Tag: kinez

  • Samit sigurie në Kinë! Takimi i  20 udhëheqës euroaziatikë për t’i dhënë mesazhe Perëndimit, çfarë pritet të ndodhë

    Samit sigurie në Kinë! Takimi i 20 udhëheqës euroaziatikë për t’i dhënë mesazhe Perëndimit, çfarë pritet të ndodhë

    Një Samit sigurie në Kinë bën bashkë për dy ditë radhazi, rreth 20 udhëheqës botërorë, përfshirë ata nga Kina, Rusia, India dhe vende të tjera, në atë që po shihen si përpjekje për të kundërshtuar ndikimin Perëndimor në çështjet globale.

    I pranishëm në samit është edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Për vizitën e rrallë katër-ditore në fqinjin dhe partnerin më të madh tregtar të Rusisë, Putin u prit nga zyrtarë të lartë, teksa iu shtrua edhe tapeti i kuq. Gjatë takimit me liderin kinez, Putin diskutoi dhe rezultatet e samitit në Alaskë, me Presidentin amerikan, Donald Trump. “Presidenti ka pasur një bisedë shumë të gjatë me liderin kinez. Ata u ulën së bashku për një bisedë aktive dhe shumë frytdhënëse. Ndër temat e tjera, më tha presidenti, ata diskutuan për kontaktet e fundit me amerikanët, për kontaktet tona me amerikanët”, njoftoi këshilltari i Putin.
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, takoi dhe kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, me të cilin u zotuan të zgjidhin mosmarrëveshjet kufitare dhe të forcojnë bashkëpunimin.
    “Zgjedhja e duhur” është që Kina dhe India të bëhen miq, jo rivalë. Kështu i tha Presidenti kinez Xi Jinping homologut të tij indian Narendra Modi – takimi i tyre i parë në shtatë vjet.
    Blloku i fokusuar në siguri është zgjeruar në 10 anëtarë të përhershëm dhe 16 vende dialogu dhe vëzhguese në vitet e fundit. Fusha e tij e veprimit është zgjeruar nga siguria dhe lufta kundër terrorizmit në bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.
    Vetëm pak para vizitës së tij, Putin kritikoi ashpër sanksionet perëndimore në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve në Kinë, duke thënë se Moska dhe Pekini kundërshtuan së bashku sanksionet “diskriminuese” në tregtinë globale. Ekonomia e Rusisë është në prag të recesionit, e rënduar nga kufizimet tregtare dhe kostoja e luftës. Samiti në Kinë takimi më i madh që nga themelimi i grupit në vitin 2001 midis gjashtë vendeve euroaziatike.

    Top Channel

  • Analizë/ Pse takimi i Xi-së me Putin-in dhe Modi-n është ndër më të rëndësishmit e vitit

    Analizë/ Pse takimi i Xi-së me Putin-in dhe Modi-n është ndër më të rëndësishmit e vitit

    “Pjesa tjetër e botës” ka mbërritur këto orë në Pekin, në oborrin e Xi Jinping, për ta nderuar atë në një sërë aktivitetesh me të cilat superfuqia aziatike synon të konsolidojë qendrën e saj gjeopolitike. “Pjesa tjetër e botës”, pra të gjithë, përveç perëndimorëve.
    Grumbullimi i liderëve që po mbërrijnë është i jashtëzakonshëm. Dhe është mjaft domethënës të futesh në narrativën që regjimi komunist i bën doktrinës së tij për rendin e ri botëror, i destinuar të zëvendësojë atë të krijuar nga Perëndimi. “Jugu i Madh global nuk është më shumica e heshtur”, deklaroi ministri i Jashtëm kinez duke pritur liderët e shumtë që vinin nga vendet në zhvillim.
    Kulmi i këtyre aktiviteteve do të jetë Parada e Fitores, më 3 shtator. 80 vjet saktësisht nga dita e kapitullimit formal të Japonisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Propaganda e regjimit komunist kinez e ka përgatitur festimin me një ofensivë të revizionizmit historik. Manualet e “rishkruara” nga Pekini zvogëlojnë rolin e amerikanëve në atë luftë, akuzojnë SHBA-të se nuk tregojnë siç duhet të vërtetën, domethënë që Japonia u mund falë rezistencës heroike të kinezëve.
    Madje edhe emri ndryshon: Ai konflikt quhet tani Lufta e Madhe e Rezistencës së Popullit Kinez kundër japonezëve. Natyrisht, është një shtrembërim: guerrilja kineze nuk do ta kishte mposhtur kurrë vetëm ushtrinë japoneze. Për më tepër, Pekini fsheh faktin që ata që luftonin më së shumti kundër pushtuesve japonezë ishin trupat nacionaliste të Chiang Kai-shek, të cilat bënë luftë edhe kundër komunistëve të Mao Zedong, e humbën në vitin 1949 dhe u strehuan në Tajvan. Edhe Moska futet në këtë narrativë revizioniste kineze, që “anashkalon” paqartësitë e Stalinit, i cili gjatë nuk dinte nëse të mbështeste Chiang apo Maon.
    Por Parada e Fitores e 3 shtatorit nuk është ngjarja e vetme dhe ndoshta as më e rëndësishmja. Para saj, Xi Jinping do të kryesojë samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) 2025. Ky samit do të mbahet në Tianjin, porti më i afërt me Pekinin, në veri të Kinës, më 31 gusht dhe 1 shtator. Do të jetë një nga takimet më të rëndësishme diplomatike të vitit mes krerëve të shteteve dhe qeverive. SCO (themeluar në vitin 2001) është një nga organizatat me të cilat Republika Popullore ndërton aleancat e saj dhe harton një rend të ri botëror me qendër Kinën. Ajo shoqërohet nga Iniciativa për Sigurinë Globale (GSI), nga BRICS dhe nga Belt and Road Initiative (Nismat e Rrugëve të Reja të Mëndafshit), për të përmendur vetëm më të njohurat. Ndryshe nga BRICS, SCO dhe GSI janë ende më të theksuara nga hegjemonia kineze.
    “Xi dëshiron të avancojë ‘shpirtin e Shangait, të marrë përsipër misionin e kohës sonë dhe t’u përgjigjet pritshmërive të popujve’”, deklaroi një zëdhënës i tij. Xi do të shpallë rrugë të reja për të “mbrojtur në mënyrë konstruktive rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe për të përmirësuar sistemin e qeverisjes globale”.
    Në samitin e Tianjin do të marrin pjesë liderë nga mbi 20 shtete dhe 10 organizata ndërkombëtare. Lista është mbresëlënëse dhe tregon vendet që në këtë moment duan të jenë “në hirin e Kinës”. Mes tyre: presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, kryeministri indian, Narendra Modi, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri egjiptian, Mostafa Madbouly.
    Më pas vijnë liderët e të gjitha republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore, të gjitha vendet e Azisë Juglindore, përfshirë Indonezinë e Vietnamin, edhe pse më pranë SHBA-ve. Plus dhjetëra të tjerë. Po ashtu edhe krerët e pothuajse të gjitha organizatave multilaterale botërore, nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e më poshtë.
    “Xi do ta përdorë këtë samit si mundësi për të ilustruar një rend ndërkombëtar post-amerikan dhe për të treguar se përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të kundërshtuar Kinën, Iranin, Rusinë dhe tani edhe Indinë nuk kanë dhënë efektin e pritur”, ka deklaruar Eric Olander, drejtor i China-Global South Project.
    Për të kuptuar mendimin e Xi-së dhe mesazhin që ai do të përcjellë te “Pjesa tjetër e botës” në këtë samit, referenca kryesore është organi i Partisë Komuniste, Gazeta e Popullit. Në veçanti një artikull i Liu Xuelian, nga Universiteti i Jilin, i titulluar: “Teoria e re e sigurisë së Xi”. Ai shpjegon se GSI nuk është thjesht një propozim politik, por një teori e vërtetë, që sfidon doktrinat perëndimore të marrëdhënieve ndërkombëtare, si realizmi dhe liberalizmi. Sipas tij, ngritja e Kinës do të jetë krejt ndryshe nga hegjemonët e së kaluarës.
    Doktrina e Xi “tejkalon teorinë realiste perëndimore që e sheh sigurinë si antagoniste dhe me shumën zero; përkundrazi afirmon parimin e pandashmërisë së sigurisë”. Ai thekson se ndryshe nga Perëndimi, i cili mbështetet te fuqia ushtarake dhe aleancat ekskluzive që nxisin përçarje dhe gara armatimesh, vizioni kinez përpiqet ta shohë sigurinë në mënyrë gjithëpërfshirëse, si të përbashkët për të gjithë njerëzimin.
    Megjithatë, pavarësisht gjuhës së re, kjo doktrinë është një vazhdim i propagandës së mëparshme komuniste kineze dhe nuk është një përgjigje specifike ndaj Donald Trump. Që nga fillimi i viteve 2000, gjatë presidencave të Bush dhe Obamës, Partia Komuniste ka përhapur mes BRICS dhe SCO idenë se Kina është një fuqi paqësore që nuk ka ushtruar kurrë kolonializëm, ndërsa akuzon Amerikën për rikthimin e frymës së Luftës së Ftohtë.
    Por fqinjët e Kinës e dinë se realiteti është tjetër. Në të kaluarën e afërt komunistë Kina ka marrë pjesë në agresionin kundër Koresë së Jugut (1950-53), ka sulmuar Indinë (1962), ka pushtuar Vietnamin (1979), ka përdorur ushtrinë kundër civilëve të saj (Pekin 1989), ka shtypur me dhunë kryengritjet etnike në Tibet e Xinjiang (2008-2009), ka shkelur angazhimet për autonominë e Hong Kongut (2019-2021). Për më tepër, ushtron presione të vazhdueshme ndaj të gjithë fqinjëve me të cilët ka mosmarrëveshje territoriale. Ish-ministri i Jashtëm Yang Jiechi e shprehu hapur këtë mentalitet në një samit në Singapor në vitin 2010, kur tha: “Kina është një vend i madh, të tjerët janë të vegjël, kjo është një e vërtetë”.
    Kjo gjuhë lidhet me një traditë mijëravjeçare. Edhe Kina perandorake ka ndjekur logjikën hierarkike të marrëdhënieve ndërkombëtare: fqinjët e vegjël nuk kishin pse të frikësoheshin, mjafton të silleshin si vasalë, të paguanin taksa dhe të pranonin epërsinë kineze. Por historia nuk ka rëndësi. Ajo që po ndodh sot është gatishmëria e “Jugut të Madh global” për të legjitimuar narrativën e Xi-së. Në Paradën e Fitores do të marrin pjesë edhe dy liderë europianë, nga Serbia dhe Sllovakia, vende dikur në orbitën e Rusisë, sot përfitues të investimeve të mëdha kineze.
    Shkrim nga Corriere della Sera

  • Presidenti kinez pret Putinin në Pekin më 31 gusht

    Presidenti kinez pret Putinin në Pekin më 31 gusht

    Presidenti kinez Xi Jinping do të presë homologun e tij rus Vladimir Putin, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe më shumë se 20 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish këtë muaj për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, tha të hënën Pekini.

    Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të mbahet në qytetin e Tianjin më 31 gusht dhe 1 shtator.
    SCO përbëhet nga 10 vende, përfshirë Kinën, Rusinë, Iranin, Indinë, Pakistanin dhe vendet e Azisë Qendrore.

    Synon të kundërshtojë organizatat perëndimore dhe të forcojë bashkëpunimin midis vendeve anëtare në fusha të tilla si politika, siguria, lufta kundër terrorizmit dhe tregtia.
    Më shumë se 20 udhëheqës të huaj, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin rus Vladimir Putin, do të marrin pjesë në samit, më i rëndësishmi që nga themelimi i SCO-së, u tha gazetarëve sot zëvendësministri i Jashtëm kinez Liu Bin.
    Pritet që të marrin pjesë edhe udhëheqës të tjerë, përfshirë presidentin iranian Masoud Peskov, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.
    Xi do të mbajë një fjalim në samit, ku marrin pjesë edhe krerët e organizatave ndërkombëtare si Guterres.
    Kina shpreson që samiti do të “rrisë vrullin e bashkëpunimit” dhe “do t’i ndihmojë vendet të përballen me pasiguritë e situatës ndërkombëtare me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e SCO-së” dhe “do të krijojë një mjedis të favorshëm për paqe të qëndrueshme”, tha Liu Bin.
    “Në botën e sotme, mentalitetet e vjetra të hegjemonisë dhe politikat e më të fortit ende mbizotërojnë. Disa vende po përpiqen të vënë interesat e tyre mbi ato të të tjerëve, gjë që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin botëror”, tha ai në një referencë të qartë për Shtetet e Bashkuara.
    “Sa më e ndërlikuar dhe e trazuar të bëhet situata ndërkombëtare, aq më shumë vendet duhet të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin e tyre për të promovuar zhvillimin e përbashkët”, përfundoi Liu Bin./vizionplus.tv

  • Spiunonte te “vëllai i madh Andy”, shpallet fajtor marinari në SHBA

    Spiunonte te “vëllai i madh Andy”, shpallet fajtor marinari në SHBA

    Një marinar i Marinës së SHBA-ve në Kaliforni është shpallur fajtor për spiunazh, pasi shiti sekrete ushtarake tek një agjent kinez që e kishte rekrutuar përmes rrjeteve sociale.
    Jinchao Wei, 25 vjeç, u shpall fajtor për gjashtë akuza, përfshirë spiunazh, komplot për të kryer spiunazh dhe eksport të paligjshëm të të dhënave të klasifikuara mbi anijet e Marinës së SHBA-ve.
    Ai u pagua mbi 12 mijë dollarë gjatë një periudhe 18-mujore nga një oficer i inteligjencës kineze, i cili iu afrua në shkurt të vitit 2022 për informacione mbi USS Essex, ku ai shërbente, si dhe për anije të tjera luftarake.
    Wei, i njohur edhe si Patrick Wei, u arrestua në gusht 2023 me akuza për spiunazh teksa mbërriti në punë. Prokurori amerikan Adam Gordon tha pas shpalljes së vendimit: “Veprimet e të pandehurit përfaqësojnë një tradhti të rëndë ndaj besimit të vendosur tek ai si pjesëtar i ushtrisë amerikane. Duke tregtuar sekrete ushtarake me Republikën Popullore të Kinës për para, ai rrezikoi jo vetëm jetët e marinarëve të tij, por edhe sigurinë e gjithë kombit dhe aleatëve tanë.”
    Si qytetar amerikan i natyralizuar, Wei shërbente si mekanik dhe kishte leje sigurie që i jepte qasje në informacione të ndjeshme për anijen ku shërbente dhe për anije të tjera të Flotës së Paqësorit.
    Gjatë gjyqit një javor, prokurorët paraqitën si prova biseda telefonike, mesazhe elektronike dhe audio që Wei kishte shkëmbyer me kontaktin e tij kinez.
    Wei e quante kontaktin e tij “Vëllai i madh Andy” dhe i bindej kërkesave të tij për të mbajtur sekret marrëdhënien, duke përdorur disa aplikacione të enkriptuara për komunikim dhe për të marrë pagesat. Ai përdori gjithashtu një kompjuter dhe telefon të ri të siguruar nga agjenti kinez.
    Një shkëmbim mesazhesh mes Wei dhe nënës së tij u paraqit për të treguar se ai e kuptonte se po kryente spiunazh.
    “Disa kinezë të tjerë që shërbejnë në Marinën e SHBA-ve ende po përpiqen të gjejnë si të bëjnë para shtesë dhe po drejtojnë taksi. Ndërsa unë thjesht po nxjerr sekrete,” i shkroi Wei nënës së tij.
    Ajo iu përgjigj: “Shumë mirë!”
    Wei duke u marrë në pyetje nga FBI
    Wei ishte kontaktuar nga një agjent kinez ndërsa ishte në procesin e marrjes së shtetësisë amerikane.
    Ai u rekrutua përmes rrjeteve sociale nga oficeri i inteligjencës kineze, i cili fillimisht ishte paraqitur si një entuziast i marinës që punonte për Korporatën Shtetërore të Industrisë së Ndërtimit të Anijeve të Kinës.
    Provat treguan se Wei kishte dërguar fotografi dhe video të anijes Essex, kishte informuar oficerin për vendndodhjen e anijeve të ndryshme të Marinës së SHBA-së dhe kishte përshkruar armët mbrojtëse në bord. Ai gjithashtu kishte përshkruar problemet e anijes së tij dhe të anijeve të tjera.
    Wei pritet të dënohet më 1 dhjetor dhe mund të përballet me burgim të përjetshëm. Ai u arrestua së bashku me nënoficerin Wenheng Zhao, i cili u arrestua me akuza se kishte pranuar mbi 14 mijë e 800 dollarë për të dërguar foto dhe video të ndjeshme tek një oficer i inteligjencës kineze.
    Prokurorët thanë se Zhao kishte transmetuar “planet për një stërvitje të madhe detare në Paqësor, urdhra operativë dhe diagrame elektrike e skica për një sistem radari tokë/ajër të vendosur në Okinawa, Japoni”. Zhao u shpall fajtor vitin e kaluar dhe u dënua me 27 muaj burg.

  • E gënjeu e dashura, kinezi shitet si skllav në Mianmar! I rruanin kokën dhe e dhunonin me shufra metalike

    E gënjeu e dashura, kinezi shitet si skllav në Mianmar! I rruanin kokën dhe e dhunonin me shufra metalike

    Një 19-vjeçar kinez ka qenë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi u shit papritur si skllav në Myanmar nga e dashura e tij, një marrëveshje që motra e tij tha se ai e kishte bërë me 17-vjeçaren, të cilin e takoi në një klub nate në vitin 2024.
    Sipas mediave të huaja, vajza u shfaq në rrjetet sociale e veshur me rroba dhe çanta luksoze nga stilistë të famshëm (të cilat më vonë rezultuan të ishin të rreme), ndërsa e prezantonte veten si pasardhëse e një familjeje të pasur në Myanmar, duke thënë se prindërit e saj janë menaxherë investimesh për biznese.
    17-vjeçarja e vuri në lëvizje planin e saj duke e bindur 19-vjeçarin e pavëmendshëm të shkonte në një udhëtim jashtë vendit, në Tajlandë dhe Mianmar, duke i premtuar se do t’i gjente një punë.
    Kështu që shkurtin e kaluar, 19-vjeçari vendosi ta bënte këtë udhëtim në Bangkok, fshehurazi nga familja e tij, të cilët e zbuluan vetëm kur panë fotot në rrjetet sociale, shkruan A2 CNN.
    Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç i priste i riu kinez në Tajlandë, kur i mituri u tërhoq zvarrë drejt kufirit Tajlandë-Myanmar dhe u braktis. Pak më vonë, u shfaq një person i armatosur, i cili i mori pasaportën dhe telefonin dhe e shoqëroi në një ndërtesë në Myanmar.
    Kinezi 19-vjeçar u bind të bënte udhëtimin për në Tajlandë pa e ditur se çfarë kishte planifikuar e dashura e tij 17-vjeçare.
    Atje, kokën ia rruanin dhe e detyronin të punonte 16 deri në 20 orë në ditë. Kur nuk arrinte t’i përmbushte objektivat, rrihej me një shufër metalike, mbyllej në një dhomë të errët dhe shpesh lihej pa ushqim. Abuzimi ishte aq i rëndë sa pas disa muajsh, 19-vjeçari humbi edhe dëgjimin.
    Hapi tjetër në aventurën e 19-vjeçarit përfshinte shantazhin nga rrëmbyesit e tij për ta liruar, shkruan A2 CNN.
    Familja e tij duhej të paguante 40,000 euro që i riu kinez të lirohej dhe të kthehej në shtëpi në qershor, pas katër muajsh në robëri.
    Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua gjatë kthimit të saj në Kinë dhe tani po përballet me akuza për mashtrim, përcjell A2 CNN.
    Familja e viktimës, e cila thotë se 19-vjeçari ende vuan nga ankthet, shpreson që 17-vjeçarja të marrë dënimin maksimal për tradhtinë e saj.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!

    Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një video lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike.
    Bashkangjitur videos, Rama ka ndarë pamjet nga aksioni në një lokal në kryeqytet dhe me ironi shkruan se ‘një mur i madh ‘kinez’ ra sot.
    “Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama krahas një video ku shihet një moment nga aksioni i IKMT-së për çlirimin e hapësirave publike.
    Kujtojmë se prej muajsh qeveria ka ndërrmarë aksionin për lirimin e hapësirave publike, i quajtur ndryshe dhe projekti kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”.

  • “Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot”/ Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet e aksionit

    “Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot”/ Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet e aksionit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset.
    Siç shihet nga pamjet, është liruar një hapësirë e gjerë publike, ku ishte vendosur një ambient lokali.
    “Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”, shkruan Rama.

  • Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë një video të re lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për lirimin e hapësirave publike.
    “Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama krahas një video ku shihet një moment nga aksioni i IKMT-së për çlirimin e hapësirave publike.

    Sjellim ndërmend se portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash dhe denoncimesh nga qytetarët, të cilët kanë sinjalizuar autoritetet për hapësirat publike të zëna.
    Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike.
    Fushata synon funksionalizimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, duke mbrojtur interesin e përbashkët dhe duke garantuar respektin për ambientet e përbashkëta.

  • “Një tjetër mur i madh “kinez” ra sot”, Rama poston video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    “Një tjetër mur i madh “kinez” ra sot”, Rama poston video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka postuar nëj tjetër video ngna vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike.

    Në postimin e tij Rama shkruan se: “Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”.
    Postimi i Ramës:

    Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal🫣🖐️
    Kujtojmë që aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fund të muajit korrik, por që prej 1 gushtit të gjithë hapësirat që ende nuk janë liruar vullnetarisht nga po lirohen nga IKMT.

  • Rama poston pamjet: Sot ra një mur i madh ”kinez” për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Rama poston pamjet: Sot ra një mur i madh ”kinez” për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

    Një tjetër hapësirë publike është çliruar dhe kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan me ironi se një mur i madh kinez ra sot. ”Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit”, madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”,-shkruan Rama.
    Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

    Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
    Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.