Tag: klevis

  • Ndërmjetës për vrasjen e Klevis Lleshit/ Bie në prangat e policisë në Itali, Saimir Kolaveri

    Ndërmjetës për vrasjen e Klevis Lleshit/ Bie në prangat e policisë në Itali, Saimir Kolaveri

    Sajmir Kolaveri

    ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar pasditen e sotme Saimir Kolaverin, i cili është i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit.
    Mësohet se Kolaveri ka qenë ndërmjetës mes Aurel Hoxhës dhe Sahab Nuzit. Hoxha ka urdhëruar vrasjen për motive gjakmarrjeje, ndërsa Nuzi dyshohet ka ekzekutuar vrasjen për një pagesë prej 50,000 euro.
    Aurel Hoxha është identifikuar si urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së 24-vjeçarit, Klevis Lleshi në 2020. Hoxha është pronari i lokalit “Monopol”, ku janë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
    Si nisi hakmarrja?
    Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.
    Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
    Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila kishte regjistruar deri atëherë të paktën 4 viktima.
    Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
    Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Klevis Lleshin u zhduk pa gjurmë në vitin 2020. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha./ZËRI

  • Dy në pranga e dy në kërkim/ Kush janë autorët e vrasjes së Klevis Lleshit

    Dy në pranga e dy në kërkim/ Kush janë autorët e vrasjes së Klevis Lleshit

    Janë zbardhur emrat e 4 personave për të cilët Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste, pas zbardhjes për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e të riut, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj i Burrelit, në gusht të vitit 2020
    Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, ndërkohë në kërkim janë shpallur shtetasit Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç dhe Sajmir Kolaveri, të cilet dyshohen për veprën penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim kufome, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar kriminal.
    Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri është pronari i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

    Dyshohet se Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri ka qenë në rolin e urdhëruesit të krimit, ndërsa tre të tjerët në rolin e bashkëpunëtorit dhe ekzekutuesit. Ngjarja kriminale është zbardhur pas bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”.
    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen pa gjurmë të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj, në gusht të vitit 2020 në Burrel.
    Dyshohet se  Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri ka urdhëruar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Klevis Lleshit për motive hakmarrje për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të vëllait të tij Agim Hoxhës në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.
    Klevis Lleshi u denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër Polici dhe Prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.
    Por, edhe pse e ëma dyshomnte se djalin ia kishin rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie, duket se autoritetet në atë kohë nuk pati hetime të thelluar për të zbardhur ngjarjen. Deri në dhjetor të vitit 2020, kur banorë të fshatit Shpërdhet në Kurbin gjetën eshtrat e një trupi, të cilat kishin dalë në sipërfaqe, pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur.
    Në shkurt të vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat në fjalë i përkisnin trupit të Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij.
    Pas vrasjes së Agim Hoxhës, janë disa anëtarë të familjes Lleshi që janë ekzekutuar për hakmarrje. Më konkretisht, në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit, të iu bë pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Ndërkohë, tre vite më vonë, në 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai i Klevis Lleshit, në fshatin e lindjes në Burrel.
    Por, hakmarrja nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.
    Ndërkohë, në gusht të vitit 2020, u rrëmbye, u vra dhe iu zhduk trupi Klevis Lleshit, i cili ende nuk kishte mbushur 22 vjeç, pasi burrat e familjes Lleshi ishin shuar një nga një, si babai, xhaxhai dhed djali i xhaxhait.
    E duket se “ekzekutimi final” do të vinte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin mesditën e 15 dhjetorit të vitit 2023. I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi në qeli Arben Lleshi, i dënuar me burgim si autor i vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Agim Hoxhës në Britani. Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.
    Sokol Mjacaj dyshohet se armën e zjarrit pistoletë të përdorur në krim e kishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes. Vrasja ndodhi në një kohë kur në media u publikua lajmi se Sokol Mjacaj do të futej në regjimin “41 Biss”.
    Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Sokol Mjacaj deklaroi se kishte një konflikt me Arben Lleshin, por Prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë. Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues me drejtësinë, teksa edhe vrasja e Arben Lleshit dyshohet se është porositur nga familja Hoxha.
    Vrasja e Agim Hoxhës, që solli më pas edhe sagën e hakmarrjes, dyshohet se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Britani. Ai u gjet i shkrumbuar në makinën e tij.
    Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.
    Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

  • Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

    Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

    Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më parë, SPAK akuzon si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së të riut, shtetasin Aurel Hoxha.
    Në ambientet e lokalit “Monopol”, që ndodhet në zonën e ‘Myslym Shyrit’ dhe është në pronësi të Hoxhës kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s.
    Sakaq përveç Aurel Hoxhës, SPAK ka ngritur dyshime edhe për tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, për të cilët janë lëshuar po ashtu urdhër-arreste. Një nga katër urdhër-arrestet është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes.
    Klevis Lleshi u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020 dhe trupi i tij u gjet i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, më shumë se dy vite e gjysmë pas kontaktit të fundit që pati me familjen.
    Disa mbetje kockore që u gjeten nga banorë të zonës disa muaj pas ngjarjes konkretisht në dhjetor të vitit 2020, pas ekspertizës së kryer nga Instituti i Policisë Shkencore, duke përdorur edhe ADN-në, rezultuan se i përkisnin të riut nga Mati.
    I riu që në atë kohë ishte 21-vjeç dyshohet të jetë marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në qytetin e Burrelit. Më pas ai është vrarë e groposur në Shpërdhet, fshat i cili ndodhet në një terren të thyer malor rreth 10 km larg qytetit të Mamurrasit.

  • Vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” ende në arrati, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

    Vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” ende në arrati, zbardhen emrat e dy të arrestuarve

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se të arrestuarit janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale” dhe “grup strukturuar kriminal”.
    Ndërsa në kërkim janë shpallur 36 vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili është pronar i lokalit “Monopol” në Myslym Shyr, si edhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza.
    Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg Arben Lleshi, mik dhe bashkëpunëtor i viktimës në Londër. Pas kësaj, fisi Hoxha nisi hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të familjes Lleshi.
    Në vitin 2013 u vra babai i Klevis Lleshit, Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u ekzekutua edhe xhaxhai i tij, Hajredin Lleshi. Po atë vit u zhduk edhe një kushëri i Klevisit, Artan Lleshi.
    Klevis Lleshi u vra në vitin 20202, ndërsa në vitin 2023, brenda burgut të Peqinit, u vra edhe Arben Lleshi.

    Top Channel

  • Vrasja e Klevis Lleshit, arrestohen dy persona! Në kërkim porositësi dhe një tjetër (EMRAT)

    Vrasja e Klevis Lleshit, arrestohen dy persona! Në kërkim porositësi dhe një tjetër (EMRAT)

    Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë është në kërkim për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.  
    Në pranga është vënë Sabah Nuzi dhe Samet Lok,  të dy 31 vjeç të cilet dyshohen për veprën penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim kufome, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar kriminal.  
    Në kërkim është shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç dhe Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza. Vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në SkyEcc. 
    SPAK zbardhi vrasjen e ndodhur 5 vite më parë në Burrel dhe ka lëshuar 4 urdhër arresti.  
    Klevis Lleshi u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020 dhe trupi i tij u gjet i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, më shumë se dy vite e gjysmë pas kontaktit të fundit që pati me familjen. 

  • Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” porositi ekzekutimin, si nisi hasmëria mes dy fiseve në Burrel

    Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Pronari i “Monopol” porositi ekzekutimin, si nisi hasmëria mes dy fiseve në Burrel

    Janë identifikuar të dyshuarit qe u implikuan në vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

    Njëri nga personat që konsiderohet si urdhëruesi është Aurel Hoxha, pronari i barit “Monopol” në Tiranë.
    Tre të tjerë ndërkohë janë shpallur në kërkim. Klevis Lleshi, 21 vjeç nga Burreli, u rrëmbye, u vra dhe u zhduk pa gjurmë. Eshtrat e tij u gjetën disa muaj më vonë në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.
    Motivet dyshohen për hakmarrje mbas vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. Ai u gjet i vrarë dhe i djegur në makinën e tij. Për këtë ngjarje u dënua me 32 vite burg Arben Lleshi, mik dhe bashkëpunëtor i viktimës në Londër. Pas kësaj, fisi Hoxha nisi hakmarrjen ndaj pjesëtarëve të familjes Lleshi.
    Në vitin 2013 u vra babai i Klevis Lleshit, Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u ekzekutua edhe xhaxhai i tij, Hajredin Lleshi. Po atë vit u zhduk edhe një kushëri i Klevisit, Artan Lleshi.
    Klevis Lleshi u vra në vitin 20202, ndërsa në vitin 2023, brenda burgut të Peqinit, u vra edhe Arben Lleshi.

    Top Channel

  • Si transkriptimet e SKY ECC zbardhën rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020

    Si transkriptimet e SKY ECC zbardhën rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020

    SPAK ka arritur të zbardhë rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 ndërsa ka lëshuar katër urdhër-arreste. Në kuadër të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë, Forcat operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë kanë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit, përfshirë edhe lokalin “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë.
    Hetimet janë drejtuar nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra, të cilët kanë siguruar prova dhe të dhëna të mjaftueshme që çuan në identifikimin e autorëve dhe urdhëruesit të dyshuar të krimit. Sipas SPAK, porositës i rrëmbimit dhe vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurel Hoxha, pronar i lokalit Monopol, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie, së bashku me tre persona të tjerë.
    Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur rrëmbimin dhe vrasjen e të riut si hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, e ndodhur në Angli në vitin 2012. Klevis Lleshi rezulton të jetë viktimë e një konflikti të gjatë dhe të përgjakshëm mes dy familjeve, Hoxha dhe Lleshi, saga e të cilit ka nisur në vitin 2012 me vrasjen e Agim Hoxhës në Angli. Deri më tani, përplasjet mes këtyre fiseve kanë lënë të paktën pesë viktima, përfshirë edhe Arben Lleshin, i vrarë brenda burgut të Peqinit.

  • “Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, kush e dha urdhrin e ekzekutimit (EMRI)

    “Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, kush e dha urdhrin e ekzekutimit (EMRI)

    viktima Klevis Lleshi

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit. Mësohet se janë lëshuar 4 urdhër arreste, njëri prej të cilëve është ekzekutuar. Ndërkohë, 3 personat e tjerë janë shpallur në kërkim.
    Aurel Hoxha konsiderohet si urdhëruesi i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.
    Hoxha është pronari i lokalit ‘Monopol’, ku edhe janë ushtruar kontrolle nga FNSH. Kontrolle janë ushtruar edhe në qytetet të tjera. Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.
    Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020, u vra dhe gropos në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Mbetjet kockore dolën në sipërfaqe nga fenomeni eroziv në këtë zonë që solli rrëshqitjen e tokës në një sipërfaqe të konsiderueshme. Trupi i viktimës u zbulua si rezultat i erozionit të tokës nga banorët e zonës ku pas testit të ADN-së, ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi./ZËRI

  • Kush është pronari i ‘Monopol’ që porositi vrasjen e Klevis Lleshit? Nga miqësia në hasmëri, si nisi hakmarrja mes dy fiseve në Burrel

    Kush është pronari i ‘Monopol’ që porositi vrasjen e Klevis Lleshit? Nga miqësia në hasmëri, si nisi hakmarrja mes dy fiseve në Burrel

    Arben Lleshi

    TIRANË- Aurel Hoxha është arrestuar nga policia pasi u identifikua si urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së 24-vjeçarit, Klevis Lleshi në 2020. Hoxha është pronari i lokalit “Monopol”, ku janë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Forcat e policisë dhe forcat speciale RENEA kanë ndërmarrë gjatë natës një aksion në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Ata kanë kryer kontrolle në lokalin “Metropol” në kryeqytet, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK lidhur me zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi në vitin 2020. SPAK ka rënë në gjurmët e autorëve gjatë hetimeve për një krim tjetër, konkretisht hetimi i lidhur me ngjarjen ku u vra në burgun e Peqinit Arben Lleshi, nga Sokol Mjacaj.

    Ngjarja dyshohet të jetë pjesë e një hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit. Pra, ngjarja rezulton edhe më e ‘vjetër’, bëhet fjalë për hasmëri midis dy fiseve, Hoxha dhe Lleshi. Familja Hoxha dhe Lleshi ishin në një sagë të gjatë hakmarrjeje.
    Si nisi hakmarrja?
    Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.
    Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
    Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila kishte regjistruar deri atëherë të paktën 4 viktima.
    Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
    Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Klevis Lleshin u zhduk pa gjurmë në vitin 2020. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha./ZËRI

  • SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” (Emri)

    SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, shpallet në kërkim pronari i lokalit “Monopol” (Emri)

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen pa gjurmë të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj, në gusht të vitit 2020 në Burrel. Eshtrat e të riut u gjetën në dhjetor të po atij viti në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.
    Burime bëjnë me dije në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, ku është ekzekutuar vetëm njëri prej tyre. Po të njëjtat burime konfirmojnë se në rolin e urdhëruesit të kësaj ngjarje kriminale rezulton se ka qenë Aurel Hoxha, pronari i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Ndërkohë, tre personat e tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë të tij.

    Mësohet se kontrolle janë ushtruar gjithashtu edhe në zonën e Freskut në kryeqytet, në Kamëz, si dhe në Mamurras.
    Dyshohet se Aurel Hoxha ka urdhëruar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Klevis Lleshit për motive hakmarrje për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të vëllait të tij Agim Hoxhës në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.
    Zhdukja e Klevis Lleshit
    I riu u denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër Polici dhe Prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.
    Por, edhe pse e ëma dyshomnte se djalin ia kishin rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie, duket se autoritetet në atë kohë nuk pati hetime të thelluar për të zbardhur ngjarjen. Deri në dhjetor të vitit 2020, kur banorë të fshatit Shpërdhet në Kurbin gjetën eshtrat e një trupi, të cilat kishin dalë në sipërfaqe, pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur
    Në shkurt të vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat në fjalë i përkisnin trupit të Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij.
    Saga e hakmarrjes
    Pas vrasjes së Agim Hoxhës, janë disa anëtarë të familjes Lleshi që janë ekzekutuar për hakmarrje. Më konkretisht, në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit, të iu bë pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Ndërkohë, tre vite më vonë, në 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai i Klevis Lleshit, në fshatin e lindjes në Burrel.
    Por, hakmarrja nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.
    Ndërkohë, në gusht të vitit 2020, u rrëmbye, u vra dhe iu zhduk trupi Klevis Lleshit, i cili ende nuk kishte mbushur 22 vjeç, pasi burrat e familjes Lleshi ishin shuar një nga një, si babai, xhaxhai dhed djali i xhaxhait.
    E duket se “ekzekutimi final” do të vinte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin mesditën e 15 dhjetorit të vitit 2023. I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi në qeli Arben Lleshi, i dënuar me burgim si autor i vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Agim Hoxhës në Britani. Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.
    Sokol Mjacaj dyshohet se armën e zjarrit pistoletë të përdorur në krim e kishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes. Vrasja ndodhi në një kohë kur në media u publikua lajmi se Sokol Mjacaj do të futej në regjimin “41 Biss”.
    Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Sokol Mjacaj deklaroi se kishte një konflikt me Arben Lleshin, por Prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë. Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues me drejtësinë, teksa edhe vrasja e Arben Lleshit dyshohet se është porositur nga familja Hoxha.
    Vrasja e Agim Hoxhës