Tag: klasike

  • Tirana e Vllaznia “klasike” dhe në institucionale…

    Tirana e Vllaznia “klasike” dhe në institucionale…

    Lajmi për bllokimin e merkatos për tre sesione klubeve shqiptare Tirana e Vllaznia mbetet temë e nxhetë që prej ditës së djeshme kur lajmi u bë publik. Nëse për bardheblutë ndalesa e radhës vjen për një vlerë të vogël (12 mijë euro) ndaj ish lojtarit të saj Ardit Deliu situata te Vllaznia e cila nuk dihet pse është sanksionuar duket edhe më e habitëshme.

    Në fakt, janë dy klubet më të hershme në futbolliin shqiptar dhe në vend që të jenë shembull për mirë, këto klube po vuajnë me gjasë anën administrative që hedhin anën jo të drejtë të funksionimit të një klubi elite.

    Keq për Tiranën e cila beson fort te merkatoja e janarit për të bërë riparimet e mëdha në përpjekje për të shpëtuar sezonin por keq dhe për Vllazninë e cila këtë edicion kërkon të shkojë te titulli kampion. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia pret Dinamon, supersfida premton ‘klas…ike’

    Vllaznia pret Dinamon, supersfida premton ‘klas…ike’

    Kjo mund të konsiderohet momentalisht klasike. Bëhët fjalë për Vllaznia- Dinamo e cila luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi” për aktin e 11-të Abissnet Superiore. Klasike pasi ajo e vërteta Vllaznia- Tirana për vetë gjëndjen aktuale të bardhebluve nuk justifikoi dualitetin e viteve të shkuara (java e tetë, 3-1 për shkodranët).

    Sidoqoftë ky takim ka një tregues dhe ai përkon me javën e dytë të këtij edicioni kur në Elbasan, Dinamo triumfoi 3-1. Pa shtuar këtu ndeshjen gjysëfinale të ‘Final Four’ teksa kuqeblutë kaluan në finale (fitoi Vllaznia 2-1) me kampin blu që kontestoi fort arbitërimin.

    Ndërkaq për vetë cilësitë që kanë treguar javët e fundit, kjo ndeshje pritet të jetë vërtetë në nivelin ‘klasik’. Vendasit e Martinit qëndrojnë në krye pas barazimit 2-2 në Rrogozhinë me Egnatian ndërsa blutë e Dajës nisën me dy pikë më pak pasi dhe 18 herë kampionët e vendit u ndanë pa gola javën e 10-të me Teutën.

    Vazhdo leximin

  • Klasike e jashtëzakonshme, Reali mund Barçën në…45′

    Klasike e jashtëzakonshme, Reali mund Barçën në…45′

    Klasike e dominuar nga Reali, topi i lojes i emërtuar “Klasike”, Barcelona me Flik në tribunë (i pezulluar) e me shumë mungesa, vuajtje e madhe në pjesën e parë.

    Ngjet gjithëçka në Real- Barcelona në javën e dhjetë të La Liga-s luajtur këtë pasdite në “Bernabeu”. Një pjesë e parë e jashtëzakonshme për Los Blancos të cilëve edhe pse i’u anulua një penallti me VAR e pak më vonë një gol i Mbape, arrin sërish të shënojë me francezin ndërsa në fund të takimit u shpall njeriu i ndeshjes.

    Në minutën e 22-të Mbape goditi nga pozicioni qëndror për të ngritur në ‘qiell’ impinatin sportiv veshur me të bardha. E ndërsa të zotët e shtëpisë po bënin mjaft mirë, një gabim i Arda Gyler në mbrojtje i kushton barazimin vendasëve teksa Fermin Lopez barazoi rezultatin në minutën e 38-të.

    Sidoqoftë yjet e Realit janë të vendosur për të nxjerrë një sfidë prej kampioni. Shpejt shënojnë të dytin me Belingam në minutën e 43-të pr të vendosur sërish epërsinë.

    E dyta nis me penalltinë e pritur nga Shezni ndërsa përballë pati Mbapenë. Pjesa tjetër e lojes shkoi kryesisht nën adminstrimin e Realit për t’u ndalur 2-1. Ndërrimi i kontestuar i Vinicius dhe zënka mes dy lojtarëve të stolit në përfundim të takimit por dhe kartoni i kuq i Pedrit e zbehen disi këtë atmosferë të ndezur. Pas këtij triumfi, Reali kryeson e mban prapa Barçën me 5 pikë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Merr jetë maratona e Shkodrës/ Gjenezë e garës më klasike në qytetin më të shquar shqiptar

    Merr jetë maratona e Shkodrës/ Gjenezë e garës më klasike në qytetin më të shquar shqiptar

    Nuk dihet se përse e vendosën kaq vonë. Shkodra, qyteti i traditave të mëdha kulturore e sportive, nisi këtë fundjavë një kapitull të ri në historinë e saj modern, atë të maratonës së parë. Edhe pse jo 41 kilometra e 950 metra, sa është distanca klasike e kësaj gare të lashtë, sërish fillimi duhet të quhet i mirë, edhe pse një zgjim i vonshëm.
    E ndarë në tre kategori, nga më të vegjlit deri tek të rriturit, “Maratona e Shkodrës” pati mbi 300 pjesëmarrës, shifër që pritet të rritet vit pas viti. Ish-kampionia e Europës, atletja më e mirë shqiptare e të gjitha kohëve, Luiza Gega, ishte tepër e kënaqur me këtë ngjarje në qytet. Për femra fitoi Ledia Dauti, që është në lidhje gjaku me Luizën e që shpresohet të jetë kampione e madhe në të ardhmen.
    Për gëzimin e qytetit të tij, për meshkuj minimaratonën e fitoi atleti shkodran, Bledar Mesi, edhe pse prej kohësh jeton në Tiranë. Zhvillimi i minimaratonës këtë vit përkon edhe me zgjedhjen e Shkodrës si njëri nga qytetet europianë të sportit./

  • Momentet kryesore që ndryshuan botën e muzikës klasike

    Momentet kryesore që ndryshuan botën e muzikës klasike

    Muzika klasike është një nga format më të sofistikuara dhe të pasura të artit muzikor në historinë e njerëzimit. Ajo mbështetet në një traditë që përfshin elemente si harmonia, melodia, ritmi, forma muzikore dhe orkestrimi, të zhvilluara dhe përsosura përmes shekujve.

    Lindja e baletit- Historia e baletit fillon rreth vitit 1500 në Itali. ‘Baleti i parë zyrtar i oborrit’ i njohur ndonjëherë ishte ‘Balet des Polonais’, i porositur nga Catherine de’ Medici dhe i vënë në skenë në Paris në vitin 1573 për të nderuar ambasadorin polak. Baleti do të jepte jetë disa nga veprat më të famshme të muzikës klasike, duke përfshirë ‘Bukuroshja e Fjetur’ e Çajkovskit dhe ‘Coppélia’ e Delibes.

    Opera e parë – Kompozitori dhe këngëtari italian Jacopo Peri (1561–1633) shpesh quhet shpikësi i operës. Ai e themeloi zhanrin në vitin 1597 me ‘Dafne’. Ai gjithashtu kompozoi operën e parë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme, ‘Euridica’ (1600).

    Muzika baroke – Ardhja e stilit muzikor barok rreth vitit 1580, dhe që zgjati deri në vitin 1750, përbën një pjesë të madhe të “muzikës klasike”. Periudha solli me vete stile të reja muzikore, instrumente të reja dhe hapësira të reja performuese. Veprat e George Frideric Handel (1685–1759) dhe Johann Sebastian Bach (1685–1750) konsiderohen kulmi i periudhës baroke.

    Koncertet për violinë të Vivaldit – Italiani Antonio Vivaldi (1678–1741) ishte një violinist virtuoz, vepra më e njohur e të cilit është një seri koncertesh për violinë të njohura si ‘Katër stinët’. Ai konsiderohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj barokë.

    Shpikja e pianos – Prodhuesi italian i instrumenteve muzikorë Bartolomeo Cristofori (1655–1731) njihet si shpikësi i pianos, rreth vitit 1700. Instrumenti do të shërbente si frymëzim për disa nga veprat më të mëdha të muzikës klasike. Instrumentet muzikorë që i atribuohen mjeshtrit italian Antonio Stradivari janë ndër më të mirat e prodhuara ndonjëherë. Ai është veçanërisht i lidhur me violinën. Një Stradivarius sot është një nga instrumentet muzikorë më prestigjiozë dhe një artikull jashtëzakonisht i vlefshëm për koleksionistë.

    Hapja e La Scala-s – Më 3 gusht 1778, u përurua “Teatro alla Scala” në Milano. La Scala është teatri i operës më i famshëm në botë dhe ka pritur qindra premiera, duke përfshirë tre operat më të famshme të Giuseppe Verdit, ‘Nabucco’, ‘Otello’ dhe ‘Falstaff’.

    Shkopi dhe dirigjenti – Përpara përdorimit të shkopit, ansamblet orkestrale dirigjoheshin nga klaviçembali (familje e pianos) ose nga kolovita e parë e violinës. Më vonë, kompozitorët e nisnin punën në ritmin e muzikës duke përdorur një shkop të gjatë. E gjitha kjo ndryshoi në vitin 1820 kur përdorimi i shkopit filloi të fitonte popullaritet, dhe bashkë me të edhe cilësia e përvojës së koncertit të muzikës klasike.

    Shpikja e gramafonit – Në fund të viteve 1800, shpikësi gjermano-amerikan Emile Berliner (1851–1929) krijoi gramafonin. Shpikja e tij i lejoi një audience më të gjerë të kënaqej me kënaqësitë e muzikës klasike në rehatinë e shtëpisë së tyre dhe pa pasur nevojë të shkonin në një koncert.

    Kolona zanore e filmit të parë – ‘L’Assassinat du duc de Guise’ (1908), që përkthehet si ‘Vrasja e Dukës së Guise’, është një nga filmat e parë që paraqet një muzikë origjinale filmi, të kompozuar nga Camille Saint-Saëns (1835–1921). Muzika klasike papritmas iu ofrua një platformë krejt e re dhe ky kompozim shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e muzikës së filmit.

    /rtsh.al/

  • Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë

    Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë

    Shqipëria ka qenë e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë.

    Vendi ynë ka marrë pjesë nga data 3 deri më 17 gusht në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir”, një nga ngjarjet më të njohura muzikore të Francës, e cila zhvillohet në rajonin piktoresk të Dordogne.

    Kjo pjesëmarrje e Shqipërisë në këtë festival që ndërthur traditat, kulturat dhe historitë e Mesdheut përmes një programi të pasur muzikor dhe artistik, është pjesë e nismës CulturAlb, projektit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cila ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare jashtë vendit.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se gjatë fundjavës së kaluar, kuarteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura performoi së bashku me mezzo-sopranon Flaka Goranci. Interpretimi i tyre i titulluar “Melodi Shqiptare” riktheu në skenë thellësinë e zërit dhe fuqinë e këngëve popullore shqiptare. Përkrah Gorancit ishin edhe Vilson Guri, Erbi Piranaj, Stela Bello dhe Bashkim Kupi, të cilët sollën një program që kremtoi dashurinë, natyrën dhe jetën, duke e bërë muzikën të lirë, të stolisur dhe të mbushur me nostalgji. Organizatorët e festivalit vlerësuan interpretimin e artistëve shqiptarë si një zbulim të një universi tingullor të rrënjosur thellë në shpirtin e popullit.

    Më 16 gusht, festivali organizoi një takim letrar të fokusuar te veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në aktivitet morën pjesë violinisti Tedi Papavrami dhe shkrimtarja Ornela Vorpsi. Papavrami u shfaq jo vetëm si interpretues, por edhe si përkthyes i veprave të Kadaresë. Përpara diskutimit letrar, violinistja e re shqiptare Vesa Dume, vetëm 13 vjeçe, performoi një koncert të shkurtër që mahniti audiencën.

    Koncertet e festivalit zhvillohen në kisha historike dhe monumente.

  • Johann Sebastian Bach, gjeniu barok i muzikës klasike

    Johann Sebastian Bach, gjeniu barok i muzikës klasike

    Johann Sebastian Bach (1685–1750) është një nga figurat më të mëdha dhe më me ndikim në historinë e muzikës klasike. Kompozitor, organist dhe mjeshtër kontrapunkti, ai përfaqëson kulmin artistik të epokës baroke dhe ka ndikuar thellësisht në zhvillimin e muzikës perëndimore, transmeton KultPlus.

    Bach lindi më 31 mars 1685 në Eisenach, Gjermani, në një familje me traditë të pasur muzikore. I mbetur jetim në moshë të vogël, u rrit nën kujdesin e vëllait të tij më të madh, Johann Christoph Bach, i cili gjithashtu ishte muzikant dhe ndikoi në formimin e tij të hershëm.

    I riu Bach tregoi shpejt talent të jashtëzakonshëm për muzikën, duke mësuar të luante në organo, violinë dhe klavikord. Ai studioi gjithashtu vepra të kompozitorëve të tjerë të mëdhenj të kohës, si Dieterich Buxtehude dhe Antonio Vivaldi, të cilët ndikuan në stilin e tij të mëvonshëm.

    Bach mbajti një sërë pozicionesh si organist dhe drejtues koral në qytete të ndryshme gjermane, përfshirë Arnstadt, Mühlhausen, Weimar, Köthen dhe Leipzig. Pikërisht në Leipzig, ku shërbeu si kantor i Shkollës së Shën Thomait (Thomasschule) për më shumë se 25 vjet, ai krijoi shumicën e veprave të tij madhore.

    Gjatë kësaj kohe, Bach kompozoi një numër të madh veprash sakrale dhe profane, duke përfshirë kantata, pasione, misa, fuga dhe suita orkestrale. Ndër më të njohurat janë:

    “Misa në Si minor” – një kryevepër monumentale e muzikës sakrale.

    “Pasioni sipas Mateut” – një vepër dramatike dhe emocionale për kor, solistë dhe orkestër.

    “Kantatat kishtare” – mbi 200 kantata të kompozuara për përdorim liturgjik.

    “Fuga e Artë” (Die Kunst der Fuge) – një demonstrim brilant i teknikës së kontrapunktit.

    “Das Wohltemperierte Klavier” – dy libra me preludë dhe fuga në të gjitha tonet, që shërbejnë si bazë për edukimin muzikor edhe sot.

    Stili i Bach-ut karakterizohet nga mjeshtëria teknike, simetria formale, përmbajtja shpirtërore dhe thellësia emocionale. Ai ishte mjeshtër absolut i kontrapunktit – arti i kombinimit të zërave të pavarur muzikorë – dhe kompozimet e tij shfaqin një ekuilibër të përsosur midis strukturës logjike dhe ndjeshmërisë melodike.

    Përkundër faktit se gjatë jetës së tij ai nuk gëzoi famën që meritonte përtej rretheve kishtare dhe muzikore, pas vdekjes së tij më 28 korrik 1750, figura e Bach-ut u rizbulua dhe u vlerësua thellësisht nga kompozitorë të mëvonshëm si Mozart, Beethoven, Mendelssohn dhe Brahms.

    Sot, Johann Sebastian Bach njihet si një ndër gurët themeltarë të muzikës perëndimore. Muzika e tij vazhdon të interpretohet, studiohet dhe admirohet në të gjitha skenat e botës, nga kishat e vogla e deri te sallat më prestigjioze të koncertit.

    Për shumë muzikologë dhe artistë, Bach mbetet shembulli më i lartë i përkryerjes muzikore – një gjeni që, përmes veprës së tij, lidhi natyrën njerëzore me dimensionin hyjnor të artit./KultPlus.com

  • Magjia e muzikës klasike pushtoi zemrat e më të vegjëlve në Prishtinë

    Magjia e muzikës klasike pushtoi zemrat e më të vegjëlve në Prishtinë

    Mes syve të qeshur të vocërrakëve, në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj, u mbajt një nga koncertet më të veçanta, ai i dedikuar fëmijëve. 

    Në këtë edicion të pestë që mban temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!”, në bashkëpunim me Korin e Fëmijëve dhe Orkestrën “Amadeus” nën udhëheqjen e dirigjentit Vehbi Shosholli, ky koncert solli emocione të veçanta, buzëqeshje pafund dhe një atmosferë thuajse magjike.

    Të vegjëlit e Prishtinës, të rrethuar nga tingujt magjikë të muzikës klasike dhe operistike, në hapësirat e “HyperActive” u bënë dëshmitarë të një përvoje unike kulturore që synon t’i afrojë ata me botën e artit që nga fëmijëria e hershme. Përmes kësaj, RLIOF-i dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij për të investuar në aspektin edukativo-kulturor të brezit të ri e njëherit për të qenë ura lidhëse, mes artit dhe fëmijërisë.

    Ky koncert shënon vetëm fillimin e një platforme edukative në kuadër të misionit të Fondacionit Rame Lahaj, që do të vazhdojë të sjellë kryevepra të muzikës klasike për publikun më të ri, në një formë kreative, të afërt dhe gjithëpërfshirëse.

    Pas këtij koncerti, Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, pason me këto mbrëmje:

    28 korrik | 20:30 Opera Night (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)

    29 korrik | 19:30 New Generation (Universiteti i Arteve, Prishtinë)

    30 korrik | 20:30 Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë), për të përfunduar me mbrëmjen më kulmore të këtij festivali Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, në sheshin Skënderbeu, me 2 gusht nga ora 20:30, ku do të ngjiten në skenë yje ndërkombëtarë të operës si sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi Italian Dario Russo dhe i yni, tenori Rame Lahaj, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, nën udhëheqjen e maestro Roberto Rizzi Brignoli./ KultPlus.com

  • E pëlqeni muzikën klasike? Ja 5 arsye pse duhet ta dëgjoni?

    E pëlqeni muzikën klasike? Ja 5 arsye pse duhet ta dëgjoni?

    Shumë mendime janë në unison për raportin e njeriut me muzikën. Shumica e njerëzve janë dakord se muzika e qetëson shpirtin, të relakson dhe të çlodh në mendime. Në shumë forma ajo ul stresin apo shton format e argëtimit. Njeriu në muzikë ndihet vetvetja që do apo është.

    Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin që mund të jap muzika tek njerëzit në mënyra të ndryshme. Sipas hulumtimeve të bëra nga “University of Phoenix”, truri juaj mund të ketë vështirësi në kryerjen e detyrave shkollore/universitare, nëse dëgjoni muzikë që përmbajnë tekst.

    Në përmbajtje, procesi llogaritet sikur punë e dyfishtë e trurit, që natyrisht ka një ndikim negativ në trurin e njeriut.Por, e kundërta ndodh nëse dëgjoni muzikë klasike dhe gjatë asaj kohe studionin apo kryeni detyrat e shtëpisë.

    Ja cilat janë pesë arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike:

    Qetësimi

    Muzika klasike ka një motiv relaksues dhe nëse dëgjoni muzikë të tillë gjatë studimit atëherë ajo do t’iu mundësoj të keni një mendje më të qartë dhe të mësoni njëkohësisht.Në varësi të shijeve kulturore ajo me plot gojën të mbush dhe të çlodh, është një variant për të mbushur ditën kur ndihesh bosh apo kur do që të jesh vetëm për vetëm me muzikën.

    “Efekti i Mozartit”

    Kjo në të vërtet ekziston si term edhe pse natyrisht nuk funksionon për të gjithë. Tingujt e muzikës jo për gjithë kë mund të ngrejnë nivelin e të mësuarit më mirë, por mund të lejojnë që truri juaj të thithë më lehtë informatat. Pra truri funksionon më qartë dhe më mirë kur ka një muzikë klasike.Muzika e duhur në kohë të duhur në të vërtet ekziston dhe duhet të gjeni muzikën që truri juaj e pranon më lehtë.

    Të jesh në formë (komod)

    Të mësosh shpeshherë mund të ndodhë që të ndikoj negativisht në humorin tuaj, por siç duket muzika klasike mund të rikthej disponimin e mirë. Ti ndiesh komod kur dëgjon atë dhe të çliron.

    Është e mirë për gjakun

    Psh, kur koha e provimeve afrohet, mënyra më e mirë për të evituar tension është muzika klasike. Në rastet kur qarkullimi i gjakut ka një aktivitet të rënduar nga punët e shumta dhe veprimtaria e ditës muzika mund të na ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të reduktoj nivelin e stresit. Stresi ka antistres të fuqishëm këtë ilaç të përkryer, muzikën klasike.

    Fokusimi në të mirën

    Besojeni apo jo, Beethoven dhe Mozart kanë mundësinë që të fokusojnë mendjen tuaj në gjërat pozitive. Relaksimi dhe angazhimi i trurit lejon që mendja të aktivizohet drejt këtyre proceseve.

    Muzika mund të trajtojë “dhembjen” dhe të sjellë kënaqësi. Nëse ndjeheni i/e lodhur pas një dite të gjatë, një kompozim i mirë i muzikës klasike mund t’ua largojë lodhjen.

    Gjithë këto të mira duhet të bëjnë që njerëzit duhet të kthejnë vëmendjen nga muzika klasike dhe ta dëgjojnë më shpesh atë për të qenë më në formë dhe më pozitiv me veten, është një mënyrë më e mirë për të jetuar bashkë me të.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PSE MUZIKA QË DËGJOJMË NË ADOLESHENCË QËNDRON ME NE PËRGJITHMONË?