  • VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

    VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

    Edhe pse tanimë, Klodian Braho është kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke qenë kështu i ngarkuar në një detyrë shumë të rëndësishme për drejtësinë në vend, një moment interesant tërhoqi vëmendje përpara se ai të merrte fjalën.
    Teksa po përgatitej për t’u intervistuar nga KLP-ja, Braho nxjerr nga çanta e tij e punës një gotë të vogël plastike, e më pas dokumentet e nevojshme për prezantimin e platformës.

    Nuk dihet arsyeja përse Braho zgjodhi të merrte gotë plastike me vete, por mund të hamendesohet për çështje sigurie ose pastertie.
    Kujtojmë, se Klodian Braho, u përball me një pyetje të veçantë, si ka ndryshuar jeta e tij si prokuror? Përgjigjja e kësaj pyetjeje dukej mjaft e sinqertë, pasi Braho u shpreh se prokurorët nuk mund të bëjnë një jetë normale, e se kufizimet shkojnë deri në pikën ku kontrollojnë se cili është pronari i lokalit në të cilin po hyjnë. Por, pavarësisht pengesave të tilla, Braho tha se përpiqet në maksimum të bëjë një jetë sa më normale, e që puna dhe familja të mbeten sa më larg me njëra tjetrën, për të mos pasur ndikim.

  • Gonzato: Përgëzoj Klodian Brahon për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin

    Gonzato: Përgëzoj Klodian Brahon për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen si kreu i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
    Në një komunikim për mediat, Gonzato u shpreh se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, teksa shtoi se pret bashkëpunim me drejtuesin e ri.
    “Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim“, tha Gonzato.
    Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK pas 7 votave të marra në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. I gjithë procesi që prej fillimit e deri më sot është ndjekur nga afër nga ndërkombëtarët./vizionplus.tv

  • Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Gonzato e përgëzon: Mirëpresim bashkëpunimin në vijim!

    Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Gonzato e përgëzon: Mirëpresim bashkëpunimin në vijim!

    silvio gonzato

    TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka përgëzuar Klodian Braho për zgjedhjen si Drejtues i ri Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për 3 vitet e ardhshme, teksa shtoi se mirëpret bashkëpunimin me të. Gonzato ka qenë i pranishëm në mbledhjen e KLP-së që zgjati 6 orë, deri në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Gonzato u shpreh se SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin në BE.

    “SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju e dini që ky është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dje thamë që ajo që kërkoj është një kryetar të ri për SPAK-un që do vijojë punën e tij. Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë dhe angazhim ndaj standardeve të BE-së. Tashmë më lejoni të përgëzoj zotin Braho në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në muajt dhe në vitet në vijim”, tha Gonzato.

    Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 7 vota pro, ndërsa 3 veta shkuan për Adnan Xholin dhe një për Elvin Gokajn./ZËRI

  • Ja si e paralajmëroi gazeta “SOT” që në datën 20 nëntor fitoren e Joni Ketës në BKH dhe të Klodian Brahos në SPAK

    Ja si e paralajmëroi gazeta “SOT” që në datën 20 nëntor fitoren e Joni Ketës në BKH dhe të Klodian Brahos në SPAK

    Gazeta “SOT” paralajmëroi saktësisht, që në 20 nëntor, se gara për drejtimin e dy institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, SPAK dhe BKH po shkonte drejt fitores së dy emrave: Klodian Brahos dhe Joni Ketës. Dhe ashtu ndodhi. Klodian Braho është zgjedhur sot drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke marrë shtatë vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai merr detyrën për një mandat trevjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje, duke zëvendësuar Altin Dumanin në krye të institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend.
    Ndërsa dy ditë më pare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht 11 me 0 për zgjedhjen e Joni Ketës si drejtues i dytë i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), strukturës kryesore të hetimit brenda SPAK. Propozimi për emërimin e tij ishte firmosur nga trioja e komisionit të posaçëm të SPAK: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
    Ja linku i lajmit: https://sot.com.al/aktualitet/lufte-e-forte-per-te-kapur-drejtimin-e-drejtesise-speciale-keta-dha-braho-me-te-favorizuarit-ja-cpo-ndodh-me/

  • Klodian Braho zgjidhet kreu i ri në SPAK

    Klodian Braho zgjidhet kreu i ri në SPAK

    Me 7 vota pro, Klodian Braho është zgjedhur që të jetë kreu i ri i SPAK-ut. Ndërsa 3 vota mori Adnan Xholi, 0 vota Doloreza Musabelliu, 1 votë Elvin Gogaj.
    Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për 3 vitet e ardhshme.

    Por si votuan anëtarët e KLP?

    Votimi

    Anëtarët e KLP   –   Kandidatët
    Sokol Stojani  votoi  Adnan Xholin
    Moisi Duda  votoi  Klodian Brahon
    Olger Eminaj  votoi  Klodian Brahon
    Erind Mërkuri  votoi  Adnan Xholin
    Mirela Bogdani  votoi  Klodian Braho
    Vatë Staka  votoi  Adnan Xholin
    Ledina Riza  votoi  Klodian Brahon
    Erind Gërmenji  votoi  Klodian Brahon
    Zeqir Hoda  votoi  Klodian Brahon
    Arta Mandro  votoi  Klodian Brahon
    Erion Fejzulla  votoi  Elvin Gokajn
     
     

    Në foto: Ambasadorët e huaj perëndimorë në sallën e KLP
    Gazeta KOHA JONE e parashikoi para votimit. Lexo shkrimin në linkun e mëposhtëm para se të fillonte mbledhja e KLP:
    Mesazh i kriptuar amerikan për votimin e sotëm të KLP? Takuan dje Klodjan Brahon!

     

  • VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

    VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

    Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, 3 vota ishin për kandidatin tjetër Adnan Xholi dhe 1 votë për Elvin Gokaj. Sakaq, Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
    Braho do të marrë mandatin 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, më datën 19 dhjetor 2025, ditën kur do të lerë pasojë në detyrë kreun aktual të SPAK, Altin Dumani.
    Gjatë seancës së sotme në KLP, ku u intervistuan të katër kandidatët: Adnan Xholi, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, ishin të pranishëm dhe përfaqësues diplomatikë.
    Nancy vanHorn, ambasadori Gonzato dhe ambsadori britanik Nicholas Abbott, ndoqën nga afër marrjen në pyetje të prokurorëve kandidatë.
    Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

     

  • PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

    PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

    Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së.
    Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.
    Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.
    Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.
    Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë me vendimin nr. 191, duke i hapur rrugë emërimit në SPAK.
    Në vitin 2022, ai u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.
    Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.
    Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me eksperiencë të theksuar në çështjet e korrupsionit, Braho ka qenë në krye të disa prej hetimeve më të bujshme të dekadës së fundit. Ai është prokurori që ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku lëshoi urdhër-arreste për personazhe kyçe si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si edhe vendosi ndarjen e hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Në portofolin e tij përfshihet gjithashtu hetimi i dosjes “5D”, që çoi në gjyq ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, si edhe dosja e njohur “Toyota Yaris”, e cila mbetet ende në hetim në disa fraksione të saj.
    Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dërgimin për gjykim të çështjes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
    Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

  • Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

    Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

    Prokurori Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë KLP.
    Braho mori 7 vota nga 11 anëtarë, duke siguruar shumicën dhe renditur mbi kandidatët e tjerë në garë.

    Sokol Stojani – Xholi
    Moisi Duda – Braho
    Olger Eminaj – Braho
    Erind Mërkuri – Xholi
    Mirela Bogdani – Braho
    Vatë Staka – Xholi
    Ledina Riza – Braho
    Erind Gërmenji – Braho
    Zeqir Hoda – Braho
    Arta Mandro – Braho
    Erion Fejzulla – Gokaj

  • Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

    Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

    Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK, duke lënë pas me diferencë 3 kandidatët e tjerë.
    Por si votuan anëtarët e KLP?
    Klodian Braho mori votat e anëtarëve të KLP si Moisi Duda, Olger Eminaj, Mirela Bogdani, Ledina Riza, Erind Gërmenji dhe Arta Mandro.
    Adnan Xholi u votua nga Sokol Stojani, Erind Mërkuri dhe Vatë Stakaj.
    Kandidati tjetër Elvin Gokaj u votua vetëm nga Erion Fejzulla. Kandidatja tjetër Doloreza Musabelliu nuk u votua nga asnjë prej anëtarët e KLP.
    Votimi
    Anëtarët e KLP   –   Kandidatët
    Sokol Stojani  votoi  Adnan Xholin
    Moisi Duda  votoi  Klodian Brahon
    Olger Eminaj  votoi  Klodian Brahon
    Erind Mërkuri  votoi  Adnan Xholin
    Mirela Bogdani  votoi  Klodian Braho
    Vatë Staka  votoi  Adnan Xholin
    Ledina Riza  votoi  Klodian Brahon
    Erind Gërmenji  votoi  Klodian Brahon
    Zeqir Hoda  votoi  Klodian Brahon
    Arta Mandro  votoi  Klodian Brahon
    Erion Fejzulla  votoi  Elvin Gokajn