Tag: kirurgjikale

  • Vlorë – 57-vjeçarja ndërron jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale

    Vlorë – 57-vjeçarja ndërron jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale

    Vlorë – Një grua 57-vjeçare, M. B., ka ndërruar jetë në banesën e saj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, njofton Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet për vlerësim dhe vijojnë punën për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

    E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një shtetase ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
    Shtetasja 57-vjeçare me iniciale M.B. ndërroi jetë në banesën e saj.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”,-thuhet në njoftim.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • E rëndë në Vlorë, gruaja ndërron jetë pas operacionit, nisin hetimet

    E rëndë në Vlorë, gruaja ndërron jetë pas operacionit, nisin hetimet

    spitali i vlores, foto ilustruese

    VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
    Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një operacion, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

    E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

    Një 57-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën në banesën e saj pak ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet për vlerësim. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.
    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

  • Tifozët e Juventus në ankth: Vlahovic operohet në Londër, rikthimi në fushë pas 4 muajsh

    Tifozët e Juventus në ankth: Vlahovic operohet në Londër, rikthimi në fushë pas 4 muajsh

    4 Dhjetor 2025

    8:57

    Telesport

    Dusan Vlahoviç do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë pasdite në klinikën Mayo në Londër. Sulmuesi i Juventus pësoi një këputje serioze të muskulit “adductor longus” në kofshën e majtë gjatë ndeshjes të së shtunës së kaluar kundër Cagliari.
    Lojtari përjashtoi trajtimin konservativ, në marrëveshje edhe me stafin mjekësor të Juventus, duke zgjedhur ndërhyrjen kirurgjikale si opsionin më të mirë.
    Lidhur me kohën e rikuperimit, është ende shumë herët për të përcaktuar: ai do të duhet të presë për ndërhyrjen kirurgjikale dhe, mbi të gjitha, për rehabilitimin. Megjithëse, tashmë përflitet të jetë të paktën 3-4 muaj pushim. Për momentin, një rikthim pritet jo më herët se mesi i marsit.
    Ndërkohë, në profilin e tij në Instagram, serbi u dërgoi një mesazh tifozëve të Juventus: “Shihemi së shpejti“. Një shpresë e ndarë nga i gjithë komuniteti i Juventus.

  • Probleme me zemrën, trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

    Probleme me zemrën, trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

    Tronditje për Egnatian! Trajneri i kampionëve të dyfishtë të Shqipërisë, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
    Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tetova është nën kontrollin e mjekëve dhe sipas informacioneve të para, pritet të rikuperohet plotësisht nga kjo situatë.Pritet që ekipin në vijim, deri në kthimin e trajnerit, ta drejtojë asistenti i tij, Juljan Brahja.

  • Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës

    Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës

    Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 15:04
    Në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji.
    Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se këto ndërhyrje zgjerojnë gamën e procedurave kirurgjikale, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin.

    “Së fundmi, ekipi mjekësor riktheu plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek pacienti”, shkruhet më tej.

    Spitali Rajonal i Gjirokastrës ofron të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë.

  • Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

    Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

    I rikthyer si një ndër të paktat alternativa në krahët e mbrojtjes së kombëtares dhe si një futbollist që luan me këmbën e majtë, gjithashtu si një alternative shumë e mirë e Mario Mitajt, Naser Aliji, do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve fizike.

    Mbrojtësi luajti këtë fundjavë me Dinamon ndeshjen kundër Elbasanit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Por pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja bëri të qartë se lojtari duhet të operohet për shkak të problemeve me pubalgjinë që e kanë kushtëzuar shumë.
    “Ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim Aljin për një periudhë dymujore, se ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet, e ka luajtur i sforcuar”, shpjegoi Daja pas duelit.
    Kësisoj, pritet që Aliji të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për të shmangur probleme të mëtejshme, në një periudhë ku shihet qartësisht që ajo është planifikuar në mënyrë të tillë që të jetë në formën optimale në fundin e muajit mars, kur luhen sfidat e play-off të Kombëtares për kualifikimin në Botëror.

  • Shkencëtarët zhvillojnë algoritmin për të matur rrezikun e kancerit ovarian

    Shkencëtarët zhvillojnë algoritmin për të matur rrezikun e kancerit ovarian

    Në moshën 36-vjeçare, Natasha Wray sapo kishte përfunduar një trajtim të mundimshëm dy-vjeçar për kancerin, kur mjekët e paralajmëruan për një kërcënim tjetër që i kanosej – një rrezik në rritje të kancerit ovarian.

    Ajo u përball me një dilemë që i ndryshoi jetën – t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr vezoret dhe tubat fallopiane, duke eliminuar rrezikun e kancerit ovarian, ose të ruante pjellorinë e saj dhe mundësinë për të pasur një fëmijë.

    “Isha 36 vjeçe në atë kohë dhe thashë absolutisht jo… Gjithashtu nuk doja të kaloja nëpër një menopauzë kirurgjikale në mesin e të tridhjetave”, thotë ajo.

    “Doja shumë të bëhesha nënë, kështu që patjetër doja të ruaja çdo pjellori që kisha.”

    Ndryshe nga kanceri i gjirit, nuk ka ekuivalent të mamografisë për kancerin ovarian, dhe për gratë me rrezik të lartë gjenetik, siç janë ato që mbajnë mutacione BRCA1 ose BRCA2, kirurgjia parandaluese mbetet mënyra më efektive e provuar për të zvogëluar rrezikun, megjithëse i lë gratë jopjellore.

    Wray-t iu dha mundësia të hynte në një test pilot, të kryer nga Spitali i Kolegjit Universitar të Londrës.

    Analiza e gjakut quhet ROCA, që do të thotë “algoritmi i rrezikut të kancerit ovarian”, dhe u lejon mjekëve të kontrollojnë proteinat dhe substancat e tjera që shkaktojnë kancer, si dhe ndryshimet në gjenet e lidhura me kancerin.

    Për gra si Wray, testi ofroi siguri dhe kohë thelbësore për të krijuar një familje, përpara se të merrnin në konsideratë ndërhyrjen kirurgjikale.

    Falë testit ROCA, Wray arriti ta vononte operacionin mjaftueshëm për të sjellë në jetë djalin e saj.

    “Padyshim që po merrja mjaftueshëm siguri nga ai test për t’u ndjerë e sigurt”, tha Wray.

    Pasi lindi, testi i saj tregoi se ajo kishte një rrezik të shtuar.

    “Mendoj se djali im ishte rreth tre vjeç, po bëheshim gati të shkonim me pushime dhe duke menduar, në rregull, sa kohë do ta lë mënjanë?”

    Gratë në rrezik këshillohen të bëjnë testin çdo katër muaj për të monitoruar çdo ndryshim.

    Mjekët që drejtuan provën thonë se shqyrtimi u ofron “hapësirë ​​frymëmarrjeje”, atyre që nuk janë ende gati për operacion.

    “Është projektuar në të vërtetë si një opsion për kufizimin e dëmit për gratë që nuk janë ende gati për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, për shkak të efekteve potencialisht shkatërruese që mund të ketë ndërhyrja kirurgjikale tek ato”, tha Adam Rosenthal, një gjinekolog konsulent në UCLH.

    “Nuk duhet të shihet si një alternativë ndaj operacionit, sepse ata duhet t’u hiqen tubat dhe vezoret në një moment të caktuar.”

    Për disa gra, testi i ndihmon të marrin vendime.

    “Është tepër individuale. Disa gra do ta bëjnë testimin për disa muaj; ato mund të kenë një rezultat paksa anormal që në fakt nuk është kancer, por i tmerron ato, dhe kjo është arsyeja që ato të shkojnë dhe të bëjnë operacionin”, tha Rosenthal.

    “Të tjerat do të vazhdojnë me testimin sepse thjesht nuk mund ta përballojnë ndërhyrjen kirurgjikale, derisa të kenë kaluar nëpër një menopauzë natyrale. Pra, shihni të gjitha ekstremet dhe gjithçka midis tyre”, shtoi ai.

    Tani, pas një prove të suksesshme, testi po u vihet në dispozicion grave me rrezik të lartë për kancer ovarian në Mbretërinë e Bashkuar përmes Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), por më parë ishte i disponueshëm vetëm privatisht.

    Mijëra gra në Mbretërinë e Bashkuar që kanë gjene të veçanta që i vënë ato në një rrezik të lartë për kancer ovarial, kanë qasje në test.

    Evropa regjistroi shkallët më të larta të incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri ovarian në mbarë botën në vitin 2020, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në të njëjtin vit, u raportuan afërsisht 68,000 raste të reja, sipas Komisionit Evropian./ Euronews.

  • Shkencëtarët zhvillojnë një algoritëm për të matur rrezikun e kancerit ovarian, duke vonuar menopauzën kirurgjikale

    Shkencëtarët zhvillojnë një algoritëm për të matur rrezikun e kancerit ovarian, duke vonuar menopauzën kirurgjikale