Tag: kinez

  • Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

    Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

    Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet në një analizë të Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar më 3 qershor.
    Sipas analizës – projekt i financuar nga Ambasada amerikane në Podgoricë – Pekini po shfrytëzon tërheqjen e partnerëve perëndimorë për të rritur praninë e vet në rajon përmes investimeve në infrastrukturë, media dhe kulturë. Projektet infrastrukturore, sipas analizës, janë kanali kryesor për hyrjen kineze në rajon, shpesh të shoqëruara me procedura jotransparente dhe rrezik për korrupsion.
    “Çmimet më të ulëta në krahasim me konkurrentët amerikanë dhe evropianë po u mundësojnë kompanive kineze të sigurojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor shërben si trampolinë dhe urë për shtrirjen e investimeve kineze në Evropë”, tha analisti i DFC-së, Marko Banoviq.
    Në nivel global, Kina – ndonëse formalisht neutrale në luftën në Ukrainë – mbështet Rusinë. “Kështu arrin të ruajë partneritetin strategjik me Moskën, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e veta ekonomike në Evropë”, vlerëson Banoviq.
    Përmes iniciativave si “Brezi dhe Rruga” dhe angazhimit në BRICS, Kina po synon t’i vendosë themelet e një rendi të ri ndërkombëtar ku modeli i saj politik dhe ekonomik të ketë rol qendror.
    Kina në Serbi – partner strategjik
    Analiza e DFC-së thekson se Serbia është një nga pikat kyçe të ndikimit kinez në Evropë. Marrëdhëniet janë forcuar sidomos pas ardhjes në pushtet të Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiqit. Që nga viti 2024, Kina është bërë aleati kryesor politik dhe ekonomik i Serbisë, sipas Banoviqit.
    Në gjysmën e parë të vitit 2024, Kina ishte investitori i dytë më i madh në Serbi, pas BE-së, me rreth një të tretën e investimeve të drejtpërdrejta. Në Serbi operojnë 1.560 kompani me kapital kinez, që punësojnë rreth 20.600 persona. Kina është partneri më i madh tregtar i Serbisë, me një shkëmbim prej 5.7 miliardë eurosh – nga të cilat 5.13 miliardë janë import.
    Marrëveshja për tregti të lirë nga korriku 2024 përfshin mbi 20.000 produkte, nga të cilat 90 për qind do të përjashtohen nga taksat doganore.
    Nga viti 2012 deri në 2021, janë identifikuar të paktën 61 projekte me vlerë totale 18.7 miliardë euro të realizuara nga kompani kineze. Banka kineze Exim ka dhënë kredi në vlerë 5.7 miliardë euro, ndërsa kompanitë kineze kanë investuar drejtpërdrejt rreth 2 miliardë.
    Politikisht, Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia mbështet politikën e “një Kine”.
    “Ndikimi kinez promovohet si model fitimtar për të dyja palët, pa kushte politike – ndryshe nga BE-ja që insiston në sundimin e ligjit dhe reforma”, thekson Banoviq.
    Ndikimi kinez pasqyrohet edhe në ndryshimet ligjore – përfshirë Ligjin e Punës dhe ligjin për procedura të veçanta – të cilat janë përshtatur për të favorizuar investitorët kinezë.
    Kina i ka shitur Serbisë dronë dhe sistemin antiajror FK-3, duke e zgjeruar tregun e saj të armëve përtej kufijve tradicionalë.
    Kina dhe Kosova
    Ndërmjet Kosovës dhe Kinës nuk ekzistojnë marrëdhënie diplomatike formale, por ndikimi kinez nuk është krejtësisht i munguar – megjithëse mbetet shumë i kufizuar.
    Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 dhe e mbështet integritetin territorial të Serbisë, duke e parë Kosovën në prizmin e çështjeve të veta të brendshme, si Tajvani dhe Tibeti.
    Kina ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe INTERPOL. Ajo nuk ka ambasadë në Prishtinë, por vepron përmes Zyrës Ndërlidhëse në kuadër të ambasadës së saj në Beograd.
    Megjithatë, tregtia mes dy vendeve po rritet. Në vitin 2023, Kosova importoi nga Kina mallra me vlerë 650 milionë euro, ndërsa eksportoi vetëm 442 mijë euro.
    Kryesisht bëhet fjalë për pajisje teknologjike, përfshirë sisteme mbikëqyrjeje të kompanive Dahua dhe Hikvision – të cilat janë nën sanksione në vendet perëndimore për arsye sigurie.
    Investimet kineze në Kosovë janë pothuajse të papërfillshme. Kina përmendet rrallë në media dhe shpesh në mënyrë neutrale ose negative, me theks të madh te partneriteti me BE-në dhe SHBA-në.
    Sipas një sondazhi të DFC-së, 69 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë se lidhjet e forta me Kinën do të përmirësonin interesat e vendit – duke reflektuar orientimin e thellë pro-perëndimor të shoqërisë kosovare.
    Kina dhe Mali i Zi
    Kina dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira politike, si në nivel dypalësh ashtu edhe përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”. Ndryshe nga Rusia, Pekini nuk përzihet drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Malit të Zi dhe madje ka mbështetur anëtarësimin e vendit në BE.
    Ndryshe nga BE-ja që përqendrohet në reforma ligjore e institucionale, angazhimi kinez reflektohet përmes bashkëpunimit me institucione konkrete, investimeve në infrastrukturë dhe financa. Kjo përfshin vizita zyrtare, shkëmbime studimore dhe pjesëmarrje të kompanive kineze në tregun malazez.
    Kina ende nuk është investitori më i madh në Mal të Zi, por ka rol të rëndësishëm si kreditor dhe kontraktues. Shembulli më i madh është kredia prej afro një miliard dollarësh që Qeveria malazeze mori nga banka Exim për ndërtimin e autostradës Bar–Boljare, projekt i kompanisë kineze CRBC.
    Kina është gjithashtu e përfshirë në projekte si rikonstruksioni ekologjik i Termocentralit të Plevlës. Por, shumë prej këtyre projekteve janë jotransparente dhe kanë ndikim negativ në mjedis.
    Ndikimi i Pekinit në Mal të Zi nuk është vetëm ekonomik – përmes programeve kulturore dhe arsimore, shkëmbimit të studentëve dhe përmbajtjeve mediatike që promovojnë perspektivën kineze. Kina po ndërton ndikim të butë që ndikon diskursin publik dhe orientimin politik.
    Sipas një sondazhi të DFC-së nga maji 2024, 33.8 për qind e qytetarëve besojnë se Kina ka ndikim të madh në Mal të Zi, dhe 63.2 për qind e vlerësojnë atë si pozitiv.
    Kina në Bosnje e Hercegovinë
    Ndikimi kinez në Bosnje dhe Hercegovinë është më i dukshëm në entitetin Republika Sërpska, përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse bashkëpunimi paraqitet si ekonomik dhe kulturor, analiza vlerëson se ai ka përmbajtje gjithnjë e më shumë politike.
    Në vitin 2023, këtë vend e vizitoi i dërguari special i Qeverisë kineze për çështjet evropiane, Vu Hongbo, me fokus te bashkëpunimi, në kuadër të iniciativës “Brezi dhe Rruga” dhe sigurisë evropiane.
    Në nëntor të po atij viti, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, u takua me ambasadorin kinez, Ji Ping për të diskutuar mbi situatën politike dhe Marrëveshjen e Dejtonit, gjë që u interpretua si përfshirje direkte e Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.
    Në vitin 2021, Kina dhe Rusia tentuan përmes Kombeve të Bashkuara të mbyllin Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), por rezoluta nuk kaloi.
    Kina në Maqedoninë e Veriut
    Në Maqedoninë e Veriut, ndikimi kinez vjen përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse marrëdhëniet paraqiten si të favorshme për të dyja palët, analiza ngre shqetësime për ndikim të mundshëm negativ që mund të cenojë sovranitetin dhe proceset demokratike.
    Kina kritikoi ashpër vizitën e deputetëve maqedonas në Tajvan, ndërkohë që projektet e zhvillimit që ofron shpesh përmbajnë klauzola të fshehta, si mundësia e kërkesës për kthim të menjëhershëm të kredive nëse cenohen interesat kineze.
    Aktualisht, Maqedonia e Veriut i ka borxh Kinës 479 milionë dollarë – që përbën 8.7 për qind të borxhit të jashtëm të vendit. Shkëmbimi tregtar në vitin 2024 ishte rreth 490 milionë dollarë, me deficit të madh në anën maqedonase.
    Instituti Konfuçi në Shkup është instrumenti kryesor i ndikimit kulturor dhe arsimor kinez. Numri i kursantëve është rritur nga 60 në vitin 2013 në 562. Gjysma e librave të përkthyer nga kinezishtja janë për fëmijë – tregues i synimit drejt brezave të rinj. Maqedonia e Veriut ka realizuar më shumë projekte shkencore me Kinën sesa me çdo vend tjetër./REL

  • Zbulohet një bakter i ri në stacionin hapësinor kinez/ U mbijeton kushteve mjedisore ekstreme

    Zbulohet një bakter i ri në stacionin hapësinor kinez/ U mbijeton kushteve mjedisore ekstreme

    Gjendet një bakter i ri në stacionin hapësinor Kinez Tiangong. I pahasur ndonjëherë në Tokë, u gjet në një tampon të vitit 2023 dhe pas dy vitesh studime shkencëtarët kanë kuptuar sjelljet.

    Pas analizave të shumta, është vërejtur se ka karakteristika të tilla që mund të mbijetojë në kushte mjedisore ekstreme, duke e etiketuar me një rezistencë që nuk është ndeshur deri më sot.

    Gjatë qëndrimit në stacionin hapësinor, ekipi i astronautëve i nënshtrohen analizave rutinore të shpeshta me tampone, për të analizuar mikrobet. Gjatë analizave të kryera para  dy vitesh u gjet një mikrobiomë me përbërje të re, por edhe funksione të ndryshme.

    Nuk është ende e qartë nëse ky bakter është rritur në mënyrë autonome në stacionin hapësinor dhe nuk është përcaktuar nëse përben rrezik për shëndetin e astronautëve. Quhet “niallia tiangongensis” dhe përbërja kimike që ka e bën të rezistojë ndaj stresit ekstrem, shumë herë më tepër se kushte të ashpra që mund të gjente në Tokë çdo lloj mikrobi.

    Një bakter i ngjashëm me të në planetin tonë, shkakton zakonisht infeksion të plotë në organizëm, që është vdekjeprurës.

    Vijojnë ndërkohë studimet mbi këtë bakter dhe po punohet për të garantuar mbrojtje për astronautët dhe mjetet hapësinore për të mos qenë të kërcënuar nga baktere aliene.

  • Edhe shkencëtarët më të guximshëm nuk guxojnë ta hapin, varri i mallkuar që ruan një sekret

    Edhe shkencëtarët më të guximshëm nuk guxojnë ta hapin, varri i mallkuar që ruan një sekret

    Jo, ky nuk është një film i Indiana Jones, por realitet. Në Provincën Shanxi, në zemër të Kinës, thellë nën një kodër, ndodhet varri misterioz i perandorit të parë kinez, Qin Shi Huangdi.

    Jo, ky nuk është një film i Indiana Jones, por realitet. Në Provincën Shanxi, në zemër të Kinës, thellë nën një kodër, ndodhet varri misterioz i perandorit të parë kinez, Qin Shi Huangdi.
    Për më shumë se dy mijë vjet, ajo i fshehu sekretet e saj edhe nga arkeologët. Ata e shmangin atë si djallin. Dhe ata kanë arsye të mira për të mos e bërë këtë.

    Në vitin 1974, një grup fermerësh po gërmonin një pus pranë qytetit kinez Xi’an dhe rastësisht hasën në disa fragmente të çuditshme. Ata nuk e kishin idenë se sa zbulim të madh kishin bërë – mbi 40 vjet më vonë, arkeologët gërmuan Ushtrinë e mahnitshme prej terrakote në zonë. Ishte një nga gjetjet më të mëdha arkeologjike të shekullit të 20-të. Dy mijë ushtarë prej balte rreshtohen për betejë, të gatshëm për të mbrojtur perandorin e tyre edhe pas vdekjes së tij. Secila është në madhësinë normale të njeriut, unike dhe e ndryshme.
    Ushtarët janë shumë të detajuar – tiparet e fytyrës, flokët, rrobat, armaturat. Këmbësoria, kalorësia dhe harkëtarët janë rreshtuar në tre dhoma arkeologjike. Po, ata kanë edhe qerre dhe kuaj, gjithashtu në madhësi natyrore me detaje realiste.
    Kjo ushtri madhështore, që numëron deri në tetë mijë luftëtarë prej balte, thuhet nga studiuesit se e ruan zotërinë e saj në jetën e përtejme. Megjithatë, pavarësisht gërmimeve të gjera, arkeologët janë skeptikë në lidhje me vetë varrin. Ata kanë frikë ta hapin.
    Kurth vdekjeprurës
    Varri supozohet të jetë një “portë hyrëse për në anën tjetër” për çdo pushtues. Kushdo që hyn do të vdesë. Të paktën kështu thonë tekstet e lashta të shkruara vetëm 100 vjet pas vdekjes së perandorit.
    Sipas tyre, çdo pushtues do të vritet nga shigjetat e qëlluara nga harqet e aktivizuara automatikisht. Tekstet përshkruajnë gjithashtu liqene, lumenj dhe dete të brendshme me merkur të lëngshëm. Merkuri gjithashtu mund të rrjedhë nga çarjet, gjë që përbën një rrezik të konsiderueshëm për shkencëtarët dhe mjedisin. Këto kurthe vdekjeprurëse mbrojnë eshtrat e perandorit dhe thesaret e çmuara me të cilat ai u varros.
    Nuk është e qartë nëse kjo është e vërtetë. Por kjo është e mjaftueshme për të shqetësuar shkencëtarët, të cilët mund të paguajnë çmimin më të lartë për qasje në thesaret dhe varri i perandorit mund të bëhej edhe varri i tyre. Shpresa e vetme mbetet teledeteksioni (skanime 3D dhe radari që depërton në tokë).

    Top Channel

  • Presidenti kinez në Kremlin për “Ditën e Fitores”, bisedon me Putinin

    Presidenti kinez në Kremlin për “Ditën e Fitores”, bisedon me Putinin

    Xi Jinping ka mbërritur në Kremlin ku është mirëpritur nga Vladimir Putin.
    Dy Presidentët, i Kinës dhe i Rusisë kanë filluar diskutimet.
    Sipas informacioneve, Putin pritet të informojë, ndër të tjera, homologun e tij kinez rreth zhvillimit të marrëdhënieve me SHBA-në.

    “Është kënaqësi e madhe t’ju mirëpres të gjithëve në Moskë. Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë të takohemi përsëri dhe e vlerësoj sinqerisht mundësinë për të folur me ju personalisht dhe drejtpërdrejt. I dashur President, të dashur miq, ju jam mirënjohës që, ashtu si dhjetë vjet më parë gjatë një përvjetori tjetër, ju zgjodhët të na vizitoni dhe të merrni pjesë në festimin e 80-vjetorit të Fitores së Madhe të shenjtë të vendit tonë. Nesër, gjatë ceremonisë në Sheshin e Kuq, do të zhvillohet një paradë ushtarësh nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës. Për aq sa di unë, do të jetë forca më e madhe ushtarake e huaj që do të marrë pjesë në paradë”, tha Putin, duke i uruar mirëseardhje Xi-së.
    Siç vuri në dukje më parë sekretari i shtypit i Presidentit rus Dmitry Peskov, bisedimet do të zhvillohen në formate të ndryshme.
    Xi Jinping mbërriti dje në Moskë. Vizita e tij në Rusi pritet të zgjasë deri më 10 maj, ku ai do të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
    Presidenti kinez është një nga të ftuarit kryesorë të huaj në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq më 9 maj. Moska pret praninë e 27 udhëheqësve të huaj në këtë ngjarje./vizionplus.tv

  • Sot vendimi për gjykimin e Berishës & Malltezit, avokati: LaCivita na ka sjellë variantin kinez të Trump! Të hetohet…

    Sot vendimi për gjykimin e Berishës & Malltezit, avokati: LaCivita na ka sjellë variantin kinez të Trump! Të hetohet…

    Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të enjten seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.
    Në seancën e së mërkurës, gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi të gjitha kërkesat e avokateve mbrojtës të të pandehurve për pavlefshmëri të provave të SPAK mbi hetimet e dosjes  Partizani.
    Për këtë mbrojtësit kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre dhe seanca u shty për të enjten në orën 13.
    Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News  tha se kjo çështje po zvarritet prej muajsh dhe avokatët e Berishës po gjejnë shtigje për të blerë kohë. Ai theksoi se vendimi për kalimin e dosjes për gjykim mund të merret të enjten në seancën, por gjasat janë të pakta.
    “Në Kodin e Procedurës Penale nuk përcaktohet një afat të qartë, por bazuar në kushtetutë, nuk duhet të kemi gjykime të vonuara, por në këtë raste kemi shumë vonesa. Gjykata sot ka marrë një nga masat, nuk ka njohur kërkesat e palëve. Duhet të kishte përfunduar. Për kalimin për gjykim mund të jepet që nesër”, theksoi ai.
    Ai komentoi shfaqjen publike të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Beriasha, i cili pas konsultave me La Civita duket qartësisht se po përpiqet të kopjojë “paraqitjen” e Donald Trump në fushatat elektorale në SHBA.
    Për avokatin, Sali Berisha duket më tepër si një “variant kinez” i Donald Trump. Sipas tij, drejtësia duhet të bëjë punën e saj, me qëllim që kontrata e firmosur mes PD  dhe La Civita të bëhet publike.
    Ai thekson se ka dyshime se kjo kontratë është paguar me para të pista, akt ky që sipas avokatit  duhet të sqarohet nga organet kompetente.
    “Po sjell një variant kinez të Donald Trump. Berisha është në rënie të lirë, është konsumuar dhe nuk ka motiv. Për mua nuk ka qenë thjesht një kontratë elektorale, duke se është për lobim dhe për këtë duhet të ketë hetim. Teksa fshihet dhe paratë që financohet kjo fushatë, besoj se është me para të papastra. Kontrata e LaCivita duhet të zbardhet. La Civita pas zgjedhjeve e sigurt që nuk do të duket më në Shqipëri”, theksoi ai.

  • Vrasje si në filma! Ekzekutohet në mes të Romës çifti kinez, burri një emër i njohur në biznes dhe në banda kriminale

    Vrasje si në filma! Ekzekutohet në mes të Romës çifti kinez, burri një emër i njohur në biznes dhe në banda kriminale

    Një çift kinez që dyshohet se ishte i lidhur me bandat kineze të Triadës dhe një luftë për terren në industrinë fitimprurëse të tekstilit u vranë në Romë të hënën mbrëma, thanë karabinierët italianë në një deklaratë publike.

    Zhang Dayong, 53 vjeç dhe gruaja e tij Gong Xiaoqing, 38 vjeç, u qëlluan për vdekje me plumb në shpinë e kokë ndërsa po udhëtonin me biçikleta pasi sulmuesit e paidentifikuar me një motoçikletë hapën zjarr në lagjen Pigneto të kryeqytetit ku po qëndronin.
    Policia thotë se janë lëshuar të paktën gjashtë plumba në drejtim të tyre. Përplasjet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Itali, edhe në rastet që përfshijnë krimin e organizuar, ku ligjet e rrepta të armëve e bëjnë të vështirë mbajtjen e armëve të zjarrit, sipas CNN.
    Policia thotë se motivi dyshohet se lidhet me të ashtuquajturën “luftë e varëseve” midis bandave kriminale kineze që specializohen në sektorin e tekstilit, veçanërisht në fabrikat e modës në qytetin toskan Prato, afër Firences, tha policia në një konferencë shtypi të martën.
    Zhang, i cili njihej me pseudonimin “Asheng” ishte në gjyq së bashku me 78 persona të tjerë në Firence të akuzuar për koordinimin e operacioneve të paligjshme kriminale në të gjithë Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.Ai do të dëshmonte në javët në vijim në lidhje me një nga bandat më të fuqishme që veprojnë në Evropë, sipas dokumenteve të lidhura me procedurat gjyqësore. Zhang i mohoi akuzat dhe CNN kontaktoi avokatin e tij për koment.
    Gjyqi është rezultat i një hetimi të vitit 2018 të quajtur “China Truck” që kërkon trafikimin e njerëzve dhe tekstileve të lidhura me bandat e stilit mafioz kinez në të gjithë Evropën, sipas Drejtorisë Anti-Mafia të Italisë, e cila kreu hetimin fillestar.
    Vrasja e dyfishtë po hetohet si një vrasje për hakmarrje, thotë policia. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

    Top Channel

  • Frikë, bastisje dhe shkarkim pa paralajmërim! Rasti i profesorit kinez që po trondit universitetet amerikane

    Frikë, bastisje dhe shkarkim pa paralajmërim! Rasti i profesorit kinez që po trondit universitetet amerikane

    Agjentët e FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së kanë bastisur së fundmi dy rezidenca në pronësi të Xiaofeng Wang, një profesor i njohur kinez dhe ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin e Indianës.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin e qytetit universitar Bloomington, veçanërisht komunitetin aziatik.
    Profesor Wang u mor në pyetje në dhjetor nga universiteti për dyshime mbi marrjen e fondeve të padeklaruara nga Kina për një projekt që gjithashtu kishte financim federal amerikan.
    Në të njëjtën ditë me bastisjen, ai u pushua nga puna nëpërmjet një emaili – një veprim që bie ndesh me procedurat standarde të institucionit.
    Megjithatë, Wang nuk është akuzuar për asnjë vepër penale dhe, sipas avokatit të tij, nuk ka asnjë akuzë në pritje ndaj tij apo bashkëshortes së tij, e cila punonte si analiste bibliotekash në të njëjtin universitet.
    Ngjarja ka shkaktuar frikë mes profesorëve dhe studentëve kinezë, të cilët shprehin shqetësim për mundësinë e ndëshkimeve të ngjashme, në një klimë politike gjithnjë e më armiqësore ndaj Kinës.
    “Kam dëgjuar profesorët kinezë të flasin për frikën se diçka e tillë mund t’u ndodhë edhe atyre,” tha një student kinez i doktoraturës që kërkoi të mbetej anonim.
    Frikë nga rikthimi i profilizimit racor
    Gjatë administratës së parë të Donald Trump, Departamenti i Drejtësisë kishte nisur “Iniciativën e Kinës” për të hetuar ndikimin e dyshuar të spiunazhit kinez në akademi, por programi u kritikua gjerësisht për profilizim racor dhe u ndërpre në 2022 nga administrata Biden.
    Por me rikthimin e retorikës së ashpër ndaj Kinës nga Trump në fushatën e tij të re, ekspertët dhe akademikët janë të shqetësuar për një rikthim të kësaj qasjeje.
    Gang Chen, profesor në MIT dhe ish-i akuzuar në mënyrë të ngjashme, e konsideroi rastin e Wang “thellësisht shqetësues”.
    “Universiteti i Indianës e pushoi atë dhe gruan e tij pa proces të rregullt, duke supozuar fajësinë në vend të pafajësisë,” theksoi ai.
    Efekte të mëdha në komunitetin studentor kinez
    Universitetet në zonat qendrore të SHBA-së, si Indiana, janë ndër institucionet që përfitojnë më shumë nga prania e studentëve ndërkombëtarë – veçanërisht atyre nga Kina. Vetëm në Universitetin e Indianës regjistrohen çdo vit rreth 2000 studentë nga Kina, të cilët kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë lokale.
    “Jam i shqetësuar për armiqësinë politike ndaj Kinës dhe ndikimin që mund të ketë kjo në statusin tim si student,” tha një tjetër student kinez.
    Megjithëse shqetësimet për ndërhyrjen kineze në institucionet arsimore amerikane nuk janë të pabazuara – siç tregojnë disa raste të mëparshme dhe raportet e inteligjencës – shumë ekspertë paralajmërojnë kundër përgjithësimeve dhe frikës që mund të largojë talentet nga vendi.
    Për momentin, faqja e profilit të Wang është hequr nga uebsajti i universitetit dhe zyrtarët nuk kanë komentuar publikisht për rastin. Ndërkohë, avokati i tij ka theksuar se klientët e tij “presin me padurim të pastrojnë emrat e tyre dhe të rifillojnë karrierën e tyre”.

    Top Channel

  • Analiza e CNN: “Lufta” e Trump me Pekinin po përshkallëzohet! Rrezikohet ekonomia amerikane

    Analiza e CNN: “Lufta” e Trump me Pekinin po përshkallëzohet! Rrezikohet ekonomia amerikane

    Një tjetër “javë shpërthyese” nis për Donald Trump , sipas një analize të CNN .

    Pasojat e luftës tregtare që ai shpalli kundër Kinës po intensifikohen dhe nevoja për deskalim po bëhet gjithnjë e më urgjente, pasi ekonomia amerikane rrezikon të dëmtohet rëndë.
    Presidenti kinez Xi Jinping aktualisht nuk po i përgjigjet presionit për të zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan për të negociuar një marrëveshje, pas vendosjes së tarifave 145% nga Shtetet e Bashkuara që shkaktoi një konfrontim të ashpër midis dy superfuqive. Trump vazhdon të sigurojë publikun amerikan për “marrëdhëniet e tij të shkëlqyera” me liderin kinez, por ai nuk ka arritur të nisë bisedimet për t’i dhënë fund ngërçit që kërcënon të çojë në një kolaps të ri tregjesh dhe pasoja të dhimbshme për qytetarët.
    Pavarësisht pasigurisë mbizotëruese, Trump dëshiron të tregojë se i shijon polemika të shumta që ka nisur, raporton analisti i agjencisë amerikane. Të shtunën e kaluar ai mori pjesë në një luftë MMA në Florida, ku turma e duartrokiti atë pas mbërritjes së tij. Më pas ai deklaroi se pritja e tij nga publiku ishte “legjendare”, gjë që tregon se qeveria e tij “po bën një punë të mirë”.
    Por konflikti me Kinën nuk është një spektakël, është një konfrontim i vërtetë me aksione të larta.
    Marrëdhënia midis dy ekonomive është thellësisht e ndërvarur: SHBA varet nga Kina për elektronikë, toka të rralla, farmaceutike dhe mallra bazë të konsumit, ndërsa fermerët amerikanë varen nga eksportet e sojës dhe melekuqes në Kinë. Tarifat e vendosura nga të dyja palët janë aq penguese sa mund të çojnë në një ngrirje të plotë të tregtisë.
    Të dyja palët mund të pësojnë dëme serioze nëse kjo do të ndodhte. Konkretisht, konsumatorët amerikanë do të përballeshin me mungesë mallrash dhe rritje të çmimeve. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se Kina, për shkak të sistemit të saj politik autoritar, do të ishte e gatshme të bënte sakrifica edhe më të mëdha për popullsinë e saj, në mënyrë që të mos mposhtet në përballjen kundër Shteteve të Bashkuara, e cila mund të rezultojë vendimtare.

    Top Channel

  • “Bonuse deri në 21 mijë dollarë”. Si po i rekruton Rusia kinezët për luftën në Ukrainë?

    “Bonuse deri në 21 mijë dollarë”. Si po i rekruton Rusia kinezët për luftën në Ukrainë?

    Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.
    Kjo video – që është shoqëruar me titrim në gjuhën ruse dhe kineze përfundon me thirrjen për veprim, duke thënë: “Ti je burrë. Bëhu burrë”, duke shtuar se rekrutët mund të marrin bonuese nga 7.000 deri në 21.000 Dollarë dhe të ardhura mujore prej rreth 2.400 Dollarësh.
    Kjo video mori mijëra shikime dhe është vetëm një nga shumë reklama që qarkullojnë online në Kinë, përmes së cilave tentohet që të dërgohen luftëtarë në fushëbetejën në Ukrainë.
    Reklama të tilla janë në qendër të vëmendjes pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi më 8 Prill se Kievi kishte kapur dy mercenarë kinezë që po luftonin për Rusinë.
    Që atëherë, ai ka akuzuar Rusinë se po kryen një “fushatë sistematike” për rekrutimin e ushtarëve kinezë dhe ka pretenduar se dy burrat e kapur ishin në mesin e të paktën 155 shtetasve të tjerë kinezë që po luftonin për ushtrinë e Rusisë.
    Ndonëse dëshmitë për shtetas kinezë që luftojnë si për Ukrainën, ashtu edhe për Rusinë, kanë qarkulluar që nga ditët e para të nisjes së luftës në shkallë të plotë, komentet e bëra së voni nga Zelensky kanë nxitur një vëmendje më të madhe mbi mënyrën se si Rusia i ka rekrutuar ata.
    Deklaratat e Zelenskyt iu shtohen raportimeve lidhur me mercenarët e huaj në Ukrainë – përfshirë të dhëna ekskluzive të hospitalizimeve që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, të cilat tregojnë shkallën e vërtet të viktimave të luftës së Rusisë. Kjo bazë e të dhënave përfshin edhe një burrë kinez, dhe në mesazhet e këmbyera me Radion Evropa e Lirë ai konfirmoi se ishte shtetas kinez që kishte luftuar me forcat ruse, por refuzoi që të jepte detaje të tjera.
    Pse shtetasit kinezë po rekrutohen për të luftuar për Rusinë?
    Motivi më i madh duket se është ai financiar. Reklamat e postuara në rrjetet sociale kineze vënë në pah se pagesat tejkalojnë të ardhurat mesatare mujore jashtë qyteteve të mëdha në Kinë – dhe në seksionin e komenteve të këtyre reklamave për rekrutim shpesh bëhen pyetje për pagesat, të pasuara nga pyetje lidhur me nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës ruse.
    Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se këta ushtarë po dërgohen si pjesë e një nisme të sponsorizuar nga shteti kinez. Shumë nga rekrutët nuk kanë asnjë përvojë ushtarake.
    Në një video të publikuar më 9 prill në kanalet e Zelenskyt në rrjetet sociale, një nga kinezët e kapur thotë se nuk kishte qenë kurrë më parë në ushtri dhe kurrë nuk kishte mbajtur armë deri kur udhëtoi në Rusi për trajnim.
    Të tjerët se janë regjistruar për rekrutim duke dashur që të fitojnë përvojë në fushëbetejë.
    Në një intervistë të publikuar muajin e kaluar në YouTube, gazetarja kineze, Chai Jing, bisedoi me një shtetas kinez, teksa ai ndodhej në vijën e frontit me forcat ruse.
    Mercenari u prezantua me nofkën e tij ushtarake, duke shpjeguar se si ishte rekrutuar. Ai tha se iu ishte bashkuar forcave ruse në fund të vitit 2023, pasi fluturoi për në Rusi me një vizë turistike. Ai përshkroi veten si pjesë e një “skuadre sulmuese” pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës dhe ndau video që duket se e shfaqnin atë në Bahmut gjatë betejave të përgjakshme që e lanë të shkatërruar qytetin.
    Ai gjithashtu përshkroi vështirësitë me të cilat ishte përballur ai dhe ushtarë të tjerë të huaj brenda njësive ruse, përfshirë pengesat gjuhësore dhe racizmin.
    Luftëtari tha se më parë kishte shërbyer në ushtrinë kineze dhe se paratë kishin ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar forcave ruse, por shtoi se gjithashtu ishte shtyrë nga dëshira për të përjetuar luftën.
    Që atëherë, ai ka dokumentuar kohën e tij në luftë në Ukrainë, duke publikuar në platformat kineze të rrjeteve sociale.
    “E kuptova se mund të vdes këtu një ditë, prandaj vendosa të ndaj disa përvoja të vërteta, pasi populli i Kinës nuk ka përjetuar luftë për një kohë të gjatë”, tha ai.
    Cili është reagimi i Pekinit për mercenarët kinezë në Ukrainë?
    Kina është partnerja më e ngushtë e Rusisë dhe zyrtarët perëndimorë thonë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen ekonomike të Rusisë gjatë luftës.
    Por, Kina është përmbajtur dhe nuk i ka dërguar ndihmë ushtarake Rusisë. Ministria e Jashtme e Kinës po ashtu ka deklaruar se u thotë shtetasve të saj të qëndrojnë larg luftës dhe se ideja që një numër i madh kinezësh po luftojnë është “plotësisht e pabazë”.
    Vetë Zelensky nuk ka shkuar aq larg sa të thotë se Qeveria kineze ka autorizuar përfshirjen e mercenarëve në Ukrainë, por ai ka akuzuar Pekinin për mbylljen e syve ndaj rekrutimit të shtetasve të tij nga Rusia.
    Ka disa tregues që autoritetet kineze nuk kanë bërë një përpjekje të koordinuar për t’i ndaluar ata që t’i bashkohen Rusisë në luftime.
    Interneti kinez është i censuruar shumë dhe rrjetet sociale janë të monitoruara dhe të kontrolluara, megjithatë shumë nga këto postime për rekrutim, disa prej të cilave janë publikuar muaj më parë janë ende online dhe po shpërndahen.

  • Si po rekruton Rusia shtetas kinezë për luftën në Ukrainë?

    Si po rekruton Rusia shtetas kinezë për luftën në Ukrainë?

    Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.Kjo video – që është shoqëruar me titrim në gjuhën ruse dhe kineze – përfundon me thirrjen për veprim, duke thënë:
    “Ti je burrë. Bëhu burrë”, duke shtuar se rekrutët mund të marrin bonuese nga 7.000 deri në 21.000 dollarë dhe të ardhura mujore prej rreth 2.400 dollarësh.Kjo video mori mijëra shikime dhe është vetëm një nga shumë reklama që qarkullojnë online në Kinë, përmes së cilave tentohet që të dërgohen luftëtarë në fushëbetejën në Ukrainë.
    Reklama të tilla janë në qendër të vëmendjes pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi më 8 prill se Kievi kishte kapur dy mercenarë kinezë që po luftonin për Rusinë.
    Që atëherë, ai ka akuzuar Rusinë se po kryen një “fushatë sistematike” për rekrutimin e ushtarëve kinezë dhe ka pretenduar se dy burrat e kapur ishin në mesin e të paktën 155 shtetasve të tjerë kinezë që po luftonin për ushtrinë e Rusisë.
    Ndonëse dëshmitë për shtetas kinezë që luftojnë si për Ukrainën, ashtu edhe për Rusinë, kanë qarkulluar që nga ditët e para të nisjes së luftës në shkallë të plotë, komentet e bëra së voni nga Zelensky kanë nxitur një vëmendje më të madhe mbi mënyrën se si Rusia i ka rekrutuar ata.
    Deklaratat e Zelenskyt iu shtohen raportimeve lidhur me mercenarët e huaj në Ukrainë – përfshirë të dhëna ekskluzive të hospitalizimeve që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, të cilat tregojnë shkallën e vërtet të viktimave të luftës së Rusisë. Kjo bazë e të dhënave përfshin edhe një burrë kinez, dhe në mesazhet e këmbyera me Radion Evropa e Lirë ai konfirmoi se ishte shtetas kinez që kishte luftuar me forcat ruse, por refuzoi që të jepte detaje të tjera.
    Pse shtetasit kinezë po rekrutohen për të luftuar për Rusinë?
    Motivi më i madh duket se është ai financiar. Reklamat e postuara në rrjetet sociale kineze vënë në pah se pagesat tejkalojnë të ardhurat mesatare mujore jashtë qyteteve të mëdha në Kinë – dhe në seksionin e komenteve të këtyre reklamave për rekrutim shpesh bëhen pyetje për pagesat, të pasuara nga pyetje lidhur me nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës ruse.
    Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se këta ushtarë po dërgohen si pjesë e një nisme të sponsorizuar nga shteti kinez. Shumë nga rekrutët nuk kanë asnjë përvojë ushtarake.
    Në një video të publikuar më 9 prill në kanalet e Zelenskyt në rrjetet sociale, një nga kinezët e kapur thotë se nuk kishte qenë kurrë më parë në ushtri dhe kurrë nuk kishte mbajtur armë deri kur udhëtoi në Rusi për trajnim.
    Të tjerët se janë regjistruar për rekrutim duke dashur që të fitojnë përvojë në fushëbetejë.
    Në një intervistë të publikuar muajin e kaluar në YouTube, gazetarja kineze, Chai Jing, bisedoi me një shtetas kinez, teksa ai ndodhej në vijën e frontit me forcat ruse.
    Mercenari u prezantua me nofkën e tij ushtarake, duke shpjeguar se si ishte rekrutuar. Ai tha se iu ishte bashkuar forcave ruse në fund të vitit 2023, pasi fluturoi për në Rusi me një vizë turistike. Ai përshkroi veten si pjesë e një “skuadre sulmuese” pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës dhe ndau video që duket se e shfaqnin atë në Bahmut gjatë betejave të përgjakshme që e lanë të shkatërruar qytetin.
    Ai gjithashtu përshkroi vështirësitë me të cilat ishte përballur ai dhe ushtarë të tjerë të huaj brenda njësive ruse, përfshirë pengesat gjuhësore dhe racizmin.
    Luftëtari tha se më parë kishte shërbyer në ushtrinë kineze dhe se paratë kishin ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar forcave ruse, por shtoi se gjithashtu ishte shtyrë nga dëshira për të përjetuar luftën.
    Që atëherë, ai ka dokumentuar kohën e tij në luftë në Ukrainë, duke publikuar në platformat kineze të rrjeteve sociale.
    “E kuptova se mund të vdes këtu një ditë, prandaj vendosa të ndaj disa përvoja të vërteta, pasi populli i Kinës nuk ka përjetuar luftë për një kohë të gjatë”, tha ai.
    Cili është reagimi i Pekinit për mercenarët kinezë në Ukrainë?
    Kina është partnerja më e ngushtë e Rusisë dhe zyrtarët perëndimorë thonë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen ekonomike të Rusisë gjatë luftës.
    Por, Kina është përmbajtur dhe nuk i ka dërguar ndihmë ushtarake Rusisë. Ministria e Jashtme e Kinës po ashtu ka deklaruar se u thotë shtetasve të saj të qëndrojnë larg luftës dhe se ideja që një numër i madh kinezësh po luftojnë është “plotësisht e pabazë”.
    Vetë Zelensky nuk ka shkuar aq larg sa të thotë se Qeveria kineze ka autorizuar përfshirjen e mercenarëve në Ukrainë, por ai ka akuzuar Pekinin për mbylljen e syve ndaj rekrutimit të shtetasve të tij nga Rusia.
    Ka disa tregues që autoritetet kineze nuk kanë bërë një përpjekje të koordinuar për t’i ndaluar ata që t’i bashkohen Rusisë në luftime.
    Interneti kinez është i censuruar shumë dhe rrjetet sociale janë të monitoruara dhe të kontrolluara, megjithatë shumë nga këto postime për rekrutim – disa prej të cilave janë publikuar muaj më parë – janë ende online dhe po shpërndahen./REL