Tag: klasi

  • Arsenal-Bayern, duel klasi në Vizion Plus, mes dy ekipeve perfekte në këtë sezon

    Arsenal-Bayern, duel klasi në Vizion Plus, mes dy ekipeve perfekte në këtë sezon

    Arsenal-Bayern nuk është një ndeshje e zakonshme. Për çfarë përfaqësojnë të paktën sot këto dy skuadra, pozicionin e tyre në krye të renditjes së Champions dhe dominimin e madh në kampionatet respektive, mund të konsiderohet pa frikë ndeshja me pritshmërinë më të lartë në këtë pjesë të parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.
    “Topçinjtë” nuk janë një rastësi. Londinezët janë vazhdimësia e sezonit të kaluar në Europë, teksa u eliminuan me shumë vështirësi nga ata që më pas do të shpalleshin kampionë, PSG në gjysmëfinale. Këtë vit janë edhe më të konsoliduar, por edhe më të fortë në organikë me emra si Gyökeres dhe Eze.
    Kanë organikë të bollshme, aq të bollshme saqë për Artetën nuk është problem nëse mungon sot Gyökeres, apo nëse emra të tjerë si Kai Havertz apo Gabriel Jesus vijnë nga dëmtimi gjithashtu. Në 16 ndeshje deri më tani kanë marrë 13 fitore, 2 barazime dhe një humbje, duke shënuar jo pak por 39 gola.

    Nga ana tjetër, Bayerni është një makineri perfekte. Ashtu si topçinjtë, kanë siguruar 4 fitore në 4 ndeshje në Champions. Forcën e tyre e kanë provuar deri tani gjigandë si Chelsea e mbi të gjithë PSG. Kanë një rekord pozitiv prej 17 fitoresh dhe 1 barazimi në 18 ndeshje.
    Nuk i ka mundur askush dhe shkojnë në Londër për të treguar të gjithë potencialin e tyre, ndonëse pa yllin kolumbian Luis Díaz apo dy yje të tjerë si Davies dhe Musiala.
    Mjaftojnë këto elemente dhe yjet në fushë për të shijuar sonte në Vizion Plus një duel klasi, të denjë për turneun më të bukur në botë, UEFA Champions League.

  • Dy qendërmbrojtës klasi në dy vite: zero euro! Zbulohet strategjia e Bayern

    Dy qendërmbrojtës klasi në dy vite: zero euro! Zbulohet strategjia e Bayern

    2 Nëntor 2025

    10:55

    Telesport

    Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar planet e Bayern për qendrën e mbrojtjes.
    Klubi bavarez është i pakënaqur me Kim, ish-lojtarin e Napolit, dhe pritet që ai të shitet në merkaton e verës për një shifër 40-45 mln euro.
    Bayern ka bërë gati një projekt 2-vjeçar për dyshen e qendërmbrojtjes. Në verë do të tentohet Guehi me parametra zero. Agjenti i tij ka patur kontakte me bavarezët dhe deri tani asnjë klub nuk ka përparuar më shumë se Bayern në negociata.
    Ndërkohë, nëse Upamecano firmos rinovimin e radhës, planet mbyllen me kaq, por nëse nuk ndodh kështu, Bayern po projekton një tjetër transferim me parametra zero. Bëhet fjalë për gjermanin Schlotterbeck, i cili në verën 2027 del si lojtar i lirë.
    Dy qendërmbrojtës klasi, zero euro. Kjo po që është strategji!

  • Mitaj është lojtar klasi, super asist nga shqiptari. Al-Ittihad e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Al-Nassr (video)

    Mitaj është lojtar klasi, super asist nga shqiptari. Al-Ittihad e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Al-Nassr (video)

    28 Tetor 2025

    19:58

    Telesport

    Në “Riyadh” po luhet supersfida e Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe Al-Ittihad, dy ekipet pretendente për titullin. Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për miqtë. Në minutën e 15-të ishte Karim Benzema që kaloi në avantazh miqtë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Diaby. SHIKOGOLIN
    Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i vendasve, të cilët barazuan shifrat me Angelo. Sulmuesi brazilian shënoi pas një topi të futur në zonë nga Cristiano Ronaldo dhe të devijuar nga kundërshtari, Angelo me një goditje të fuqishme e dërgoi në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në fund të pjesës së parë, Houssem Aouar kalon në avantazh 1-2 Al-Ittihad, pas një asist të jashtëzakonshëm nga Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe njëherë që është një lojtar klasi dhe me siguri e pret një e ardhme e madhe. SHIKOASISTINEMITAJ

  • VIDEO/ Klasi nuk humb kurrë! Ronaldo jep spektakël edhe në moshën 40-vjeçare, shënon dy gola në fitoren e Poetugalisë

    VIDEO/ Klasi nuk humb kurrë! Ronaldo jep spektakël edhe në moshën 40-vjeçare, shënon dy gola në fitoren e Poetugalisë

    Kristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë tifozët e futbollit. Klasi duket se nuk humb kurrë për 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili është një makineri goli edhe në moshën 40-vjeçare. Futbollisti i Al Nasërit ka tundur dy herë rrjetën në fitoren 0-5 të Portugalisë kundër Armenisë.
    Ronaldo dyfishoi shifrat e takimit në minutën e 21-të, ndërsa në të 46-n shënoi golin e 4-t për Portugalinë. Një gol ky mjaft i bukur i realizuar nga distanca, që të sillte në kujtesë Kristiano Ronaldon e kohës së tij më të artë./Sport Ekspres/