Tag: kinostudios

  • 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K (video)

    19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K (video)

    Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka restauruar deri tani 19 filma të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video me pjesë të filmave të restauruar, teksa shkruan se “19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH”.

    Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi punë me restaurimin veprave filmike në vitin 2012 në bashkëpunim edhe me studiot e huaja. Filmat që janë restauruar deri tani janë prodhime kinematografike para viteve ’90.

    Filmat “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Lulëkuqe mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Kapedani” etj. janë disa nga produksionet e restauruara në 4K.

    Këto produksione kanë kaluar në një proces të mirëfilltë digjitalizimi si në video ashtu edhe në audio për të qenë një pasuri e veçantë në fondin e kinematografisë shqiptare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    53 VJET NGA KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE

  • Rama: 19 filma ikonë të ish-Kinostudios do të shfaqen së shpejti në 4K

    Rama: 19 filma ikonë të ish-Kinostudios do të shfaqen së shpejti në 4K

    Kryeministri Edi Rama thotë se 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra janë restauruar në 4K.
    Përmes një postimi në Facebooko, Rama shprehet se filmat, së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH.
    “Mirëmëngjes dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.