Tag: kireev

  • Zbulohet misteri i qenit blu në centralin bërthamor të Çernobilit

    Zbulohet misteri i qenit blu në centralin bërthamor të Çernobilit

    Një ekspert ukrainas i ka dhënë fund spekulimeve rreth një videoje që tregon një qen blu që endet në zonën e kontaminuar të katastrofës bërthamore të Çernobilit, në Ukrainën veriore.
    “Ky është absurditet”, u tha Serhiy Kireev gazetarëve në Çernobil.
    Kireev, i cili drejton kompaninë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e zonës, ”Ecocenter”, konfirmoi se ”nuk ka qen blu në Ukrainën veriore”.
    ”Qentë janë sterilizuar për të frenuar shumimin e tyre. Ngjyra blu tregon se cilat kafshë i janë nënshtruar procedurës”, shpjegoi ai.
    “Ngjyra është e padëmshme për këta qen”, tha Kireev.
    Pamjet e disa qenve blu kishin qarkulluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, duke nxitur spekulime rreth efekteve të kontaminimit radioaktiv të zonës.
    Shpërthimi i një reaktori bërthamor në termocentralin e Çernobilit në ish-Bashkimin Sovjetik në prill të vitit 1986 konsiderohet katastrofa më serioze në historinë e përdorimit civil të energjisë bërthamore.