Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë për herë të parë detaje nga jeta e saj personale, gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”. Artistja, e cila është prej vitesh aktive në Itali, tregoi se është në një marrëdhënie dashurie, por partneri i saj nuk është një personazh publik.
“Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them”, u shpreh ajo.
Erjona Rusi: A je ti e lumtur?
Klaudia Pepa: Do që të vijë këtu?
Erjona Rusi: Do të vdisnim po të vinte këtu, me shumë kënaqësi
Klaudia Pepa: Shumë shpejt
Erjona Rusi: Më jep fjalën që do të vini të dy bashkë
Klaudia Pepa: Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të vijmë këtu bashkë
Erjona Rusi: Siç thoshte babi Gimi, ke filluar të mendosh të bësh fëmijë? Apo është shumë herët?
Klaudia Pepa: Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur
Erjona Rusi: E dëshiron?
Klaudia Pepa: Akoma jo të them të vërtetën! Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur
Tag: klaudia
-

Klaudia Pepa pranon për herë të parë se është e dashuruar: Jam me dikë, por është larg dritave të skenës
-

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Çelniku ia ka dalë të fitojë një luftë të gjatë e të vështirë për jetën dhe duket se motivi ka qenë vajza e vogël, Klaudia. Ajo është pika e tij e dobët dhe kanë një lidhje të veçantë, por mbi Çelnikun rëndon një ndjesi faji.
Pasi ai dhe familja u larguan në emigrim për kurimin e tij, Klaudia mbeti në Shqipëri vetëm për t’i realizuar dëshirën që të bëhej juriste. Ajo ia ka dalë mbanë, por në diplomim familja s’ka mundur t’i gjendet pranë ndaj Çelniku dëshiron t’i dhurojë një kujtim në “Ka Një Mesazh Për Ty”.
Kur Klaudia hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, është e bindur se pas ekranit është i ati. E përlotur, ajo ndan brengën e të përjetuarit këtë rrugëtim pa e pasur pranë familjen fizikisht, por është e vendosur që ëndrrën e të dyve ta çojë deri në fund dhe të bëhet gjyqtare.
Klaudia: Ka qenë një periudhë pak… problematike jo, por e vështirë për mua.
Ardit Gjebrea: Pse?
Klaudia: Më është dashur që këtë ëndrrën time ta ndjek pak si vetë, pa përkrahjen fizike të familjes. Gjithmonë i kam pasur në krahun tim…
Ardit Gjebrea: Por larg.
Klaudia: Por larg.
Ardit Gjebrea: Për shkaqe shëndetësore dëgjova.
Klaudia: Për shkaqe shëndetësore të pikës sime të dobët, të babit.
Ardit Gjebrea: Babin e ke pikë të dobët?
Klaudia: E di që derisa të vdes, ai do të jetë.
Sapo në ekran shfaqet imazhi i Çelnikut, vajza nuk përmban lotët dhe nuk humb kohë, merr ‘stafetën’ për t’i dhënë një mesazh të atit.
Klaudia: Kam dashur kohë ta bëj një surprizë për babin tim se e meriton. Të gjithë kanë baba, por ky imi ma besoni, është shumë i veçantë. Dy fjalë do t’i them.
Ardit Gjebrea: Po të të thotë ai përpara njëherë.
Klaudia: Jo, do t’ia them unë!
Ardit Gjebrea: Do t’ia thuash ti? Okej.
Klaudia: Se duhet. Dua t’i them që është babi më i mirë që edhe nëse Zoti do të më jepte sërish, nëse do të doja një familje tjetër, do të zgjidhja një milionë herë këtë familje, një milionë herë mamin, një milionë herë babin, një milionë herë motrën, një milionë herë vëllain. Jam jo e bekuar, por jam vajza më e lumtur për këtë familje që kam. Ma ka bërë me hile, por di t’i them që e dua më shumë në botë. Di t’i them që çfarë kemi kaluar, i kemi kaluar bashkë. Në jetë ka ulje-ngritje, në jetë do të sprovohemi. Unë në jetë do të mbaj vetëm gjërat më të bukura që kemi kaluar dhe janë jo pak, por janë shumë. Di t’i them babit që atë ëndrrën që e kemi të dy shumë afër zemrës, do ta realizojmë deri në pikën e fundit.
Edhe Çelniku i shpreh së bijës se tanimë s’ka gjë që ta ndalë realizimin e dëshirës së tyre.
Çelnik: Babi të kërkon ndjesë. Pas 8 vitesh mungesë, kthehem në Shqipëri nga Franca dhe megjithëse babai yt ka qenë shumë sëmurë dhe kam luftuar me jetën, të kërkoj të falur që nuk jam ndodhur pranë, ti ke mbaruar studimet, je diplomuar. Babi të uron shëndet, lumturi, të dalësh në jetë dhe premtimin që ia kemi dhënë njëri-tjetrit, të jesh e bindur që unë e munda sëmundjen dhe do të më kesh përgjithmonë pranë. Ndihem krenar për ty! Babi të do shumë.
Klaudia: Mund të kenë qenë familja fizikisht larg meje, shpirtërisht kanë qenë në çdo hap timin. Babi, unë di të të them që jam vajza më krenare që të kam ty baba! Të dua shumë!/tvklan.al -

Zhduket gruaja në Shkodër së bashku me të birin 2-vjeç, burri: Dua vetëm djalin
Klaudia Hiluku dhe Gjovalin Mikaj
SHKODËR-Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.
Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre. Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.
Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, se kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke ia lënë atij djalin 1 vjeç ta mbajë.