41 vjeçari Indrit Ismaillari është viktima e vrasjes në lokalin “City Lounge” në zonën e ‘Komunës së Parisit.
Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve.
Sipas raportimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit ne sy të shumë klientëve.
Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen.
Kanë ndërhyrë dhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi nuk e ndalonte sulmin ndaj viktimës.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.
Tag: klientëve
-

“U ndjeva i fyer dhe i bullizuar”, konflikti që përfundoi me vdekje në sy të klientëve në Tiranë
-

Qantas Airways: Të dhënat personale të 5.7 milionë udhëtarëve janë publikuar online
Kompania ajrore australiane Qantas Airways ka konfirmuar se të dhënat personale të 5.7 milionë klientëve të saj janë shpërndarë online, pas një sulmi të rëndë kibernetik që ndodhi në fillim të korrikut.
Në një deklaratë zyrtare të cituar nga gazeta italiane La Repubblica, Qantas njoftoi se incidenti “është pjesë e një serie sulmesh globale” që kanë prekur kompani të mëdha në sektorë të ndryshëm.
“Qantas është një nga shumë kompanitë në botë të prekura nga publikimi i të dhënave nga grupet kriminale kibernetike, pas incidentit të sigurisë që ndodhi në fillim të korrikut, kur informacionet e klientëve u vodhën përmes një platforme të palës së tretë”, thuhet në njoftim.
Çfarë informacioni është komprometuar
Hetimet paraprake tregojnë se hakerët kanë depërtuar në një sistem të jashtëm të përdorur nga një qendër e kontaktit me klientët, duke siguruar akses në të dhëna të ndjeshme si:
• emra dhe mbiemra,• adresa emaili,• numra telefoni,• dhe data lindjeje.
Qantas ka bërë të ditur se me ndihmën e ekspertëve të sigurisë kibernetike “po heton në mënyrë të detajuar se cilat të dhëna janë bërë publike dhe në çfarë mase janë prekur klientët”.
Veprimet ligjore dhe masa mbrojtëse
Kompania ka njoftuar gjithashtu se ka marrë një urdhër gjyqësor nga Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor (New South Wales Supreme Court), ku ndodhet selia e saj, për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të informacionit të vjedhur.
Sipas deklaratës zyrtare “Urdhri ndalon që të dhënat e vjedhura të konsultohen, shikohen, shpërndahen, përdoren, transmetohen apo publikohen nga kushdo, përfshirë palë të treta.”
Një tjetër goditje për sektorin ajror
Ky incident vjen në një moment kur linjat ajrore po përballen me një valë të re sulmesh kibernetike në mbarë botën, që kanë ekspozuar miliona pasagjerë. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se përdorimi i platformave të jashtme për menaxhimin e të dhënave të klientëve mbetet një nga pikat më të brishta të industrisë.
Qantas ka kërkuar ndjesë publike dhe u ka bërë thirrje klientëve të prekur të qëndrojnë vigjilentë ndaj emaileve apo mesazheve mashtruese që mund të përdorin informacionin e rrjedhur. -

Sulm kibernetik në Australi: Të dhënat e 5.7 milionë klientëve të Qantas u publikuan në internet
Të dhënat personale të 5.7 milionë klientëve të Qantas, të vjedhura në një sulm kibernetik në korrik, janë publikuar në internet, pranoi të dielën linja ajrore australiane.
“Qantas është një nga disa kompani në mbarë botën, të dhënat e së cilës janë publikuar nga kriminelët kibernetikë pas (një sulmi kibernetik ndaj linjës ajrore) në fillim të korrikut, gjatë të cilit të dhënat e klientëve u vodhën nëpërmjet një platforme të palës së tretë”, tha linja ajrore në një deklaratë të cituar nga AFP.
-

UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) po zgjeron praninë dhe rolin e saj në tregun financiar shqiptar. Numri i klientëve të rinj të bankës është në rritje të qëndrueshme, paralelisht me volumin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për ta.Banka ka shënuar rritje të vazhdueshme të depozitave për individë, sidomos në pesë vitet e fundit. Që nga viti 2020, depozitat e publikut në UBA janë shtuar me pothuajse 150%.UBA ofron sot depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese, që përkojnë me pritshmëritë e klientëve ekzistues dhe të rinj.UBA është pjesë e grupit Eurosig, grupit më të madh financiar në vend. Besimi në rritje nga publiku dhe investimet në rritje nga grupi Eurosig kanë krijuar mundësinë për të zgjeruar mbështetjen e ekonomisë me financime.Në pesë vitet e fundit, UBA e ka trefishuar portofolin e kredisë, që ka arritur tashmë vlerën e më shumë se 150 milionë eurove.Totali i aktiveve të bankës ka kaluar shumën e 250 milionë eurove, gjithashtu në rritje me pothuajse tre herë në pesë vitet e fundit.UBA është banka më e vjetër private në tregun bankar, që ofron shërbime dhe produkte të një natyrë të veçantë, të ndërtuara sipas nevojave të klientëve dhe banka e vetme që i ofron këto produkte në përputhje me rregullat e besimit të tyre fetar.Në vitet e fundit, UBA i ka dhënë prioritet zgjerimit në ato zona dhe komunitete ku nuk ofroheshin produkte dhe shërbime bankare. Kjo ka ndihmuar aktivisht në zgjerimin e aksesit të publikut në këto produkte e shërbime dhe në përgjithësi në rritjen e përfshirjes financiare.Pas blerjes nga grupi Eurosig, UBA ka shënuar zgjerimin më të shpejtë të rrjetit të degëve në sektorin bankar shqiptar. Nga gjashtë degë që kishte deri fund të vitit 2023, sot UBA ka 19 degë në qytete të ndryshme. Banka ka sot një staf prej 182 punonjësish, nga 75 që kishte pesë vjet më parë.UBA është sot një bankë me të gjitha kanalet e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve bankare në përputhje me zhvillimet dhe nevojat e tregut, me kosto të ulët, shërbim të shpejt dhe cilësor.Paralelisht me rritjen, UBA po lëviz me hap të shpejtë drejt automatizimit dhe digjitalizimit të ofrimit të produkteve e shërbimeve bankare sidomos për pagesat, transfertat etj. Banka ofron një platformë komode të internet banking, që u mundëson klientëve kryerjen komode të pagesave dhe transfertave bankare nga mjediset e shtëpisë apo zyrës.UBA është e vetmja bankë në Shqipëri që ofron mundësinë e tërheqjes pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard, duke u krijuar komoditet dhe akses shumë të gjerë klientëve të saj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Dy banka të nivelit të dytë nën hetim për mashtrime me kreditë e klientëve
Pas skandalit që po hetohet për një bankë të huaj e cila rezulton se ka dhënë kredi personave të cilët nuk kanë firmosur por që iu është marrë karta ID e në bashkëpunim me punonjës brenda bankës, kanë filluar hetimet për dy banka të tjera.
Mësohet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës po hetojnë dy banka, ku kreditë e klientëve ripërpunohen me një sistem të sofistikuar nga brenda bankës, duke iu marrë paratë nga llogaritët e tyre, ku klientët në mirëbesim nuk i kanë kontrolluar llogaritë, por punonjëse të bankës në bashkëpunim me ID profesionistë, kanë rrëmbyer shuma të konsiderueshme.Për punonjësit e një dege banke burimet tregojnë se janë përgatitur fletëarrestet.
-

Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi i policisë dhe një kriminel
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj, nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.
Burime nga vendngjarja tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.
Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese, ndërsa më pas, L.B., e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në sy të klientëve që, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është dyshimi se dhuna mund të ketë qenë e organizuar, me qëllim intimidimin dhe sabotimin e aktivitetit të biznesit. E gjithë kjo ndodh në një qytet turistik, në sezon të lartë, kur qytetarë dhe vizitorë kërkojnë siguri – dhe në vend të saj përballen me dhunë të egër nga njerëz që duhet të ishin garant të ligjit.
Përballë kësaj situate alarmante ku dhunohesh nga ata, prej të cilëve kërkojmë rend dhe siguri, natyrshëm lind edhe pyetja:
Pse hesht shteti ndaj këtyre ngjarjeve skandaloze?
SHÇBA – Pse nuk është pezulluar menjëherë A.I.?Prokuroria e Vlorës – A do të regjistrojë procedim penal për dhunë, kanosje, dhe cenim të rendit publik?Policia a do distancohet nga efektivët që njollosin uniformën?Turizmi në Vlorë – Kush mban përgjegjësi kur një punonjës i ndershëm rrihet para turistëve në mes të lokalit?
Ky nuk është një incident, është një ngjarje dhune ndaj një të riu që ka dalë nga dhtëpia për të siguruar të ardhura familjes ndërsa krimi dhe uniforma ndajnë të njëjtën tavolinë!
-

Çështja Epstein: Sekretet e Maxwell (e cila tani dëshiron të dëshmojë) dhe lista e klientëve: Trump…
Pas hekurave, në një burg në Florida ku është e mbyllur prej tre vitesh, Ghislaine Maxwell, vajza e botuesit Robert Maxwell, i cili vdiq në mënyrë misterioze në vitin 1991 (me sa duket ra në det nga jahti i tij luksoz, Lady Ghislane) dhe shoqe e Jeffrey Epstein, miliarderit pedofil që vrau veten në vitin 2019 në burgun metropolit të Nju Jorkut, mban veten në formë: yoga, Pilates dhe vrap çdo ditë përgjatë perimetrit të burgut.
E bindur se do të dalëBashkëpunon (menaxhon bibliotekën dhe u mëson teknikë financiare të burgosurave të tjera), por mban vazhdimisht nën presion stafin me protesta dhe kërkesa. Mbi të gjitha, tregojnë nga brenda burgut, ajo shkruan furishëm ditarë dhe flet çdo ditë me avokatët e saj, e bindur se nuk do të vuajë edhe 17 vitet e tjera të dënimit për bashkëpunim në rrjetin e prostitucionit të të miturve të Epstein.
Lista e klientëve
Ajo ishte e bindur se, nëse Donald Trump kthehej në Shtëpinë e Bardhë, ndër të tjera do ta falte edhe atë, në emër të miqësisë së gjatë rinore me Epstein, e ndërprerë në vitin 2004 për shkak të një mosmarrëveshjeje për prona në Florida.
Sigurisht, për vite me radhë Trump kishte ushqyer besimin e ndjekësve të tij, MAGA, duke mbështetur teoritë konspirative se Amerika drejtohej nga një “deep state” kriminal dhe pedofil, kryesisht i përbërë nga demokratë, shumë prej të cilëve kishin frekuentuar ishullin e prostitucionit të të miturve të Epstein.
Ishull ku Trump thotë se nuk ka qenë kurrë (dhe nuk ka prova që provojnë të kundërtën). Për muaj me radhë, pas marrjes së detyrës nga Trump, e djathta priste me padurim publikimin e “listës së klientëve” të Epstein. Ndër ta, kishte nënkuptuar Trump, mund të ishte edhe Bill Clinton, gjithashtu për vite me radhë mik i miliarderit pedofil. Në shkurt, ministrja e tij e Drejtësisë, Pam Bondi, kishte thënë se ajo listë ishte mbi tavolinën e saj.
Trump: «Rast inekzistent»
Më pas, dy javë më parë, Trump vendosi papritur të deklarojë se rasti është i pavlefshëm: asnjë listë, gjithçka një trillim i demokratëve kundër tij, një histori e mërzitshme. Kur shumë nga figurat më të rëndësishme të popullit MAGA refuzuan t’i përshtaten këtij qëndrimi të ri deri në atë pikë sa ta akuzonin se po sillej si “deep state”, Trump reagoi me ashpërsi, duke akuzuar republikanët ende të interesuar për rastin Epstein për budallallëk dhe duke shtuar se nuk dëshiron më mbështetjen e tyre.
Dhe kur Wall Street Journal, i Rupert Murdoch, publikoi një letër të pahijshme urimi për ditëlindjen e 50-të të Epstein, të shkruar nga Trump në vitin 2003, plot referenca seksuale dhe me një vizatim të një gruaje nudo, presidenti reagoi edhe më brutalisht: fillimisht u përpoq të ndalonte publikimin, pastaj paditi Murdoch dhe gazetën duke pretenduar se letra ishte e falsifikuar dhe se ai nuk kishte bërë kurrë një vizatim në jetën e tij.
Më pas kërkoi dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh. Është e mundur që letra të jetë e falsifikuar, por ajo gjendet në një libër me mesazhe urimi për Epstein nga figura të njohura, të cilat kanë konfirmuar se i kanë shkruar. Po ashtu është e mundur që, siç ndodh shpesh, Trump po gënjen. Me siguri nuk është e vërtetë që ai nuk ka bërë kurrë vizatime: vite më parë kishte dhuruar disa prej tyre për një ankand bamirësie. Ajo që shqetëson Shtëpinë e Bardhë më shumë sesa vetë letra, është burimi i saj? A e ka nxjerrë Ghislaine? Një paralajmërim? Një rrjedhje që mund të kthehet në përmbytje?
Llogaritje të bazuara
Llogaritja e Maxwell për një mundësi lirimi kishte një bazë: ajo kishte apeluar në Gjykatën e Lartë duke pretenduar se nuk duhej të ishte gjykuar sepse ishte e mbrojtur nga marrëveshja me drejtësinë që kishte bërë Epstein në vitin 2008 me gjykatën e Floridës: ai mund të dënohej me 45 vite për prostitucionin e dhjetëra të miturve, por shpëtoi me vetëm 18 muaj burg. Dhe kreu vetëm 12 prej tyre.
Falja dhe reagimi i popullit MAGA
Nëse tani, siç thotë Trump, rasti nuk ekziston, pse Ghislaine duhet të qëndrojë në burg? Javën e kaluar, kur Pam Bondi shkarkoi në mes të natës, pa dhënë shpjegime, Maurene Comey, prokuroren e gjykatës së Nju Jorkut që kishte hetuar mbi Epstein dhe Maxwell, hipoteza e një faljeje dukej se po merrte formë. Por reagimi i furishëm i popullit MAGA dhe i viktimave të abuzimeve seksuale të Epstein ndaj përpjekjes së Trump për të minimizuar rastin, e detyroi Shtëpinë e Bardhë të tregojë vendosmëri: Ministria e Drejtësisë konfirmoi çështjen kundër Maxwell në Gjykatën e Lartë, ndërsa një zyrtar anonim i presidencës deklaroi se “nuk është folur kurrë për një falje të Maxwell dhe nuk do të flitet kurrë”.
E gatshme të dëshmojë për listën e klientëve
Ghislaine është e fortë, dhe tashmë është shprehur e gatshme të dëshmojë për listën e klientëve të Epstein (që sipas Trump nuk ekziston) para Kongresit. Vëllai i saj, Ian, ka frikë për jetën e saj, sidomos duke parë fundin e Jeffrey. Trump, sigurisht, nuk dëshiron që të vazhdohet të gërmohet. Edhe më parë kishte pasur polemika sepse Alex Acosta, gjykatësi i Floridës që e dënoi Epstein me një dënim shumë të lehtë, u emërua nga Trump ministër i Punës në qeverinë e tij të parë (dhe më pas u detyrua të jepte dorëheqjen pas arrestimit të dytë dhe vetëvrasjes së Epstein). Dhe krimet për të cilat miliarderi pedofil ishte dënuar ishin kryer në vitet kur ai ende shoqërohej ngushtë me Trump në Palm Beach dhe Mar-a-Lago./ Corriere -

DOKUMENTI- Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e 10 klientëve
Foto ilustruese
TIRANË- Dhjetë klientë të “Raiffeisen Bank” kanë dalë “me humbje”, pasi u janë marrë para nga llogaritë e tyre bankare. Paratë u janë marrë nga një punonjëse e bankës në degën e Çorovodës. Në një dokument të publikuar nga “Lajmi i fundit”, sqarohet se çështja ka përfunduar në gjyq, ku e paditur është marrë punonjësja e bankës, e identifikuar me inicialet M.E. Kjo e fundit ka punuar për plot 9 vjet në “Raiffeisen Bank”, nga viti 2004 deri në vitin 2013. Por pas zbulimit, është shkarkuar nga detyra.
Punonjësja në fjalë ka shfrytëzuar aksesin që i jepte detyra që kishte brenda bankës për të hyrë në llogaritë e klientëve dhe në sistemin e bankës. Nga llogaritë e klientëve ajo tërhiqte para që u përkisnin qytetarëve. Edhe pse veprimet në llogari duhet të kryhen vetëm me kërkesë të klientëve, ajo ka shkelur rregullar dhe udhëzimet duke marrë para nga llogaritë e tyre bankare. Por për të mos lënë gjurmë, kishte përdorur të dhënat e kolegëve për t’u loguar në sistemin e Bankës.
DOKUMENTI GJYQËSOR:Faksimile e dokumentit gjyqesor per rastin
Në rastin në shqyrtim, nga provat e paraqitura prej palës së paditur rezulton se vërtetohet plotësisht, të paktën fakti, që paditësja ka kryer transaksione debitimesh nga llogaritë e klientëve pa praninë fizike të tyre në 10 rastet e vërtetuara me mandat-pagesat e paraqitura. Sikurse është përmendur, këto transaksione rezulton të jenë kryer të gjitha në një datë të vetme. Gjykata vlerëson se duke vërtetuar këtë fakt pala punëdhënëse ka arritur të provojë shkeljen e detyrimeve kontraktuale me faj të rëndë prej paditëses, sepse kryerja e veprimeve debituese në llogaritë e klientëve prej paditëses pa praninë e tyre fizike rezulton të ketë qenë shprehimisht e ndaluar nga neni 4.4. i rregullores mbi Procedurën Operacionale “Shërbimi Cash në Sportel”, një kopje e të cilës u paraqit prej palës së paditur. Po kështu, gjykata gjen të bazuar pretendimin e palës së paditur se këto veprime të paditëses mund të sillnin eventualisht dëm material e moral për punëdhënësin, nëse paditej prej klientëve të vet, të cilëve iu ishin cënuar llogaritë bankare pa iu marrë nënshkrimi.
Pra, sqarohet se punonjësja ka shfrytëzuar aksesin që i jepte puna për të hyrë në llogaritë e klientëve dhe në sistemin e vetë bankës, dhe pa praninë e tyre të tërhiqte para. Pasi ka dedektuar marrjen e parave, edhe Banka ka shprehur shqetësim për faktin se mund të paditej nga klientët, të cilëve u ishin cënuar llogaritë bankare dhe u ishin marrë paratë. Megjithatë, edhe pse punonjësja është shkarkuar, nuk është e qartë sesa është shuma e parave që u janë marrë klientëve në Çorovodë të Beratit./ZËRI -

Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e 10 klientëve pa dijeninë e tyre!
Dhjetë klientëve të Raiffeisen Bank në Shqipëri u jane tërhequr paratë nga llogaritë e tyre brenda ditës nga një punonjëse e kësaj banke.
Rasti i ndodhur, i cili ilustron nivelin e zbatimit të rregullave ligjore e etike dhe sigurinë që kanë llogaritë e qytetarëve në bankë, ka pasur për protagoniste punonjësen e bankës me iniciale M.E (dokumentacioni mbi të cilin bazohet ky artikull ka të dhëna të plota për protagonistët dhe detajet e tjera).
Punonjësja në fjalë sipas dokumenteve ka punuar për plot 9 vjet në Raiffeisen Bank, nga viti 2004 deri në vitin 2013.“Nga provat e paraqitura rezulton se vërtetohet plotësisht, të paktën fakti, që ….. ka kryer transaksione debitimesh nga llogaritë e klientëve pa praninë fizike të tyre në 10 rastet e vërtetuara me mandat-pagesat e paraqitura. Sikurse është përmendur, këto transaksione rezulton të jenë kryer të gjitha në një datë të vetme”, thuhet në dokumentacionin që disponon redaksia.
Faksimile e dokumentit gjyqesor per rastin
Më qartësisht, aty kuptohet se transaksionet e debitimeve në gjuhën bankare kanë kuptimin e marrjes së parave nga llogaria, ndërsa nëse do ishin hedhur para do të quhej kreditim në llogaritë e klientëve.
Në dokument theksohet se kryerja e veprimeve debituese në llogaritë e klientëve prej unonjëses pa praninë e tyre fizike rezulton te ndaluar nga neni 4.4. i rregullores mbi Procedurën Operacionale “Shërbimi Cash në Sportel”.
Gjithashtu në dokument, theksohet se këto veprime mund të sjellin eventualisht dëm material për Bankën Raiffeisen, nëse paditet në gjykatë prej klientëve të vet, të cilëve iu ishin cënuar llogaritë bankare pa iu marrë nënshkrimi.
Pikërisht për shkak të këtij rreziku, punonjësja me inicialet M.E është shkarkuar nga detyra që kishte mbajtur në degën e corovodës.
Një tjetër fakt, është se si duket, për të fshehur gjurmët e veprimeve të veta, punonjësja në fjalë ka përdorur të dhënat e kolegëve për tu loguar në sistemin e Bankës ku ka kryer tërheqjen e parave nga llogaritë e dhjetë klientëve brenda ditës.Dhjetë klientëve të Raiffeisen Bank në Shqipëri u jane tërhequr paratë nga llogaritë e tyre brenda ditës nga një punonjëse e kësaj banke.

Një tjetër fakt, është se si duket, për të fshehur gjurmët e veprimeve të veta, punonjësja në fjalë ka përdorur të dhënat e kolegëve për tu loguar në sistemin e Bankës ku ka kryer tërheqjen e parave nga llogaritë e dhjetë klientëve brenda ditës. -

Hakerat vodhën të dhënat e klientëve dhe stafit të WizzAir? Reagon kompania: Sistemet janë të paprekura
Grupi i hakerëve “Stormous” deklaroi se ka sulmuar sistemet e kompanisë Wizz Air dhe ka hakeruar rreth 22 GB të dhëna të ndjeshme që përfshijnë informacione të kompanisë, punonjësve dhe klientëve.
Përmes kanaleve të tyre online, Stormous publikoi disa mostra të materialeve të vjedhura, të cilat përfshijnë raporte të brendshme të kompanisë, dokumente operacionale, certifikata të operatorëve ajrorë për punonjësit dhe palët e tjera të lidhura me operacionet e tyre.
Në një reagim për mediat ditën e sotme, Wizz Air mohon akuzat për një sulm kibernetik që ka prekur të dhënat sensitive të pasagjerëve, personale apo financiare.
“Wizz Air ka sisteme të fuqishme sigurie, të projektuara për të mbrojtur të dhënat sensitive të klientëve dhe partnerëve të saj të çmuar.”- thuhet në reagim