Tag: klajdi

  • “Kështu do të kujtoj gjithmonë”- Ndan momentet e fundit me Shpat Kasapin, ish-banori i BBV4: Darka jonë e fundit vëlla..

    “Kështu do të kujtoj gjithmonë”- Ndan momentet e fundit me Shpat Kasapin, ish-banori i BBV4: Darka jonë e fundit vëlla..

    Këngëtari dhe njëherazi ish-banori i BBV4, Klajdi Musabelliu ka ndarë një video në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi që ndërroi jetë ditën e sotme.

    Klajdi ka postuar një moment nga darka e tyre e fundit, ku Shpati shfaqet i buzëqeshur, duke kërcyer dhe kënduar.

    “Ishte darka jon e fundit vëlla, kështu do të kujtojë gjithmonë, duke kënduar e me buzëqeshjen tënde”, ka shkruar Klajdi Musabelliu në Instagram.

    Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, ndërsa ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.

    Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

    Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

  • I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

    I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

    Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Italia në Shqipëri i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
    Gjykata e Tiranës e ka dënuar Klajdi Murrizin 31 vjeç me 6 vite burgim. Ai është diktuar nga policia në vitin 2022 teksa po i dorëzonte lëndën narkotike një tjetër personi. Murrizi pasi ka vërejtur prezencën e policisë, ka hedhur drogën dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja.
    “Interpol Tirana
    Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, njoftoi policia.

  • I shpallur në kërkim për drogë, ekstradohet nga Italia Klajdi Murrizi

    I shpallur në kërkim për drogë, ekstradohet nga Italia Klajdi Murrizi

    Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

    Top Channel

  • Aksidenti tragjik/ Shuhet babai i dy fëmijëve të mitur

    Aksidenti tragjik/ Shuhet babai i dy fëmijëve të mitur

    Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Klajdi Hoxha, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’.
    Ishin dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën e më pas me 33-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor.
    Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
    Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi.
    I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit.

  • Klajdi Hoxha është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier

    Klajdi Hoxha është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier

    Klajdi Hoxha, 33 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor “Strum–Roskovec”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku u përfshinë dy automjete dhe një motomjet që drejtohej nga i riu.

    Klajdi Hoxha

    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 33-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia po heton shkaqet e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit tragjik.

    Klajdi Hoxha ishte baba i dy fëmijëve të vegjël, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe komuniteti i zonës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • “Do të vras”, kërcënoi me jetë zyrtarin e IMT, procedohet në gjendje të lirë autori

    “Do të vras”, kërcënoi me jetë zyrtarin e IMT, procedohet në gjendje të lirë autori

    Policia ka proceduar në gjendje të lirë 61-vjeçarin Leonard Nikoll pasi kërcënoime jetë Drejtorin e Kontrollit të Territorit në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Meçi.
    Ka qënë vetë Klajdi Meçi, ai i cili ka bërë kallëzim penal në polici, duke thënë se është shtantazhuar dhe kërcënuar nga Leonard Nikolli se do ta vriste.

  • U kap me 1000 euro ryshfet/ GJKKO lë në qeli inspektorin e IM,  Klajdi Zhilla

    U kap me 1000 euro ryshfet/ GJKKO lë në qeli inspektorin e IM, Klajdi Zhilla

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në masën “arrest me burg” Klajdi Zhillën, një nga zyrtarët e IMT-së të akuzuar për çështjen e aferës korruptive në Kombinat disa jaë më parë.
    I dyshuari kishte bërë ankimim në shkallën e dytë, por ditën e sotme kërkesa u rrëzua dhe u la në fuqi vendimi i shkallës së parë të GJKKO-së.
    Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
    Zhilla dyshohet se i ka kërkuar ryshfet 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike. Për këtë çështje janë të akuzuar dhe disa persona të tjerë.
    Zhilla u vetëdorëzua në polici më 30 gusht. Punonjësi i IMT së Tiranës ishte shpallur në kërkim gjatë një operacioni të SPAK dhe Policisë, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali.
    Pas hekurave përfunduan edhe Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla, si dhe një tjetër.

  • Jeta përtej uniformës e policit hero që shpëtoi 4 persona, Mustaj: Bëj vetëm mirë në jetë

    Jeta përtej uniformës e policit hero që shpëtoi 4 persona, Mustaj: Bëj vetëm mirë në jetë

    Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi personat në një automjet që u aksidentua në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier dhe rrezikoi të shpërthente në flakë, ka një histori familjare të mbushur me vepra të mira. Rrethuar nga dashuria e gjyshërve, nuk zhgënjeu. Gjyshi nga babai me gradën kapiten i parë në prapavijën e Ministrisë së Brendshme. Gjyshi nga nëna gjeneral. Të dy i kishin mësuar të bëjë vetëm mirë në jetë. Kur nevoja e deshi, Klajdi Mustaj, sot 26-vjeçar, e vuri në zbatim.
    “Nuk ishte rastësisht, është edukuar në një me një frymë të tillë që të bëjë vetëm të mirë në jetë”, tregon babai i tij, Meçan Mustaj. Ishte 8 gusht kur Qafa e Koshovicës në Fier një automjet i aksidentuar rrezikonte të shpërthente në flakë. Ndërhyri menjëherë, dhe i mori në krah 4 të lënduarit për t’i nxjerrë në anën tjetër të rrugës. Ky gjest heroik, nuk mund të mos i jepte ndjenjën më të madhe të krenarisë, babait të tij. Meçan Mustaj, 58-vjeç e mori vësh kështu lajmin për të birin:

    “Kemi një restorant që e kemi marrë me qira në Zvrnecë dhe atje e morëm vesh nëpërmjet telefonave. E kujtoj atë moment dhe jam shumë, çfarë të them, i tensionuar, se edhe mund të kishte humbur jetën edhe djali im atje që u hodh në mes flakëve, që vuajti për të shpëtuar”, kujton Babai i Klajdi Mustaj.
    Akti heroik i policit Klajdi Mustaj u vlerësua nga Kryeministri Edi Rama, i cili e dekoroi me të gjithë heronjtë e verës, të cilët luftuan kundër zjarreve. Ai mori nga Policia e Shtetit një bursë falas për në Akademinë e Policisë në Turqi. Aktin e Klajdit e vlerësoi sërish kryepolici Ilir Proda. “Ajo që Klajdi bëri dhe që ne e pamë në sytë e një kamera amatore ishte një veprim i cili nuk mësohet në asnjë trajnim në botë. Ai është një veprim hyjnor që vjen së brendshmi”, theksoi Proda.

  • 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

    1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

    GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
    Zhilla dyshohet se i ka kërkuar ryshfet 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike.
    Përpara GJKKO, Klajdi Zhilla ka pretenduar se kishte shkuar për të takuar dhe për t’i marrë paratë biznesmenit, personi i cili ka bërë gjithashtu dhe denoncimin, me qëllim për të zbatuar urdhrin e inspektorit Geraldo Fuçia, i lënë në burg me vendim gjykate për të njëjtën çështje.
    Ky i fundit dyshohet si personi që i propozoi qytetarit skemën e korrupsionit, me qëllim marrjen e parave dhe mos heqjen e tendës së lokalit. Inspektori Klajdi Zhilla ka përgënjeshtruar dëshminë e kolegut Geraldo Fuçia, i cili dy ditë më parë në gjykatë u shpreh se nuk kishte dijeni për ryshfetin, biznesmenin apo për skemën korruptive për të cilën po hetohet.
    Zhilla u vetëdorëzua në polici më datë 30 gusht i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderi, ndërsa deklaroi se nuk kishte dijeni që ishte shpallur në kërkim dhe se lajmin e mësoi nga mediat.
    Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.
    Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.
    Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. Prej tyre, në arrest në burg u la vetëm Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim pasi ishte ai që mori paratë nga pronari i objektit.
    Dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.
    Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që i dha kallëzuesit. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, të cilat dyshohet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.

  • ‘1 mijë euro që mos të të heq tendën…’/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

    ‘1 mijë euro që mos të të heq tendën…’/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

    Lihet në masën arrest në burg inspektori tjetër i IMT Klajdi Zhilla për korrupsionin 1 mijë euro për mos heqjen e një tende në kombinat. Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia.

    Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, raporton se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat.

    Zhilla pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Zhilla thotë se atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje. Madje thotë se të nesërmen ai ka shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Geraldo Fuçia për të marrë një porosi.

    Sipas avokatit edhe transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.