Tag: kishim

  • Në kohën tonë nuk ekzistonin celularët, por ishim të lumtur…

    Në kohën tonë nuk ekzistonin celularët, por ishim të lumtur…

    Në kohën tonë nuk ekzistonin chatet. Nuk ekzistonin grupet në Whatsapp. Nuk kishim celularë të mençur, rrjete sociale dhe as shkëmbime sms-sh. Kishim një telefon fiks, por tek ai përgjigjeshin vetëm prindërit.

    Nostalgjia e Cristiano Roscini për fëmijërinë…

    Maksimumi i teknologjisë që ne kishim ishte zilja e shtëpisë, në të cilën binim për të thërritur shokët që të luanim. Edhe kjo nuk na nevojitej. Ata e dinin se kur dilnim për të luajtur, që nga zërat tanë që kumbonin në lagje. Ata e dinin se ku ndodheshim, e dinin se kur ishte ora për të dalë. E dinin se çfarë loje do të luanim.

    Jeta jonë në ato vite ishte e gjitha e kufizuar në lagje. Në kohën tonë uleshim të gjithë në formë rrethi, shpesh herë në tokë dhe bisedonim ose luanim lojëra nga më të ndryshmet. Çdo grup shoqëror kishte gjithmonë dikë që vonohej, sepse gjithmonë do të kishte diçka për të bërë.

    Ekzistonte gjithmonë dikush që shihte vazhdimisht orën. Duhej të shkonte në orar fiks në shtëpi, në të kundërt prindërit i bërtisnin. Kishim edhe më të bukurinë e grupit, i cili nuk kishte mundësi të bënte foto, ama dukej që rrëmbente gjithë shikimet e vajzave në lagje.

    Në kohën tonë, kishim edhe personin më “fatkeq” të grupit, të cilit nuk i shkonte asgjë mirë dhe ishte gjithë kohës i zhytur në pesimizëm. Kishim edhe më të zgjuarin, i cili edhe kur gjithçka dukej e pashpresë, jepte zgjidhje të zgjuara dhe kështu mund ta shtynim kohën. Në grup sigurisht që kishte thashetheme, të cilat kishin gjithmonë një person ose histori në qendër.

    Të gjithë ishim aty, të lumtur dhe të buzëqeshur, të pavetëdijshëm se ato momente do të kalonin shpejt, si imazhi i një peizazhi të lë pa frymë, i admiruar nga dritarja e një treni në lëvizje.

    Megjithatë diçka mbetet brenda, përgjithmonë. Dhe këto kujtime plot vlera kanë mbetur brenda nesh. Kemi kaluar një fëmijëri të bukur që të gjithë e kujtojmë padyshim plot nostalgji. Kohët kanë ndryshuar, do vazhdojnë të ndryshojnë, ama disa gjëra mbeten të bukura përherë./bota.al

    ObserverKult

    ————————–

    Lexo edhe:

    ÇUN LAJÇI: UNË MUND T’JEM VETËM LOTI YT E TI BOTA IME…

  • Albin Kurti prezanton kabinetin qeverisës, por nuk ka votat

    Albin Kurti prezanton kabinetin qeverisës, por nuk ka votat

    Kurti ka kërkuar votën që të qeverisë për të mundësuar vijimësi të institucioneve për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm. “Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion.
    Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, ka thënë ai në fillim të prezantimit. “Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm.
    Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”.

  • Ja çfarë do të ndodhë kur Sali Berisha të largohet nga PD, Frrok Çupi zbulon planin e errët të trashëgimisë…

    Ja çfarë do të ndodhë kur Sali Berisha të largohet nga PD, Frrok Çupi zbulon planin e errët të trashëgimisë…

    Analisti Frok Çupi ka analizuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe të ardhmen e saj pas largimit të Sali Berishës. Në një intervistë për “Abc News”, ai flet për mënyrën se si po përgatitet trashëgimia politike, rolin e fëmijëve të Berishës, Argitës dhe Shkëlzenit, si dhe eliminimin e figurave që sipas tij i dolën kundër gjatë viteve, nga Azem Hajdari te Sokol Olldashi. Çupi sqaron gjithashtu sesi të rinjtë brenda partisë përballen me sfida dhe ndikimin e pushtetit të familjes Berisha në PD, duke dhënë një pasqyrë të qartë mbi dinamikat e pushtetit dhe sfidat e së ardhmes.
    -Njësoj si Partia Socialiste, Sali Berisha mblodhi Akademinë e Trajnimit të deputetëve të rinj. Kujt i mbante leksione Berisha aty? Kush ishin deputetët e rinj? Sepse vetë Berisha i nxori jashtë listës së sigurt dhe të rinjtë i la pikërisht jashtë parlamentit.
    Akademizëm në Partinë Demokratike nuk ka, qysh prej ditëve të para të themelimit. Nuk ka lidhje me akademizmin dhe nuk ka lidhje me kulturën. Akademizëm kishte në zgjedhjet e para, kur njerëzit shpresonin se çfarë po bënin me demokracinë, dhe kishte akademikë që u bënë deputetë dhe themelues të Partisë Demokratike. Por ata u dëbuan dhe ata nuk ekzistojnë më. Ai në vend që të jepte leksione (akademizmi që s’kishte pikë akademizmi në atë që thoshte), ishin prapëseprapë fraza për të mbajtur pushtetin në PD. Ai duhet t’i këshillonte një për një ata. Për shembull, njërit duhet t’i këshillonte, t’i thoshte: “Ti mos e merr më në makinë Rrumin e Shijakut, se do të vrasin bashkë me të”. Tjetrit do t’i thoshte: “Ti s’e ke bërë, se e ke shmangur vetingun e drejtësisë, dhe ti nuk mund të jesh krejtësisht i padrejtë. Dhe në kundërshtim me çdo normë drejtësie ti vjen dhe ndërkohë atje janë të gjithë xhaketa të vjetra, të lara e të shplara. Domethënë, mendo, Këlliçit i thotë i ri! Ndërkohë Këlliçi ka shkuar në lavazhin e zgjedhjeve në parti në Tiranë, ka humbur atje. Çfarë leksionesh do bëjë? Me një fjalë, çfarë leksionesh mund t’i japë një politikan si Berisha? Berisha ka për të dhënë një leksion, po të ishte vërtetë se do të bëhej një tribunë për të dhënë leksionet, duhet të jepte leksione se si një ish-komunist i egër mori në dorë fatet e demokracisë dhe e mashtroi popullin. Duhet të jepte leksionet si e bëri grushtin e shtetit në Shqipëri. Do të jepte leksionet si e furnizoi Millosheviçin me energji kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve. Do të jepte leksione se si e mban partinë, si sundimtarët në Lindjen e Mesme për një kohë kaq të gjatë e mbanë në pushtet, dhe se si ka arritur të shpallet vetë i pacënueshëm në pushtetin e tij.
    -Zoti Çupi, Berisha edhe pse humbi zgjedhjet, jo vetëm që shkel statutin e Partisë Demokratike, që vetë ai në fakt e ka firmosur, por me këmbëngulje ai tha se do jetë sërish ai kryetar i Partisë Demokratike, edhe kur t’i mbarojë mandati, pasi do bëhen zgjedhjet, ai do rikandidojë sërish. Çfarë leksioni politik është ky që jep Berisha në Partinë Demokratike?
    E para, është një leksion, me thënë të vërtetën, që duhet të merret seriozisht, edhe pse është një situatë për të qeshur në atë parti. Po, duhet marrë shumë seriozisht, për arsye se në këtë pjesë të globit, në këtë shekull, po ndodh vetëm këtu me Berishën, që shpall pushtet të përjetshëm. Do të thotë që mund të tregohemi me gisht se si një parti në Shqipëri ka shpallur pushtet të përjetshëm të familjes. E dyta është se liderë si Berisha, në kohën që i afrohen fundit, bëhen më të rrezikshëm dhe më qesharakë. Tani ai është i rrezikshëm në kuptimin që po tenton ta transferojë pushtetin e tij tek fëmijët e tij. Duke e transferuar pushtetin tek ata, do të thotë se do kemi Salinj të rinj në moshë. Do të thotë se ata nuk kanë shkollë tjetër përveç shkollës së Saliut, qoftë e bija (Argita), qoftë i biri (Shkëlzeni). Dhe ka mundësi ta zënë linjën politike të Berishës në rininë e tij, kur ai kishte snajpers, kishte armë, vriste, rrënonte vendin, e të tjerë. Dhe të durojë vendi edhe dy të çmendur të tjerë që duan të imitojnë babain, kjo do të ishte një fatkeqësi tjetër shumë e madhe. Një pjesë e këtij leksioni është mënyra se si ky njeri përdor njerëzit e tjerë. Përdor faktin që njerëzit i besojnë Partisë, disa njerëzit i besojnë Partisë Demokratike. Përdor aspiratën që kishin njerëzit për të pasur dhe një parti studentësh dhe punëtorësh që lindi në ato vite.
    -Besart  Xhaferi, kryetar i forumit rinor të Partisë Demokratike, deklaroi se nëse Berisha nuk arrin dot të vërtetojë farsën zgjedhore dhe nëse zgjedhjet nuk do përsëriten, atëherë Berisha duhet të largohet kur atij i mbaron mandati, pra në prill të vitit 2026. A po rebelohen të rinjtë brenda Partisë Demokratike?
    Kjo është një figurë e parë në Partinë Demokratike, domethënë është e përsëritur. Xhaferi i sotëm praktikisht është parë në fytyrën dhe në fatin e Eduard Selamit, është parë në fatin e Tritan Shehut, është parë në fatin e Azem Hajdarit, është parë në fatin e Genc Pollos, e të tjerë. Domethënë Berisha ka gjetur një mënyrë për të peshkuar mes njerëzve që janë dhe të etur për pushtet, por dhe naivë. Dhe këta sigurisht që nuk janë fajtorë fillestarë, këta bëhen fajtorë rrugës. Dhe Xhaferi sigurisht që është një prej këtyre, i cili s’ka asnjë prerogativë, s’ka asnjë shans për të bërë ndryshime në Partinë Demokratike. Jo vetëm që s’ka shans, por pa dyshim që po ta pyesësh në ndërgjegjen e tij, thjesht është një falsifikator i ideve që do të bëjë ndryshime. Realisht ai është nën pushtetin e të birit të Berishës. Jo vetëm nën pushtet, por ky po përdoret për të dëshmuar, për t’u thënë njerëzve: “Shikoni, në Partinë Demokratike ka edhe kundërshtarë”. Kjo është gjë e shëmtuar shumë. Berisha kur e shikon që kundërshtarët (po e quajmë dhe këtë kundërshtar), vjen një moment që ulin kokën, atëherë i trajton si maçokë të vegjël dhe nuk i çon në ferr.
    -A mund ta trajtojë të birin kështu?
    I biri besoj se tashmë është Bashar al-Assad që ka një të ardhme të tmerrshme, ka një jetë të vuajshme dhe ai ka zëvendësuar të atin, dhe sot është një nga kriminelët më të mëdhenj të botës. Por të birin tani e ka lëshuar prej kohësh. Të birin dhe të bijën i ka lëshuar në krim, dhe të shoqen sigurisht i ka lëshuar në krim e përnjëherë. Dhe ai tani nuk nxjerr dot kokën prej krimeve të tij, edhe sikur të donte. Në këtë grupim (po e quajmë politik, por që është familjar), bëhet një jetë tribale, bëhet një jetë e mësuar. Klyshi i mëson zanatin e të atin. Kështu që nuk mund të mendosh se i biri çfarë do të bëjë. Ai nuk do ta vriste të atin (se është kjo ideja e vrasjes së babait, në politikë nuk i intereson). Ai do ta kopjojë të atin, madje ka rrezik që të bëhet shumë herë më brutal se i ati. Desha të them për këta që i stimulojnë si gjasme liderë të rinj, më i trajtuar i mirë. Një tjetër është Eduard Selami, është trajtuar dhe ai butë, po deri diku. Azem Hajdarin e eliminoi. Ka qenë në fakt edhe një tjetër figurë, ka qenë edhe Sokol Olldashi, por faktikisht Sokoli, që unë mendoj se me kujdesin e Berishës është ekzekutuar.
    -Nuk e konsideroni ngjarje aksidentale?
    Po, padyshim që jo. S’e kam konsideruar kurrë. Duhet të jesh shumë naiv që ta konsiderosh ashtu. Unë po them për këta që i trajton butë dhe që i lë në jetë. Pastaj i vjen një moment i fut në furrën e Partisë Socialiste dhe atje digjen. Si, praktikisht, Eduard Selami konkurroi për kryetar të PD-së dhe ku është sot? Iku në Amerikë. E ky Shehu tani ka hyrë në konflikt me të, ju qëndroi afër për shkak të Shqiponjës.
    -Nëse pas Berishës nuk do të ishin paratë e Shkëlzenit, a do të vritej politikisht?
    Realisht është thelbi i kësaj marrëdhënieje. Po të mos kishte paratë, do të thotë që do të kishim deri diku normalitet, sepse s’do kishin shkatërruar vendin, s’do kishin vjedhur kaq shumë. Po të mos kishim paratë, s’do kishim Xhaferin, s’do kishim kandidatin për Tiranën. Po të mos kishim para, nuk do kishim rrezikun për luftëra dhe për grushte shteti. Nuk do kishim LaCivitën. Nuk do kishim atë rrënim të vendit. Nuk do kishim këtë frikë që kanë njerëzit sot, dhe nuk do kishim këtë grupim bastard familjar. Një gjë tmerrësisht e ndotur, që i jep vendit dhe i jep fytyrës së njeriut këtu një zbehje, duke thënë: “Më në fund e pamë dhe këtë gjë kaq të shëmtuar”. Kishim parë plot gjëra në historinë tonë. Kaq të shëmtuar nuk mund të kishim parë.
     

  • ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se NATO duhet të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga aleanca, duke përmendur dështimin e Madridit për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes.

    Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj Aleatëve.
    “Siç e dini, u kërkova të shpenzonin 5%, jo 2%. Shumë menduan se nuk do të ndodhte. Por ndodhi, pothuajse të gjithë po. Ne kishim një që mbeti prapa, Spanja (…) Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë, por në rregull. Ndoshta duhet t’i kishim nxjerrë nga NATO, sinqerisht”, tha presidenti i SHBA-së.

    Top Channel

  • “Duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik”, Softa:Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima nëse…

    “Duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik”, Softa:Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima nëse…

    Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar ngjarjen e rëndë të një dite më parë, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.
    Softa tha se kjo tregoi se niveli i sigurisë në institucion shtë zero, duke shtuar se dje mund të kishim patur më shumë viktima, nëse autori i dyshuar do të vijojnte të qëllonte.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Ishte i shpejtë reagimi i Minsitrisë së Brendëshme, ku u tërhoqë nga përgjegjësia. Erdhi reagimi i kryeministrit i cili kthente në vëmendje se çfarë do të bëjë me sigurinë, si e ke parë rolin në të gjithë këtë histori?
    Softa: Fatkeqësisht siguria në Gjykata interpretohet si shërbim teknik dhe jo pjesë integrale. Pse ka rënë niveli i sigurisë? Këto institucione kanë qenë të ruajtura nga policia, ku kishte disa reparte të specializuara. Kishte një sallë operative dhe grupe kur kishte gjyqe me probleme. Jemi i vetmi vend ku nuk kemi informacion paraprak për seanca që duhet të vijnë nga shërbimet, kur kemi situatë me një person të caktuar.
    Borakaj: Kjo ishte situatë e paralajmëruar?
    Softa: Unë po flas me kopetencë sepse po flas se e kam patur institucion varësie. Kur kryetarët e Gjykatave apo prokurorisë, sa herë kishte probleme informonin dhe vendosmin forca. Këtu tani ka vetëm një roje dhe themi e kishte me detektor. Ky shërbim u ul dhe ndryshoi. Filloi sistemi i kontratës. Pra e paguante banka financimin jo qeveria. Këtu filloi rënia. U futën interesat, pasi kompani të veçanta merrnin tendera dhe shihnin interesat dhe jo kualitet, dhe ja ku jemi. Kur dëgjova kryeministrin e vendin tha se do të kthehemi te policia e objekteve u kthye te Illyrian Guard, ku vetëm forma e financimit ishte shtetërore, pjesa tjetër private. Po të marrësh sot Gjykatën e Apelit ajo sot ka një skaner, e cila gjithë kohën jep zhurmë dhe askush nuk lëviz. Që të bësh kontroll duhet të kesh monitor, të kesh një person, duhet të kesh mjete. Në sallat ku ka probleme me shlkallë të lartë rreziku duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik, mund të mos jetë vetë arma, por dhe mjete të tjera. Gjendja e brendshme është që ai nivel sigurie ishte zero. NVrasja e gjyqtarit Kalaja, Softa: Niveli i sigurisë ishte zero, mund të kishim më shumë viktima nëse…, nuk ka as armë.
    Borakaj: Nuk ka armë?
    Softa: Çfarë ndalimi do bëjë një polic privat. Çfarë ndodhi me auorin e dyshuar, bëri vrasjen dhe dorëzoi armën. Pati ndërhyrje? Jo. Po sikur nesër të kemi një vrasje tjetër. Prandaj siguria është shumë e rëndësishme. Protokolli duhet të jetë i normuar.

  • Lautaro Martinez, rrëfimi i papritur i gruas së tij: Ishte sikur kishim humbur gjithçka…

    Lautaro Martinez, rrëfimi i papritur i gruas së tij: Ishte sikur kishim humbur gjithçka…

    Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaro Martinez, në një intervistë për “Hola” ka rrëfyer momente intime nga jeta e tyre familjare dhe periudhat e vështira që kanë kaluar: “Nuk mendoj se mund ta them, por kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë, madje dy. Një kur lindi Theo, që na trembi disi, edhe pse e kaluam shpejt. Tjetra në vitin 2021, e lidhur me karrierën e Lauti. Nuk mund të flas ende për të, por ishte sikur kishim humbur gjithçka. Falë Zotit e kapërcyem”.
    Ajo tregoi edhe për jetën e përditshme pranë një lojtari, figurë publike në Itali: “Shpesh debatojmë, sepse unë dua të dalim për të pirë diçka ose në kinema, por ai jo. Është e vështirë të dalësh me të, por unë dua që fëmijët tanë, Nina dhe Theo, të mësohen me këtë realitet dhe të mos humbin kohën me babanë e tyre”.
    Përtej futbollit, Lautaro është një baba i përkushtuar: kujdeset për fëmijët, bën vizatime me ta, i ndihmon me lodra dhe punime: “Askush nuk e imagjinon këtë rol, ngaqë në fushë duket i ashpër. Në shtëpi është i ëmbël. Na pëlqen të kalojmë kohë mes shoqërisë, bëjmë shpesh barbeque dhe luajmë poker. Madje unë ia kam mësuar atij lojën”.
     

  • Egnatia, Tetova: Kjo fitore më gëzon, por kemi shumë punë

    Egnatia, Tetova: Kjo fitore më gëzon, por kemi shumë punë

    Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova bëri vlërësimin e tij pas fitores 1-2 ndaj Flamurtarit në Vlorë.
    “Mendoj që ishte fitore që na kënaq më shumë sot. Nuk ishim shumë të përqëndruar, sidomos në pjesën e dytë në manovër. Kishim 25 minuta të dytë pjesës së parë të mira. Më pas në pjesën e dytë terreni shumë i vështirë. E ndryshuam tre herë skemën brenda lojës, më pas në tranzicion morëm fitoren e vështirë.

    Problemi ishte i fushës sot, nuk të lejonte që të kishe shpejtësi. E zbritëm manovrën një linjë më poshtë. Vazhdojmë të kemi probleme në sulm, duhet të jemi më efektiv. Rastet ishin. Si shkoi loja dhe si u rëndua fusha, kjo fitore na vlen shumë.
    Kishim këtë mundësi për nga mënyra e ndërrimit, nuk kishim Kryeziun që të krijonim dendësi. Morëm masat, çuam Melon djathtas te 3-4-3 dhe pastaj mendoj çdo gjë e shërbeu shumë mirë.
    Siç e dimë, aty një lojtar si Trashi ka cilësi të mira. Duhet të bënim që në fillim që të kishim dendësi, ishte lëvizje e pamenduar mirë nga një mbrojtësit tonë që morëm gol. Një lojtar që vjen nga linja e dytë, normalisht që duhet të marrësh masa. Të vjen keq për nga mënyra si e merr golin.
    Mendoj që është thjesht çështje pune. Mendoj se lojtarët i zgjedhim me karakteristikat që na duhen në ekip. Nuk marrim lojtarë që mos ketë asnjë cilësi, por me 2-3 karakteristika të tilla që pjesën tjetër ta plotësojmë”, – Tha ai.
    © BalkanWeb

  • Humbja në derbi, Bordin: Tirana bëri ndeshje pozitive, shikojmë përpara

    Humbja në derbi, Bordin: Tirana bëri ndeshje pozitive, shikojmë përpara

    Pas humbjes 1-2 ndaj Dinamos në kampionat, tekniku i Tiranës,  Bordin bëri vlerësimin e tij.
    “Nuk është se bëmë keq edhe në pjesën e parë. Ata e kishin më shumë topin në zotërim, por kishim disa raste një kundër një në zonë, të cilat mund t’i shfrytëzonim më mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste goli, por nuk shënojmë. Për fat të keq ky është momenti.

    Shqetësime? Fillimisht na duhet që të pësojmë 1-2 gola për të ndryshuar qasjen. Kemi pasur disa rinisje të shpejta duke përfituar nga topat e rikuperuar. Duhet të shmagnim golin e dytë, pasi mund të barazonim me rastin që patëm me penallti. Më vjen keq sepse djemtë bënë një ndeshje të mirë. Sot të paktën meritonim barazimin.
    I trishtuar për pikët apo i kënaqur me performancën? Fola me djemtë pak më parë. U thashë se kjo duhet të jetë nisja jonë për qasjen që patëm në fushën e lojës. Është e vështirë situata sepse jemi vend i fundit me një humbje të pa merituar. Duhet të ngremë kokën dhe të punojmë më shumë. Duhet të punojmë në fazën mbrojtëse, pasi golat e pësuar e tregojnë këtë. Gabimet më të pakta kanë qenë në manovrën sulmuese. Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne.
    Kondicioni fizik po përmirësohet ditë pas dite. Vlen më shumë të menduarit, sjellja dhe qasja e lojtarëve. Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që duhet të përmirësohemi fizikisht, por sot kemi treguar që jemi mirë në këtë aspekt. Sot e quaj një ndeshje ndryshe në aspektin mental. Nuk do të kishim humbur nëse do luanim si sot me Egnatian dhe Flamurtarin”, tha Bordin.
    © BalkanWeb

  • Teuta, flet portieri Selmani: Ndeshje pozitive, më pëlqen të jem lider

    Teuta, flet portieri Selmani: Ndeshje pozitive, më pëlqen të jem lider

    Gentian Selmani, portieri i Teutës komentoi fitoren 1-0 ndaj Dinamos.
    “Ishte një ndeshje intensive, kishim pak stres se kishim dy barazime. Vinim nga një ndeshje e mirë me Vorën, por ku nuk u arrit rezultat. Në këtë ndeshje sakrifikuam, u përqendruam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm me tre pikët.

    Momenti më i vështirë? Dinamo kishte raste që i humbi, ishte traversa. Por pritjet janë detyra, do punoj të ndihmoj ekipin, të bëj ndeshje të mira si kjo çdo herë. Po punojmë, shpresojmë që të kemi këtë ritëm.
    Unë si portier duhet të tregoj veten me pritje fillimisht. Normalisht do bësh edhe rolin e liderit pastaj, se roli i portierit është i veçantë te një ekip. Ne kemi ekip të ri, që kanë ardhur shumë të rinj, por është e mirë që kanë shumë eksperiencë në Superiore, nuk është se nuk kemi luajtur asnjëherë. Por duhet kohë se tre javë kemi që jemi afruar, në përgatitje kemi qenë pak, kemi qenë praktikisht me U19. Jemi bashkuar, duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe kemi ndeshjen e radhës shumë shpejt, atë me Vllazninë.
    Kam kaluar situata të vështira, kur isha te Tirana me dëmtimin e rëndë. Viti i kaluar nuk ishte mirë, me ulje-ngritje nga unë e ekipi nuk shkoi si duhet. Por unë kam punuar shumë, dua të qëndroj me këmbë në tokë, të përmirësohem çdo ditë, qoftë edhe 1% që të ndihmoj ekipin.
    Iliria? E shoh me shumë emocione se kam familjen. Shpresoj të kthehet te fitorja, kanë pasur një fillim të vështirë me tre ekipe pretendente, por edhe duke punuar shumë shpresoj të kthehen te fitorja”, tha Selmani
    © BalkanWeb

  • “Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

    “Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

    Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël! 

    Një skenë sa e bukur, aq edhe simbolike për vendin ku lind jeta çdo ditë. Top Channel intervistoi dy prej tyre, Imeldën dhe Elonën, të cilat ndanë emocionet e këtij momenti të veçantë jo vetëm si profesioniste të shëndetit, por edhe si nëna të ardhshme. 

    Imelda, që po pret fëmijën e saj të parë, këtë të premte do të veshë fustanin e bardhë për një tjetër ditë të paharrueshme – dasmën e saj. Por surpriza më e ëmbël? Të gjitha gratë shtatzënë do të marrin pjesë në dasmë duke hedhur vallen bashkë! 

    “Emocion i paparë. Jam në pritjen e parë dhe ky fakt na bën më të ndjeshme, më pranë edhe me nënat që i shërbejmë çdo ditë. Pjesë e dasmës jeni edhe ju!”, tha Imelda me një buzëqeshje të sinqertë. 

    Kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti si ka mundësi që të gjitha keni mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë, Imelda me humor u përgjigj: Po ta kishim ditur që lajmi do të bënte kaq bujë, do e kishim shtuar numrin! 

    Ndërkohë Elona, që po pret fëmijën e saj të dytë, tha se ndjenja e amësisë është edhe më e fortë këtë herë: Kam një djalë dhe tani pres një vajzë – jemi të kompletuar. Nuk e kishim menduar që ky lajm do të bëhej kaq i famshëm, ne punojmë aty ku lind jeta.” 

    Ky “baby boom” i mrekullueshëm në një nga maternitetet më të njohura të vendit është më shumë se një rastësi – është një dëshmi e jetës që rritet mes duarve që ndihmojnë çdo ditë në lindjen e saj. 

    Vallja e 12 nënave të ardhshme këtë të premte pritet të bëhet videoja më e ëmbël e javës!