Klinika estetike e bllokuar pak ditë më parë, që operonte në qendër të Tiranës, rezulton se për më shumë se një vit ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve.
Bëhet fjalë për klinikën “International Medicare”, pjesë e rrjetit “Sante Plus Group”, ku në vend të kirurgëve dhe mjekëve të licencuar, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri.
Gjatë operacionit të koduar “Bilanci”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan të vetmin që figuronte si administrator, 62-vjeçarin Edmond Zaja, në fakt kuzhinier i klinikës, i cili do të dalë të hënën para Gjykatës për masën e sigurisë.
Ndërsa dy bashkëaksionerët, Bilal Kara shtetas turk dhe Geriana Arapi, shqiptare, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit. Në ambientet e klinikës, hetuesit gjetën 100 blloqe me fatura të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të ndaluara, të skaduara dhe kontrabandë, të përdorura për ndërhyrje estetike si botox, fillera e madje edhe për mbjellje flokësh. Pagesat për pacientët kryheshin në cash, pa fatura, ndërsa punonjësit paguheshin në dorë e pa sigurime. Një aktivitet informal, i mbuluar me luks dhe fasadë moderne, por që fshihte pas vetes një skemë mashtrimi dhe rreziku për jetën.
Njëri prej aksionerëve kryesorë, Bilal Kara, nuk është emër i panjohur. Ai rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir, kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në DEIK, si dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Turqi.
Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet shqiptare janë në kontakt me partnerët për lokalizimin dhe ekstradimin e tij. Klinika “International Medicare” është bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe përgjegjësve të vërtetë pas këtij mashtrimi multimilionësh.
Ky nuk është thjesht një rast evazioni fiskal, por një alarm i fortë për mënyrën se si biznese të rrezikshme operojnë në mes të Tiranës, jashtë çdo kontrolli, duke vënë në rrezik shëndetin publik dhe integritetin e institucioneve shtetërore. Hetimi i Policisë dhe Prokurorisë së kryeqytetit vijon të zbulojë të tjera skandale për aktivitetin tërësisht të paligjshëm të klinikës së ndërhyrjeve estetike në kryeqytet “International Medicare”.
gijotina.com/
Tag: klinika
-

Klinika estetike, administratori i “Sante PLus Medicare” ishte edhe kuzhinier i spitalit
-

E rëndë/ 55-vjeçari në Bilisht humb jetën pasi del nga klinika dentare
Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.
Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit.Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.
-

EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari i arratisur në Greqi, konsiderohet i rrezikshëm
Një i burgosur shqiptar i identifikuar si Lulzim Xibraku, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta.
Xibraku po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.
Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur.
-

E rëndë/ 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare, ja detajet e para
Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.
Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeccarit. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen. -

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri
Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur.
Sipas informacioneve, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur -

Arrestimet te klinika dentare në Tiranë/ Si “Golden Dental &Aesthetics” përdorte preparate të skaduara para 7 vitesh
Klinika dentare “Golden Dental & Aesthetics”, e vendosur në Rrugën e Kavajës në Tiranë, është vënë në qendër të hetimeve pas zbulimit të preparateve dentare të skaduara, disa prej të cilave datonin që nga viti 2018.
Pas kontrollit të ushtruar nga Policia, në pranga ranë dy stomatologët Ervin Zeka dhe Kejdi Myzyri. Zeka, i cili zotëron 60% të aksioneve të klinikës, bashkë me Myzyrin rezultojnë të jenë në rolin e administratorëve të saj.
Klinika ofronte një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë terapi dentare, ortodoncë, kirurgji orale, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime aparatesh dentare. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme preparatesh dhe materialesh të skaduara, të cilat po përdoren si prova materiale në hetim.
Ndërkohë, për 12 punonjës të tjerë të klinikës është nisur procedim penal në gjendje të lirë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. -

63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi
Tiranë, 24 maj 2025 – Një shtetas italian, 63 vjeç, me banim të përkohshëm në kryeqytet, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, dy ditë pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në zonën e Rrugës së Kosovarëve. Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa klinika “Dental Health” ka reaguar duke sqaruar se pacienti vuante nga sëmundje të rënda shoqëruese, për të cilat mjekët nuk ishin informuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasi italian D. S., 63 vjeç, kishte shkuar për ndihmë mjekësore më datë 22 maj 2025, duke u ankuar për komplikacione të shfaqura pas ndërhyrjes dentare të kryer më 20 maj. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë marrë deklarimet e dentistit dhe administratorit të klinikës. Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm,” njoftoi Policia.
Nga ana tjetër, përmes një reagimi për portalin Maska.al, klinika “Dental Health” ka pohuar se ndërhyrja ishte e suksesshme dhe se ndërlikimet nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me trajtimin dentar:
“Pacienti ka kryer kirurgji para 4 ditësh. Ka pasur sëmundje shoqëruese si kancer në mëlçi, hemorroide ulceroze si dhe ulçer në ezofag. Këto nuk janë deklaruar nga pacienti përpara ndërhyrjes. Komplikacioni është shfaqur pas 4 ditësh,” thuhet në reagimin e klinikës. Edhe pse në reagimin e policisë diferenca është vetëm 2 ditë.
Rasti pritet të vlerësohet nga Prokuroria, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e një ekspertize të thelluar mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë profesionale apo ndërlikim të lidhur me gjendjen shëndetësore të pacientit. -

Shpërthimi fatal pranë klinikës së fertilitetit në Palm Springs, vritet një person, FBI: Akt terrorist
Klinika
KALIFORNIA- Një shpërthim bombe jashtë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjere. Zyrtarët e FBI-së e konsideruan një “akt të qëllimshëm terrorizmi”.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 23:00, më pak se një milje nga qendra e Palm Springs, pranë disa bizneseve, përfshirë Qendrat Amerikane të Riprodhimit (ARC). Klinika tha se askush nga institucioni nuk u lëndua.
I dyshuari për shpërthimin është identifikuar si 25-vjeçari Guy Edward Bartkus, sipas burimeve të njohura me hetimin që folën me partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
Dëshmitarët i thanë BBC-së se shpërthimi ishte aq i fortë sa thyeu dritaret dhe dëmtoi rëndë një ndërtesë aty pranë ku ndodhej ARC-ja.
Michael Beaumier, një dëshmitar, tha se u rrëzua nga biçikleta nga shpërthimi. “Ishte një shpërthim kaq i fuqishëm dhe mund të dëgjoja xhamat që thyheshin përreth meje”, tha ai.
Rhino Williams, i cili ishte në restorantin e tij aty pranë, i tha BBC-së se fillimisht mendoi se shpërthimi ishte rrëzimi i një aeroplani ose helikopteri.
Ai tha se vrapoi në vendngjarje për të parë nëse mund të ndihmonte, duke gjetur një ndërtesë të dëmtuar rëndë me mure të shembur dhe një makinë në flakë në parkingun e makinave.
“Kjo është e gjitha që kishte mbetur prej tij,” tha zoti Williams. Ai gjithashtu pa një iPhone që ende qëndronte në parking, sikur të ishte vendosur për të filmuar ose transmetuar shpërthimin.
Z. Williams tha se ai nxitoi nëpër ndërtesë duke thirrur për ndonjë person të lënduar, por nuk gjeti asnjë. Disa minuta më vonë mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë.
Nima Tabrizi, një tjetër dëshmitare, tha se dëgjoi një “bum të madh”, një re të madhe tymi dhe pjesën e përparme të klinikës “të shkatërruar plotësisht”.
FBI tha në një konferencë për shtyp të shtunën se ishte një sulm i qëllimshëm.
“Ky ishte një akt i qëllimshëm terrorizmi. Ndërsa hetimi ynë do të zhvillohet, ne do të përcaktojmë nëse është terrorizëm ndërkombëtar apo terrorizëm i brendshëm”, tha Akil Davis, kreu i zyrës së FBI-së në Los Angeles.
FBI-ja më vonë tha se kishte “një person me interes” në hetimin e saj, por oficerët “nuk po e kërkonin në mënyrë aktive” të dyshuarin.
Burime të zbatimit të ligjit i thanë CBS se Bartkus, i dyshuari, është banor i Twentynine Palms, ku ndodhet një bazë e madhe detare rreth një orë larg nga Palm Springs.
Ata shtuan se ai kishte deklaruar në shkrime dhe regjistrime se është kundër rritjes së popullsisë dhe është kundër fertilizimit in vitro (IVF) – një shërbim i ofruar nga klinika që u shënjestrua – duke thënë se është “jashtëzakonisht i gabuar”.
Shpërthimi ishte rezultat i një pajisjeje të madhe shpërthyese të improvizuar të vendosur në një automjet, thanë burimet. Shpërthimi u ndje më shumë se një milje larg shpërthimit.
Shefi i policisë së Palm Springs, Andy Mills, tha se shpërthimi dëmtoi disa ndërtesa, disa prej të cilave rëndë.
Ai shtoi se identiteti i personit të vrarë nuk dihet.
ARC në Palm Springs tha se shpërthimi ndodhi në parkingun pranë ndërtesës së saj.
Klinika e fertilitetit tha se laboratori i tyre, duke përfshirë të gjitha vezët dhe embrionet, mbeti “plotësisht i sigurt dhe i padëmtuar”.
“Po kryejmë një inspektim të plotë sigurie dhe kemi konfirmuar se operacionet tona dhe zonat e ndjeshme mjekësore nuk u prekën nga shpërthimi”, tha klinika në deklaratën e saj.
Por Dr. Maher Abdallah, i cili drejton klinikën, i tha Associated Press se zyra e klinikës ishte dëmtuar.
“Nuk kam asnjë ide se çfarë ka ndodhur,” tha ai. “Falë Zotit që sot është një ditë që nuk kemi pacientë.”
Sipas faqes së saj të internetit, klinika ARC është qendra e parë e fertilitetit dhe laboratori i IVF me shërbim të plotë në Luginën e Coachella-s.
Ofron shërbime duke përfshirë vlerësimet e fertilitetit, fertilizimin IVF, dhurimin dhe ngrirjen e vezëve, mbështetje riprodhuese për çiftet e të njëjtit seks dhe nënat zëvendësuese.
Qendra për të Drejtat Riprodhuese iu përgjigj incidentit, duke e quajtur sulmin “të paarsyeshëm”.
“Historia e dhunës kundër qendrave të shëndetit riprodhues është arsyeja pse klinikat kanë nevojë për mbrojtje dhe pacientët duhet të ndihen të sigurt”, tha grupi i avokimit ligjor në një deklaratë, duke shtuar se është i shqetësuar për “debatin e nxehtë politik rreth trajtimeve të fertilitetit” në SHBA.
Ligjvënësit, avokatët dhe profesionistët mjekësorë janë përplasur mbi çështjet e aksesit dhe rregullimit të të drejtave riprodhuese në vitet e fundit, duke e bërë atë një çështje zgjedhore në vitin 2024. Fekondimi in vitro është gjerësisht i popullarizuar në SHBA në të gjithë spektrin politik, por disa qarqe të ekstremit të djathtë janë kundër zërit të teknologjive riprodhuese të asistuara për arsye fetare ose morale. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se shteti po koordinohej me autoritetet lokale dhe federale, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se ishte informuar për incidentin. -

Gruaja lind fëmijën e gabuar, klinika implantoi embrionin e një gruaje tjetër!
Një grua në Australi ka lindur pa e ditur fëmijën e një fëmijë të huaj, pasi klinika e saj e fertilitetit i implantoi aksidentalisht embrionet e një gruaje tjetër. Klinika “Monash IVF” 2është fajësuar nga autoritet për gabim njerëzor.
“Në emër të Monash IVF, dua të them sinqerisht më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur,”-tha CEO Michael Knaap, duke shtuar se të gjithë në klinikën e fertilitetit ishin të shkatërruar nga gabimi. Vitin e kaluar, e njëjta klinikë pagoi një shumë prej 56 milionë dollarësh për qindra pacientë, embrionet e të cilëve u shkatërruan pavarësisht se ato ishin të zbatueshme.
Sipas një zëdhënësi të “Monash IVF”, stafi u ndërgjegjësua për problemin në shkurt, kur prindërit e kërkuan të transferonin embrionet e tyre të ngrira në një klinikë tjetër. “Monash IVF” ka konfirmuar se një embrion nga një pacient tjetër ishte shkrirë gabimisht dhe transferuar te personi i gabuar, duke rezultuar në lindjen e një fëmije. Klinika tashmë ka nisur hetimet dhe ngjarja i është referuar organeve rregullatorë. -

Nis rrugëtimin me specialisten shqiptare, Klinika për Fëmijët Autik në Londër
Në Londër ka nisur aktivitetin klinika për fëmijët autik çelur nga shqiptarja Esmeralda Capja. Klinika hapi dyert me një përurim të veçantë të mbajtur në bashkëpunim me organizatën BACA (British Albanian Culture Artist). Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, përfshirë diplomatin Vlorat Gashi dhe bashkëshorten e tij, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare, miq, familjarë, prindër të interesuar dhe kolegë të fushës.Ashtu sikurse u shpreh edhe vet Znj. Esmeralda Capja specialiste për këtë fushë, themeluese e klinikës, “Të punosh në këtë drejtim është sa e veçantë por edhe të vështirë!Duhet qartësi që familjet ta kuptojnë edhe më mirë situatën, eksperienca duhet të jetë gjithëpërfshirëse”!Në ceremoninë e përurimit gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues shoqatash shqiptare, miq, familjarë, kolegë në këtë fushë, prindër të interesuar etj.Esmeralda Capja prej vitesh është marrë me edukimin e fëmijëve në shkollat angleze në Londër duke qënë edhe e ngarkuar në detyrën e drejtimit të vet shkollës si edhe ka dhënë kontribut në vitet e saja të para në emigrim si ndër mësueset e para të gjuhës shqipe në shoqatën “Ardhmëria”.Ajo është shembull i gruas shqiptare në Londër me një karriere të përmbushur.Të tregosh profesionalizëm dhe të jesh në zemrën e këtyre fëmijëve duhet mbi të gjitha pasion dhe dedikim. Të gjitha punonjëset e kësaj klinike janë vajza me entuziazëm dhe me prejardhje shumëkulturore.Vështirësia shpesh haset, jo vetëm tek fëmija por edhe tek prindi, i cili i papërgatitur me situatën ku ndodhet anashkalon evidencën, nuk i përshtatet rrethanës dhe vetëmbrohet duke e minimizuar problemin. Ndaj prindi i stërvitur, i mirinformuar, i ndihmuar dhe i shoqëruar në këtë rrugë aspak të lehtë, nga terapistë dhe profesionistë që e njohin mirë këtë fushë, bëhet edhe një prind i ndërgjegjshëm.Ky është edhe motivi që dy autorët Esmeralda Capja dhe Nicholas Flook promovuan në ditën e përurimit të qendrës, i cili shoqëroi edhe prezantimin e librit të tyre “Navigating Autism: 101 Tips for Parents with Extraordinary Kids”.Një libër që duhet të përkthehet patjetër edhe në shqip por edhe në gjuhë të tjera, pasi aty shfleton një botë të pasur dhe të re gjithëkush që e lexon.Klinika ndodhet në adresën: 2 West End Lane, Kilburn High Road, NW6 4NT, Londër, dhe është e hapur çdo ditë për të mirëpritur të gjithë të interesuarit në ofrimin e mbështetjes për fëmijët autik dhe familjet e tyre.