Tag: kishën

  • Kisha Ortodokse dënon sulmin në kishën në Siri: Roli i fesë, të qetësojë zemrat

    Kisha Ortodokse dënon sulmin në kishën në Siri: Roli i fesë, të qetësojë zemrat

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar sulmin terrorist në një Kishë Ortodokse Greke në Damask të Sirisë.

    “Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën”, thuhet në deklaratë.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor.  Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas: “Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt”.

    “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan dhe për të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Sirisë. Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

    Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratë.

  • Papa Leone XIV: Nuk duhet të ketë tolerancë për asnjë lloj abuzimi në Kishën Katolike

    Papa Leone XIV: Nuk duhet të ketë tolerancë për asnjë lloj abuzimi në Kishën Katolike

    Papa Leone XIV tha se nuk duhet të ketë tolerancë në Kishën Katolike për asnjë lloj abuzimi – seksual, shpirtëror apo abuzim me autoritetin – ndërsa bëri thirrje për procese transparente për të krijuar një kulturë parandalimi në të gjithë kishën, sipas AP.
    Deklarata e Papa Leone ishte një reaagim ndaj skandalit të abuzimit seksual të klerit në një mesazh me shkrim drejtuar një gazetareje peruane – e cila dokumentoi një rast veçanërisht të shëmtuar abuzimi dhe korrupsioni financiar në “Sodalitium Christianae Vitae” – Shoqëria e Jetës Apostolike të së Drejtës Papnore brenda Kishës Katolike, e themeluar në Lima, Peru, nga Luis Fernando Figari më 8 dhjetor 1971.

    Mesazhi u lexua me zë të lartë të premten në mbrëmje në Lima – të bazuar në skandalin e “Sodalitium Christianae Vitae” dhe punën e gazetares, Paola Ugaz.
    “Është urgjente të rrënjoset në të gjithë kishën një kulturë parandalimi që nuk duhet të tolerohet asnjë formë abuzimi – as të pushtetit apo autoritetit, as abuzimit të ndërgjegjes, abuzimit shpirtëror apo seksual”, tha Papa Leone.
    “Kjo kulturë do të jetë autentike vetëm nëse lind nga vigjilenca aktive, nga proceset transparente dhe dëgjimi i sinqertë i atyre që janë lënduar. Për këtë, ne kemi nevojë për gazetarë”, shtoi ai.
    Papa Leone është shumë i vetëdijshëm për skandalin e “Sodalitium Christianae Vitae”, pasi ai kaloi dy dekada si prift misionar dhe peshkop në Peru – ku grupi u themelua në vitin 1971.
    Ipeshkvi i atëhershëm, Robert Prevost ishte përgjegjës për dëgjimin e viktimave të “Sodalitium Christianae Vitae”- si personi i kontaktit të peshkopëve peruanë për viktimat e abuzimit dhe ndihmoi disa prej tyre të arrinin marrëveshje financiare me organizatën.
    Pasi Papa Françesku e solli atë në Vatikan në vitin 2023, Prevost ndihmoi në shpërbërjen e plotë të grupit duke mbikëqyrur dorëheqjen e një peshkopi të fuqishëm të “Sodalitium Christianae Vitae”.
    Kjo lëvizje u shtyp zyrtarisht në fillim të këtij viti, pak kohë para se të vdiste Papa Françesku.
    Tani si papë, Leone duhet të mbikëqyrë shpërbërjen e “Sodalitium Christianae Vitae” dhe aseteve të tij të konsiderueshme.
    I dërguari i Vatikanit në terren që merret me punën, Monsinjor Jordi Bertomeu, lexoi mesazhin e Papa Leone të premten në mbrëmje.
    Në mesazh, Papa Leone gjithashtu vlerësoi gazetarët për guximin e tyre dhe kërkoi që autoritetet publike t’i mbronin ata.
    “Një shtyp i lirë është një e mirë e përbashkët nga e cila nuk mund të hiqet dorë”, tha Papa Leone.
    Skandali i abuzimit është një nga dosjet më të vështira me të cilat përballet Papa Leone -veçanërisht duke pasur parasysh kërkesat e të mbijetuarve – për të vazhduar më tej me zbatimin e një tolerance zero për abuzimin në të gjithë kishën, përfshirë abuzuesit.ATSH

  • Kryepeshkop Joani mban meshë në shqip në Kishën e Patriakanës së Stambollit

    Kryepeshkop Joani mban meshë në shqip në Kishën e Patriakanës së Stambollit

    Sot në Kostandinopojë (Stamboll) 15 qershor 2025, në të Dielën e të Gjithë Shenjtorëve, Kryepiskopi i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani ka mbajtur meshën historike, e gjitha në shqip, përfshirë dhe mesazhin e tij në Kishën e Shën Gjergjit në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës. Më poshtë fjala e plotë.
    Tërëshenjtëri shumë i Hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,Zoti Vartholome,
    Me mallëngjim tejet të thellë dhe mirënjohje ndaj Zotit të lavdisë, kryem sot bashkërisht Euharistinë Hyjnore, misterin e mistereve, burimin dhe fundin e çdo veprimtarie apostolike. Hiri i Shpirtit të Shenjtë, i cili “u ndan gjithëve si të dojë”, na mblodhi në një vend, që njëzëri të ofrojmë therorinë pa gjak dhe të përtërijmë thirrjen tonë si predikues të Ungjillit në botë.
    Urdhri i Zotit të Ngjallur, “shkoni dhe bëni dishepuj të gjithë kombet”, nuk është thjesht një kujtim historik, por një ftesë urdhëruese që i drejtohet çdo brezi, çdo Kishe lokale, çdo besimtari. Dhe fuqia për përmbushjen e këtij misioni buron nga Tryeza e Shenjtë, ku Krishti, “Bariu i mirë”, ushqen grigjën e Tij dhe e bën të aftë të transmetojë gëzimin e shpëtimit.
    Pyetja që shtrohet, është: Në ç’botë thirremi të predikojmë sot Ungjillin e përjetshëm? Jetojmë në një epokë ndryshimesh të vrullshme, ku revolucioni teknologjik përmbys përditë të dhënat e komunikimit dhe të bashkëjetesës njerëzore. Epoka dixhitale ka krijuar mënyra të reja lidhjeje mes njerëzve, por në mënyrë paradoksale ka shtuar vetminë dhe tjetërsimin. Të rinjtë tanë, ndonëse janë të lidhur me qindra “miq” në mediat sociale, ndihen thellësisht të vetmuar dhe kërkojnë kuptimin e ekzistencës. Inteligjenca artificiale, që po hyn me vrull në jetën tonë, shtron pyetje thelbësore rreth unikalitetit të personit njerëzor, të krijuar “sipas ikonës dhe ngjashmërisë” së Perëndisë. Njëkohësisht, përjetojmë një krizë shpirtërore të paprecedentë.
    Kuptimi i së vërtetës është relativizuar, konsumizmi është shndërruar në një formë të re idhujtarie dhe zbrazëtia ekzistenciale që përjetojnë njerëzit bashkëkohorë i shtyn drejt formave të ndryshme të spiritualiteteve zëvendësuese. Megjithatë, pikërisht kjo krizë mund të bëhet “praeparatio evangelica” (përgatitje për ungjillin), sepse njeriu që ka etje kërkon burimin e ujit të gjallë, ndërsa shoqëritë perëndimore të paanë dhe zhurmshme përbëjnë territorin misionar (terra missionis).Cila është pra përgjigjja e Kishës ndaj sfidave të kohës? Si mund ta transmetojmë mesazhin e përjetshëm të Ungjillit te njerëzit që duken indiferentë apo edhe armiqësorë?
    Historia e misionit orthodhoks na mëson se ungjillëzimi nuk është prozelitizëm, por një thirrje për pjesëmarrjen e të gjithëve, pa përjashtim, në lavdinë e Zotit. Nuk imponojmë besimin, por transmetojmë përvojën e takimit me Krishtin e Ngjallur. “Ai që ka shijuar, e di”, thonë Etërit. Dhe ne, duke shijuar ëmbëlsinë e Mbretërisë, thirremi të bëhemi “liturgjisës pas Liturgjisë”, duke vazhduar veprën e dashurisë në jetën e përditshme.
    Fuqia e dëshmisë personale mbetet e pazëvendësueshme. Çdo person që jeton në mënyrë autentike Ungjillin bëhet një provë e gjallë e së vërtetës së tij. Dëshmia e heshtur e dashurisë, e sakrificës, e faljes, flet më fort se një mijë fjalë. Martirët dhe dëshmuesit bashkëkohorë, që dhanë jetën e tyre për Krishtin, por edhe besimtarët e thjeshtë që mikpresin të huajin, kujdesen për të sëmurin, falin armikun, janë ungjillëzuesit e vërtetë të epokës sonë.
    Dimensioni baritor i ungjillëzimit kërkon ta takojmë njeriun aty ku ndodhet, jo aty ku do të donim të ishte. Sipas modelit të Zotit, që u përul deri në vdekjen në kryq për shpëtimin tonë, edhe ne thirremi në një përulje dashurie. Të bëhemi mjekë shpirtrash dhe jo gjykatës, të kemi durim dhe zemërgjerësi, duke pritur kohën e Perëndisë për çdo shpirt.
    Më lejoni të ndaj me ju përvojën unike të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Kisha jonë, pas dekadash ateizmi të dhunshëm dhe persekutimesh, njohu një rilindje të mrekullueshme. Të rinj, të cilët nuk e kishin trashëguar besimin nga prindërit e tyre, erdhën për të kërkuar Krishtin. Nuk kishim kisha madhështore, as programe të organizuara, por kishim dashurinë dhe autenticitetin.Mësuam se besimi nuk imponohet, por fitohet. Se shërbesa dhe dashuria në vepër flasin më fort se diskutimet teologjike. Kuptuam, gjithashtu, se duhet të flasim jo vetëm gjuhën e çdo populli, por edhe gjuhën e çdo epoke. U ndërgjegjësuam se, disa terma teologjikë, ndonëse përmbajnë të vërteta të thella, tashmë janë të ngarkuar me konotacione negative, saqë funksionojnë si largues.Përvoja jonë baritore, për shembull, na mësoi këtë: nëse i themi drejtpërdrejt një të riu “ke mëkate”, ka shumë gjasë ta largojmë, pasi fjala tingëllon si një dënim i ftohtë. Por nëse, duke iu afruar shpirtit të tij, e pyesim “A ndjen se diçka nuk shkon mirë brenda teje? A përjeton një zbrazëti a një shqetësim të brendshëm?”, atëherë ka më shumë gjasa të na dëgjojë. Kjo qasje, që niset nga përjetimi dhe ankthi ekzistencial i vetë njeriut, i hap udhën që ai vetë ta zbulojë të vërtetën e sëmundjes së tij shpirtërore dhe të kërkojë shërimin në Krishtin.
    Mësuam, pra, se mënyra e thjeshtë dhe e përulur e jetesës tërheq më shumë se shfaqja e forcës. Priftërinjtë tanë të rinj, shumë prej të cilëve vijnë nga familje që përjetuan ateizmin, kanë një zell të veçantë për transmetimin e Ungjillit, sepse e dinë nga përvoja se ç’do të thotë të jetosh pa Krishtin.
    Gjithashtu në këtë sfidë të madhe të ungjillëzimit kuptuam dhe ndjemë se ndonëse trungjet ishin prerë rrënjët ishin ende të gjalla, sepse ato ishin mbjellë nga apostujt e shenjt në trevat tona.Prandaj Kisha Orthodhokse e Shqipërisë lavdëron Perëndinë Triadik për prejardhjen e saj apostolike dhe praninë historike shumëshekullore te saj në trojet e Ilirikut. Durrësi, Epidamni i lashtë, ka qenë një nga portet më të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe më pas të asaj Bizantine, duke përbërë skajin perëndimor të Rrugës së famshme “Egnatia”. Kjo pozitë gjeografike e bëri rajonin tonë lidhës të rëndësishme midis Lindjes dhe Perëndimit, urë qytetërimesh dhe traditash, vend takimi i Krishterimit lindor dhe perëndimor. Përmendja e Apostullit Pavël për predikimin e Ungjillit “nga Jerusalemi dhe rreth e qark gjer në Ilirik” (Rom. 15:19) dëshmon pranimin e hershëm të mesazhit të krishterë në trojet tona.
    Toka martire e Shqipërisë është shenjtëruar nëpërmjet pranisë së një plejade shenjtorësh dhe martirësh. Nga Qesari, episkopi i parë i Durrësit, i cili sipas traditës ka qenë një nga Shtatëdhjetë Apostujt dhe u dorëzua nga Apostulli Pavël, deri në kohët e reja, Kisha jonë ka lindur shenjtorë të cilët ndriçuan, jo vetëm tokën tonë, por edhe rajone më të gjera të Ikumenit Orthodhoks. Hieromartiri Asti, episkop i Durrësit, si dhe Hieromartiri Elefter, episkop i Ilirikut me qendër në Vlorë, kanë qenë predikues të palodhur të Ungjillit dhe dhanë dëshmi e tyre me martirizim. Njëkohësisht emrat e episkopeve të Durrësit regjistrohen në listën e anëtarëve të Sinodeve Ekumenike ose Patriarkale. Veçanërisht tre shenjtorë lidhin ngushtë Kishën e Shqipërisë me Patriarkanën Ekumenike.
    Shën Joan Kukuzeli, Zëengjëlli, i cili lindi në Durrës gjatë shekullit XIV. Ky mistagog i muzikës bizantine, asketizoi në Lavrën e Madhe të Malit të Shenjtë, ku edhe fjeti në mënyrë oshënare. Kontributi i këtij biri tonë të ndritshëm në traditën e shenjtë muzikore të Kishës ka qenë vendimtar.
    Shën Nifoni, Patriark i Kostandinopojës. I lindur në Peloponez nga babai arvanit, Shën Nifoni u lidh ngushtë me heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Vëllazërimi i tyre shpirtëror dhe shërbesa e shenjtit si prift në Krujë, kryeqytetin e Skënderbeut, para ngjitjes së tij në Fronin Ekumenik, përbën shembull të gjallë të unitetit të besimit dhe të dashurisë vëllazërore.Hieromartiri Kozma Etolosi, i Barabartë me Apostujt, i cili gjatë shekullit XVIII përshkoi me bekimin e Patriarkanës Ekumenike shumë provinca të Shqipërisë së sotme dhe, duke predikuar fjalën e Perëndisë, dha një kontribut thelbësor në ruajtjen deri ne martirizim besimin orthodhoks.Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar në fillim të shekullit XX dhe krijimi i Shtetit të ri shqiptar të bekuar nga Perëndia më 1912, krijuan kushte të reja për organizimin kishtar të vendit. Të krishterët e devotshëm orthodhoksë iu drejtuan Fronit të Tërëshenjtë Apostolik dhe Patriarkal Ekumenik dhe, me besim në të, i paraqitën nevojat e tyre aktuale kishtare.
    Patriarkana Ekumenike, duke parë me vëmendje këtë kërkesë të tyren, e njohu me dashamirësi kërkesën e bijve të dashur shpirtërorë në Shqipëri dhe, në kohë të bekuar më 1937, nën Patriarkun Veniamin I, shpalli Kishën Orthodhokse të Shqipërisë si motër shpirtërore me autoqefali të plotë.
    Periudha e regjimit ateist ka qenë më e errëta në rrugëtimin shumëshekullor të Orthodhoksisë në Shqipëri. Persekutimi brutal dhe sistematik kundër çdo shfaqjeje fetare nga viti 1967, çoi në shembjen ose përdhosjen e qindra kishave dhe manastireve, në burgosjen, torturimin dhe vdekjen e dhjetëra klerikëve dhe besimtarëve, në ndalimin e çdo akti fetar, madje edhe të lutjes private.Kisha jonë arriti “deri në portat e Hadhit”. Regjimi shpalli Shqipërinë si “shtetin e parë ateist në botë”, duke menduar se kishte fshirë përfundimisht çdo prani fetare nga vendi. Por premtimi i Zotit tonë Jisu Krisht se “portat e Hadhit nuk do ta mundin atë” (Mt. 16:18) u dëshmua më i fortë se çdo mekanizëm njerëzor dhe çdo persekutim.
    Dhe mrekullia u realizua! Rënia e regjimit ateist më 1991 hapi rrugën për rilindjen e Kishës. Por situata ishte tragjike: asnjë hierark në detyrë, shumë pak presviterë të gjallë, kisha të shkatërruara ose të kthyera në magazina apo palestra, asnjë organizim kishtar, asnjë edukim teologjik.
    Në atë moment kritik, Patriarkana Ekumenike dëshmoi praktikisht dashurinë dhe kujdesin e saj për Kishën e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë dhe i Hirshëm i Patriarkanës Ekumenike caktoi profesorin e Universitetit të Athinës, Episkopin e Andrusës, (Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë dhe vendmbajtës i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit) Anastasin, si ekzark patriarkal, me mision të shkonte në Shqipëri për kontaktet e para me orthodhoksët dhe autoritetet e vendit. Zgjedhja e një hierarku me përvojë të pasur në veprën misionare (hierapostolike), me përgatitje të thellë teologjike dhe aftësi organizative, u dëshmua bekim i Perëndisë për Kishën e rilindur.
    Vepra që është kryer gjatë tre dekadave të fundit është haptazi mbresëlënëse dhe dëshmon fuqinë e besimit dhe hirin e Frymës së Shenjtë. Nga hiçi, Kisha e Shqipërisë u rindërtua shpirtërisht dhe materialisht.
    Mijëvjeçari i tretë që po kalojmë kërkon prej nesh guxim dhe vizion, besim dhe dallueshmëri, traditë dhe përtëritje. Të jemi të rrënjosur në traditën apostolike, por edhe të hapur ndaj mundësive të reja që na ofron Perëndia. Të flasim gjuhën e bashkëkohësve tanë, pa e tradhtuar mesazhin e përjetshëm. Të jemi të pranishëm në botë, pa qenë të botës.
    Sot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përbën faktor të qëndrueshëm progresi dhe zhvillimi për vendin. Prania e saj nuk kufizohet në hapësirën ngushtësisht fetare, por shtrihet në të gjitha fushat e jetës sociale, duke kontribuar në rilindjen shpirtërore, morale dhe kulturore të popullit.
    Vizionojmë një zë të fuqishëm dhe të bashkuar të Orthodhoksisë në botën bashkëkohore, zë i cili do të shpallë mesazhin e Ungjillit me guxim dhe urtësi, do t’u përgjigjet pyetjeve ekzistenciale të njeriut bashkëkohor, do të ofrojë shërimin e dashurisë në plagët e njerëzimit. Misioni i Kishës për të bashkuar popujt dhe për t’i udhëhequr drejt dritës së Ngjalljes mbetet aq aktual dhe urgjent sa asnjëherë më parë.
    Kisha e Shqipërisë, ne masën e mundësive te saj dhe sfidave të shumta, është e gatshme dhe e vullnetshme të ofrojë shërbimet e saj në këtë vepër të madhe.
    Tërëshenjtëri, Pranoni mirënjohjen tonë për dashurinë atërore, mbështetjen e pandërprerë dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregoni ndaj Kishës së Shqipërisë. Prania jonë këtu sot dëshmon qartë dashurinë, respektin dhe përkushtimin tonë ndaj personit Tuaj të nderuar dhe institucionit të lartë që përfaqësoni.
    Duke përfunduar, shpreh sigurinë time se “ai që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë shumë më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë” (Efes. 3:20), do t’i bekojë përpjekjet tona dhe do ta bëjë fjalën e Tij të japë fryt. Le të bëhemi bashkëpunëtorë të denjë të Tij në veprën e shpëtimit të botës.
    Uroj që Zoti i lavdisë, i ngjallur së vdekursh dhe që rri në të djathtë të Atit, ta forcojë gjithmonë Shenjtërinë Tuaj, t’i ndriçojë vendimet Tuaja dhe ta bekojë grigjën Tuaj. Amin.Kisha e Shenjtë Patriarkale e Shën Gjergjit – FanarE diela pas Pentikostisë, 2025

  • Kryepeshkop Joani mban meshë dhe fjalë tërësisht në shqip në Kishën e Patriakanës së Stambollit

    Kryepeshkop Joani mban meshë dhe fjalë tërësisht në shqip në Kishën e Patriakanës së Stambollit

    Sot në Kostandinopojë (Stamboll) 15 qershor 2025, në të Dielën e të Gjithë Shenjtorëve, Kryepiskopi i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani ka mbajtur meshën historike, e gjitha në shqip, përfshirë dhe mesazhin e tij në Kishën e Shën Gjergjit në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës. Më poshtë fjala e plotë.
    Tërëshenjtëri shumë i Hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,Zoti Vartholome,
    Me mallëngjim tejet të thellë dhe mirënjohje ndaj Zotit të lavdisë, kryem sot bashkërisht Euharistinë Hyjnore, misterin e mistereve, burimin dhe fundin e çdo veprimtarie apostolike. Hiri i Shpirtit të Shenjtë, i cili “u ndan gjithëve si të dojë”, na mblodhi në një vend, që njëzëri të ofrojmë therorinë pa gjak dhe të përtërijmë thirrjen tonë si predikues të Ungjillit në botë.
    Urdhri i Zotit të Ngjallur, “shkoni dhe bëni dishepuj të gjithë kombet”, nuk është thjesht një kujtim historik, por një ftesë urdhëruese që i drejtohet çdo brezi, çdo Kishe lokale, çdo besimtari. Dhe fuqia për përmbushjen e këtij misioni buron nga Tryeza e Shenjtë, ku Krishti, “Bariu i mirë”, ushqen grigjën e Tij dhe e bën të aftë të transmetojë gëzimin e shpëtimit.
    Pyetja që shtrohet, është: Në ç’botë thirremi të predikojmë sot Ungjillin e përjetshëm? Jetojmë në një epokë ndryshimesh të vrullshme, ku revolucioni teknologjik përmbys përditë të dhënat e komunikimit dhe të bashkëjetesës njerëzore. Epoka dixhitale ka krijuar mënyra të reja lidhjeje mes njerëzve, por në mënyrë paradoksale ka shtuar vetminë dhe tjetërsimin. Të rinjtë tanë, ndonëse janë të lidhur me qindra “miq” në mediat sociale, ndihen thellësisht të vetmuar dhe kërkojnë kuptimin e ekzistencës. Inteligjenca artificiale, që po hyn me vrull në jetën tonë, shtron pyetje thelbësore rreth unikalitetit të personit njerëzor, të krijuar “sipas ikonës dhe ngjashmërisë” së Perëndisë. Njëkohësisht, përjetojmë një krizë shpirtërore të paprecedentë.
    Kuptimi i së vërtetës është relativizuar, konsumizmi është shndërruar në një formë të re idhujtarie dhe zbrazëtia ekzistenciale që përjetojnë njerëzit bashkëkohorë i shtyn drejt formave të ndryshme të spiritualiteteve zëvendësuese. Megjithatë, pikërisht kjo krizë mund të bëhet “praeparatio evangelica” (përgatitje për ungjillin), sepse njeriu që ka etje kërkon burimin e ujit të gjallë, ndërsa shoqëritë perëndimore të paanë dhe zhurmshme përbëjnë territorin misionar (terra missionis).Cila është pra përgjigjja e Kishës ndaj sfidave të kohës? Si mund ta transmetojmë mesazhin e përjetshëm të Ungjillit te njerëzit që duken indiferentë apo edhe armiqësorë?
    Historia e misionit orthodhoks na mëson se ungjillëzimi nuk është prozelitizëm, por një thirrje për pjesëmarrjen e të gjithëve, pa përjashtim, në lavdinë e Zotit. Nuk imponojmë besimin, por transmetojmë përvojën e takimit me Krishtin e Ngjallur. “Ai që ka shijuar, e di”, thonë Etërit. Dhe ne, duke shijuar ëmbëlsinë e Mbretërisë, thirremi të bëhemi “liturgjisës pas Liturgjisë”, duke vazhduar veprën e dashurisë në jetën e përditshme.
    Fuqia e dëshmisë personale mbetet e pazëvendësueshme. Çdo person që jeton në mënyrë autentike Ungjillin bëhet një provë e gjallë e së vërtetës së tij. Dëshmia e heshtur e dashurisë, e sakrificës, e faljes, flet më fort se një mijë fjalë. Martirët dhe dëshmuesit bashkëkohorë, që dhanë jetën e tyre për Krishtin, por edhe besimtarët e thjeshtë që mikpresin të huajin, kujdesen për të sëmurin, falin armikun, janë ungjillëzuesit e vërtetë të epokës sonë.
    Dimensioni baritor i ungjillëzimit kërkon ta takojmë njeriun aty ku ndodhet, jo aty ku do të donim të ishte. Sipas modelit të Zotit, që u përul deri në vdekjen në kryq për shpëtimin tonë, edhe ne thirremi në një përulje dashurie. Të bëhemi mjekë shpirtrash dhe jo gjykatës, të kemi durim dhe zemërgjerësi, duke pritur kohën e Perëndisë për çdo shpirt.
    Më lejoni të ndaj me ju përvojën unike të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Kisha jonë, pas dekadash ateizmi të dhunshëm dhe persekutimesh, njohu një rilindje të mrekullueshme. Të rinj, të cilët nuk e kishin trashëguar besimin nga prindërit e tyre, erdhën për të kërkuar Krishtin. Nuk kishim kisha madhështore, as programe të organizuara, por kishim dashurinë dhe autenticitetin.
    Mësuam se besimi nuk imponohet, por fitohet. Se shërbesa dhe dashuria në vepër flasin më fort se diskutimet teologjike. Kuptuam, gjithashtu, se duhet të flasim jo vetëm gjuhën e çdo populli, por edhe gjuhën e çdo epoke. U ndërgjegjësuam se, disa terma teologjikë, ndonëse përmbajnë të vërteta të thella, tashmë janë të ngarkuar me konotacione negative, saqë funksionojnë si largues.
    Përvoja jonë baritore, për shembull, na mësoi këtë: nëse i themi drejtpërdrejt një të riu “ke mëkate”, ka shumë gjasë ta largojmë, pasi fjala tingëllon si një dënim i ftohtë. Por nëse, duke iu afruar shpirtit të tij, e pyesim “A ndjen se diçka nuk shkon mirë brenda teje? A përjeton një zbrazëti a një shqetësim të brendshëm?”, atëherë ka më shumë gjasa të na dëgjojë. Kjo qasje, që niset nga përjetimi dhe ankthi ekzistencial i vetë njeriut, i hap udhën që ai vetë ta zbulojë të vërtetën e sëmundjes së tij shpirtërore dhe të kërkojë shërimin në Krishtin.
    Mësuam, pra, se mënyra e thjeshtë dhe e përulur e jetesës tërheq më shumë se shfaqja e forcës. Priftërinjtë tanë të rinj, shumë prej të cilëve vijnë nga familje që përjetuan ateizmin, kanë një zell të veçantë për transmetimin e Ungjillit, sepse e dinë nga përvoja se ç’do të thotë të jetosh pa Krishtin.
    Gjithashtu në këtë sfidë të madhe të ungjillëzimit kuptuam dhe ndjemë se ndonëse trungjet ishin prerë rrënjët ishin ende të gjalla, sepse ato ishin mbjellë nga apostujt e shenjt në trevat tona.
    Prandaj Kisha Orthodhokse e Shqipërisë lavdëron Perëndinë Triadik për prejardhjen e saj apostolike dhe praninë historike shumëshekullore te saj në trojet e Ilirikut. Durrësi, Epidamni i lashtë, ka qenë një nga portet më të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe më pas të asaj Bizantine, duke përbërë skajin perëndimor të Rrugës së famshme “Egnatia”. Kjo pozitë gjeografike e bëri rajonin tonë lidhës të rëndësishme midis Lindjes dhe Perëndimit, urë qytetërimesh dhe traditash, vend takimi i Krishterimit lindor dhe perëndimor. Përmendja e Apostullit Pavël për predikimin e Ungjillit “nga Jerusalemi dhe rreth e qark gjer në Ilirik” (Rom. 15:19) dëshmon pranimin e hershëm të mesazhit të krishterë në trojet tona.
    Toka martire e Shqipërisë është shenjtëruar nëpërmjet pranisë së një plejade shenjtorësh dhe martirësh. Nga Qesari, episkopi i parë i Durrësit, i cili sipas traditës ka qenë një nga Shtatëdhjetë Apostujt dhe u dorëzua nga Apostulli Pavël, deri në kohët e reja, Kisha jonë ka lindur shenjtorë të cilët ndriçuan, jo vetëm tokën tonë, por edhe rajone më të gjera të Ikumenit Orthodhoks. Hieromartiri Asti, episkop i Durrësit, si dhe Hieromartiri Elefter, episkop i Ilirikut me qendër në Vlorë, kanë qenë predikues të palodhur të Ungjillit dhe dhanë dëshmi e tyre me martirizim. Njëkohësisht emrat e episkopeve të Durrësit regjistrohen në listën e anëtarëve të Sinodeve Ekumenike ose Patriarkale. Veçanërisht tre shenjtorë lidhin ngushtë Kishën e Shqipërisë me Patriarkanën Ekumenike.
    Shën Joan Kukuzeli, Zëengjëlli, i cili lindi në Durrës gjatë shekullit XIV. Ky mistagog i muzikës bizantine, asketizoi në Lavrën e Madhe të Malit të Shenjtë, ku edhe fjeti në mënyrë oshënare. Kontributi i këtij biri tonë të ndritshëm në traditën e shenjtë muzikore të Kishës ka qenë vendimtar.
    Shën Nifoni, Patriark i Kostandinopojës. I lindur në Peloponez nga babai arvanit, Shën Nifoni u lidh ngushtë me heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Vëllazërimi i tyre shpirtëror dhe shërbesa e shenjtit si prift në Krujë, kryeqytetin e Skënderbeut, para ngjitjes së tij në Fronin Ekumenik, përbën shembull të gjallë të unitetit të besimit dhe të dashurisë vëllazërore.
    Hieromartiri Kozma Etolosi, i Barabartë me Apostujt, i cili gjatë shekullit XVIII përshkoi me bekimin e Patriarkanës Ekumenike shumë provinca të Shqipërisë së sotme dhe, duke predikuar fjalën e Perëndisë, dha një kontribut thelbësor në ruajtjen deri ne martirizim besimin orthodhoks.
    Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar në fillim të shekullit XX dhe krijimi i Shtetit të ri shqiptar të bekuar nga Perëndia më 1912, krijuan kushte të reja për organizimin kishtar të vendit. Të krishterët e devotshëm orthodhoksë iu drejtuan Fronit të Tërëshenjtë Apostolik dhe Patriarkal Ekumenik dhe, me besim në të, i paraqitën nevojat e tyre aktuale kishtare.
    Patriarkana Ekumenike, duke parë me vëmendje këtë kërkesë të tyren, e njohu me dashamirësi kërkesën e bijve të dashur shpirtërorë në Shqipëri dhe, në kohë të bekuar më 1937, nën Patriarkun Veniamin I, shpalli Kishën Orthodhokse të Shqipërisë si motër shpirtërore me autoqefali të plotë.
    Periudha e regjimit ateist ka qenë më e errëta në rrugëtimin shumëshekullor të Orthodhoksisë në Shqipëri. Persekutimi brutal dhe sistematik kundër çdo shfaqjeje fetare nga viti 1967, çoi në shembjen ose përdhosjen e qindra kishave dhe manastireve, në burgosjen, torturimin dhe vdekjen e dhjetëra klerikëve dhe besimtarëve, në ndalimin e çdo akti fetar, madje edhe të lutjes private.
    Kisha jonë arriti “deri në portat e Hadhit”. Regjimi shpalli Shqipërinë si “shtetin e parë ateist në botë”, duke menduar se kishte fshirë përfundimisht çdo prani fetare nga vendi. Por premtimi i Zotit tonë Jisu Krisht se “portat e Hadhit nuk do ta mundin atë” (Mt. 16:18) u dëshmua më i fortë se çdo mekanizëm njerëzor dhe çdo persekutim.
    Dhe mrekullia u realizua! Rënia e regjimit ateist më 1991 hapi rrugën për rilindjen e Kishës. Por situata ishte tragjike: asnjë hierark në detyrë, shumë pak presviterë të gjallë, kisha të shkatërruara ose të kthyera në magazina apo palestra, asnjë organizim kishtar, asnjë edukim teologjik.
    Në atë moment kritik, Patriarkana Ekumenike dëshmoi praktikisht dashurinë dhe kujdesin e saj për Kishën e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë dhe i Hirshëm i Patriarkanës Ekumenike caktoi profesorin e Universitetit të Athinës, Episkopin e Andrusës, (Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë dhe vendmbajtës i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit) Anastasin, si ekzark patriarkal, me mision të shkonte në Shqipëri për kontaktet e para me orthodhoksët dhe autoritetet e vendit. Zgjedhja e një hierarku me përvojë të pasur në veprën misionare (hierapostolike), me përgatitje të thellë teologjike dhe aftësi organizative, u dëshmua bekim i Perëndisë për Kishën e rilindur.
    Vepra që është kryer gjatë tre dekadave të fundit është haptazi mbresëlënëse dhe dëshmon fuqinë e besimit dhe hirin e Frymës së Shenjtë. Nga hiçi, Kisha e Shqipërisë u rindërtua shpirtërisht dhe materialisht.
    Mijëvjeçari i tretë që po kalojmë kërkon prej nesh guxim dhe vizion, besim dhe dallueshmëri, traditë dhe përtëritje. Të jemi të rrënjosur në traditën apostolike, por edhe të hapur ndaj mundësive të reja që na ofron Perëndia. Të flasim gjuhën e bashkëkohësve tanë, pa e tradhtuar mesazhin e përjetshëm. Të jemi të pranishëm në botë, pa qenë të botës.
    Sot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përbën faktor të qëndrueshëm progresi dhe zhvillimi për vendin. Prania e saj nuk kufizohet në hapësirën ngushtësisht fetare, por shtrihet në të gjitha fushat e jetës sociale, duke kontribuar në rilindjen shpirtërore, morale dhe kulturore të popullit.
    Vizionojmë një zë të fuqishëm dhe të bashkuar të Orthodhoksisë në botën bashkëkohore, zë i cili do të shpallë mesazhin e Ungjillit me guxim dhe urtësi, do t’u përgjigjet pyetjeve ekzistenciale të njeriut bashkëkohor, do të ofrojë shërimin e dashurisë në plagët e njerëzimit. Misioni i Kishës për të bashkuar popujt dhe për t’i udhëhequr drejt dritës së Ngjalljes mbetet aq aktual dhe urgjent sa asnjëherë më parë.
    Kisha e Shqipërisë, ne masën e mundësive te saj dhe sfidave të shumta, është e gatshme dhe e vullnetshme të ofrojë shërbimet e saj në këtë vepër të madhe.
    Tërëshenjtëri, Pranoni mirënjohjen tonë për dashurinë atërore, mbështetjen e pandërprerë dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregoni ndaj Kishës së Shqipërisë. Prania jonë këtu sot dëshmon qartë dashurinë, respektin dhe përkushtimin tonë ndaj personit Tuaj të nderuar dhe institucionit të lartë që përfaqësoni.
    Duke përfunduar, shpreh sigurinë time se “ai që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë shumë më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë” (Efes. 3:20), do t’i bekojë përpjekjet tona dhe do ta bëjë fjalën e Tij të japë fryt. Le të bëhemi bashkëpunëtorë të denjë të Tij në veprën e shpëtimit të botës.
    Uroj që Zoti i lavdisë, i ngjallur së vdekursh dhe që rri në të djathtë të Atit, ta forcojë gjithmonë Shenjtërinë Tuaj, t’i ndriçojë vendimet Tuaja dhe ta bekojë grigjën Tuaj. Amin.Kisha e Shenjtë Patriarkale e Shën Gjergjit – Fanar
    E diela pas Pentikostisë, 2025

  • Kryepeshkopi Joan vizitë në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

    Kryepeshkopi Joan vizitë në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

    Fortlumturia e Tij, Kryepeshopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.

    Kryepeshkopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.

    Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.

    Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu. Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepiskopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.

    Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, gjatë pritjes së tij nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome

    Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi, z. Vartholome,

    “Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë… dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).

    Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe ‘ditëlindjen’ e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën me misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot “bashkë, në një mendje”, për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.

    Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.

    Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: “nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit” (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge, apostulli i kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.

    Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, bashkë me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqngjallësor të Kishës së Kostandinopojës.

    Patriarkana e nderuar Ekumenike, nga pozita dhe misioni i saj, kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të.

    Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, që, si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse, të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.

    Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodik dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.

    Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar rishtaz vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit për të gjitha Kishat motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.

    Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.

    Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025

    Vëllai i dashur në Krishtin

    i Tërëshenjtërisë Suaj,

    † Joani

  • Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

    Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

    Fortlumturia e Tij, Kryepeshopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.
    Në orën 10:30, Kryepeshkopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron, u nis nga hoteli drejt Patriarkanës së Kostandinopojës, i shoqëruar nga Mitropoliti i Smirnit, hirësia e tij Vartholomeu dhe Singjeli i Madh, atë Jeronimi.
    Në orën 11:00, në hyrje të Patriarkanës, Kryepeshkopi Joan dhe delegacioni i tij u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.
    Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.
    Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu.
    Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepeshopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.
    Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, gjatë pritjes së tij nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome:
    Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,z. Vartholome,
    “Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë… dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).
    Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe ‘ditëlindjen’ e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën me misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot “bashkë, në një mendje”, për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.
    Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.
    Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: “nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit” (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge, apostulli i kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.
    Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, bashkë me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqngjallësor të Kishës së Kostandinopojës.
    Patriarkana e nderuar Ekumenike, nga pozita dhe misioni i saj, kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të.
    Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, që, si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse, të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.
    Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodik dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.
    Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar rishtaz vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit për të gjitha Kishat motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.
    Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025Vëllai i dashur në Krishtini Tërëshenjtërisë Suaj,† Joani.

  • Fortlumturi Joani në Patriarkanë: Vij nga toka e Ilirikut! Rruga Egnatia, arteria e lashtë përmes së cilës Apostulli i Kombeve solli Ungjillin tek ne

    Fortlumturi Joani në Patriarkanë: Vij nga toka e Ilirikut! Rruga Egnatia, arteria e lashtë përmes së cilës Apostulli i Kombeve solli Ungjillin tek ne

    Të shtunën, më 14 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.
    Në orën 10:30, Kryepiskopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron, u nis nga hoteli drejt Patriarkanës së Kostandinopojës, i shoqëruar nga Mitropoliti i Smirnit, hirësia e tij Vartholomeu dhe Singjeli i Madh, atë Jeronimi.
    Në orën 11:00, në hyrje të Patriarkanës, Kryepiskopi Joan dhe delegacioni i tij u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.
    Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu. Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepiskopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.
    *Fjalimi i plotë Fortlumturi Joanit në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll
    Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,
    z. Vartholome,
    “Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë… dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).
    Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe ‘ditëlindjen’ e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën në misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot “bashkë, në një mendje”, për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.
    Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.
    Vijmë nga toka e Ilirikut, ku Apostulli Pavël shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: “nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit” (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge Apostulli i Kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.
    Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, së bashku me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqëzimi-ringjalljes së Kishës së Kostandinopojës.
    Patriarkana e nderuar Ekumenike nga pozita dhe misioni i saj kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të të kaluar. Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, në mënyrë që si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.
    Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodike dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.
    Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar përsëri vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit per të gjitha Kishave motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.
    Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.
    Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025
    Vëllai i dashur në Krishtin
    i Tërëshenjtërisë Suaj,
    † Joani

  • Rama poston videon: Në Kishën e Shna Ndout në Laç, për herë të parë kemi hapur qendrën shëndetësore verore

    Rama poston videon: Në Kishën e Shna Ndout në Laç, për herë të parë kemi hapur qendrën shëndetësore verore

    Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një video, se tashmë në Kishën e Shna Ndout në Lezhë, është hapur qendra shëndetësore verore. Sipas kreut të qeverisë, kjo qendër tashmë do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që e vizitojnë këtë vend të bekuar.
    ”Në Kishën e Shna Ndout në Laç, këtë sezon veror, për herë të parë kemi hapur Qendrën Shëndetësore Verore pranë kishës, e cila do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që vizitojnë këtë vend të bekuar.

    Shëndeti i çdo vizitori është prioritet për ne, ndaj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve jemi të gatshëm të ofrojmë kujdesin e nevojshëm në çdo moment”,-shkruan Rama.

  • Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

    Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

    Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha në një postim në rrjetet sociale se “kjo qendër do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që vizitojnë këtë vend të bekuar”.
    “Shëndeti i çdo vizitori është prioritet për ne, ndaj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve jemi të gatshëm të ofrojmë kujdesin e nevojshëm në çdo moment”, theksoi Koçiu.
    Specialisti i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ermal Meraj tha se “kjo qendër është hapur së fundmi në kuadrin e nismës së MSHMS-së për t’i ofruar shërbim shëndetësor qytetarëve që vijnë në pikat turistike”.
    “Qendra do të jetë e hapur 24/7 deri në fund të sezonit turistik. Ajo i vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që vijnë në kishën e Shën Ndout gjatë këtij sezoni turistik”, tha Meraj.
    Në kishën e Shën Ndout në Laç mbyllet sot pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të martave.
    Besimtarët vijnë nga të gjitha qytetet e vendit, ku një pjesë e madhe e tyre qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror.

  • Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

    Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

    Sot dhe nesër, 12 e 13 qershor, kremtohet Festa e Shna Ndout, që vjen pas 13 të Martave të shenjta. Prandaj, mijëra pelegrinë janë mbledhur në Kishën e Laçit.
    “Qindra e mijëra i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë që prej orëve të para të mëngjesit, jo vetëm besimtarë katolikë, por edhe të besimeve të tjera. Janë duke pritur orën 12 të natës, kur kulmon edhe festa”, raportoi nga atje, gazetari i Klan News, Martin Marku.
    Besimtarët e kalojnë natën në oborrin e kësaj kishe e përreth saj, në pritje të festës. Ka pelegrinë nga Shqipëria, Kosova e diaspora.
    Ata luten për më shumë paqe, begati e mirëqenie në familjet e tyre.