Tag: kishat

  • Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

    Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

    Në fshatrat e Maqellarës në Dibër, kishat e periudhës bizantine kanë mbijetuar falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke trashëguar si vlerë bashkëjetesën fetare.

    Nga Sami Curri, BIRN

    Mes një kodre të butë dhe të rrethuar nga pemët në fshatin Herbel të Dibrës shfaqet mes gjelbërimit një ndërtesë e vogël prej guri, e mbuluar dikur me tjegulla.

    Banorët e njohin si Kisha e Shpërfytyrimit, një monument kulture i kategorisë së parë në Shqipëri, i cili ruhet prej shekujsh jo vetëm si objekt kulti, por edhe si dëshmi e bashkëjetesës fetare mes banorëve të zonës.

    Herbeli dhe Kërçishti i Epërm janë dy fshatra të Dibrës që ende ruajnë kishat e periudhës bizantine, ndonëse në fshat kanë mbetur vetëm dy familjet e fundit ortodokse nga shtatëdhjetë që numëroheshin më parë.

    Njëri prej tyre, Andon Postoli tregon për BIRN se ata nuk e kanë lënë asnjëherë kishën “të vetmuar”, pavarësisht ndalimit të rreptë të fesë gjatë regjimit komunist, falë edhe mbështetjes nga bashkëfshatarët e besimit islam.

    “Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita. E mbaj mend mirë kur i mbyllja dyert, që të mos na shihte kush,” kujton Postoli.

    “Kishën e ruanim fshehurazi, edhe pse ajo ishte shumë e dëmtuar. Në vend që të kujdesej, personi i caktuar nga partia as nuk afrohej, ndërsa një zonjë e fshatit bënte punën e tij pa u dukur,” shtoi ai.

    Bashkëshortja e tij, Jonka Postoli vazhdon që të kujdeset për kishën e fshatit. Gjatë regjimit komunist, ajo shkonte fshehurazi në kishë për të ndezur qirinj.

    “Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët,” thotë Jonka me krenari.

    Për vite me radhë, Andon dhe Jonka Postoli kanë dërguar shkresa në institucionet shqiptare, duke kërkuar ndërhyrje për restaurimin e kishës së dëmtuar. Të vetëm në një banesë në krye të fshatit, ata tregojnë se kishin gjetur donatorë të gatshëm për të ndihmuar në riparimin e kishës, por ndërhyrja nuk lejohej për shkak se objekti ishte shpallur monument kulture.

    Pavarësisht vonesave dhe burokracive, Jonka thotë se lutjet e tyre u dëgjuan dhe se restaurimi i Kishës së Shpërfytyrimit është duke u kryer përmes një projekti të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

    Ndërhyrjet përfshijnë konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe çarjeve, si dhe ruajtjen e elementëve origjinalë të tavanit dhe afreskeve, të cilat, megjithëse të dëmtuara, mbeten dëshmi historike. Investimi prej rreth 30 mijë eurosh synon të shpëtojë një monument që daton që nga shekujt XI–XII.

    “Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht,” thotë Gentian Molla, teknik i kompanisë që po kryen punimet restauruese.

    Mësuesi i historisë, Gazmir Sejdi e vlerëson Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel si një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë kulturore në verilindje të Shqipërisë. Sipas tij, kjo kishë bashkë me kompleksin e kishave në Kërçisht të Epërm përfaqësojnë vazhdimësinë e besimit të krishterë në rajon nga periudha bizantine deri në shekujt e mëvonshëm.

    “Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë të zonës, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit të komunitetit lokal për trashëgiminë historike dhe shpirtërore,” thotë Sejdi.

    Sipas Sejdit, kisha ruan afreske të dëmtuara dhe elemente arkitekturore tipike bizantine, me mure guri të lidhura me llaç gëlqeror, të zbukuruara dhe dritare të ngushta që lejojnë hyrjen e dritës natyrale, duke pasqyruar stilin e ndërtimit të periudhës së vonë bizantine dhe ndikimet e rajoneve përreth.

    Edhe pse shumë banorë të besimit ortodoks të Herbelit janë larguar prej vitesh, disa prej tyre vazhdojnë të sjellin të afërmit e tyre për t’u prehur në varrezat pranë kishës. Banorët në fshat, tregojnë se kisha vizitohet jo vetëm nga besimtarët ortodoksë, por edhe nga persona të tjerë nga mbarë vendi, kryesisht ata që kërkojnë ndihmë për probleme shëndetësore.

    Bashkëjetesa, identitet i fshatit

    Agim Miftari, banor i fshatit Kërçisht i Epërm në Dibër e barazon përkujdesjen e banorëve për kishën me identitetin e fshatit. Ai i tha BIRN se banorët e besimit islam janë kujdesur prej vitesh për mirëmbajtjen e kishave.

    “Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks,” thotë ai.

    Fshati Kërçisht i Epërm në Maqellarë ruan pesë kishat bizantine, të njohura si Kral Kerçini, Shën Spahia, Shën Dhimitri, Shën Sotir dhe Shën Pobrazhi, e fundit e vendosur në majë të malit. Vetëm dy prej tyre janë të hapura dhe mund të vizitohen.

    Në qendër të fshatit ndodhet Kisha e “Shën Sotirit”, një ndërtim i thjeshtë me një dritare të vetme në mes. Muret e saj, të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç e gëlqere, mbajnë ende afreske të dëmtuara. Kisha e “Shën Sotirit” besohet të jetë ndërtuar që në shekullin e 13-të dhe është shpallur monument kulture në vitin 1970. Sot në të po kryhen punime restaurimi për ta përforcuar.

    Mësuesi i historisë, Gazmir Sejdi tregon se kishat e Kërçishtit të Epërm përbëjnë një trashëgimi të periudhës bizantine dhe pasbizantine, që dokumenton vazhdimësinë e jetës fetare në zonën e Dibrës.

    “Referenca gojore dhe disa gërmime të pjesshme – në ato dokumente dhe tekste që kam kërkuar- tregojnë se të paktën dy prej tyre i përkasin periudhës bizantine të vonë, shekulli XII–XIV, ndërsa të tjerat janë ndërtuar gjatë periudhës pasbizantine dhe osmano-krishtere, shekujt XVII–XIX. Këto objekte ruajnë teknika ndërtimore tradicionale me themele të thella dhe absida drejtëkëndëshe, pa elementë monumentalë, të ngjashme me strukturat në Dibrën e Poshtme dhe Mat,” thekson Sejdi.

    Zamir Koçi, banor i Kërçishtit të Epërm, tregon gjithashtu se përkushtimi ndaj këtyre kishave ka kaluar edhe përmes punës konkrete të familjeve myslimane. Ai tregon se babai i tij, një usta, ka ndihmuar në riparimin e çatisë së kishës së Shën Dhimitrit, pasi ishte angazhuar nga një ortodoks –dikur banor i fshatit.

    “Këto kisha i kanë dhënë rëndësi edhe fshatit. Vijnë njerëz t’i vizitojnë. Ka objekte të tjera historike, por thelbi mbetet tek kishat. Për t’i bërë më funksionale për fshatin do të duheshin investime në struktura pritëse, si dhe një organizim më i mirë i infrastrukturës lokale. Ne akoma ujërat e zeza i kemi nëpër kanale,” thotë ai.

    Banorët e Kërçishtit besojnë se përveç vlerave historike dhe fetare, kishat mund të shërbejnë edhe si një burim zhvillimi për fshatin përmes turizmit.

    “Këto kisha të vjetra mund të ndihmonin fshatin që të njihej më shumë. Vijnë shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, por për fat të keq nuk kemi struktura pritëse si bujtina apo restorante të vogla që t’i shërbenin vizitorëve,” thotë për BIRN Agim Myftari.

    “Nëse do të investohej më shumë në infrastrukturë dhe organizim, këto objekte të kultit do të mund të kontribuonin edhe në ekonominë familjare të fshatit,” shtoi ai, duke vënë në dukje potencialin që trashëgimia kulturore dhe bashkëjetesa fetare ka për zhvillimin e zonës.

     

  • FOTO/ Zjarret nuk kursejnë as kishat

    FOTO/ Zjarret nuk kursejnë as kishat

    Vatrat e frikshme të zjarrit nuk kursejnë as objektet e kultit. Më e prekur nga ky fenomen ka dalë Bashkia e Delvinës, ku dëmet janë katastrofike dhe situata kritike vijon ende, teksa grupet operacionale po luftojnë me flakët nga ajri dhe toka. Zjarret në Delvinë nuk kanë kursyer as kishat. Një prej tyre është e rrënuar tërësisht nga flakët, ku ka mbetur vetëm fasada, çatia e rrëzuar plotësisht, ku ka grumbuj inertesh.

     

  • Manastiret dhe kishat e Fierit, thesare të vyera të trashëgimisë kulturore

    Manastiret dhe kishat e Fierit, thesare të vyera të trashëgimisë kulturore

    Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, prej shekullit XIII shenjon historinë e bukur shqiptare dhe rrëfen trashëgiminë tonë kulturore.

    Ky manastir është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku ka një komunitet të madh besimtarësh ortodoksë, të cilët pak ditë më parë kremtuan me madhështi “Shpërfytyrimin e Shpëtimtarit”, “Metamorfozën”, ose siç e thotë populli “Shën Sotirin” (5 dhe 6 gusht).

    Besimtarët morën pjesë në “Mbrëmësoren e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve.

    Në zonë janë të shumta kishat dhe manastiret të shpallura Monumente Kulture.

    Gjatë një vizite në Fier, nuk duhen lënë pa vizituar tre nga manastiret më të famshme të ortodoksisë shqiptare, thesare të vyera të trashëgimisë kulturore dhe njëri prej tyre është Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, brenda Parkut Arkeologjik Apoloni. Dy të tjerët janë Manastiri i Ardenicës, i shekullit XI si dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), vend pelegrinazhi nga banorët e zonës por edhe nga besimtarë përtej kufijve.

    Këta janë manastire me gjurmë të figurave të shquara të historisë shqiptare dhe me arkitekturë bizantine. Por edhe kishat shekullore më të famshme myzeqare, si Shën Gjergji (Libofshë, 1767) dhe Shën Kolli (Libofshë, 1777) kanë gjurmë të artistëve më të shquar të artit bizantin: Shpataraku, Zografët dhe Çetirët./atsh/KultPlus.com

  • National Geographic: Afresket më madhështore mund të gjenden në Parisin e Ballkanit

    National Geographic: Afresket më madhështore mund të gjenden në Parisin e Ballkanit

    Në Shqipërinë Juglindore – diku thellë – fshihet një fshat i vogël, i cili strehon pesë kisha që kanë një nga përqendrimet më madhështore të artit të afreskut në botë.

    Nga jashtë, kishat në Voskopojë ngjajnë me hambarë prej guri, një pasqyrim i trashëgimisë së tyre të shekullit të XVIII-të si vende grumbullimi të krishterë në Perandorinë Islame Osmane.

    Brenda, megjithatë, ato zbulojnë kryevepra të pikturuara që marrin jetë nga tema të mrekullueshme: Krishti i Plotfuqishëm Shën Nikolla tejkalon perëndeshën Artemis.

    “Për ne është si Luvri”, thotë Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

    Nuk ka objekte të tjera në Shqipëri apo në botë si kishat e Voskopojës dhe afresket e tyre 43 mijë metra katrorë.

    Qeveria i caktoi ato Monument Kulture dhe në vitin 2020 njohu qendrën e fshatit ku ndodhen shumica e tyre si Ansambël Historik.Massive Winter Storm Disrupts Delivery and Travel Services in the USKeep Watching

    Ndoshta më e rëndësishmja, afresket janë një artefakt mbresëlënës të një identiteti multikulturor.

    Është një mrekulli e vogël që afresket po mbijetojnë.

    Duke filluar nga fundi i shekullit të XVIII-të, Voskopoja u plaçkit dhe u shkatërrua tre herë në 20 vjet.

    javascript:’’

    U dogj në Luftën e Parë Botërore dhe u bombardua në Luftën e Dytë Botërore.

    Nga më shumë se 20 kishat që dikur ishin në fshat, vetëm gjashtë kanë mbetur, duke përfshirë pesë me afreske.

    Në dekadat e fundit, këto thesare arkitekturore dhe artistike po shkatërrohen.about:blank

    Tani, ndërsa turizmi në zonë rritet, një kuadër studiuesish dhe restauruesish të përkushtuar po garojnë për të shpëtuar kishat.

    Në nëntor, Ministria e Kulturës zbuloi një propozim ambicioz që do t’i sillte ruajtësit e artit nga e gjithë Evropa dhe arkitektët e konservimit për t’i restauruar ato para se të jetë tepër vonë.

    Shqipëria ka një histori të trazuar.

    Gjatë mijëra viteve, vendi u pushtua nga disa perandori, nga ato romake në bizantine dhe otomane.

    Pikërisht në kohën e fundit Voskopoja lulëzoi, duke u bërë “Parisi i Ballkanit” në vitin 1760, siç shkruan vëzhguesit.

    Voskopoja, në atë kohë një qytet me besim, kontrollonte një rrugë fitimprurëse tregtare tokësore midis Adriatikut dhe Stambollit, duke lidhur osmanët me dogët në Venecia, Habsburgët në Vjenë dhe më gjerë.

    Në kulmin e saj, funksiononin rreth 50 esnafe artizanale, duke tërhequr dhe trajnuar artizanë si rrobaqepës, argjendarë dhe armëpunues.

    Për njëfarë kohe, qyteti kishte të vetmen shtypshkronjë në Perandorinë Osmane, të ushqyer nga Akademia e Re, një kuti e ideve iluministe e themeluar në 1744.

    Prosperiteti ekonomik i qytetit i mundësoi të lulëzonte si një qendër e besimit dhe artit të krishterë ortodoks në perandorinë e dominuar nga Islami, duke çuar në një lulëzim në ndërtimin e kishave.

    Por duke filluar nga fundi i shekullit të XVII-të, qyteti filloi të bjerë.

    Në vitin 1769 grabitësit, me gjasë nga rajoni përreth, plaçkitën Voskopojën.

    Banorët ikën dhe qyteti dikur madhështor u reduktua në një fshat të vogël. Ajo u shty më tej nga luftërat e mëdha të shekullit të XX-të.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, diktatori Enver Hoxha konsolidoi sundimin e tij mbi Shqipërinë, duke zbatuar ateizmin nën regjimin e tij komunist.

    Kishat e mbijetuara të Voskopojës, në rastin më të mirë, u lanë pas dore, u përdorën si magazina dhe depo.

    Besimtarët fshehurazi fshehën ikona fetare nën dërrasat e dyshemesë në shtëpitë e tyre. Priftërinjtë, si dhe imamët dhe klerikë të tjerë, u ekzekutuan ose u dërguan në kampet e punës.

    Kur regjimi ra në vitin 1991, fshatarët u mblodhën në Shën Nikollë.

    “Edhe pse kishin frikë, kishin njëri-tjetrin”, kujton At Thoma Samaraj, kryeprift i kishave të Voskopojës që nga ajo kohë.

    Koha ka vazhduar të degradojë kishat.

    Në vitin 2002 dhe 2004, ata fituan njohje të dyshimtë në listën e “vëzhgimit” të Fondit Botëror të Monumenteve të vendeve të trashëgimisë në rrezik.

    Në vitin 2018, ata hynë në listën e “7 më të rrezikuarve” të Europa Nostra.

    Plagët nga historia janë ende të dukshme.

    Të shtrembëruara nga ekspozimi i viteve, shumica e afreskeve “nuk janë në gjendje të mirë”.

    E ndërtuar në vitin 1699, është më e madhja dhe më e vjetra nga katër kishat me afreske që qëndrojnë ende në fshat.

    Tre të tjerat u ngritën brenda disa dekadave dhe të gjitha janë të vendosura afërsisht në të njëjtin stil bazilika.

    Ajo që e dallon secilin është arti në mure.

    Arti ortodoks duhej t’u përmbahej disa parimeve të ikonografisë fetare, dhe afresket duhej t’i përcillnin historitë e Biblës dhe të krishterimit të hershëm tek një kongregacion analfabet. Pjesa tjetër varet nga imagjinata e piktorëve.

    Në Kishën e Shën Marisë, skenat e kryeengjëjve Mikael dhe Gabriel janë pika kryesore.

    Pjesa qendrore e fshatit, Kisha e Shën Nikollës është domeni i David Selenicës, një mjeshtër portreti aktiv këtu në vitet 1720, i cili pikturoi në mënyrë anekdotike fytyrat e fshatarëve mbi trupat e shenjtorëve.

    Në një panel, Shën Nikolla lutet mbi trupin e një marinari, ndërsa dallgët e një stuhie të frikshme trondisin anijen e tij.

    Muralisti zgjodhi ta vendoste shenjtorin në mënyrë anakronike mbi një galion me katër direkë, të zbukuruar me top.

    Ka shpresë për kishat e mbetura të Voskopojës.

    Të inkurajuar nga rritja e turizmit, vendasit po hedhin dritë mbi strukturat, fshatin dhe historinë e tij. Në nëntor, Ministria e Kulturës shpalli një plan ambicioz për restaurimin dhe zhvillimin e qytetit.

    Plani përfshin fortifikimin e muraturës dhe çatitë e varura të tre kishave.

    Afresket do të restaurohen jo vetëm nga “maestrosët e vjetër” të teknikës, por edhe nga profesorë ndërkombëtarë dhe studentë të ruajtjes së artit, në terren.

    Gjithashtu në listën e dëshirave: ndriçim i ri për një eksperiencë muzeale, guida audio, turne virtuale dhe madje edhe realitet i shtuar.

    Ministria ka dorëzuar propozimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financim, i cili sipas Margariti mund të arrijë rreth dy milionë euro.

    Projektet e rehabilitimit do të zgjasin të paktën dy vjet.

  • Patriarkana e Jeruzalemit pas sulmit në Gaza: Kishat janë strehë, jo objektivë lufte

    Patriarkana e Jeruzalemit pas sulmit në Gaza: Kishat janë strehë, jo objektivë lufte

    Patriarkana e Jeruzalemit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me sulmin e sotëm, 17 korrik, ndaj një Kishe Katolike në Rripin e Gazës, që ka lënë të paktën tetë të plagosur rëndë deri më tani.
    Patriarkana e Jerusalemit shpreh “dënimin dhe indinjatën më të thellë” për sulmin që kishte në shënjestër Kishën Katolike të Familjes së Shenjtë, që shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima në kompleksin famullitar, “duke vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm, veçanërisht personave me aftësi të kufizuara dhe të zhvendosurve që kishin kërkuar strehim të sigurt brenda kishës”.
    Siç bën me dije Patriarkana, në këtë kishë aktualisht ishin të strehuar rreth 600 persona të zhvendosur, shumica prej të cilëve janë fëmijë dhe 54 janë persona me nevoja të veçanta. Bombardimi shkatërroi pjesë të mëdha të kompleksit, dhe personat me nevoja të veçanta u detyruan të evakuohen nga zona, disa prej të cilëve nuk mundën të merrnin aparaturat e frymëmarrjes nga të cilat varen për mbijetesë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.
    “Ky sulm përbën një shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe një shkelje të rëndë të shenjtërisë së jetës dhe të vendeve të shenjta fetare, të cilat në kohë lufte duhet të shërbejnë si strehë e sigurt.” thuhet në deklaratë.
    Patriarkana i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe agjencive të OKB-së që të ndërhyjnë menjëherë për të ofruar mbrojtje për institucionet fetare dhe qendrat humanitare në Rripin e Gazës. Ajo kërkon respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar, që ndalon shënjestrimin e civilëve dhe të vendeve të adhurimit.
    Në këtë moment kritik, Patriarkana thekson se “kishat janë pishtarë shpirtërorë dhe humanitarë, që u shërbejnë të gjithëve pa diskriminim”.
    Ky incident vjen në një kohë të rënduar nga përshkallëzimi i luftimeve në Gaza, ku civilët dhe objektet fetare kanë qenë gjithnjë e më shpesh në shënjestër të sulmeve.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Këmbanat në të gjitha kishat katolike në vend kanë rënë në mesditë për të lajmëruar besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë u zhvillua një meshë dedikuar Papa Françeskut, e cila drejtohet nga Imzot Arjan Dodaj.
    Gjithashtu, gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë së pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj e kanë vizituar atë ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
    Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe në të gjithë kishat në vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

    Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij.
    Ndërkohë në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit ka nisur një meshë dedikuar Papa Françeskut, e cila drejtohet nga kreu i  kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj.
    Meshat e lutjes në nder të Papës po mbahen edhe në qytete të tjera të vendit.
    Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj e kanë vizituar atë  ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    “Po e mësova nga lajmet ne Facebook dhe Intagram ..Por Papa prej kohesh nuk ishte mire dhe pritej te ndoshta. Është fatkeqësi , e trishtueshme”, tha një grua italiane.
    Konfernca Ipeshkvore doli  në një konferencë në mesditë.
    Kreu i kishës katolike të Shqipërisë shpërndau një qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës më rastin e vdekjes së Papa Françeskut ku i fton të gjithë besimtarët  të jenë pjesë ë lutjeve për shpirtin e tij

    Top Channel