Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.
Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem.
Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.
gijotina.com/
Tag: klajdi
-

SPAK kontrollon “Klajdi resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi
-

Aksidentoi për vdekje me makinë 2 persona, arrestohet Klajdi Ruçi! Ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg
Një 40 vjeçar i cili përplasi me makinë për vdekje dy persona në 2024-ën ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Klajdi Ruçi ishte dënuar me 7 vjet e 4 muah burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Unavoidable”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.
Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Sot feston ditëlindjen aktori i njohur i Teatrit “Bylis”, Klajdi Marku
Sot është një ditë e veçantë për skenën artistike fierake, pasi aktori dhe regjizori i njohur i Teatrit “Bylis”, Klajdi Marku, feston ditëlindjen. Një ndër figurat më të dalluara të trupës teatrale ndër vite, Marku ka spikatur me interpretimet e tij të veçanta dhe angazhimin e palodhur në shërbim të artit dhe publikut.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Me dhjetëra role të realizuara në drama, komedi dhe produksione të tjera artistike, Klajdi Marku është kthyer në një emër të dashur jo vetëm për teatrin “Bylis”, por edhe për publikun më të gjerë që ndjek me interes krijimtarinë e tij. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Stafi i teatrit, kolegët dhe artdashësit i urojnë ditëlindjen, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe vazhdimësi në rrugëtimin e tij artistik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gëzuar ditëlindjen, Klajdi Marku!Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, zbulohet motivi! Çfarë e shtyu të riun të ekzekutonte shqiptarin pas sherrit në rrugë
Gjithçka nisi pas një sherri mes autorit, viktimës, vëllait dhe kushëririt të shqiptarit në një rrugë në zonën e Ankonës. Nga hetimet ka rezultuar, se algjeriani goditi me pushkë peshkimi Klajdi Bitrin, si shenjë hakmarrje për grushtin që ai i dha gjatë konfliktit.
“Melloul qëlloi për të vrarë, duke çuar në përfundim një plan kriminal që e kishte formuluar në një moment qetësie pas goditjes me grusht nga viktima”, thotë avokati në arsyetimin e vendimit.
Mësohet se 28-vjeçari algjerian, i dënuar tashmë me 18 vjet burg për vrasje me dashje, për shkak se ishte i vetëm dhe shqiptarët ishin tre, ka lënë të kuptohet sikur po largohej nga sherri duke ikur drejt makinës së tij, por e gjitha kjo, sipas gjykatësit, ka qenë shtirje nga ana e tij.
Pasi shkoi në makinën e tij, Fatah Melloul nxorri pushkën e peshkimit dhe qëlloi Klajdi Bitrin nga një distancë rreth 2.5 metrash, duke e goditur në gjoks dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Gjykata ka theksuar ajo që e shtyu 28-vjeçarin të vepronte ishte ndërhyrja e vëllezërve shqiptarë, dhe konkretisht, vëllai më i madh i Klajdit, i cili e goditi me grusht. Pikërisht për atë grusht, sipas gjyqtarëve, Melloul ka dashur të hakmerrej.
“I pandehuri, duke kuptuar se nuk mund të dominonte situatën për shkak se ata ishin më shumë, nuk reagoi dhe u drejtua drejt makinës së tij duke dhënë përshtypjen se po largohej. Por kjo ishte vetëm një fasadë, sepse qëllimi i tij ishte krejt i kundërt”, thotë gjykatësi.
Ata argumentojnë se algjeriani mund të ishte larguar, pasi sherri kishte përfunduar, por ai zgjodhi të vriste të riun. Nuk kishte asnjë situatë rreziku që të justifikonte përdorimin e armës që Melloul kishte në makinë.
Edhe e dashura e tij nuk tregoi aspak shenja paniku pasi ai kreu vrasjen, madje u përkul të merrte syzet që i kishin rënë partnerit gjatë përplasjes me viktimën dhe shokët e tij.
Gjykata përjashtoi mundësinë që arma e krimit të ishte përdorur manualisht, sepse nuk do të kishte qenë e lehtë të goditej pa qenë e lidhur me pushkën. -

“E ngjashme me patentën e makinës, por…”, piloti tregon procedurat për të qenë pjesë e Forcave Ajrore
Sot më 24 prill Forcat Ajrore të Shqipërisë bëjnë 74 vjet që nga krijimi i tyre në vitin 1951. Intervista e “Aldo Morning Show” në Tv Klan këtë mëngjes i kushtohet pikërisht këtij sektori të shtetit, kontributi i të cilit është i shquar për mbarëvajtjen dhe sigurinë e vendit.
I ftuar në studion lëvizëse piloti Klajdi Tushe ndau për publikun më shumë detaje dhe informacione rreth asaj që shumë pak prej nesh ndoshta e dinë. Ai u ndal gjithashtu dhe tek dëshira që mund të ketë çdo kush për të qenë pjesë e Forcave Ajrore, duke treguar për të gjithë procedurën që duhet ndjekur.
Licenca për të qenë një pilot mund të merret njësoj si patenta e një makine, por ky është vetëm fillimi. Pasi kërkon më shumë përgatitje dhe formim. Pas kësaj vjen një stërvitje voluminoze, e cila megjithëse mund të duket e ekzagjeruar është e domosdoshme për të përzgjedhur në ekipin e Forcave Ajrore më të mirët e të mirëve.
Klajdi Tushe: Procesi për të qenë pjesë e forcave ajrore është i ngjashëm me atë të patentës së makinës. Domethënë kalon disa prova teorike dhe praktike, disa teste. Por, në rastin e pilotit janë më të imta. Për të qenë pilot përzgjedhja bëhet nga më e mira dhe themi që kushdo mund të marrë një patentë, sepse mund të kesh burime financiare dhe e merr, por për të qenë një ushtarak ka disa kërkesa që bëjnë selektimin e këtij personi që dëshiron të bëhet në mënyrë që të përzgjedhim më të mirin. Kushdo mund të aplikojë, por ne kërkojmë që të përzgjedhim më të mirin. Përzgjedhim një grup që është ajka, më të mirët e të mirëve.
Aldo: E hiperbolizojnë pak, por për t’u bërë pilot kalon në ato provat e tmerrshme?
Klajdi Tushe: Jo këto janë shumë të vërteta dhe kështu bëhet ajo përzgjedhja që unë citova pak më herët. Këto janë pjesë të arsimimit të shkollës, pastaj ato rrotullimet që thoni ju, ato totalisht nuk janë të huaja dhe ne i kemi bërë. Aktualisht unë fluturoj me helikopter, ku kërkesa është pak më e ulët, ku stresi është më i ulët, por avionët luftarakë i kanë më të vështira dhe më kërkuese. Këto prova bëhen dhe atje, një person që është i dobët selektohet në këto prova që në fillim. Duken pas ekstreme, por që në fakt përzgjedhin atë që ne duam.Aldo: Në fakt si trajnohen pilotët shqiptarë, ku bëjnë stërvitje dhe çfarë stërvitje bëjnë?
Klajdi Tushe: Nëse një çun i ri kërkon që të bëhet pilot, fillimisht duhet që të aderojë në Forcat e Armatosura, pra të jetë ushtarak. Duhet të kalojë njëherë në shkollën ushtarake dhe më pas, pasi ka përfunduar shkollën ushtarake, që përfundon dhe një akademi që njihet civile, përzgjedh degën që do, përshembull aviacionin. Më parë ka funksionuar ndryshe Akademia e Forcave Ajrore.