Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë sot fshatin Senicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, disa shtëpi janë djegur, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri.
Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
gijotina.com/
Tag: kishën
-

Zjarri në Senicë djeg disa shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit
-

Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth
Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke rritur rrezikun për banesat përreth.
Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara.
Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex po ndihmojnë në evakuimin e banorëve.
Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.
-

‘Incidenti për shkak të gabimit në shënjestër’, ushtria izraelite nis hetimet për sulmin në Kishën Katolike të Gazës
Ushtria izraelite nis hetimet për sulmin në Kishën Katolike të Gazës: Incidenti për shkak të gabimit në shënjestër.
Sipas një postimi në facebooo, ushria izraelitet thotë se po shqyrton shkaqet.
Ushtria izraelite thotë se nga të dhënat e një hetimi fillestar mbi sulmin vdekjeprurës në Kishën e Familjes së Shenjtë në qytetin e Gazës, incidenti ka ndodhur si pasojë e gabimit në shënjestrën e predhës.
“Shkaku i incidentit është duke u shqyrtuar”, tha ajo në një postim në X.
Siç kemi raportuar, Izraeli ka goditur rregullisht vendet fetare në të gjithë Gazën në luftën e tij kundër enklavës, duke përfshirë kishat dhe xhamitë.
Kardinali Pierbattista Pizzaballa, patriarku latin i Jerusalemit, i tha më parë Vatican Neës se një tank izraelit goditi kishën “drejtpërdrejt”.
-

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës janë të papranueshme
Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë.
Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa ati Gabriel Romanelli, prifti i famullisë, është plagosur lehtë në këmbë, deklaroi e shqetësuar mbi situatën kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Përveç kryeministres, reagoi edhe ministri i Jashtëm Tajani.“Sulmet e ushtrisë izraelite kundër popullsisë civile në Gaza nuk janë më të pranueshme. Bastisja e mëngjesit të sotëm goditi gjithashtu Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza, një akt i rëndë kundër një vendi të krishterë adhurimi”, theksoi Tajani.
”Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për Atin Romanelli, i cili u plagos gjatë bastisjes. Është koha të ndalemi dhe të gjejmë paqen”, shtoi ai. -

Izraeli bombardon Kishën Katolike në Gaza, Meloni e ashpër: Prej muajsh po sulmohen civilët! Kjo është e papranueshme
Kisha Katolike në Rripin e Gazës është goditur nga një sulm ajror izraelit këtë të enjte, 17 korrik, duke shkaktuar dy viktima dhe të paktën tetë të plagosur rëndë. Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, në mesin e të plagosurve është edhe atë Gabriel Romanelli, famullitari i kishës.
Atë Gabriel Romanelli, 56 vjeç, është me origjinë nga Buenos Aires, Argjentinë, dhe ka rrënjë italiane. Ai është prift i Institutit të Fjalës së Mishëruar dhe shërben në Gaza prej shumë vitesh. Romanelli jeton në Lindjen e Mesme prej afro 30 vitesh, ku është i angazhuar në shërbimin baritor dhe humanitar për komunitetin e krishterë në zonat e konfliktit.
Për rastin në fjalë ka ardhur edhe një reagim urgjent i kryeministres italiane.
“Bastisjet izraelite në Gaza goditën edhe Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet kundër popullsisë civile që Izraeli ka kryer prej muajsh janë të papranueshme. Asnjë veprim ushtarak nuk mund ta justifikojë një qëndrim të tillë” – shkruan Meloni.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e sulmit, ndërsa situata në Gaza mbetet e tensionuar dhe e rrezikshme për civilët dhe komunitetet fetare. -

Opera dhome, shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës
Në Kishën Shën Lucia në Durrës, u shfaq për herë të parë një opera dhome shqiptare, vepër e krijuar nga kompozitori Red Radoja.
“Ëndrra e Gotfridit”, me muzikë dhe libret nga vetë autori, u ngjit në skenë në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës.
Radoja, që prej vitesh jeton dhe krijon në Francë, e ka shkruar operën fillimisht në frëngjisht. Tani ajo vjen në versionin shqip, si një premierë e veçantë për skenën shqiptare, ku muzika klasike, motivet shqiptare, ëndrra dhe realiteti ndërthuren në një akt të vetëm.
Në role u ngjitën emra të njohur të skenës lirike, tenori Neron Kacerja, mezzo-sopranoja Anita Kërhani dhe bas-baritoni Hektor Leka. Vepra u shoqërua nga një kuartet instrumental i drejtuar në piano nga vetë autori.
“Ëndrra e Gotfridit” u mirëprit nga publiku dhe u përjetua si një moment i veçantë artistik, që bashkon krijimtarinë shqiptare me standardet evropiane të muzikës së dhomës.
Top Channel
-

Të shtëna me armë zjarri në një kishë në Kentaki/ Një i vdekur e disa të plagosur, mes tyre dhe një polic
Disa persona, përfshirë një polic të Kentucky-t, u plagosën në një seri të shtënash rreth Lexington-it, thanë guvernatori i shtetit dhe Policia e Shtetit të Kentucky-t në X.
Policia tha se i dyshuari i vetëm në incident është i vdekur dhe oficeri i policisë po merr trajtim mjekësor.
Një nga të shtënat ndodhi në Kishën Baptiste në Rrugën Richmond dhe ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje duke trajtuar disa viktima, tha policia shtetërore.
Lexington Herald-Leader raportoi se një polic i shtetit të Kentucky-t u qëllua të dielën në mëngjes në aeroportin Blue Grass në Qarkun Fayette. I dyshuari më pas iku në Kishën Baptiste të Rrugës Richmond, rreth 27 km larg, ku disa persona u qëlluan dhe u plagosën, shtoi Herald-Leader.
“Ju lutem lutuni për të gjithë të prekurit nga këto akte të pakuptimta dhune”, tha guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear.
Departamenti i Policisë së Lexingtonit dhe Policia e Shtetit të Kentukit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Thirrjet në Kishën Baptiste të Rrugës Richmond nuk u përgjigjën./ Reuters.
-

Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
Thethi, që së fundmi u bë pjesë e zhurmës së rrjetit për shkak të disa ndërtimeve pa leje, është një nga destinacionet me vlerësimet më të mira të turistëve sa i takon natyrës dhe guidave që janë në këtë rajon.Në Tripadvisor që është një faqe që jep vlerësime mbi destinacione, ture, hotele dhe bar- restorante vlerësimet pozitive për pikat që mund të vizitosh dhe ajo që do të gjesh kanë ardhur në përmirësim.Ndërkohë që fotoja më domethënëse që shoqëron vlerësimet për destinacionin në Google Review është ajo e Kishës e cila këto ditë qarkulloi më shumë me pamjen e betonizimit dhe shtëpizave të ngritura pa leje që po prishen nga institucionet pasi është shkelur ligji.Vlerësimet për Thethin dhe Kishën“Ishte një eksperiencë shumë e mirë . Vendet ku ishim ishin të mahnitshme, Guida ishte shumë i mirë dhe me humor” vlerëson Kristian në një koment të tij në mars të këtij viti.Lidhur me Kishën vlerësimet janë të shumta dhe të shoqëruara të gjitha me foto.Jorge Gil Ramírez që vizitoi Thethin tre javë më parë thotë se është një vend magjepsës ndërkohë që Kishën e cilëson si një pikë shumë të mirë për të bërë disa foto.Anna një tjetër turiste nënvizon se kjo është ndërtesa më ikonike e Thethit e bukur nga jashtë dhe totalisht e rinovuar nga brenda.“Një vend i bukur dhe i qetë. Kisha ndodhet në një shesh të bukur të rrethuar nga dy pemë të mëdha. Livadhi është gjithashtu një vend i shkëlqyer për t’u ndalur dhe për të shijuar pamjen. Këtu, vendi ende tregon bukurinë e tij natyrore. Në zonat përreth, ka shumë ndërtime dhe kryesisht është moderne” shprehet Fabian Mayer në një vlerësim të tre javëve më parë.Mattijs Uitterhoeve që vizitoi Thethin tre javë më parë ka postuar sërish një foto të kishës ku shpreh frikën e tij se ndërtimet mund të lulëzojnë më shumë.“Një kishë shumë e bukur në një vend shumë të bukur. Kam frikë se gjithçka përreth do të ndërtohet shumë shpejt. Që tani është më pak fotozhenike sesa e kam parë në foto të vjetra” thotë ai.“Një kishë simpatike në një fshat simpatik. Me rrugën e asfaltuar që të çon në fshat, ajo ngadalë fillon të tregojë sharmin e saj dhe fillon komercializmi” komenton Slawek./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Kishën e Damaskut, që i mori jetën ditën e djeshme të paktën 22 personave.
Përmes një deklarate për mediat, Fortlumturia e Tij thekson se askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të ndezur zjarrin e konflikteve.
Më tej, ai shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen ndaj Patriarkut të Antiokisë z.Joan, si edhe për të gjithë komunitetin orthodhoks të Sirisë.
DEKLARATA:
Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor.
Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas:
”Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt“.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan, si edhe për të gjithë komunitetin orthodhoks të Sirisë.
Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve.
Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës.
Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë.