Tag: klevis

  • Të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laç

    Të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laç

    Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç, sollën detaje të reja. Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.
    Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.
    Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi.Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin.

  • Detaje nga ngjarja e rëndë në Laç/ Pasi fërkuan pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar! Shkëmbimi i zjarrit la pas 1 viktimë dhe 4 të plagosur

    Detaje nga ngjarja e rëndë në Laç/ Pasi fërkuan pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar! Shkëmbimi i zjarrit la pas 1 viktimë dhe 4 të plagosur

    Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të Laçit.
    I arrestuari Klevis Ndreca 28 vjeç ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj 26 vjeç dhe Gerald Bitrin 24 vjeç.
    Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal  5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi.
    Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin.

    Top Channel

  • “Klevis a e integron Rama, Shqipërinë në BE?”/ Kryeministri shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

    “Klevis a e integron Rama, Shqipërinë në BE?”/ Kryeministri shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

    Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka shpërndarë një postim ironik lidhur me kandidatin e Partisë Demkoratke Klevis Balliu.
    Në video Balliu thotë se BE, Shqipëria hyn me parimet e De Gasperit dhe jo të drogës.
    Klevis a e integron dot Edi Rama Shqipërinë në BE?
    Edi Rama ka parimet e drogës në BE shkohet me parimet e De Gasperit.
    Rama ka shkruar në postim mbi shkrimin ‘Për relaks’, duke thumbuar Balliun që shihet në video dhe përkrah figurës së bufit.

  • Klevis a e integron Rama Shqipërinë në BE? Kryesocialisti shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

    Klevis a e integron Rama Shqipërinë në BE? Kryesocialisti shpërndan postimin ironik ndaj Balliut

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim ironik lidhur me kandidatin e PD-së, Klevis Balliu. Në video Balliu shprehet se Shqipëria në BE hyn me parimet e De Gasperit dhe jo të drogës. Rama ka shkruar në postim mbi shkrimin ”për relaks”, duke thumbuar Balliun që shihet në video dhe përkrah figurës së bufit.

  • Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

    Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

    “E patë Edi Ramën sot?! Pas 12 vitesh timoni, tepsia, tallavaja, tani thotë kam një program për biznesin e vogël.
    Po ku ishe këto 12 vite për biznesin e vogël, apo ishe duke u marrë me atë biznesin tatat (prek hundën) që ke qejf shumë?! Nuk i hajnë shqiptarët mashtrimet e tua, në 11 Maj votojnë numrin 1”, dëgjohet të thotë Klevis Balliu.
    Kandidati demorkat për deputet është bërë disa herë subjekt i lajmeve në portale për makinën personale që përdor në një kohë që flet për shtresat në nevojë, një Mercedes Benz model S Class, i cili kushton disa mijëra euro.

  • Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë:  Në 100 ditët e para do të rrisim rrogat

    Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë: Në 100 ditët e para do të rrisim rrogat

    Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Klevis Balliu ka zhvilluar disa takime me qytetarë në njëisnë nr.3 në Tiranë, ku ka prezantuar programin ekonomik të PD.
    Në një postim në rrjetin social facebook, Balliu shkruan se ky program garanton mirëqënien e qytetarëve.

    “Ishte kënaqësi të ndalesha në njësinë tre në takime me qytetarët të cilët më shumë se kurrë po bashkohen me programin tonë që garanton mirëqënien e qytetarëve.
    Brenda 100 ditëve, bashkë do të vendosim, minimumin jetik, rritjen e rrogave, uljen e taksave, kartën e konsumatorit, rritjen e pensioneve.
    Bashkë për Shqipërinë Madhështore”, shkruan Balliu.

  • “Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç”/ Klevis Balliu: Të rinjtë janë prioriteti ynë

    “Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç”/ Klevis Balliu: Të rinjtë janë prioriteti ynë

    Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale. Sot ai ka takuar të rinj kryeqytetas, ku sipas tij, janë prioritet.
    Postimi i Klevis Balliut:
    “Të rijntë nuk do të largohen më, ata do të jenë prioritet absolut.
    Të rijntë me qeverinë aktuale në pushtet janë lënë në harresë dhe ata zgjedhin të largohen.
    Pas 11 Maj të rinjtë do të jenë pritoritet i qeverisë.
    Për rininë nën 30 vjec do të ketë 0 detyrime per sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
    Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjec.
    Stimuj financiarë dhe investitorët nën 35 vjec që duan të investojnë në start up inovaciom blu dhe green energy.
    Mbështetje e arsimit profesional në fushat prioritare si teknologjia e informacionit dhe inovacionit, çdo vit 50 studentët më të mirë do të marrin mbështetje financiare për të hap një biznes nga 5 deri ne 30 mijë euro, 50 studentet e tjerë do ti paguhet për dy vite interesi i kredisë sipërmarrëse nga bankat.
    Rinia prioritet absolut për ne.
    Voto 1”

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Klevis Balliu takim me qytetarët në Tiranë: Paketa e Dhembshurisë e PD-së, emergjencë kombëtare

    Zgjedhjet e 11 majit/ Klevis Balliu takim me qytetarët në Tiranë: Paketa e Dhembshurisë e PD-së, emergjencë kombëtare

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një takim në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, ku theksoi rëndësinë e “Paketës Dhembshurisë” të PD-së.
    Në postimin e tij, Balliu shprehu kënaqësinë që shumë qytetarë e kanë mbështetur. Balliu tha se Paketa e Dhembshurisë së PD-së është emergjencë kombëtare.
    Postimi i kandidatit për deputet të PD-së Klevis Balliu:
    Sot në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kavajës takim me qytetarët 👥🏙️.
    ✅ Paketa e dhembshurisë e Partisë Demokratike është një ⚠️🚨emergjencë kombëtare për të rikthyer normalitetin dhe dinjitetin e qytetarëve që janë lënë në varfëri ekstreme💶💵.
    🗣️Është kënaqësi të gjesh këtë mbështetje masive në çdo rrugë të Tiranës🙏.

  • Fushata elektorale e PS/ Klevis Balliu: Funerali politik i Edi Ramës!

    Fushata elektorale e PS/ Klevis Balliu: Funerali politik i Edi Ramës!

    Koordinatori politik rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu  e cilëson nisjen e fushatës elektorale nga Edi Rama si një “funeral politik”, të kamufluar me tallava, folklor të politizuar dhe figura të korruptuara të qeverisë.

    Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Balliu shkruan se pjesëmarrja e ulët qytetare dhe prania e “aktorëve të krimit të financave publike” tregojnë fundin e një epoke 12-vjeçare të mbushur me korrupsion.

    Ai bën thirrje për bashkim opozitar dhe pastrim të thellë të sistemit, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 1 më 11 maj.

    Postimi i plotë të Facebook:

    Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!

    Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u perpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.

    Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.

    Edi Rama në 12 vjet realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.

    Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore.

    Voto numrin 1 në 11 Maj!

  • Ska pse largohet rinia/ Klevis Balliu me te rinjte ne Astir: Stimul pët investitorët nën 35 vjec

    Ska pse largohet rinia/ Klevis Balliu me te rinjte ne Astir: Stimul pët investitorët nën 35 vjec

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona