Policia e Korçës dhe specialistët e krimit ekonomik kanë nisur hetimet për një avokat, i cili dyshohet se vidhte në bankë paratë e një klienti të tij.
Kështu, janë referuar në prokurori materialet për avokatin, Arben Lena 56-vjeç pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është në burg.
Mësohet se avokati, për të cilin ka një masë sigurie “Arrest në burg”, i merrte paratë duke përdorur prokurorën që ia ka marrë klientit duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.
Tag: klientit
-

Shfrytëzonte detyrën për përfitimet e tij/ I vidhte paratë në bankë klientit, zbulohet avokati hajdut
-

Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit pas takimit me ‘Piranjat’
“Piranjat” kanë trajtuar herë pas here problemet që qytetarët kanë hasur me drejtësinë, shpesh edhe me avokatët, të cilët duhet të mbrojnë interesat e palëve dhe të zgjidhin problemin.
Por duket se jo gjithmonë ndodh kështu. I tillë është edhe rasti i Arben Prendit, një zotëri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Para disa vitesh, Arbeni vendosi të investonte në Shqipëri, duke blerë një apartament në Durrës.
Por personi, i cili kishte në pronësi apartamentin, u zhduk pa kryer procedurat e kalimit të pronësisë. I ndodhur në këto kushte, Arbeni u detyrua të kontaktonte me një avokate për t’i dhënë zgjidhje problemit. Avokatja, Brunilda nga Durrësi, i premtoi se situata e tij do të zgjidhej, por më parë duhej që Arbeni t’i paguante 8 mijë euro.
Por pavarësisht pritjes së gjatë, ai nuk gjeti zgjidhje nga avokatja. Prandaj, ai e zgjidhi situatën në një formë tjetër dhe kështu i kërkoi avokates t’i kthente shumën që i kishte dhënë, përveç tre mijë eurove që ajo i kishte paguar një notereje.
Arbeni e kishte kontaktuar disa herë avokaten përmes celularit, apo duke kërkuar që ta takonte në Shqipëri.
Ai tregoi se një ditë madje e priti me orë të tëra para zyrës, por ajo nuk u paraqit, pavarësisht se i kishte premtuar se do të takoheshin. Ndërkohë, e gjendur përballë “Piranjave”, avokatja u justifikua me faktin se kishte pasur disa probleme familjare, ndaj nuk kishte mundur që ta kryente pagesën.
Por një ditë pasi “Piranjat” shkuan në zyrën e saj, ajo i dha klientit shumën që i detyrohej, rreth 4600 euro.
-

SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu/ Akuzohet se i mori 8 mijë euro klientit, për të ndikuar te drejtësia
Avokati i njohur Besart Logu është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Logu ndodhet në “arrest shtëpie” vendim i dhënë nga GJKKO si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.
Nga hetimet e SPAK ka dyshime të forta se Besart Logu i ia marrë klientit të tij Salvatore Castorina, shumën e parave 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu.
Që prej dhjetorit 2024 e deri më tani, ka rezultuar se avokati i ka mbajtur për vete paratë dhe nuk kanë prova që t’ua ketë dhënë funksionarëve të drejtësisë. Megjithatë hetimet vijojnë ende për dokumentimin e plotë të rastit.
Ndryshe Besart Logu njihet dhe si aktivist i Partisë Demokratike ndërsa mban dhe postin e zv.drejtorit në Departamentin e Drejtësisë në PD, Më herët ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD prej korrikut 2021 deri në qershor 2025. -

I mori 8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, SPAK: I premtoi klientit se do paguante…
Zyrat e studios Ligjore “Logu” në Tiranë u kontrolluan nga oficerët e BKH. Aty i çoi dyshimi i SPAK se avokati i njohur Besart Logu kishte marrë 8 mijë euro nga një klient i tij italian me premtimin se do të ndikonte tek prokurorë dhe gjyqtarë të Tiranës në favor të tij për çështjen që ai akuzohej. Prokurorja e Posaçme, Doloreza Musabelliu urdhëroi masë sigurie arrest në shtëpi, e cila u ekzekutua në orët e mëngjesit në zyrën e tij, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Nga kontrollet në terren përfshirë zyrën e Logut, Report Tv mëson se agjentët e BKH, sekuestruan celularin e tij dhe kompjuterin e punës. Burimet nga SPAK thonë se paratë që i premtoi klientit se do i shpërndante te njerëzit e drejtësisë, Besart Logu i mbajti për vete. Të njëjtat burime thotë se 8 mijë eurot u morën për t’i lehtësuar masën e sigurisë të akuzuarit, të arrestuar për mashtrim me TVSH.
Çështja ka qenë e regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe më pas u transferua në Tiranë, ku kishte nisur gjykimi. Burimet thonë se rasti u hetua me metoda speciale. Pas denoncimit të klientit italiane, paratë e kërkuara u regjistruan me numër serie. Hetimet vijojnë ende dhe pritet të zgjerohen drejt zbulimit të personave të tjerë të dyshuar apo funksionarëve të drejtësisë që do të ndikoheshin nga avokati Logu për të marrë vendime në favor të klientit të tij përkundrejt ryshfetit. Në një reagim zyrtar, avokati Besart Logu, thotë se u ndalua nga agjentët në hyrje të pallatit pasi teksa po çonte të bijën në kopsht. Ai thotë se pasi i komunikuan masën, iu bë edhe kontroll në shtëpi, ku sipas tij nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. Duke u vetëdeklaruar i pafajshëm përballë pretendimeve të SPAK, avokati Besart Logu, thotë se nuk ka takuar asnjë zyrtar drejtësie.
“Në lidhje me rastin konkret, nuk jam përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akti të paligjshëm. Kam bërë vetëm punën e avokatit, si në ngritjen e mbrojtjes ashtu edhe në takime me familjarë e të njohur të klientit qofshin këto edhe agjentë të infiltruar. Jam në gjendje të provoj çdo akt timin dhe t’i dal për zot të gjitha pretendimeve që ka ngritur Prokuroria. Kjo sepse nuk ka ndonjë gjë të re përveçse përditshmërisë së një avokati”, shkruan Logu. Besart Logu është një figurë jo pak e panjohur për publikun. Ai njihet për daljet e shpeshta televizive për analiza dhe atashimin e tij pranë PD. Aktualisht, referuar edhe të dhënave në rrjetin e tij social Facebook, Logu mban postin e zv.drejtorit në Departamentin e Drejtësisë në Partinë Demokratike.
Detajet
Prokuroria e Posaçme ka reaguar dje për arrestimin e avokatit Besart Logu, që i mori 8 mijë euro një klienti të tij për të ndikuar te gjykatësi e prokurori për ta nxjerrë nga qelia. Në njoftim, SPAK thotë se avokati Logu i mori paratë prej 8 mijë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale. Prokuroria e Posaçme bën me dije se e ka të dokumentuar me përgjime dhe filmime marrjen e parave nga avokati Logu, episod i ndodhur më 13 dhjetor 2024. Hetimi për avokatin ishte regjistruar më herët, në datë 27 nëntor 2024, në bazë të kallëzimit nga vetë klienti i tij.
Njoftimi i SPAK:
SPAK cakton masën e sigurisë kundër avokatit të akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme e miraton. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë miratoi më 9.9.2025, përmes vendimit nr.91, caktimin e masës “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit B. L., me profesion avokat, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë është kërkuar pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të cilat mbështeten në prova, se personi nën hetim ka kryer veprën penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal. Masa është ekzekutuar më 10.9.2025 me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Procedimi penal
Në datën 27.11.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 242, mbi kallëzimin e shtetasit me iniciale S.C, për veprat penale:
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, (neni 319/ç i Kodit Penal);
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (neni 245/1 i Kodit Penal).
Hetimet dhe gjetjet
Nga hetimet proaktive, të cilat u kryen nga hetues të Byrosë Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Drejtoria e Përgjithshme Policisë së Shtetit, rezultoi se në datën 13.12.2024, i hetuari ka marrë shumën prej 8.000 (tetë mijë) euro, (fakt i dokumentuar përmes metodave speciale të hetimit). Kjo shumë është marrë me qëllim për të ndikuar te prokurori, gjyqtari dhe ekspertët që kishin në ngarkim çështjen penale në ngarkim të tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Çështja kishte të bënte me veprat penale, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim“Fshehja e te ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a e 25, 180/3 dhe 190/2 të Kodit Penal. Hetimet kanë provuar se kjo shumë nuk ishte pagesë për shërbime avokatie, por një shumë e dhënë kundrejt premtimit se do t’u dorëzohej prokurorit, gjyqtarit dhe ekspertëve për lirimin nga burgu të klientit e tij, S. C.. Ky premtim nuk është realizuar. -

8 mijë euro që të ndikonte të drejtësia/ Kush është klienti italian që “fundosi” avokatin Besart Logu
Report Tv ka zbardhur identitetin e klientit italian, i cili pagoi me 8 mijë euro avokatin e tij Besart Logu, me qëllim që ky i fundit të ndikonte të drejtësia për ta liruar nga burgu.
Klienti i avokatit Logu është italiani Salvatore Castorina. Ky i fundit i arrestuar në mars 2024 si pjesë e një grupi me shqiptarë dhe italianë të cilët bashkëpunonin në Gjirokastër dhe regjistronin subjekte e lëshonin TVSH fiktive për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 3 llogari bankare me vlerë 1.3 milionë euro dhe 13 milionë lekë.
Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, u arrestua në Itali në mars të 2024 dhe në korrik 2024 u ekstradua në Shqipëri ku u njoh dhe me masën e arrestit në burg dhënë në mungesë nga gjykata.
Salvatore Castorina akuzohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim“Fshehja e te ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim.
Si nisi hetimi ndaj avokatit Logu?
Më 27 nëntor 2024, SPAK regjistroi procedimin penal ndaj Besart Logut për veprat penale korrupsion pasiv i gjyqtarëve e prokurorëve dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Regjistrimi i procedimit u bë në bazë të kallëzimit të vetë klientit të tij, shtetasit italian Salvatore Cascino. Avokati Logu i kishte kërkuar 8 mijë euro klientit për të ndikuar te prokurori e gjyqtari i çështjes në Gjykatën e Tiranës për ta liruar nga burgu.
Prokuroria e Posaçme thotë se e ka të dokumentuar me përgjime dhe filmime marrjen e parave nga avokati Logu, episod i ndodhur më 13 dhjetor 2024.
Që prej dhjetorit 2024 e deri më tani, ka rezultuar se avokati nuk ka paguar asnjë nga funksionarët e drejtësisë, por paratë i mbajti për vete.
-

I mori 8000 euro klientit, arrest shtëpie për avokatin pranë PD, Besart Logu
Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Të njëjta burime i thanë Report Tv se avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje. Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.
Avokati Logu ka edhe studion e tij ligjore ‘Logu’, ndërkohë që më herët ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai njihet edhe për daljet e tij televizive dhe i atashuar pranë Partisë Demokratike.
Ende nuk ka detaje të tjera nga operacioni dhe se për cilën çështje i ka premtuar klientit ndikim të paligjshëm. -

Intervistë ekskluzive me drejtorin e ri të përgjithshëm të Wolt në Shqipëri dhe Kosovë
Urime për emërimin tuaj! Cilat janë tre prioritetet kryesore në këtë rol të ri?Faleminderit! Jam vërtet i emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Prioriteti im i parë është përmirësimi i përvojës së klientit – duke u siguruar që realizimi i çdo porosie të jetë i thjeshtë dhe i shpejtë, e të lërë klientët tanë jo vetëm të kënaqur, por edhe besnikë ndaj Wolt. Një tjetër prioritet kyç do të jetë rritja e qëndrueshme dhe strategjike, përmes partneriteteve të duhura, pa humbur esencën vendase që e bën Wolt të veçantë. Së fundmi, jam i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të fortë dhe motivues për ekipin, ku secili anëtar të ndihet i fuqizuar për të dhënë më të mirën dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët.Çfarë e dallon tregun shqiptar dhe atë të Kosovës përsa i përket sjelljes apo pritshmërive të përdoruesve?Të dy tregjet janë energjike dhe në proces të shpejtë digjitalizimi, por secili ka karakteristika unike. Në Shqipëri, përdoruesit janë shumë të orientuar drejt komoditetit dhe i përqafojnë me shpejtësi shërbimet e reja, ndërsa në Kosovë ka një theks më të madh te besnikëria ndaj klientit dhe shërbimi i personalizuar.Në të dy vendet ekziston një pritshmëri e përbashkët për shpërndarje të shpejtë dhe të besueshme, si dhe shërbim të shkëlqyer ndaj klientit – shtylla bazë e shërbimit tonë në Wolt. Ajo që i bën gjithashtu të veçanta këto tregje është mjedisi rregullator miqësor ndaj inovacionit, që u jep kompanive si Wolt mundësinë për të funksionuar në mënyrë efektive, e për të nxitur zhvillim dhe teknologji të reja. Me popullsi të orientuar drejt teknologjisë dhe të gatshme për të provuar shërbime të reja, Shqipëria dhe Kosova po shndërrohen me shpejtësi në qendra inovacioni, të cilat ofrojnë hapësira për bizneset, partnerët shpërndarës dhe konsumatorët.Në Wolt, misioni ynë është i qartë: t’u shërbejmë komuniteteve, të mbështesim ekonomitë lokale dhe të sjellim entuziazëm përmes shërbimeve të shpejta, të përshtatshme dhe të besueshme. Shqipëria dhe Kosova janë terren i përsosur për të rritur, zhvilluar dhe lënë një ndikim pozitiv dhe afatgjatë.Si do ta vlerësonit vitin e parë të Wolt në Shqipëri? Rruga jonë në Shqipëri sapo ka filluar, por ndikimi që Wolt ka pasur brenda një viti është frymëzues. Jemi krenarë që mbështesim bizneset lokale, ofrojmë mundësi të ardhurash për qindra partnerë shpërndarës dhe sjellim vlerë të vërtetë në jetën e përditshme të përdoruesve tanë.Kemi pasur fatin të bashkëpunojmë me mbi 1,000 biznese në sektorët e ushqimit, tregjeve dhe shitjes me pakicë. Numri i përdoruesve të regjistruar tregon qartë se shqiptarët e kanë përqafuar komoditetin që Wolt sjell në jetën e tyre. Jemi gjithashtu krenarë për ndërtimin e një rrjeti me mbi 500 partnerë shpërndarës, të cilët luajnë një rol kyç në ofrimin e shërbimit të jashtëzakonshëm që klientët tanë presin.Në vetëm një vit, kemi bashkëpunuar me marka të njohura si Heb’s, Conad, Burger King dhe KFC. Këto partneritete na kanë ndihmuar jo vetëm të ndërtojmë një themel të fortë në Shqipëri, por edhe të ndihemi më të lidhur me komunitetin lokal.Një tjetër arritje e rëndësishme për Wolt ka qenë zgjerimi në sektorin e shitjes me pakicë, veçanërisht në shpërndarjen e produkteve ushqimore. Ky hap e ka kthyer Wolt në një pikë të vetme ku mund të gjesh gjithçka, duke i bërë produktet bazë lehtësisht të arritshme nga rehatia e shtëpisë. Platforma është bërë një pjesë thelbësore për shqiptarët që vlerësojnë komoditetin dhe zgjidhjet që kursejnë kohë.Ne jemi këtu për një kohë të gjatë – duke investuar në komunitete dhe duke ndërtuar një përvojë më të mirë, më të shpejtë dhe me një rrjet më të gjerë të shpërndarjes në Shqipëri.Si planifikoni ta zgjeroni praninë e Wolt në Shqipëri duke ruajtur cilësinë e shërbimit ndaj klientit?Strategjia jonë për zgjerimin e Wolt në Shqipëri bazohet në rritje të qëndrueshme. Kjo nënkupton përzgjedhjen me kujdes të qyteteve të reja ku do të trokasim, ndërtimin e bashkëpunimeve të duhura lokale dhe ruajtjen e standardeve të larta të shërbimit. Për ne është thelbësore që rritja të mos vijë në dëm të cilësisë.Jemi të përkushtuar të dëgjojmë klientët tanë dhe të përdorim eksperiencën e tyre për të përmirësuar vazhdimisht shërbimin tonë. Kjo qasje e orientuar nga klienti do të na udhëheqë në çdo hap të ri që do të ndërmarrim.Jemi zgjeruar tashmë me sukses në Durrës dhe kemi plane për zgjerim në rajone të tjera, gjithmonë duke u siguruar që nevojat lokale të plotësohen në të njëjtin nivel cilësie. Në çdo hap, fokusi ynë do të mbetet ofrimi e një shërbimi të shpejtë, të besueshëm dhe me cilësi të lartë. Rritja duhet të jetë një vazhdimësi organike e përvojës së shkëlqyer që tashmë po ofrojmë dhe ne jemi të përkushtuar që të rritemi në mënyrë që përfitimi të jetë si për klientët, ashtu edhe për partnerët tanë të biznesit.Wolt njihet për efikasitet dhe shpejtësi. Si siguroheni që këto vlera të ruhen ndërkohë që kërkesa rritet?Në Wolt, efikasiteti dhe shpejtësia janë thelbësore për shërbimin tonë, dhe ndërkohë që kërkesa rritet, jemi të përkushtuar t’i ruajmë këto vlera. Teknologjia luan një rol kyç në këtë aspekt. Ne investojmë vazhdimisht në infrastrukturën tonë për të siguruar që çdo pjesë e platformës – që nga aplikacionet për shpërndarës dhe tregtarë, deri te platforma për klientët dhe sistemet e pagesave – të funksionojë në mënyrë të harmonizuar.Përdorim qasje të bazuar në të dhëna për të optimizuar të gjithë procesin e shpërndarjes. Analizat në kohë reale na ndihmojnë të menaxhojmë shpërndarjen e partnerëve tanë korrierë, të parashikojmë kërkesat në orët e fluksit dhe të bëjmë rregullime për të ruajtur performancën. Duke kombinuar teknologjinë me njohjen e tregut lokal dhe fleksibilitetin operacional, sigurojmë që shpejtësia dhe efikasiteti të mbeten në thelb të gjithçkaje që bëjmë.Çfarë roli luajnë teknologjia dhe inovacioni në përvojën e klientit në Wolt?Teknologjia dhe inovacioni janë themeli i përvojës së klientit në Wolt dhe na veçojnë në një treg shumë konkurrues. Që nga momenti kur klienti hap aplikacionin tonë deri në dorëzimin e porosisë, çdo hap është i ndërtuar me teknologji inteligjente dhe të orientuar drejt klientit.Dizajni intuitiv i aplikacionit, ndjekja në kohë reale e porosisë dhe mbështetja 24/7 në aplikacion sigurojnë një përvojë të qetë, transparente dhe të besueshme.Inovacioni gjithashtu luan rol kyç në personalizimin e shërbimeve tona. Duke analizuar preferencat dhe sjelljen e klientëve, ne arrijmë të rekomandojmë produkte dhe shërbime që përputhen me nevojat individuale. Shërbime të reja si Wolt+ – programi ynë i besnikërisë – ofrojnë një përvojë më të mirë për konsumatorët dhe tregtarët. Në aspektin operacional, përdorim inteligjencën artificiale dhe të dhënat në kohë reale për të optimizuar rrugët dhe shpërndarjen e partnerëve korrierë, duke siguruar efikasitet edhe në orët më të ngarkuara. Të gjitha këto bashkohen për të krijuar një përvojë të personalizuar që i bën klientët tanë të rikthehen vazhdimisht.Çfarë e diferencon Wolt nga platformat e tjera të shpërndarjes në treg? Wolt diferencohet përmes një kombinimi unik të orientimit ndaj klientit, teknologjisë së avancuar dhe angazhimit të fortë ndaj partneriteteve lokale. Ne nuk fokusohemi vetëm në shpërndarjen e ushqimeve apo produkteve, por në krijimin e një përvoje të besueshme dhe të harmonizuar për klientët dhe tregtarët, duke fuqizuar edhe shpërndarësit me mjetet dhe mbështetjen e duhur.Krijojmë teknologji që lidh njerëzit, të cilët kërkojnë të porosisin me ata që duan të shesin apo të shpërndajnë. Në këtë mënyrë, duam të sjellim gëzim, thjeshtësi dhe mundësi të ardhurash në çdo lagje të botës.Infrastruktura jonë teknologjike lidh klientët me një shumëllojshmëri biznesesh – nga supermarkete dhe farmaci, te dyqanet e luleve, elektronikë dhe restorante – duke ofruar shpërndarje brenda pak minutash.Me pak fjalë, Wolt nuk është thjesht një platformë shpërndarjeje; është një shërbim i bazuar në teknologji që transformon mënyrën se si njerëzit porosisin online, duke ndërtuar njëkohësisht partneritete të forta me bizneset lokale.Cili është një mësim i vlefshëm nga rolet tuaja të mëparshme që e sillni dhe në këtë rol?Një nga mësimet më të vlefshme që kam marrë gjatë kohës në telekomunikacion është se besnikëria e klientit ndërtohet mbi vlerën, jo vetëm mbi çmimin. Ofertat mund të tërheqin përdorues, por ajo që i mban ata është cilësia e shërbimit dhe besimi. Kjo vlen po aq edhe në Wolt. Çmimet konkurruese ndihmojnë, por suksesi i vërtetë qëndron në krijimin e një përvoje të qëndrueshme dhe të besueshme për klientët.Gjithashtu, të jemi të sinqertë – qofshin pako interneti apo sushi – nëse diçka shkon keq, klienti do ta shprehë menjëherë. Prandaj, shërbimi proaktiv dhe komunikimi i qartë janë të panegociueshme.A mund të ndani disa sfida specifike që Wolt ka përballuar në Shqipëri dhe Kosovë, dhe si i ka tejkaluar kompania ato?Në të dy tregjet, si në çdo treg të ri, jemi përballur me sfida të ndryshme logjistike dhe operacionale – që nga përfshirja e partnerëve deri te optimizimi i shpërndarjes në zona të ngarkuara. Jemi përshtatur duke punësuar ekipe të forta lokale që njohin terrenin, duke investuar në trajnimin e shpërndarësve dhe duke qenë të shpejtë në zgjidhjet teknologjike.Teknologjia jonë ka qenë thelbësore në këtë përshtatje – duke përmirësuar vazhdimisht zgjidhjet tona për të adresuar çështje si optimizimi i rrugëve, kohët e dorëzimit dhe komunikimi me klientët e partnerët. Gjithashtu, dëgjimi aktiv ndaj ndarjes së përvojës nga përdoruesit dhe partnerët lokalë na ka ndihmuar të përshtasim shërbimet tona dhe të përmirësojmë qasjen tonë, në mënyrë që të mbetemi gjithmonë në linjë me zhvillimet e tregut.Cilat janë hapat e ardhshëm ku Wolt do të fokusohet në vitet në vijim?Në të ardhmen, do të fokusohemi në zgjerim më të thellë në Shqipëri dhe Kosovë, duke hyrë në qytete të reja dhe duke shtuar më shumë shërbime. Edhe pse aktualisht bashkëpunojmë me restorante, dyqane ushqimore dhe biznese të tjera me pakicë, synojmë ta zgjerojmë këtë ekosistem edhe më shumë – për t’u ofruar klientëve më shumë larmi dhe lehtësira.Në të njëjtën kohë, do të vazhdojmë të përmirësojmë përvojën e shpërndarësve dhe të përmirësojmë platformën tonë për t`u shërbyer më mirë përdoruesëve dhe partnerëve tanë.Jemi të përkushtuar për rritje afatgjatë – duke ndërtuar një përvojë shpërndarjeje më efektive, më të shpejtë dhe më të këndshme, gjithmonë me synimin për të lënë një ndikim pozitiv në komunitetet lokale.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”, Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm Toyo Ito: Instinkti më tha se ishte…
150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.
Pasditen e sotme ka nisur pjesa e dytë e punimeve të këtij festivale, me diskutime të reja.
Një prej arkitektëve më në zë, japonezi Toyo Ito, nuk mundi që të ishte fizikisht pjesë e këtij festivale në kryeqytet, por ai u bashkua përmes një videomesazhi, ndërsa foli edhe për dy projektet e tij në Shqipëri.
“Festivali më ka ftuar, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë për shkak të gjendjes së këmbëve të mia, por jam i përfshirë në dy projekte. Në masterplan rezidencial. Të dyja janë projekte entuziazmuese. Rama më kokrroi të shprehja mendimet e mia në mënyra sa më të plotë, që më dha shumë kurajo dhe do doja të bëja maksimumin. Një miku im më tha dikur ‘civilizimi është ndarja nga toka, ndërsa kultura është hyrja në tokë’ kultura i ka rrënjët në Tokë, unë i besoj fort kësaj. Mendoj se projekti shqiptar është mjaft tërheqës dhe në kontakt me tokën. Arkitektura moderniste ka pritje të shkëputet nga toka më shumë, dhe Tokio nuk bën përjashtim, por kam shumë shpresa për Shqipërinë në këtë drejtim. Ky festival do të krijojë rezultate të shkëlqyera”, tha ai.
Menjëherë pas mesazhit të Ito, edhe kryeministri Rama mori për pak çare fjalën duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arkitektin për punët e tij në vendin tonë.
“Nuk mund të rrija dot pa ndarë diçka me ju për mjeshtrin që sapo dëgjuam dhe t’u them pse thotë që më la të shprehja mendimet e mia. Patëm një bisedë përmes zoom ku po prezantohej projekti. Masterplani ishte sa ky rreth dhe pastaj një nivel të dytë ndërtesash të mbuluara nga retë, ishte e qartë që seç kishte diçka që nuk shkonte. Niveli i dytë nuk mu duk fort i natyrës së Toyo Itos. Instinkti më tha se ishte punë e klientit, dhe më tha që ishte për të përshtatur kërkesën e klientit. I thash po nëse heqim ndërtesat me re dhe lëmë vetë shtresën e parë? Dhe lëmë atë që ishte në shtresën e parë. Pas heshtjes erdhi pyetja…
‘A është e mundur për ju? I thash varet nga ty. kështu që vendimi u mor, në një formë japoneze si me prerje thike, dhe masterplani është i mrekullueshëm është plotësisht Toyo Ito. Është plotësisht Tojo Ito. Shqipëria nuk mori njollën e turpit për të ndërhyrë në mënyrën e të menduarit të Toyo Ito dhe ndaj ai tha ‘faleminderit që më la të shprehem plotësisht’. Adës ju desh të menaxhonte traumën e klientit me sukses”, tha Rama me humor.Top Channel
-

“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”, Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm
150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.Pasditen e sotme ka nisur pjesa e dytë e punimeve të këtij festivale, me diskutime të reja.
Një prej arkitektëve më në zë, japonezi Toyo Ito, nuk mundi që të ishte fizikisht pjesë e këtij festivale në kryeqytet, por ai u bashkua përmes një videomesazhi, ndërsa foli edhe për dy projektet e tij në Shqipëri.
“Festivali më ka ftuar, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë për shkak të gjendjes së këmbëve të mia, por jam i përfshirë në dy projekte. Në masterplan rezidencial. Të dyja janë projekte entuziazmuese. Rama më kokrroi të shprehja mendimet e mia në mënyra sa më të plotë, që më dha shumë kurajo dhe do doja të bëja maksimumin. Një miku im më tha dikur ‘civilizimi është ndarja nga toka, ndërsa kultura është hyrja në tokë’ kultura i ka rrënjët në Tokë, unë i besoj fort kësaj. Mendoj se projekti shqiptar është mjaft tërheqës dhe në kontakt me tokën. Arkitektura moderniste ka pritje të shkëputet nga toka më shumë, dhe Tokio nuk bën përjashtim, por kam shumë shpresa për Shqipërinë në këtë drejtim. Ky festival do të krijojë rezultate të shkëlqyera”, tha ai.
Menjëherë pas mesazhit të Ito, edhe kryeministri Rama mori për pak çare fjalën duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arkitektin për punët e tij në vendin tonë.
“Nuk mund të rrija dot pa ndarë diçka me ju për mjeshtrin që sapo dëgjuam dhe t’u them pse thotë që më la të shprehja mendimet e mia. Patëm një bisedë përmes zoom ku po prezantohej projekti. Masterplani ishte sa ky rreth dhe pastaj një nivel të dytë ndërtesash të mbuluara nga retë, ishte e qartë që seç kishte diçka që nuk shkonte. Niveli i dytë nuk mu duk fort i natyrës së Toyo Itos. Instinkti më tha se ishte punë e klientit, dhe më tha që ishte për të përshtatur kërkesën e klientit. I thash po nëse heqim ndërtesat me re dhe lëmë vetë shtresën e parë? Dhe lëmë atë që ishte në shtresën e parë. Pas heshtjes erdhi pyetja…
‘A është e mundur për ju? I thash varet nga ty. kështu që vendimi u mor, në një formë japoneze si me prerje thike, dhe masterplani është i mrekullueshëm është plotësisht Toyo Ito. Është plotësisht Tojo Ito. Shqipëria nuk mori njollën e turpit për të ndërhyrë në mënyrën e të menduarit të Toyo Ito dhe ndaj ai tha ‘faleminderit që më la të shprehem plotësisht’. Adës ju desh të menaxhonte traumën e klientit me sukses”, tha Rama me humor.