Tag: klitschko

  • Ukraina në krizë për ushtarë, kryebashkiaku i Kievit, Vladimir Klitschko: Të ulet mosha e rekrutimit në 22 vjeç

    Ukraina në krizë për ushtarë, kryebashkiaku i Kievit, Vladimir Klitschko: Të ulet mosha e rekrutimit në 22 vjeç

    Ukraina po përjeton një krizë të thelluar në mobilizimin ushtarak, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh burrash po largohet drejt vendeve të Evropës, paralajmëroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në një intervistë për Global Reporter Network.

    “Sot përballemi me vështirësi serioze për të plotësuar radhët e ushtrisë”, u shpreh Klitschko, duke theksuar ndikimin e rëndë që ka pasur lufta shumëvjeçare në aftësinë e vendit për të mbushur sërish radhët e forcave të tij pas gati katër vitesh përplasje të pandërprera.
    Sipas tij, trupat ruse po avancojnë vazhdimisht.
    “Sulmet e tyre duken si një lojë kompjuterike, ata vazhdojnë të vijnë, pa ndaluar dhe pa marrë parasysh humbjet e veta”, tha kryebashkiaku i Kievit.
    Klitschko sugjeroi uljen e moshës së rekrutimit nga 25 vjeç që është aktualisht në 23 ose edhe 22 vjeç.
    “Në të kaluarën, 18-vjeçarët shërbenin në ushtri, por ata janë fëmijë”, tha ai.
    “Tani për tani, në Ukrainë mund të mobilizohesh vetëm nga mosha 25 vjeç. Mund ta ulësh atë moshë me një ose dy vjet në 23 ose 22 vjeç”, shtoi kryebashkiaku.
    Klitschko shprehu gjithashtu shqetësim për eksodin në rritje të ukrainasve të rinj. Një dekret qeveritar i lëshuar në gusht që u lejon burrave të moshës 18 deri në 22 vjeç të largohen nga vendi ka përkuar me një rritje të ndjeshme të aplikimeve për mbrojtje të përkohshme në vendet e BE-së.
     

    Top Channel

  • Vladimir Klitschko: Vetëm rrëzimi i Putinit mund të shpëtojë Ukrainën

    Vladimir Klitschko: Vetëm rrëzimi i Putinit mund të shpëtojë Ukrainën

    BILD

    Sa do të mund të rezistojë ende Ukraina?

    Për herë të katërt, vendi po përballet me një dimër shumë të vështirë, ndërsa sundimtari i Kremlinit, Vladimir Putin, e ka vënë në shënjestër infrastrukturën kritike të energjisë. Askund në gjithë vendin nuk je i sigurt nga raketat dhe dronët e Putinit.

    “Nuk mësohesh kurrë me këtë,” thotë ish-kampioni i botës në boks, Vladimir Klitschko, në podcastin “Ronzheimer” nga Kievi. “Por megjithatë, të gjithë ukrainasit janë përshtatur me këtë luftë”. Vëllai më i vogël i kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, është i bindur: ukrainasit nuk dorëzohen.

    “Shkojnë në kafene, edhe pse vetëm disa javë më parë aty ra një raketë,” thotë Klitschko. “Kjo tregon se Rusia e Putinit nuk do ta pushtojë kurrë këtë vend. Sepse jeta nuk mund të ndalet. Është e pamundur. Kjo tregon se kjo luftë thjesht nuk ka kuptim”.

    Klitschko ka frikë, megjithatë, se lufta mund të harrohet në Gjermani. “Edhe njëherë shkatërrime, edhe njëherë vrasje, edhe njëherë dronë, edhe njëherë raketa – shpesh këto nuk janë më lajm. Kur je në Perëndim, harrohet lehtë se lufta është përpara derës,” thotë ish-boksieri.

    Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do t’i japë fund luftës në Ukrainë, thotë Klitschko. “Bisedimet, me të cilat Donald Trump gjithmonë përpiqet të ndalojë luftërat, nuk kanë sjellë rezultate pozitive në të kaluarën. Dhe besoj se as nuk do të ketë rezultate pozitive”.

    Arsyeja: Rusia, thotë Klitschko, ka ndërtuar një makineri lufte që nuk mund më të ndalet. “Ekonomia ruse është plotësisht e përqendruar te lufta, dhe trurit të rusëve iu është bërë kaq shumë lavash sa ata besojnë se lufta është gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë”.

    Por si mund të mbyllet lufta? Klitschko mendon: “Ndoshta një vend si Rusia nuk mund të luftohet nga jashtë për një kohë të gjatë, por vetëm nga brenda,” thotë ai. “Vetëm një ndryshim qeverie në Rusi mund të sjellë përfundimin e luftës. Me këtë qeveri nuk do të ketë fund të luftës”.

    Kjo do të thotë: vetëm nëse Putini rrëzohet (ose vdes), Ukraina ka shpëtuar. Klitschko: “Dhe natyrisht, Rusia duhet të humbasë në Ukrainë — me mbështetjen e aleatëve tanë”.

  • Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko kërkon që Gjermania të dërgojë raketat “Taurus”

    Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko kërkon që Gjermania të dërgojë raketat “Taurus”

    Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, flet në mars para një pallati apartamentesh që u bombardua nga forcat ruse. Klitschko, një ish-kampion bote në boks në peshat e rënda, ka qenë kryetar bashkie i Kievit që nga viti 2014.

    Sergei Supinsky/AFP nëpërmjet Getty Images
    Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i bëri thirrje kancelarit gjerman, Friedrich Merz të mbajë qëndrimin e tij mbi deklaratat e mëparshme që tregonin se Gjermania mund të jetë gati të dërgojë raketa kruiz “Taurus” në Ukrainë, në një artikull të botuar sot.
    “Në të kaluarën, kancelari Friedrich Merz tha me saktësi të plotë se sulmet ruse ndaj objektivave civilë duhet të nxisin dërgimin e raketave ‘Taurus’”, shkroi ish-kampioni i boksit në gazetën “Bild”.

    Klitschko sulmoi “terrorin e pastër” të ndërmarrë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili po bëhet gjithnjë e më ekstrem natën.
    “Dy mijë ndërtesa janë shkatërruar vetëm në qytetin tonë. Ka të plagosur dhe të vdekur vazhdimisht”, shkroi ai.
    “Putini ka treguar se nuk do një armëpushim, paqe apo dhënien fund të luftës”, shkroi Klitschko.
    “Qëllimet e Putinit janë plotësisht të qarta. Ai ende dëshiron ta vërë të gjithë Ukrainën nën kontrollin e tij, pavarësisht kostos”, shkroi ai.
    Paraardhësi i kancelarit Merz, Olaf Scholz, refuzoi të furnizonte me raketa, me rreze të gjatë veprimi, 500 kilometra, nga frika se mos e fuste Gjermaninë më tej në luftë.
    Por, Merz ka bërë deklarata të paqarta mbi këtë çështje, duke preferuar të thotë se Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketat e veta.ATSH

  • SHBA ndalon sistemin “Patriot”, Ukraina kthen sytë nga Gjermania për mbështetje ushtarake

    SHBA ndalon sistemin “Patriot”, Ukraina kthen sytë nga Gjermania për mbështetje ushtarake

    Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar përkohësisht furnizimet me armë dhe municione në Ukrainë ka shkaktuar shqetësim në Kiev. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, e përshkroi këtë zhvillim për mediat gjermane si “lajm shumë të keq”. Ish-kampioni i botës në boks deklaroi se mbështetja ushtarake nga Shtetet e Bashkuara luan një rol vendimtar në aftësitë mbrojtëse të vendit të tij.
    “Çdo luftë ka tre faktorë të rëndësishëm: mbështetjen financiare, armët që ju nevojiten dhe burimet njerëzore. Dhe ne kemi nevojë të vërtetë në çdo fushë”, tha Klitschko. Ukraina po mbron gjithashtu Evropën kundër imperializmit të Vladimir Putinit. Në këtë sfond, “lajmet nga Amerika janë shumë të këqija për ne” sepse “shumë gjëra” varen nga SHBA-të.
    Klitschko tani po e kthen vëmendjen e tij nga Berlini. Kryetari i bashkisë shpreson për ndihmën gjermane, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore. Ai shprehu mirënjohjen e tij për sistemet që tashmë janë dorëzuar nga Gjermania. “Kjo shpëton jetën e qytetarëve tanë, të popullsisë civile”, tha Klitschko.
    Në të njëjtën kohë, nevoja mbetet e jashtëzakonshme. Klitschko tha se vetëm javën e kaluar, Kievi u sulmua njëkohësisht nga më shumë se 400 dronë dhe raketa. Një numër i madh sulmesh u zmbrapsën. Megjithatë, pati viktima: 39 persona u vranë, përfshirë një fëmijë.
    Duke pasur parasysh situatën, Klitschko i bëri përsëri thirrje Gjermanisë: “Dhe nëse më pyetni nëse na duhet mbështetje e mëtejshme, do të doja të thoja: Po, na duhet mbështetje e mëtejshme!”
    SHBA-të thuhet se po ndalojnë, ndër të tjera, dërgesën e raketave Patriot, të cilat ishin miratuar nga ish-Presidenti Biden. Vendimi i Pentagonit thuhet se është motivuar nga shqetësimet në lidhje me rezervat e pamjaftueshme të armëve amerikane.

  • Presioni i Trump funksionoi, Klitschko: Ukraina do heqë dorë nga territori për paqen!

    Presioni i Trump funksionoi, Klitschko: Ukraina do heqë dorë nga territori për paqen!

    Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore të saj. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një prononcim për median britanike BBC. Ky reagim vjen edhe si pasojë e presionit të Donald Trump për Volodymyr Zelensky.
    “Një nga skenarët është heqja dorë nga territori. Nuk është e drejtë. Por, për paqen apo paqen e përkohshme, ndoshta mund të jetë një zgjidhje e përkohshme”, tha ai.
    Por, 53-vjeçari ish-kampion i boksit, i kthyer në politikan, theksoi se populli ukrainas “nuk do ta pranonte kurrë pushtimin” nga Rusia. Duke folur për programin Today të BBC Radio 4 nga zyra e tij në qendër të Kievit, Klitschko vuri në dukje se ai ishte “përgjegjës për kryeqytetin e Ukrainës”, duke e përshkruar atë si “zemrën” e vendit të shkatërruar nga lufta.
    Ai tha se Presidenti Volodymyr Zelensky mund të detyrohet të marrë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen. Kur u pyet nëse Zelensky ka diskutuar me të ndonjë detaj për një zgjidhje të mundshme, Klitschko u përgjigj: “Jo. Presidenti Zelensky e bën vetë. Nuk është funksioni im”.
    Sakaq, SHBA do të kërkojë që Rusia të pranojë të drejtën e Ukrainës për të zhvilluar ushtrinë e saj, të pajisur në mënyrë adekuate, industrinë e saj të mbrojtjes, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, citon Bloomberg, duke kundërshtuar në këtë mënyrë këmbënguljen e Rusisë që vendi të çmilitarizohet kryesisht si kusht për t’i dhënë fund luftës. I dërguari amerikan Steve Witkoff do të udhëtojë në Rusi për të ngritur çështjen me Presidentin Vladimir Putin, për të diskutuar negociatat private.
    Qëndrim më të zbutur ka mbajtur pala ruse pas reagimit të fundit të Donald Trump ndaj Putin. Në një intervistë për median amerikane CBS, Ministri i Jashtëm Rus, Sergey Lavrov tha se një marrëveshje në luftën në Ukrainë është me sa duket e afërt. “Ne jemi pikërisht me këtë proces,” tha Lavrov, duke shtuar se “disa elementë specifikë duhet ende të përpunohen” për të arritur një marrëveshje. Ka “disa shenja se ne po ecim në drejtimin e duhur”, tha kryediplomati rus.

  • Kryebashkiaku i Kievit: Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga toka për paqe

    Kryebashkiaku i Kievit: Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga toka për paqe

    Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi për BBC se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga toka si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, mes presionit në rritje nga Presidenti Donald Trump për të pranuar lëshime territoriale.
    “Një nga skenarët është… heqja dorë nga territori. Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqja e përkohshme, ndoshta mund të jetë një zgjidhje, e përkohshme,” tha ai.Lexo edhe :Related Posts
    Por 53-vjeçari ish-kampion i boksit, i kthyer në politikan, theksoi se populli ukrainas “nuk do ta pranonte kurrë pushtimin” nga Rusia.

    Ai po fliste disa orë pas sulmit rus me raketa dhe dron në Kiev që vrau 12 persona dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.
    Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në kryeqytetin ukrainas në muajt e fundit.
    Presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe Moska aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas.
    Klitschko tani është një nga politikanët më të vjetër ukrainas që ka treguar publikisht se vendit të tij mund t’i duhet të heqë dorë nga territori, megjithëse përkohësisht.
    Kryebashkiaku i Kievit dhe Zelensky janë kundërshtarë politikë. Kryetari i bashkisë ka akuzuar vazhdimisht presidentin dhe ekipin e tij se po përpiqen të minojnë autoritetin e tij.
    Duke folur për programin Today të BBC Radio 4 nga zyra e tij në qendër të Kievit të enjten, Klitschko vuri në dukje se ai ishte “përgjegjës për kryeqytetin e Ukrainës”, duke e përshkruar atë si “zemrën” e vendit të shkatërruar nga lufta.
    Ai tha se presidenti Volodymyr Zelensky mund të detyrohet të marrë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen.
    Kur u pyet nëse Zelensky ka diskutuar me të ndonjë detaj për një zgjidhje të mundshme, Klitschko u përgjigj troç: “Jo”.
    “Presidenti Zelensky e bën vetë. Nuk është funksioni im,” shtoi ai.
    Duke iu referuar një përplasjeje shumë publike midis Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kryebashkiaku sugjeroi që çështjet kryesore midis politikanëve të lartë do të diskutoheshin më mirë “pa kamera”.
    Në fillim të kësaj jave, Trump akuzoi Zelenskyn për dëmtim të negociatave të paqes, pasi udhëheqësi ukrainas përsëri përjashtoi mundësinë e njohjes së kontrollit rus të Krimesë, një gadishull jugor i Ukrainës i aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014.
    Trump tha se Krimea “ka humbur vite më parë” dhe aktualisht “as që është një pikë diskutimi”.
    Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë shprehur në javët e fundit alarmin për atë që shumë në kontinent e shohin si ngrohjen e marrëdhënieve të Trump me Rusinë e Vladimir Putinit./vizionplus.tv

  • Sulmi vdekjeprurës në qytet, kryebashkiaku i Kievit pranon: Ndoshta duhet të heqim dorë nga territoret për paqe

    Sulmi vdekjeprurës në qytet, kryebashkiaku i Kievit pranon: Ndoshta duhet të heqim dorë nga territoret për paqe

    Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon kategorikisht dhënien e territorit Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko thotë se Ukraina mund të duhet të tërhiqet.

    “Një nga skenarët është… dhënia me koncesion e tokave. Nuk është e drejtë. Por për paqen e përkohshme, ndoshta është një zgjidhje, e përkohshme,” tha ai për BBC.
    Ai gjithashtu theksoi se populli ukrainas “nuk do të pranojë kurrë pushtimin” nga Rusia, por ndoshta presidenti Zelensky do të detyrohet të marrë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen.
    Kur u pyet nëse Zelensky ka diskutuar detaje të një zgjidhjeje të mundshme me të, Klitschko u përgjigj troç: “Jo”. “Presidenti Zelensky po e bën vetë. Nuk është përgjegjësia ime,” shtoi ai.
    Duhet theksuar se Klitschko dhe Zelensky janë rivalë politikë, Kryebashkiaku e ka akuzuar vazhdimisht presidentin dhe ekipin e tij se po përpiqen të minojnë autoritetin e tij.
    Duke iu referuar grindjes midis Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kryebashkiaku sugjeroi se çështjet kryesore midis politikanëve të lartë është më mirë të diskutohen “pa kamera”.

    Top Channel