Tag: kirurgjikale

  • Mungoi dje në seancën paraprake të Metës, shfaqet Kujtim Cakrani: I jam nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, shëndeti im…

    Mungoi dje në seancën paraprake të Metës, shfaqet Kujtim Cakrani: I jam nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, shëndeti im…

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është shfaqur publikisht pas mungesës në seancën që supozohej të mbahej dje për ish-presidentin.

    Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Cakrani bën me dje se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa thekson se është në gjendje më të mirë shëndetësore.  Në mbyllje të videomesazhit, ai njofton se do t’i rikthehet aktivitetit ditor javën tjetër.
    “Ja ku u takuam përsëri. Unë doja t’u falënderoja të gjithëve dhe bashkërisht një nga një për mesazhet që më keni nisur dje duke më uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tani jam mirë. Besoj se këto ditë do kthehem dhe do filloj aktivitetin e përditshëm. Faleminderit shumë për interesin tuaj ndaj meje. Do shihemi javën që vjen”, shprehet Cakrani.

    Top Channel

  • Mesfushori dëmtohet rëndë në gju, Barça në alarm pasi konfirmoi edhe Jamalin me De Jong

    Mesfushori dëmtohet rëndë në gju, Barça në alarm pasi konfirmoi edhe Jamalin me De Jong

    Që në muajin gusht, Gavi nuk është nd jerë mirë. Në arë kohë klubi Barcelonës do lëshonte një deklaratë të thatë sipas së cilës futbollisti ish dëmtuar. Vetëm kaq. Nuk specifikohej dëmtimi apo koha e parashikuar që ai do të qëndronte jashtë. Që atëherë, lojtari nuk është stërvitur. Është mësuar se ai po i nënshtrohet një trajtimi konservativ, por mundësia e një ndërhyrjeje të mëtejshme kirurgjikale është një tjetër opsion. Të premten klubi për herë të parë ka dalë hapur duke shpjeguar gjithçka.
    Për momentin është zgjedhur trajtimi konservativ, por nuk është përjashtuar mundësia e ndërhyrjes kirurgjikale. Një takim i ri do sqarojë përfundimisht edhe gjendjen aktuale të futbollistit. Ajo që është e qartë është se Gavi nuk do të jetë në gjendje të luajë përsëri për Barcelonën deri pas pushimit të ardhshëm të ndeshjeve të kombëtares. Në fakt, disponueshmëria e tij për El Klasikon kundër Real Madridit, që do zhvillohet më 26 tetor, është shumë e komplikuar.
    Koha e parashikuar për t’u rikthyer në fushë është një muaj e gjysmë dhe pak shanse ka që ai të jetë gati në këtë datë. Pavarësisht asaj që është raportuar, mesfushori nuk ka pësuar një rikthim të dëmtimit të tij. Duhet kujtuar se Gavi pësoi dëmtimin me ekipin kombëtar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në meniskun e tij si dhe një këputje të ligamentit, gjë e cila e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave për gati një vit.
    Zona e prekur nuk është e njëjtë tani, megjithëse është në të njëjtin gju atë të djathtë. Prandaj, është një dëmtim i ri dhe ka pak shanse të ndikojë të i vjetri. Tani është koha të prititet dhe të shihet se si do të përparojë gjuri, por ky dëmtim është një pengesë serioze për Hansi Flik, i cili mbështetej te seviljani për këtë sezon pasi ai nuk ishte në formën e tij më të mirë sezonin e kaluar.
    Kjo sepse ka patur vështirësi të rikthehej në ritëm pas rikthimit nga lëndimi. Dhe ditët për skuadrën katalanase bëhen më rë vështira, ashtu si kundër edhe për të gjithë ekipet e tjera që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Barça rifillon aksionin këtë të diel pas pushimit ndërkombëtar. Që tani e tutje, orari bëhet më i vështirë me ardhjen e Ligës së Kampionëve dhe dy ndeshjeve në javë. Deri tani, luhej vetëm një ndeshje dhe koha e rikuperimit ishte më e gjatë, por që tani e tutje, situata ndryshon rrënjësisht dhe Flik do të duhet të përdorë kohëmatësin me lojtarët e tij.

  • Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…

    Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…

    Artur Zheji, gazetari dhe analisti i njohur, ndërroi jetë më 23 gusht 2025, në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Sarandë me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po festonte ditëlindjen e djalit të tij. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.
    Disa kohë më parë Zheji kreu një ndërhyrje në Gjermani.
    “E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmendje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti” – tha ai pas ndërhyrjes, në një intervistë në media.
    Vetëm disa muaj më parë, më 22 maj 2025, Artan Lame, ish-drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe një figurë e njohur në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.
    Edhe Lame kreu ndërhyrje në zemër në Mynih, Gjermani. Ai vdiq pikërisht aty pas ndërhyrjes. Lame kishte vuajtur prej vitesh nga probleme kardiake dhe humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
    Sistemi shëndetësor gjerman është ndër më të avancuarit në botë dhe ka standarde shumë të rrepta profesionale dhe etike. Me sa kuptohet nga këto raste, ndërlikimet pas ndërhyrjeve kirurgjikale ndodhin, edhe kur trajtimi është i nivelit të lartë.
    Zemra është një organ delikat, dhe pas një operacioni – sidomos në moshë të mesme apo të shtyrë – çdo trup reagon ndryshe.
    Këto dy humbje të njëpasnjëshme janë kujtesë mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për personat me histori të problemeve kardiake. Pra ndërhyrjet kirurgjikale, edhe kur kryhen në qendra të avancuara mjekësore si Gjermania, mbartin rreziqe, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike.
    Dita

  • Iku nën hundën e gardianëve! Kush është i burgosuri shqiptari i arratisur në Greqi

    Iku nën hundën e gardianëve! Kush është i burgosuri shqiptari i arratisur në Greqi

    28-vjecari

    GREQI-Në foto është i burgosuri 28-vjeçar, i cili u arratis një ditë më parë (18 gusht) nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë greke. 
    28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët. Autoritetet dyshojnë se i riu mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Ai ishte dënuar me 12 vjet burg dhe një gjobë prej 50,000 eurosh, për trafik droge.

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur./ZËRI

  • EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari i arratisur në Greqi, konsiderohet i rrezikshëm

    EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari i arratisur në Greqi, konsiderohet i rrezikshëm

    Një i burgosur shqiptar i identifikuar si Lulzim Xibraku, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta.

    Xibraku po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.

    Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase.

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur.

  • Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale

    Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale

    Në gjuhën e ftohtë dhe shpesh “brutale” të mjekësisë, ka shkuar kështu: “Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Olympiacos, Romelu Lukaku iu nënshtrua, pranë ‘Pineta Grande Hospital’, ekzaminimeve instrumentale që zbuluan dëmtim të shkallës së lartë të muskulit ‘rektus femoris’ të kofshës së majtë. Futbollisti ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet gjithashtu një konsulte kirurgjikale”.
    Pra, jemi larg 2 muajve mungesë në fushat e blerta, sa shpresohej për “Big Rom”, i projektuar titullar i padiskutueshëm i sulmit të Napolit. “Lezion i shkallës së lartë” është praktikisht një këputje muskulore. Dhe ajo frazë “konsultë kirurgjikale” e kthen situatën në dilemë ekzistenciale. Stafi mjekësor, me specialistët, do të vendosin cili është opsioni më i mirë për rikuperimin e Lukakut. Dy janë hipotezat: terapi konservative ose ndërhyrje kirurgjikale.
    Sulmuesi ka një dëmtim shumë serioz, por jo total të indeve, ndaj mund të ndiqet terapia konservative, ose direkt ndërhyrja kirurgjikale. Terapia konservative, ndonëse duket më pak drastike, fsheh një kurth: kërkon kohë për të dhënë efekt dhe nuk garanton shërim të plotë. Domethënë nuk përjashton mundësinë që më pas të nevojitet gjithsesi operacioni, me humbje kohe edhe më të madhe.

    Ja pse, nëse operacioni do ta mbante jashtë fushës për 4-5 muaj (me rikthim jo para janarit 2026), terapia konservative mund të nënkuptojë mungesë që varion nga 2 deri në 7 muaj. Nëse më pas do të duhej operim, Lukaku mund të rikthehej vetëm në mars, prill 2026, me rrezikun e madh për ta humbur edhe Botërorin 2026. Vendimi do të merret në orët e ardhshme, në marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.
    Nga një samit te tjetri, De Laurentiis, Conte dhe Manna duhet të kalojnë tani në fazën operative, atë të merkatos. A mundet kampioni i Italisë, i angazhuar në Champions, të përballet me sezonin e ri vetëm me një qendërsulmues, Lucca, i cili do të debutojë të shtunën e 23 gushtit në Reggio Emilia, në vend të “Big Rom”? Përgjigjja është në fakte: Napoli po kërkon sulmues. Dhe kur kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mbyllja e merkatos verore, nuk është aspak e thjeshtë të gjendet profili i duhur.

  • Bellingham do të mungojë gjatë për Real Madrid

    Bellingham do të mungojë gjatë për Real Madrid

    Jude Bellingham nuk mund të durojë më dhe ka vendosur të operohet. Ky është lajmi i publikuar nga “Mundo Deportivo” duke bërë të ditur vendimin e mesfushorit anglez, për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull këtë të mërkurë.

    Futbollisti ka rreth 20 muaj që luan me dhimbje, me ilaçe dhe shumë i shqetësuar për çdo përplasje, që kur në nëntorin e vitit 2023 u rrëzua keq në tokë në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos dhe nxori shpatullën.
    Ai ka bërë vazhdimisht pushime dhe terapi, por problemi me dhimbjen në shpatull vazhdonte e kësisoj, është vendosur më në fund që të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë verës që të korrigjohet një herë e përgjithmonë dhe ai të kthehet i qetë në fushën e lojës.

    Megjithatë, mungesa e tij do të jetë e gjatë dhe mund të komplikojë pak startin e sezonit për Realin, pasi parashikohet që Bellingam të jetë pushim të paktën 2-3 muaj.

  • Bayern jep lajmin e madh: Operacioni i Musiala përfundon me sukses, synon Botërorin 2026

    Bayern jep lajmin e madh: Operacioni i Musiala përfundon me sukses, synon Botërorin 2026

    8 Korrik 2025

    11:44

    Telesport

    Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën e specializuar në Murnau, Bavari, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube në Atlanta kundër Paris Saint-Germain (0-2).
    Talenti 22-vjeçar gjerman pësoi një frakturë të fibulës dhe dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së majtë. Bayern njoftoi zyrtarisht rezultatin e ndërhyrjes kirurgjikale nëpërmjet mediave sociale.
    Musiala ishte kthyer më herët në Mynih me një fluturim privat të dielën në mëngjes, një ditë para kthimit të ekipit. Operacioni ishte planifikuar nga mjeku i klubit Dr. Jochen Hahne që nga radiografia e parë në Atlanta.
    Dje pasdite, raporton Bild, vetë Hahne shkoi personalisht në klinikën Murnau për të monitoruar nga afër situatën e talentit të ri dhe për t’u takuar me kirurgët. Sipas informacionit të mbledhur, operacioni u krye nga i njëjti ekip mjekësor që shpëtoi karrierën e Manuel Neuer pas aksidentit të tij në ski.
    Tani Musiala fillon një udhëtim të gjatë rikuperimi, me qëllimin për t’u rikthyer në mes të sezonit të ardhshëm dhe për të fituar një vend në Kampionatin Botëror 2026.

  • Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

    Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

    Pak ditë para sfidës që do të përballë Inter Miamin e tij me PSG-në, David Beckham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. 50-vjeçari, zbulon “The Sun”, ka vendosur të operohet për një frakturë në kyçin e dorës, që daton 22 vite më parë, të pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.
    Operacioni u bë i domosdoshëm për shkak të dhimbjeve të forta të ndjera së fundmi, pasi një vidë e vendosur atëherë si përforcim ishte zhvendosur dhe ngulur tashmë në parakrah.
    Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses. Fotografinë e Beckhamit në një shtrat spitali me dorën e fashuar e ka realizuar bashkëshortja e tij, Victoria, e cila e ka postuar gjithçka në rrjetet sociale.
    Krahas fotos, edhe një mesazh i ndjerë: “Shërohu shpejt, babi!” Më pas edhe një foto tjetër, ku shfaqet një varëse me të njëjtin mesazh.

  • Beckham fotografohet në një shtrat spitali; fajin e ka dëmtimi i 22 viteve më parë

    Beckham fotografohet në një shtrat spitali; fajin e ka dëmtimi i 22 viteve më parë

    28 Qershor 2025

    9:02

    Alfred Lleshi

    Pak ditë para sfidës që do të përballë Inter Miami-n e tij me PSG-në, David Beckham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. 50-vjeçari, zbulon “The Sun”, ka vendosur të operohet për një frakturë në kyçin e dorës, që daton 22 vite më parë, të pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.
    Operacioni u bë i domosdoshëm për shkak të dhimbjeve të forta të ndjera së fundmi, pasi një vidë e vendosur atëherë si përforcim ishte zhvendosur dhe ngulur tashmë në parakrah. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses.
    Fotografinë e Beckham-it në një shtrat spitali me dorën e fashuar e ka realizuar bashkëshortja e tij, Victoria, e cila e ka postuar gjithçka në rrjetet sociale. Krahas fotos, edhe një mesazh i ndjerë: “Shërohu shpejt, babi!” Më pas edhe një foto tjetër, ku shfaqet një varëse me të njëjtin mesazh.