Tag: klimës

  • Përkeqësim i klimës, rezervat ujore në Evropën Jugore po shterojnë/ Priten pasoja të rënda në sigurinë ushqimore

    Përkeqësim i klimës, rezervat ujore në Evropën Jugore po shterojnë/ Priten pasoja të rënda në sigurinë ushqimore

    Pjesë të mëdha të rezervave ujore të Evropës Jugore po thahen, teksa uji i ëmbël po pakësohet, situatë që do të sjellë pasoja të rënda.

    Shkencëtarët në University College London (UCL), në bashkëpunim me Watershed Investigations dhe Guardian, analizuan të dhënat e viteve 2002 deri në vitin 2024 nga satelitët, të cilët gjurmojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës.
    Gjetjet kanë zbuluar se pjesë të mëdha të jugut dhe juglindjes janë tharë, duke përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Italisë, Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Rumanisë dhe Ukrainës.
    “Trendi i tharjes në Evropë do të ketë ndikime të gjera, duke goditur sigurinë ushqimore, bujqësinë dhe ekosistemet që varen nga uji, veçanërisht habitatet e ushqyera nga ujërat nëntokësore”, sipas tha Mohammad Shamsudduha, profesor i krizës së ujit dhe reduktimit të rrezikut në UCL.
    Rezervat në rënie të Spanjës, tha ai, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbështetet shumë te Spanja dhe vendet e tjera evropiane për fruta dhe prodhime.
    Agjencia e Mjedisit e ka paralajmëruar tashmë Anglinë të përgatitet për thatësirë që do të vazhdojë deri në vitin 2026, përveç nëse ka reshje të konsiderueshme shiu gjatë vjeshtës dhe dimrit.
    “Duhet ta pranojmë që ndryshimi i klimës është real, po ndodh dhe po na prek”, tha Shamsudduha, duke bërë thirrje për menaxhim më të mirë të ujit.
    Globalisht, vatra të nxehta tharjeje po shfaqen në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën e Jugut, përgjatë bregdetit perëndimor të SHBA-së dhe në pjesë të mëdha të Kanadasë, me Groenlandën, Islandën dhe Svalbardin që gjithashtu tregojnë tendenca dramatike tharjeje.
    Në Iran, Teherani po i afrohet “ditës zero” kur nuk do të ketë më ujë çezme dhe po planifikohet racionimi i ujit.

    Top Channel

  • Shtohen vreshtat në Myzeqe, fermerët shfrytëzojnë teknologjinë për të përballuar pasojat e ndryshimit të klimës

    Shtohen vreshtat në Myzeqe, fermerët shfrytëzojnë teknologjinë për të përballuar pasojat e ndryshimit të klimës

    Në zonën e Myzeqesë është vënë re një shtim i ndjeshëm i sipërfaqeve të mbjella me vreshta në sera, si rezultat i kërkesës së lartë për rrush cilësor dhe i kushteve të favorshme të tokës dhe klimës.

    Fermerët po shfrytëzojnë teknologjinë e serave për të përmirësuar prodhimin, duke siguruar kontroll të plotë mbi faktorët klimatikë dhe mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
    Kjo mënyrë po sjell përfitime ekonomike, duke rritur rendimentin dhe cilësinë e rrushit të tryezës apo atij për verë.
    Ekspertët e bujqësisë e shohin këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit dhe forcimit të pozitës së fermerëve të Myzeqesë në tregjet vendase dhe të huaja.
    Mbi 100 hektarë vreshta në sera mbillen në Lushnje e Fier. Specialistët thonë se rrushi i serës kërkon më pak spërkatje se ai i fushës pasi është më i mbrojtur.

    Top Channel

  • Ndryshimet klimaterike ‘godasin’ Shqipërinë, Bego jep lajmin e alarmin: Pritet që të kemi…

    Ndryshimet klimaterike ‘godasin’ Shqipërinë, Bego jep lajmin e alarmin: Pritet që të kemi…

    I ftuar në një emision televiziv, pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Ferdinand Bego, analizoi me detaje ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tyre në vendin tonë. Ndryshimet klimatike padyshim që përbëjnë sfidën më të madhe të njerëzimit, të periudhës post industriale.
    Klithmat e para të kësaj krize u ndjenë që në vitet 1970-1980, ku shkencëtarët e parë dhanë alarmin që kujdes se kemi arritur në një periudhë kritike dhe në qoftë se nuk marrim masa, të tjerët do na akuzojnë.
    Jemi sot 60-70 vite prapa dhe profetsia e tyre ka dalë. Sot mbarë bota përballet me ato që quhen ‘kapriçot e klimës’ të cilat prekin si vendet e zhvilluara ashtu edhe vendet e pazhvilluara. Vendet e zhvilluara kanë luksin për tu përballur me pasojat e këtyre ndryshimeve klimatike, n
    dërkohë që vendet e varfëra janë në mëshirë të fatit. Nga viti më vit, pasojat e ndryshimeve klimatike janë sa vijnë e më katastrofike. Ne vërtetë paguajmë kostot e klimës, por nuk jemi vetëm ne fajtor, ne si Shqipëri, si vend. Ne vuajmë dhe pasojat globale të klimës, pavarësisht se jetojmë në një vend të vogël si Shqipëria”, u shpreh Bego.

  • Sondazhi i CGTN-it: Duhen veprime konkrete për qeverisjen klimatike

    Sondazhi i CGTN-it: Duhen veprime konkrete për qeverisjen klimatike

    Ky vit shënon 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, dhe përfaqëson gjithashtu një moment kyç për paraqitjen nga vendet e ndryshme të botës të një raundi të ri të Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare. Qeverisja globale e klimës është në një udhëkryq kritik, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe konkret.
    Një sondazh global i CGTN-it, me 33 000 pjesëmarrës nga 48 vende, tregon se ka një mendim të përhapur gjerësisht si për nevojën e ngutshme, ashtu edhe për rëndësinë afatgjatë të qeverisjes klimatike globale. Pjesëmarrësit në sondazh u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin veprime konkrete dhe të punojnë së bashku për të përballuar ndryshimin e klimës.
    91 % e atyre që u përgjigjën në sondazh, mendojnë që ngjarjet ekstreme të motit janë shpeshtuar në mbarë botën vitet e fundit; 89.2 % thonë që kjo prirje pasqyron një përkeqësim të shpejtë të klimës globale e 90 % pajtohen se përgjigjja ndaj ndryshimeve klimatike është përparësi urgjente, duke e nxitur bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të forta e konkrete.
    Në këtë moment kritik për qeverisjen globale të klimës, mënyra se si përgjigjen vendet dhe a janë ato në gjendje të përmbushin angazhimet e tyre, jo vetëm që do të përcaktojë suksesin e veprimit klimatik, por edhe do të formësojë thellë të ardhmen e njerëzimit. Sipas sondazhit, 85 % e pjesëmarrësve besojnë se forcimi i bashkëpunimit mes vendeve është thelbësor për një qeverisje efektive globale të klimës.

    Përveç kësaj, 75.1 % i kritikojnë vendet e zhvilluara për mungesë sinqeriteti dhe veprimi në çështjet klimatike; 75% thonë se mospërmbushja e përsëritur prej këtyre vendeve e angazhimeve për ndihmën klimatike është një gjë e papërgjegjshme dhe 86.4 % besojnë se vendet e zhvilluara kanë një përgjegjësi të pashmangshme historike e morale lidhur me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, duke u bërë atyre thirrje të ndërmarrin veprime më të forta dhe më konkrete.
    Ndërkohë, pjesëmarrësit nga vendet e Jugut Global tregojnë vendosmëri më të madhe në trajtimin e çështjeve klimatike sesa ata nga vendet e zhvilluara: 94.6 % e tyre janë të gatshëm t’i përfshijnë kursimin e energjisë dhe uljen e lëshimeve në sjelljen dhe jetën e përditshme të tyre, 14.9 pikë përqindjeje më shumë se pjesëmarrësit nga vendet e zhvilluara.
    Sivjet Kina shpalli një raund të ri të Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare, çka dëshmon që ajo po bën përpjekjet e veta në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

  • Konferenca e Brazilit: Ndryshimi i klimës ka të bëjë me të ardhmen e njerëzimit

    Konferenca e Brazilit: Ndryshimi i klimës ka të bëjë me të ardhmen e njerëzimit

    Konferenca e 30-të e Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) po mbahet në Belem të Brazilit nga 10 deri më 21 nëntor dhe është konferenca e parë shumëpalëshe mbi qeverisjen e klimës dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit.
    Konferenca u propozua nga qeveria braziliane më 26 maj 2023 dhe u miratua nga Kombet e Bashkuara. Gjatë konferencës, Brazili e zhvendosi përkohësisht kryeqytetin e tij në Belem si një gjest angazhimi. Deri në tetor të këtij viti, 125 vende kishin paraqitur ose përditësuar Kontributet e tyre të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare, duke mbuluar gati 80 % të vëllimit të lëshimit global të gazrave serrë. Vendi organizator, Brazili, njoftoi më 13 tetor angazhimin për të arritur një shpyllëzim të paligjshëm zero deri në vitin 2030 dhe një ulje të lëshimit neto të gazrave serrë nga 59 % në 67 % në vitin 2035, në krahasim me nivelin e vitit 2005. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve të shtojnë 1 122 gigavatë kapacitet të energjisë së përtëritshme çdo vit duke filluar që nga sivjet
    Presidenti i konferencës, André Corrêa do Lago, theksoi se vendet e Veriut Global kanë humbur entuziazmin e duhur për përballimin e krizës klimatike, ndërsa vendet e Jugut Global po bëjnë përparim të vazhdueshëm dhe Kina po ofron zgjidhje që u sjellin dobi të gjitha vendeve. Sipas disa komenteve mediatike, Kina tashmë i ka përmbushur ose është gati t’i tejkalojë shumicën e angazhimeve të bëra dhjetë vjet më parë dhe po e shpëton Marrëveshjen e Parisit, teksa vendet në zhvillim tani i kanë zëvendësuar ato të zhvilluara si forca kryesore në çështjen e përballimit të ndryshimeve klimatike.
    Lidhur me këtë, zëdhënësi i MPJK -së Guo Jiakun-i vuri në dukje që ky vit shënon 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Parisit dhe qeverisja globale e klimës ka hyrë në një fazë kritike. Kina merr pjesë aktive dhe udhëheq qeverisjen globale të klimës, duke mbështetur fuqimisht Brazilin si vend organizator i COP30. Ding Xuexiang, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping dhe zv.kryeministër i Kinës, mori pjesë në Samitin e Klimës në Belem dhe mbajti një fjalim, duke dërguar një sinjal të fortë për ndjekjen e drejtimit të duhur, zbatimin e veprimeve konkrete dhe thellimin e bashkëpunimit të hapur, për arritjen e suksesit të kësaj konference.
    Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi që ndryshimi i klimës ka të bëjë me të ardhmen e përbashkët të njerëzimit. “Si Jugu, ashtu edhe Veriu Global, si vendet në zhvillim, ashtu edhe vendet e zhvilluara, ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë, dhe bashkëpunimi e veprimet e përbashkëta janë e vetmja rruqëdalje. Kina është një ‘vepruese’ në përballimin e ndryshimeve klimatike.

  • Protestuesit thyejnë sigurinë e samitit të klimës COP30 në Brazil

    Protestuesit thyejnë sigurinë e samitit të klimës COP30 në Brazil

    Protestues që mbanin pankarta me mbishkrimin “pyjet tona nuk janë për shitje” thyen kordonët e sigurisë të samitit të klimës COP30 të martën në mbrëmje, 11 nëntor, në qytetin Belém të Brazilit.

    Gazetarët e BBC-së raportuan se pjesëtarë të sigurisë së Kombeve të Bashkuara u vunë në ndjekje të protestuesve, ndërsa ushtarë brazilianë u kërkonin delegatëve të largoheshin menjëherë nga godina.

    Sipas një deklarate për BBC News, Kombet e Bashkuara thanë se incidenti shkaktoi lëndime të lehta për dy punonjës sigurie dhe dëme të kufizuara në objekt. Pamjet e publikuara në rrjete sociale treguan protestues, mes tyre anëtarë të komuniteteve indigjene, që valëvitnin flamuj me logon e lëvizjes rinore të majtë braziliane Juntos. Disa prej tyre, të veshur me rroba tradicionale indigjene, u panë teksa hynin me forcë në hyrjen e samitit, duke brohoritur, goditur dyert dhe përplasur me personelin e sigurisë.

    Sipas OKB-së, protestuesit arritën të kalonin pengesat e para të sigurisë, por u ndaluan para se të hynin më thellë në kompleks. Një roje sigurie deklaroi për agjencinë Reuters se u godit në kokë nga një daulle e hedhur nga një protestues.

    Ky është një incident i pazakontë në një konferencë që zakonisht zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Autoritetet braziliane dhe ato të OKB-së kanë nisur hetimet për ngjarjen.

    Në takimet e COP30 po marrin pjesë delegatë nga gati 200 vende, ndërsa samiti zhvillohet nga 10 deri më 21 nëntor. Këtë vit, ngjarja përkon me 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit, ku shtetet u zotuan të kufizojnë ngrohjen globale në maksimum 1.5°C.

    Samiti mbahet për herë të parë në Brazil, në qytetin Belém, në kufi me pyllin e Amazonës, një vendim që ka ngjallur debate, për shkak të dëmeve mjedisore që banorët vendas ia atribuojnë ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit. Pavarësisht zotimeve për mbrojtjen e mjedisit, Brazili vijon të japë licenca të reja për kërkime nafte dhe gazi, burime që konsiderohen ndër shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.

    Një udhëheqës indigjen nga komuniteti Tupinamba tha për Reuters: Ne nuk mund të hamë para. Duam që tokat tona të jenë të lira nga agrobiznesi, kërkimet për naftë dhe aktivitetet e paligjshme të minatorëve e prerësve të pyjeve.

    Këtë vit, samiti është quajtur “COP-i i Popujve Indigjenë”, me organizatorët brazilianë që kanë premtuar t’i vendosin komunitetet indigjene në qendër të diskutimeve.

    Ministrja braziliane e Popujve Indigjenë, Sonia Guajajara, e cilësoi COP30 si një ngjarje “historike”, duke vlerësuar se rreth 3,000 përfaqësues indigjenë nga e gjithë bota do të marrin pjesë.

    Një raport i OKB-së i publikuar më herët këtë vit vuri në dukje se popujt indigjenë mbrojnë 80% të biodiversitetit të mbetur në planet, por marrin më pak se 1% të fondeve ndërkombëtare për klimën.

    Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, në hapje të samitit, u bëri thirrje vendeve të “mposhtin mohimin e klimës” dhe të luftojnë dezinformimin. Ai tha se zgjedhja e Belém për zhvillimin e COP30 kishte për qëllim të tregonte se “Amazona është pjesë thelbësore e zgjidhjes klimatike”, duke shtuar se “COP30 do të jetë samiti i së vërtetës” në një epokë të “keqinformimit” dhe “mohimit të provave shkencore”.

  • Veprimi klimatik kërkon vëmendje dhe investime të vazhdueshme

    Veprimi klimatik kërkon vëmendje dhe investime të vazhdueshme

    Në Belem të Brazilit përfundoi samiti i klimës , ku udhëheqësit nga 43 vende dhe Bashkimi Evropian miratuan Deklaratën e Belemit mbi Urinë, Varfërinë dhe Veprimin Klimatik me Njerëzit në Qendër. Deklarata thekson se ndryshimi i klimës, degradimi i mjedisit dhe humbja e biodiversitetit po përkeqësojnë urinë, varfërinë dhe pasigurinë ushqimore, duke ndikuar në mënyrë shpërpjesëtimore mbi popullsitë më të pambrojtura.  
    Deklarata kërkon investim të vazhdueshëm në lehtësimin dhe përshtatjen, duke theksuar marrjen e masave që vendosin njerëzit në qendër, të tilla si mbrojtja shoqërore e sigurimi i drithërave për të forcuar qëndrueshmërinë shoqërore, si edhe duke kërkuar që financimi klimatik t’u japë përparësi projekteve që krijojnë mundësi dhe mjete jetese për fermerët e vegjël, bashkësitë tradicionale dhe njerëzit që jetojnë në zona pyjore, për të nxitur një tranzicion të drejtë energjetik. 
    Si veprimtaria e parë e madhe përpara Konferencës së OKB-së për Ndryshimin e Klimës në Belem (COP30), samiti theksoi përqendrimin te njerëzit gjatë negociatave të ardhshme globale. Deklarata përputhet gjithashtu me objektivin e ri kolektiv të financimit për klimën të rënë dakord në COP29, duke u kërkuar vendeve të zhvilluara të mobilizojnë 300 miliardë dollarë në vit përpara vitit 2035 dhe të shtojnë financimin e klimës për vendet në zhvillim në të paktën 1.3 trilionë dollarë në vit nga të gjitha burimet.  
    Ministri kinez i Ekologjisë dhe Mjedisit Huang Runqiu , duke folur në këtë samit , vuri në dukje që ky transformim përbën një nga tranzicionet më ambicioze dhe më sfiduese teknikisht në botë. Një libër i ri i bardhë mbi zhvillimin me karbon të ulët u publikua më 8 nëntor, që përshkruan arritjet e Kinës në energjinë e pastër, industritë me karbon të ulët dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. 
     

  • Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?

    Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?

    Dhjetë vjet pas Marrëveshjes historike të Parisit për Klimën, bashkësia ndërkombëtare takohet në Belém të Brazilit për të bërë një vlerësim të situatës në Konferencën Botërore të Klimës,  COP30. Në Francë, në vitin 2015, kombet u zotuan ta mbanin ngrohjen globale shumë poshtë dy gradëve Celsius deri në fund të shekullit, dhe idealisht në 1.5 gradë. Për ta arritur këtë, ato paraqitën plane veprimi për klimën çdo pesë vjet, të cilat ndryshonin vazhdimisht. Premtimet e bëra që para konferencës së Belémit do të ulnin emetimet e gazrave serrë me rreth një të dhjetën deri në vitin 2035, njoftoi Sekretariati i OKB-së për Klimën në fund të tetorit. Konkluzioni i OKB: Kemi marrë drejtimin e duhur, por nevojitet shumë më tepër shpejtësi.Përndryshe kërcënon rritje dramatike e ngrohjes globale. Pa masa të mëtejshme mbrojtëse, objektivi prej 1.5 gradësh ka të ngjarë të tejkalohet së shpejti, njoftoi së fundmi Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP), me seli në Nairobi.

    Sfida dhe një rreze shprese

    Vendimet e Parisit vërtet e kanë ngadalësuar rritjen e emetimeve, por jo në masën e nevojshme. Sipas Kombeve të Bashkuara, pa bashkëpunim ndërkombëtar mbi politikën klimatike, bota do të shkonte drejt njëngrohjeje globale prej pesë gradësh Celsius. Aktualisht, pritet një ngrohje prej rreth tre gradësh Celsius.

    Objektivat klimatikë të vendeve në veçanti ende nuk janë ambicioze sa duhet për të luftuar në mënyrë adekuate ngrohjen globale. Ato duhet të eliminojnë më shpejt e hap pas hapi përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të zgjerojnë energjitë e rinovueshme.

    Sipas OKB-së ka edhe një rreze shprese: të dhënat e fundit tregojnë se energjia diellore, e erës dhe hidroenergjia kanë tejkaluar qymyrin si burimi më i madh i energjisë në botë. Në Belém, vendet e të ashtuquajturit Jugut Global presin angazhime konkrete nga vendet e industrializuara për të siguruar ndjeshëm më shumë fonde për masat përkatëse duke filluar nga viti i ardhshëm.

    Por progresi pengohet nga ndryshimi gjeopolitik në botë që nga koha e Marrëveshjes së Parisit. Pandemia e Coronës dhe lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës e kanë lënë në plan të dytë çështjen e mbrojtjes së klimës.  Bashkëpunimi midis dy ndotësve më të mëdhenj të klimës, SHBA-së dhe Kinës, të cilët e bënë të mundur Marrëveshjen e Parisit në fillim, tani është vështirë të imagjinohet. Në vend të kësaj, SHBA-të, nën Presidentin Donald Trump tërhiqen sërish nga kjo marrëveshje. Takimi në Belém synon të sigurojë që vendet e tjera të vazhdojnë kursin.

    BE hezituese

    Bashkimi Evropian që dëshiron ta portretizojë veten si një pionier i politikave klimatike, nuk po udhëheq më si dikur. BE duhet ta kishte paraqitur premtimin e tij të përditësuar në OKB që në shkurt. Kontributi evropian për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës deri në vitin 2035 rrjedh nga objektivi i brendshëm i BE-së për vitin 2040. Franca dhe Polonia, ndër të tjera, bllokuan një marrëveshje për këtë. Në samitin e BE-së në fund të tetorit, iu la ministrave përgjegjës të shteteve anëtare të arrinin një vendim përfundimtar në fazën e fundit para Belémit. Gjatë një sesioni të vonë në Bruksel, ata e dobësuan propozimin fillestar të kompromisit dhe ranë dakord për një kontribut për Belémin vetëm në minutën e fundit. Kjo hedh dyshime mbi vendosmërinë e Evropës.

    Në një kohë që SHBA tërhiqet merr shumë rëndësi roli i BE-së në Belém, por i Kinës, ndotësja më e madh e klimës në botë. Ndryshe nga BE-ja hezituese, Pekini paraqiti një objektiv klimatik në fund të shtatorit, duke demonstruar kështu pretendimin e tij për lidership, edhe pse ekspertët janë kritikë ndaj përmbajtjes së premtimit kinez. BE-ja dhe qeveria gjermane i kanë propozuar partneres së tyre të vështirë, Kinës, që të bashkëpunojnë dhe “të ecin përpara me ambiciozitet” për të arritur një rezultat të suksesshëm në Belém. Dhjetë vjet më parë u demonstrua në Paris, se çfarë është e mundur në mbrojtjen e klimës kur bashkësia globale bashkohet./DW

  • OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

    OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

    Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara më 6 nëntor, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet.

    Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ai do të renditet i dyti ose i treti, duke mbyllur një dekadë me nxehtësi të paprecedentë, tha Agjencia për klimën dhe motin e OKB-së në një raport të publikuar, teksa udhëheqësit botërorë u mblodhën në Amazonën braziliane përpara Samitit të Klimës COP30 të OKB-së që do të mbahet javën e ardhshme.

    Këto zhvillime “nënkuptojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë Celsius në vitet e ardhshme pa kaluar përkohësisht objektivin e Marrëveshjes së Parisit”, tha shefja e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, duke i drejtuar liderët në Belem, në veri të Brazilit.

    Marrëveshja e klimës e Parisit, e arritur më 2015, kishte për qëllim kufizimin e ngrohjes globale në më pak se dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, dhe deri në 1.5 gradë Celsius, nëse do të ishte e mundur.

    Saulo insistoi se përderisa situata është e rënduar, “shkenca është e qartë se është krejtësisht e mundur dhe thelbësore që të zbriten temperaturat në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit”.

    Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar mosarritjen e qëllimit për temperaturën si “dështim moral”.

    Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, shefi i shkencëtarëve të klimës në OKB, Chris Hewitt, tha se “ende nuk e dimë se për sa kohë do të jemi mbi 1.5 gradë Celsius”.

    “Kjo varet nga vendimet që marrim tani… Pra, kjo është një nga sfidat kryesore të COP30”.

    Por, udhëheqësit ende nuk kanë përmbushur zotimet nga Marrëveshja e Parisit.

    Tashmë, vitet ndërmjet 2015 dhe 2025, individualisht kanë qenë më të nxehtët që kur ka nisur vëzhgimi i motit 176 vjet më parë, tha OKB-ja.

    Vitet 2023, 2024 dhe 2025 janë në krye të listës.

    Në raportin e Agjencisë për klimën dhe motin temperatura afër tokës – rreth dy metra mbi tokë – gjatë tetë muajve të këtij viti ishte në një mesatare prej 1.42 gradë Celsius mbi mesataren e kohës para-industriale.

    Në të njëjtën kohë, përqendrimet e gazrave serë që mbajnë nxehtësinë në atmosferë dhe nxehtësia në oqeane vazhduan të rriten, duke arritur nivele më të larta se ato të vitit 2024, u tha në raport.

    Raporti i OKB-së tha se ndikimi i rritjes së temperaturave mund të vërehet në shtrirjen e akullit në detin në Arktik, që pas ngrirjes gjatë dimrit të këtij viti, do të jetë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara gjithashtu përmendi ngjarje të motit ekstreme që ndodhën gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, nga përmbytjet shkatërruese, te nxehtësia e ashpër dhe zjarret e egra, me “pasoja të rënda për jetën, jetesën dhe sistemet ushqimore”./ REL/ 

  • Guterres paralajmëron: Objektivi për të kufizuar ngrohjen globale nën 1.5°C është i paarritshëm

    Guterres paralajmëron: Objektivi për të kufizuar ngrohjen globale nën 1.5°C është i paarritshëm

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbajti një fjalim dramatik, duke bërë thirrje për veprime për të luftuar dezinformimin mbi klimën dhe duke paralajmëruar se asnjë vend nuk mund të jetë i sigurt nga zjarret, përmbytjet, stuhitë dhe valët e të nxehtit.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së madje pranoi se ngrohja globale po e shtyn atë drejt kufijve të tij dhe se qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5°C mbi nivelet para-industriale do të tejkalohet në mënyrë të pashmangshme në vitet e ardhshme.
    “Një gjë është e qartë, nuk do të arrijmë ta kufizojmë ngrohjen globale nën 1.5°C në vitet e ardhshme dhe tejkalimi i (këtij limiti) tani është i pashmangshëm”, theksoi ai para Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, një muaj para COP30, Konferencës së OKB-së për Klimën, që do të mbahet në Brazil.
    “Asnjë vend nuk është i sigurt”
    “Çdo vit i dhjetë viteve të fundit ka qenë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Nxehtësia e oqeanit po thyen rekorde ndërsa shkatërron ekosistemet. Dhe asnjë vend nuk është i sigurt nga zjarret, përmbytjet, stuhitë dhe valët e të nxehtit”, tha ai.
    Në shtator, presidenti i SHBA-së kishte deklaruar nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ndryshimi i klimës është “mashtrimi më i madh që bota ka parë ndonjëherë” dhe koncepti i gjurmës së karbonit “një mashtrim i shpikur nga njerëz me qëllime dashakeqe”. Pa shkencë dhe të dhëna “të qarta” klimatike, bota nuk do ta kishte kuptuar kurrë shfaqjen e “kërcënimit të rrezikshëm dhe ekzistencial të ndryshimit të klimës”, dukej se u përgjigj Guterres, duke shtuar se “shkencëtarët dhe studiuesit nuk duhet të kenë kurrë frikë të thonë të vërtetën”. “Unë jam në solidaritet me të gjithë shkencëtarët.”
    E vetmja mënyrë e besueshme është BRE-ja
    Ai theksoi se “energjia e rinovueshme është burimi i ri më i lirë, më i shpejtë dhe më i përshtatshëm i energjisë. Ato përfaqësojnë të vetmen rrugë të besueshme për t’i dhënë fund shkatërrimit të pamëshirshëm të klimës sonë”.
    Duke konsideruar se këto ndërprerje po e çojnë “planetin tonë në prag të katastrofës”, shefi i OKB-së u bëri thirrje gjithashtu qeverive të “sjellin plane të reja të guximshme kombëtare veprimi për klimën, me qëllim kufizimin e rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë” para COP30.
    “Shkenca na tregon se nevojitet një ambicie shumë më e madhe”, tha Guterres, duke përsëritur thirrjen e tij për vendet e COP30 që “të bien dakord për një plan të besueshëm për të mobilizuar 1.3 trilionë dollarë në vit në financimin e klimës deri në vitin 2035 për vendet në zhvillim”.
    “Vendet e zhvilluara duhet të përmbushin angazhimin e tyre për të dyfishuar financimin e adaptimit në të paktën 40 miliardë dollarë këtë vit dhe të vendosin me shpejtësi mjete të testuara”, shtoi ai.
    COP30 zhvillohet nga 10 deri më 21 nëntor në Belém, në rajonin e Amazonës, me sfidën kolosale të bashkimit të vendeve të botës për të mos zbutur veprimet e tyre ndaj ndryshimeve klimatike pavarësisht fatkeqësive të tilla si tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, luftërat tarifore dhe tregtare ose rritja e skepticizmit ndaj klimës në të gjithë botën.
    OBM, e cila feston 75-vjetorin e saj këtë vit, po punon për të siguruar që të gjitha vendet të mbulohen nga sisteme paralajmërimi të hershëm për ngjarje ekstreme të motit deri në vitin 2027.

    Top Channel