Kryeministri Rama në një takim bamirësie me bamirësin Arbër Hajdari u mundua të vetëglorifikohej me pritjen që ju bëri 700 afganëve pasi SHBA dhe NATO u largua nga Afganistani. Edi Rama u rrek të lavderonte veten duke paraqitur si humanizëm të tij sjelljen e 700 afganëve në Shqipëri, të cilët kishin ngelur rrugëve pas ikjes së SHBA.
Padyshim që reagimi i këtij tipit kryeministër erdhi pas titullit të gazetës SOT: “Presidenti Trump i mbyll dyert afganëve, Edi Ramës i mbeten në derë sorosianët e Afganistanit, i shkon dëm dekorata e Hillary Klinton”. Që nga titulli merret vesh pse Edi Rama i priti 700 persona nga Afganistani, të cilët ja futi si kosto takasve të shqiptarëve vetëm për të marrë një llamarinë të qelbur në formë dekorate nga Hillari Klinton. Ska humanizëm te Edi Rama. Kë gënjen mendja që ky njeri ka humanizëm jeton në një botë ireale. Ky nuk pyet për asnjë dhe për asgjë. Si dhimbsen shqiptarët e tij që kanë marrë rrugët e botës si rezultat I grabitjeve që po i bën pasurisë së tyre së bashku me bandën e tij qeveritare.
Edi Rama në dhjetor të vitit 2021 është nderuar me çmimin Inovatori i Nderuar Global nga Vital Voice,si mikpritës i afganëve të larguar. Organizata e themeluar nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton dhe që mbështet nga miliarderi Xhorxh Soros. Çmimi i është dorëzuar në një ceremoni të organizuar enkas në Neë Jork, nga znj. Clinton, e cila e lavdëroi Edi Ramën për mikpritjen e afganëve.
Gjatë ceremonisë Edi Rama rrëfeu sesi vendosi ti marrë afganët në Shqipëri duke thënë se: “Dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. “Në rregull, le ta bëjmë”. “Si?”, thotë.“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”. Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?”“Jo i them, le ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon”. Historia dihet. Ky kryeminsitër e ka kthyer shtetin në kopsht personal, ku ja shkyen arkën sipas qejfti të tij merr vendimin për të pritur 4000 afganë vetëm që ti bënte qejfin zonjës Klinton. Për një vend të vogël dhe të varfër si Shqipëria 4000 persona janë një bombë e frikshme duke filluar nga kostot e mbajtjes së tyre dhe problematikat që sjellin këta njerëz të ardhur nga një zonë lufte. Shyqyr zotit që afganët nuk e çonin në ëndërr ardhjen këtu dhe nga 4000 përfunduan në 700, që për varfërin e këtij shteti nuk janë shpenzime të papërfillshme. Edi Rama e kreu porosinë e Hillaryt dhe duke mos pyetur askënd përmbushi porosinë. Si përfundim shkoi në Nju York, mori një dekoratë dhe vazhdoi të grabiste i qetë paratë e shqiptarëve me suportin e kupolës së demokratëve amerikanë. Në fund të fundit kështu funksionon Edi Rama. Me paratë dhe pronat e shqiptarëve blen influencë për ta kthyer në suport për qëndrim në pushtet duke vjedhur votat.
Ditën e djeshme Edi Rama, “dhimbsuria” e të cilit për afganistanët është on limits, duke i ndjerë keq që kontributi i tij nuk po merret në konsideratë nga administrata Trump lëshoi akuza shumë të forta në drejtiom të SHBA.
“Ishte një moment kur Amerika i la; i la mbrapa duke tërhequr me vete gjithë NATO-n, të gjithë ata të cilët në fakt i kishte nxjerrë nga errësira me një premtim shumë të madh, me premtimin se, me ardhjen e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan, gjithçka do të ndryshonte në jetën e tyre; se do kishin liri, do kishin demokraci, do kishin të drejta; se gratë do ishin njësoj si burrat; se vajzat nuk do ishin më të detyruara të qëndronin të mbyllura dhe t’iu ndalohej të shkonin në shkollë; se opinionet do ishin të lira, se do kishte shtyp të lirë… dhe papritur, sa hap e mbyll sytë, gjithçka mbaroi për ata njerëz”, deklaroi kryeministri direkt nga ziafeti i Arbër Hajdarit, duke nëmur SHBA se braktisën Afganistanin dhe njerëzit atje në mëshirë të fatit.
Tag: klinton
-

Bamirësitë e Edi Ramës me afganët, qokat e kryeministrit me paratë e shqiptarëve për Hilari Klinton
-

Presidenti Trump i mbyll dyert afganëve, Edi Ramës i mbeten në derë sorosianët e Afganistanit, i shkon dëm…
Administrata Trump ka lëshuar një “bombë” diplomatike që Tirana zyrtare, e veçanërisht kryeministri Edi Rama nuk e kishin llogaritur: pezullimi i menjëhershëm i vizave për çdo pasaportë afgane. Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH), Marco Rubio, njoftoi të shtunën vendimin sa i takon pezullimit të menjëhershëm të lëshimit të vizave për të gjithë shtetasit afganë, duke u justifikuar se prioriteti kryesor i Washingtonit është mbrojtja e amerikanëve. Ky vendim vjen pas një sulmi vdekjeprurës nga një shtetas afgan në Uashington, ku humbi jetën një anëtar i Gardës Kombëtare. Si pasojë, përpunimi i të gjitha kërkesave për emigracion nga Afganistani është ndalur për një kohë të pacaktuar. Shqipëria, vendi që mikpriti afro 700 afganë pas rënies së Kabulit, gjendet tani e bllokuar, pasi këta njerëz nuk kanë rrugë drejt SHBA. Kjo situatë bie si dush i ftohtë mbi kryeministrin Edi Rama, i cili më 2021 u nderua nga Hillary Clinton me çmimin “Inovatori i Nderuar Global” për mikpritjen e afganëve. Por dekorata e lavdërimeve duket se i shkon dëm, pasi realiteti i pezullimit amerikan e lë Shqipërinë me “sorosianët” e Afganistanit të bllokuar në vend.
Pra kjo goditje e fortë e ekspozon edhe më shumë dështimin e narrativës së vitit 2021, kur Edi Rama u nderua nga organizata e Hillary Clinton në një ceremoni plot reflektorë e lëvdata. Ajo që atëherë u paraqit si fitore diplomatike, sot duket si një fletë lavdie që nuk ka më peshë përballë faktit se afganët e mbajtur këtu me lekët e shqiptarëve dhe që janë të sponsorizuar nga miliarderi Xhorxh Soros nuk lëvizin askund. Asokohe Rama e quajti vendimin e mikpritjes “instinktiv” dhe “nobel”, por realiteti i sotëm tregon një tjetër histori: shumë premtime të thëna me zë të lartë në Nju Jork nuk kanë prodhuar asnjë zgjidhje konkrete në terren. Shqipëria ka mbetur me përgjegjësi të papërmbushura, ndërsa aleati kryesor ndërkombëtar ka ndryshuar drejtim me një firmë të vetme, duke bërë që Edi Ramës t’i mbeten në derë sorosianët e Afganistanit dhe shkuar dëm dekorata e Hillary Klinton. Në fund, kriza e resettlement-it shfaq një fakt të thjeshtë: propaganda e podiumit nuk mban gjatë kur godet në murin e politikave të reja amerikane. Dhe pikërisht aty, qeveria shqiptare ndodhet sot, mes premtimeve të bujshme të djeshme dhe realitetit të pamëshirshëm që u materializua këtë fundjavë. Më poshtë po sjellim për lexuesin një përmbledhje të ngjarjeve për këtë çështje.
Çfarë ka ndodhur me afganët?
Ndërkohë kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të shtunën se administrata e Trump ka pezulluar lëshimin e vizave për të gjithë individët që udhëtojnë me pasaporta afgane, duke argumentuar se “Washingtoni nuk ka prioritet më të lartë se mbrojtja e amerikanëve”. Ky vendim vjen pas një incidenti të dhunshëm në Uashington, ku një shtetas afgan sulmoi anëtarë të Gardës Kombëtare, një prej të cilëve humbi jetën. “Departamenti i Shtetit ka pezulluar MENJËHERË lëshimin e vizave për individët që udhëtojnë me pasaporta afgane. Po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publikun”, shkruan departamenti. Shërbimet amerikane të shtetësisë dhe imigracionit (USCIS) konfirmuan vendimin për X, duke thënë: “Duke filluar menjëherë, përpunimi i të gjitha kërkesave për imigracionin që lidhen me shtetasit afganë është ndalur për një kohë të pacaktuar në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm të protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”. Por ky vendim prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë. Deri në janar të këtij viti, më pak se 700 afganë vijonin të qëndronin në Shqipëri, kryesisht si pjesë e programeve të resettlementit pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Të dhëna të përditësuara nuk janë bërë ende publike nga institucionet shqiptare, duke lënë të paqartë fatin e këtyre personave nën pezullimin aktual të vizave. Pas largimit të SHBA nga Afganistani, të gjithë individët që bashkëpunon me ta u larguan disa në SHBA e disa në vende partnere, derisa të bëhej nxjerrja e vizave. Në Shqipëri erdhën mijëra persona, por afro 700 u bllokuan dhe me gjasë do të mbeten përgjithmonë këtu. Bllokada e parë u bë që në fillim të vitit, ku Trump bllokoi ndihmën e huaj. Por pas këtij zhvillimi, duket se gjasat e largimit janë zero.
Ndikimi i incidentit në Uashington
Sakaq sikundër e theksuam më sipër, ngjarja e dhunshme në Uashington ka shkaktuar ndryshime të menjëhershme në politikat e imigracionit nga administrata Trump. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi se sulmuesi, një shtetas afgan, kishte ardhur në SHBA përmes një programi resettlementi të nisur nga administrata Biden në vitin 2021, i quajtur “Operation Allies Welcome” (OAW). Programi kishte për qëllim vendosjen e afganëve të cenueshëm pas rënies së Kabulit, por republikanët kanë akuzuar, pa paraqitur prova, se disa individë nuk ishin verifikuar si duhet. Si pasojë, DHS ka pezulluar përkohësisht përpunimin e të gjitha kërkesave të imigracionit për shtetasit afganë, duke rishikuar protokollet e sigurisë dhe verifikimit.
Si u verifikuan afganët nën administratën Biden?
Ndërkaq mësohet se sulmuesi, 29-vjeçari Rahmanullah Lakanëal, kishte hyrë në SHBA më 8 shtator 2021, pak pas rënies së Kabulit. Ai kishte një aplikim aktiv për vizë speciale imigrimi (SIV) por iu akordua azil nga administrata Trump. Sipas informacionit të publikuar nga qeveria amerikane, programi OAW përfshinte një proces shumë-fazor verifikimi, duke përfshirë mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive, dhe bashkëpunim të agjencive të ndryshme si FBI dhe Qendra Kombëtare për Kundër-Terrorizmin. Megjithatë, disa zyrtarë republikanë dhe drejtues të FBI-së kanë deklaruar se në praktikë ky verifikim nuk ishte i mjaftueshëm, duke i lejuar individë të pa-verifikuar të hynin në vend.
Si Rama mori çmim nga Hillary Clinton për afganët
Nga ana tjetër bëjmë me dije se për vendimin, që e bëri Shqipërinë vendin e parë që mikpriti afganët, të cilët i ikën regjimit taleban, duke strehuar dhe numrin më të madh në tyre, kryeministri Edi Rama në dhjetor të vitit 2021 është nderuar me çmimin Inovatori i Nderuar Global nga Vital Voice, organizata e themeluar nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton dhe që mbështet nga miliarderi Xhorxh Soros. Çmimi i është dorëzuar në një ceremoni të organizuar enkas në New Jork, e ku znj. Clinton nuk i ka kursyer vlerësimet për kryeministrin shqiptar. “Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju prezantoj dikë të cilin e admiroj, të cilin kam patur privilegjin ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes dhe admirim të madh, udhëheqja e të cilit është simbol i një misioni të përbashkët, atë të ngritjes së grave dhe vajzave. Tani, mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama. Ai kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje”. Kryeministri, i cili u shfaq i emocionuar për çmimin dhe për fjalët e ish-Sekretares së Shtetit dhe zbulon se arsyeja fillestare për të marrë vendimin për të mikpritur afro 4000 mijë afganë ishte pikërisht ftesës së znj. Klinton. “Dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. “Në rregull, le ta bëjmë”. “Si?”, thotë.“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”. Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?”“Jo i them, le ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikane… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?” Megjithatë nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi”. Rama përsërit se vendimi për strehimin e afganeve ishte i natyrshëm, bazuar në historinë dhe traditën e Shqipërisë. “Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha “jo” pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni ynë publik ishte shumë në mbështetje të mikpritjes së tyre, por po ashtu mendoj, se duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se në këtë jetë, ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep. Atëherë ishim ne që morëm, tani ishte radha jonë të japim”. Si drejtuese e një organizate në mbrojtje të grave, Klinton e gjen me vend ta vlerësojë Ramën si mbështetës të grave duke iu referuar numrit të lartë të grave në qeveri. Por Rama dhe për këtë e ka një shpjegim. Nuk kam pse marr lëvdata për këtë. E kam bërë duke ndjekur në një farë mënyre këshillën e zonjës së hekur, Margaret Theçer. Ajo thoshte: “Nëse do që diçka të thuhet, kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje”. Tani, çështja është që ajo vetë nuk zgjodhi asnjë grua në qeverinë e saj”. Organizata Vital Voice ka nderuar disa personalitet me këtë çmim që iu dha Ramës mes të cilëve presidentin aktual amerikan apo Sekretarin e Përgjithshëm të OKB. -

Parakalimi i gabuar/ Si humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë në Itali
viktimat e aksidentit
ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, më 9 nëntor, përgjatë unazës jugore të Bergamos, pranë zonës së Stezzano-s. Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona: dy shqiptarët, Klinton Sala (23 vjeç) dhe Denis Cana (21 vjeç), të cilët udhëtonin me një Mercedes CLA 220, si dhe Oscar Angioletti (62 vjeç), drejtuesi i një furgoni të bardhë Citroen Berlingo.
Sipas hetimeve paraprake, Mercedes-i i drejtuar nga Klinton Sala po tentonte të parakalonte një Hyundai me dy gra në bord, të cilat pësuan lëndime të lehta. Gjatë manovrës së parakalimit, automjeti doli në korsinë e kundërt dhe u përplas me forcë ballë për ballë me furgonin që drejtohej nga Oscar Angioletti, i cili udhëtonte me vëllain e tij 64-vjeçar. Ky i fundit ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë.
Manovra e parakalimit është cilësuar e ndaluar, pasi është kryer në një segment rruge me vijë të dyfishtë të plotë dhe me dukshmëri të kufizuar. Pikërisht në të njëjtën zonë, në shkurt të vitit 2025, kishte humbur jetën edhe 33-vjeçari Gianluigi Cattaneo, në një aksident me rrethana të ngjashme.
Klinton Sala dhe Oscar Angioletti kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Denis Cana, i cili u transportua në gjendje kritike në Spitalin “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo, ndërroi jetë disa orë më vonë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e karabinierisë, shërbimet emergjente dhe zjarrfikësit, të cilët punuan për orë të tëra për të nxjerrë trupat dhe për të qarkulluar trafikun. Pjesa e unazës ku ndodhi aksidenti u mbyll për disa orë, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar shpejtësinë e automjetit dhe rrethanat e sakta të përplasjes. -

Masakruan me thikë bashkëadhetarin në Itali, vëllezërit Rakipaj lihen në “arrest shtëpie” me byzylyk elektronik
vendi i ngjarjes
ITALI- Gjykata e Apelit e Venedikut e ka ulur dënimin nga 18 në 15 vjet dhe i ka lënë vëllezërit shqiptarë, Klinton dhe Ilmi Rakipaj, përkatësisht 21 dhe 26-vjeç, në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik. Ata akuzohen për vrasje me dashje të bashkëatdhetarit të tyre 24-vjeçar, Albert Deda.
Ngjarja daton më 23 korrik 2023: Dy vëllezërit, banorë të Via Dorighello në lagjen Forcellini të Padovës, gjatë një grindjeje, e goditën për vdekje në zemër 24-vjeçarin Albert Deda dhe plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, përpara se të iknin me një Renault Clio të kuq. Klinton dhe Ilmi Rakipaj u ndaluan të nesërmen nga policia rrugore e Palmanovas në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian, dhe u arrestuan.
Gjatë procesit të apelimit, gjykatësi Lorenzo Miazzi u dha Klinton dhe Ilmi Rakipaj rrethana lehtësuese, duke ua ulur dënimet me tre vjet, gjithashtu duke pasur parasysh sjelljen e tyre të mirë në burgjet përkatëse në Vicenza dhe Rovigo, ku ata kishin punuar gjithashtu. Për më tepër, kërkesa e avokatit Marrone që dy vëllezërit të vuajnë dënimet e tyre të mbetura jashtë burgut u miratua. Prandaj, Klinton dhe Ilmi Rakipaj tani do të vendosen në shtëpinë e një xhaxhai në zonën e Venedikut, ku do të duhet të qëndrojnë ndërsa mbajnë edhe byzylykë elektronikë. -

Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj
Ulet dënimi nga 18 në 15 vjet dhe ‘arrest shtëpie’ me pajisje elektronike.
Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit të Venecias për vëllezërit me origjinë shqiptare, Klinton dhe Ilmi Rakipaj, respektivisht 21 dhe 26 vjeç, të akuzuar për vrasje me dashje (goditën me një thikë fatale në gjoks bashkatdhetarin 24-vjeçar Albert Deda në kulmin e një konflikti), tentativë vrasjeje të dyfishtë dhe mbajtje të armëve të ftohta.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2023: dy vëllezërit, banues në rrugën ‘Dorighello’ në lagjen Forcellini në Padova, gjatë një debati goditën me një thikë në zemër 24-vjeçarin Albert Deda, duke e vrarë, dhe plagosën rëndë dy persona të tjerë, 26 dhe 28 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare, përpara se të iknin me një ‘Renault Clio’ të kuqe.
Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën ditën pasardhëse nga policia rrugore e Palmanovës te ndërrimi i autostradës Villesse, 20 kilometra larg kufirit italian, dhe u arrestuan.
Gjatë procesit të Apelit, gjyqtari Lorenzo Miazzi iu dha Klinton dhe Ilmi Rakipaj lehtësimet e përgjithshme, duke ulur dënimin me tre vite, duke marrë parasysh edhe sjelljen e mirë të tyre në burgjet përkatëse të Vicenzës dhe Rovigos, ku gjithashtu kishin punuar.
Për më tepër, kërkesa e avokatit Marrone për t’u lejuar që dy vëllezërit të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit jashtë burgut u pranua. Tani, Klinton dhe Ilmi Rakipaj do të vendosen në shtëpinë e xhaxhait të tyre në zonën e Venecias, ku do të qëndrojnë detyrimisht, duke mbajtur gjithashtu shiritin elektronik.