Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se do t’i rrisë menjëherë tarifat ndaj mallrave kineze në 125 për qind, pasi Kina vendosi tarifa prej 84 për qind ndaj një sërë importesh nga Amerika.Ky vendim shënon përshkallëzim të ri në konfliktin tregtar mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj Tregjeve Botërore, po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Trump në rrjetet sociale.“Shpresojmë se së shpejti, Kina do ta kuptojë se ditët kur e mashtronin SHBA-në dhe vendet e tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme”, shtoi ai.
Sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessent, këmbënguli se kjo ka qenë strategjia e Trump që në fillim, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Pekini “është treguar para botës aktor i keq”.
Në një intervistë të mërkurën për Fox Business, Bessent e dënoi veprimin e Kinës, duke thënë se është për keqardhje qysh kinezët nuk duan të negociojnë, “sepse ata janë shkelësit më të mëdhenj të sistemit tregtar ndërkombëtar”.
Njoftimi i Kinës për vendosjen e tarifave prej 84 për qind ndaj importeve amerikane fillimisht shkaktoi tronditje në tregjet globale.
Por, tregjet u rritën ndjeshëm pasi Trumpi i pezulloi për 90 ditë tarifat më të mëdha “reciproke” ndaj pjesës më të madhe të botës, përballë frikës së një recesioni ekonomik.
Pekini vendosi tarifat prej 84 për qind ndaj mallrave amerikane, pasi SHBA-ja kishte vendosur paraprakisht tarifë 104 për qind për importet nga Kina.
Pekini e përshkroi këtë vendim si masë mbrojtëse përballë asaj që e quajti “agresion të vazhdueshëm tregtar” nga Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara importuan mallra nga Kina me vlerë 439 miliardë dollarë vitin e kaluar. Telefonat e mençur, laptopët, bateritë litiumjon, lojërat dhe lodrat ishin ndër artikujt më të vlefshëm.
Ndërsa eksportuan mallra në Kinë në vlerën e 144 miliardë dollarëve, prandaj deficiti i tyre tregtar arriti në 295 miliardë dollarë.
Tarifat e Kinës ndaj mallrave amerikane do të hyjnë në fuqi më 10 prill.
Tarifat do të vlejnë për produktet bujqësore amerikane, elektronikën dhe makineritë industriale – shtylla kyçe të ekonomisë eksportuese të SHBA-së.
“Nëse SHBA-ja këmbëngul në përshkallëzime të mëtejshme ekonomike dhe tregtare, Kina ka vullnet të fortë dhe mjete të bollshme për të marrë kundërmasa të nevojshme dhe për të luftuar deri në fund”, tha Ministria e Tregtisë së Kinës.
Wendong Zhang, profesor i ekonomisë së aplikuar dhe politikave në Universitetin Cornell, tha se Kina kufizoi varësinë nga mallrat amerikane, përfshirë produktet bujqësore, pas luftës tregtare me administratën Trump në vitet 2018-2019.
“Kësaj radhe, udhëheqësit kinezë kanë mbështetjen e një opinioni publik më të vendosur për t’i bërë ballë SHBA-së dhe për t’u orientuar më shumë drejt konsumit të brendshëm”, tha Zhang.
Ndërkohë, Trump njoftoi se do t’i pezullojë për 90 ditë tarifat e reja për më shumë se 75 vende të botës që, sipas tij, kanë bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me zyrtarët amerikanë.
Frika nga pasojat ekonomike të tarifave kishte shkaktuar kolaps të tregjeve të aksioneve në mbarë botën. Data 8 prill shënoi rënien më të madhe ditore që nga pandemia e Covid-19 në vitin 2020.
Indeksi S&P 500 i Wall Street humbi më shumë se 10 për qind të vlerës së tij në tri ditë tregtimi, dhe tregjet aziatike gjithashtu kanë pësuar rënie të theksuara.
Këto shitje vazhduan edhe pas njoftimit të Kinës më 9 prill, me indeksin FTSE 100 të Londrës dhe Dax-in e Frankfurtit që regjistruan humbje të mëdha.
Përshkallëzimi më i fundit SHBA-Kinë ndodhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e Bashkimit Evropian miratuan tarifa për mallra amerikane në vlerë të rreth 21 miliardë eurove, si përgjigje ndaj tarifave prej 25 për qind të vendosura nga Trump për çelikun dhe aluminin që eksporton BE-ja.
Më 9 prill, shumica e 27 shteteve anëtare të BE-së votuan në favor të tarifave të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 15 prill.
Tag: kinës
-

SHBA-ja i kundërpërgjigjet Kinës me tarifa prej 125 për qind
-

Çfarë po ndodh? Trump nuk e mban dot inatin, hakmerret sërish ndaj Kinës, i çon në 125% tarifat
Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë sërish “në shënjestër” Kinën. Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re tensioni.
Donald Trump njoftoi rritjen e menjëhershme të tarifave për importet kineze në shkallën jashtëzakonisht të lartë prej 125%.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump foli për “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”, duke denoncuar në mënyrë indirekte praktikat shfrytëzuese kundër Shteteve të Bashkuara. -

Tarifat amerikane/ Si ndikon lufta tregtare në marrëdhënien mes Kinës dhe Tajvanit?
Lufta tregtare përfshin edhe gjendjen e gjeopolitikës në rang global.
Bllokimi i vazhdueshëm tarifor mund të ndikojë në marrëdhënien e tensionuar mes Kinës dhe Tajvanit.
Sky News shkruan se kinezët po marrin një mundësi të madhe për të zgjidhur atë që ata e shohin si ‘çështja e Tajvanit’. Shkak është bërë lufta tregtare e ‘shpallur’ nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Mesazhi i tyre për Tajvanin është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i zhgënjejë dhe se kjo është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje paqeje. Ata do të thonë ‘bëni një marrëveshje me ne tani sa mundeni, sepse pas disa vitesh ne thjesht do ta pushtojmë”, shkruan media britanike, duke cituar analistin Michael Clarke.Top Channel
-

Pas tarifave hakmarrëse të Kinës, tregjet amerikane hapen me luhatje
Aksionet amerikane ranë sërish në kambanën e hapjes në Wall Street të mërkurën pasi lufta tregtare midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kinës përshkallëzoi ditën e djeshme.
Indeksi i aksioneve S&P 500 i Wall Street ra me 0.08%, ose 4.21 pikë, ndërsa mesatarja industriale Dow Jones ra me 0.42%, ose 159.61 pikë. Indeksi Nasdaq Composite i teknologjisë së rëndë u rrit me 0.32%, ose 49.46 pikë.
Lëvizjet në rënie në stoqet amerikane erdhën pasi Kina u kundërpërgjigj me një tarifë shtesë prej 50% në krye të taksave ekzistuese prej 34 % ndaj importeve amerikane. Trump vendosi një tarifë totale prej 104% për importet kineze.
Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën e gjelbër kundrejt gjashtë monedhave të krahasueshme, ra me 0.78%.
Në tregtimin e pasdites në Evropë, FTSE 100 ra me 2.61%, ndërsa indeksi pan-evropian Stoxx 600 ra me 3.23%.Top Channel
-

Kina vendos 50% tarifa shtesë për importet amerikane
Më 8 prill 2025, qeveria amerikane njoftoi rritjen e “tarifave reciproke” për mallrat kineze të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, nga 34% në 84%. Veprimi i ShBA-së për të përshkallëzuar tarifat ndaj Kinës, është një gabim shumë i madh që kërcenon seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe minon seriozisht sistemin tregtar shumëpalësh.
Në përputhje me Ligjin e Tarifave të Republikës Popullore të Kinës, Ligjin Doganor të Republikës Popullore të Kinës, Ligjin e Tregtisë së Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, ligjeve dhe rregulloreve të tjera, parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, si edhe me miratimin e Këshillit të Shtetit të Kinës, masat tarifore shtesë për mallrat e importuara me origjinë nga Shtetet e Bashkuara do të ndryshohen nga ora 12:01 të 10 prillit të vitit 2025.
1. Shkalla e tarifës shtesë e përcaktuar në “Njoftimin e Komisionit të Tarifave të Këshillit Shtetëror për vendosjen e tarifave shtesë për mallrat e importuara me origjinë nga Shtetet e Bashkuara” (Njoftimi i Komisionit Tatimor Nr. 4 i vitit 2025) do të rregullohet nga 34% në 84%.
2. Çështjet e tjera do të zbatohen në përputhje me “Njoftimin nr.4 të Komitetit të Tatimeve të vitit 2025”. -

Kina u hakmor me tarifa 84%, reagon menjëherë Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas hakmarrjes së Kinës për të rritur në mënyrë drastike tarifat mbi importet amerikane, duke u bërë thirrje kompanive që të zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin amerikan.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zero tarifa, mos prit, bëje tani!”
Reagimi i Trump vjen pasi Ministria e Financave e Kinës njoftoi rritjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA, duke i çuar ato në 84%, nga 34% që ishte vendosur më herët. Ky vendim shihet si një kundërpërgjigje ndaj masave të administratës Trump, e cila ka vendosur një tarifë 104% ndaj produkteve kineze.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve kineze, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga mesdita e datës 10 prill, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. -

Çmime të ulëta, tarifa të larta: Si ndikon në tregun e Kosovës lufta tregtare SHBA-Kinë?
Telefona të mençur, kompjuterë, vegla pune, veshmbathje…
Këto janë vetëm disa nga produktet me origjinë nga Kina që zënë një vend të rëndësishëm në tregun e Kosovës.
Së fundi, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa në mallrat e importuara nga shumica e vendeve të botës. Mallrave nga Kina iu vendos një tarifë masive prej 104 për qind.
Përderisa profesori i ekonomisë, Mejdi Bektashi, thotë se kjo luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i detyrojë kompanitë kosovare që t’i zëvendësojnë produktet kineze me produkte të tjera, pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi, thotë se ai do të vazhdojë të importojë nga Kina, madje pret të ketë çmime më të ulëta.
Sa janë të rëndësishme mallrat nga Kina për tregun në Kosovë?
Megjithëse Kina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, kjo gjë nuk ka penguar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina është ndër importueset kryesore në tregun kosovar, duke u renditur në vendin e tretë për nga volumi i mallrave, pas Gjermanisë dhe Turqisë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga vlera e përgjithshme e importit prej 6.3 miliardë eurosh, sipas Doganës së Kosovës, mbi 748 milionë euro – ose mbi 12 për qind – kanë qenë produkte kineze.
Në anën tjetër, eksportet e Kosovës në Kinë kanë qenë të vogla, me vlerë prej 426 mijë eurosh, ose 0.1 për qind të vlerës së përgjithshme të eksportit, që është rreth një miliard euro.
Produktet e eksportuara përfshijnë xeherore, koncentrat kromi, makina për kositje e fustane.
Në mesin e kompanive importuese është edhe kompania Elkos Group, në kuadër të së cilës funksionon dhe zinxhiri i supermarketeve, ETC.
Ramiz Kelmendi, pronari i këtij zinxhiri tregtar, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania e tij për çdo vit blen produkte deri në 12 milionë euro nga Kina.
Sipas tij, arsyeja e bashkëpunimit është që shumë produkte prodhohen vetëm në Kinë dhe, për shkak të fuqisë së lirë punëtore atje, çmimi është më i favorshëm për tregun e Kosovës.
“Nëse do prodhoheshin në Evropë apo Amerikë, sigurisht që ato do ishin prioritetet tona. Por, nëse dikush nga Bashkimi Evropian importon nga Kina, i monton produktet dhe i eksporton si të vetat, ajo i bie që ne po paguajmë montimin. Kështu që më leverdi kemi t’i blejmë direkt në Kinë, dhe punëtorët tanë këtu e bëjnë montimin, në këtë mënyrë edhe hapim vende të reja të punës edhe i blejmë më lirë”, shprehet ai.
Si do ta ndikojnë tarifat e SHBA-së ndaj Kinës tregun në Kosovë?
Më 2 prill, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi tarifa prej 34 për qind ndaj mallrave kineze, si pjesë e një vendimi më të gjerë, ku vendosi tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë. Kosovës iu vendos tarifa bazë prej 10 për qind.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, Kina u kundërpërgjigj me tarifa të njëjta ndaj mallrave amerikane. Katër ditë më vonë, SHBA-ja njoftoi për tarifa shtesë ndaj Kinës, duke arritur në 104 për qind dhe duke i kërkuar Kinës që të tërheqë masat e saj. Më 9 prill – kur tarifat amerikane ndaj Kinës dhe vendeve të tjera nisën të zbatohen – Pekini njoftoi për rritjen e tarifës ndaj mallrave amerikane nga 34 në 84 për qind.
Këto zhvillime shënojnë një përshkallëzim të luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Kjo përplasje do të ketë pasoja jo vetëm për SHBA-në dhe Kinën, por edhe për gjithë tregun global, përfshirë dhe Kosovën, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.
Marrë parasysh se Kosova vazhdon të jetë e varur nga mallrat e importuara, thotë ai, vendi do ta ketë të vështirë të shmangë pasojat e këtyre tarifave.
Bektashi shprehet se tarifat e reja do të shkaktojnë një valë të re inflacioni, e cila do të ndikojë jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë.
“Nga zbatimi i tarifave, barra do të bjerë në fund të zinxhirit, te konsumatorët. Konsumatorët në të gjithë botën, përfshirë ata në Kosovë, do të blejnë produkte kineze deri në 40 për qind më shtrenjtë sesa paguajnë aktualisht”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Për t’i shmangur këto çmime, Bektashi thotë se kompanitë kosovare duhet të orientohen drejt tregjeve të tjera të Bashkimit Evropian.
“Në këtë kontekst, tregjet alternative do të gjenden më lehtë dhe do të ofrojnë produkte me cilësi më të lartë, por gjithashtu me çmime më të larta. Humbësi më i madh, nga këto tarifa do të jetë Kina, si dhe disa shtete aziatike me zhvillim të shpejtë ekonomik, si India dhe Vietnami”, thekson ai.
Ndërkohë, Ramiz Kelmendi nga Elkos Group, i cili më parë ka pasur edhe pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës, beson se kompania e tij do vazhdojë të importojë nga Kina edhe pas vendosjes së tarifave nga SHBA-ja.
Ai beson se tarifat e reja ndaj Kinës do të ndikojnë në uljen e çmimeve të produkteve.
“Pasi Kina eksporton shumë në tregun e SHBA-së, pas ndikimit të tarifës do të zvogëlohet sasia e produkteve për këtë treg dhe produktet do të orientohen në tregje të tjera. Kina nuk do ta ndalë prodhimin, por do të rritet konkurrenca dhe kjo do ta sjellë uljen e çmimeve për tregjet e tjera”, shprehet Kelmendi.
Për dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kina nuk ka realizuar investime kapitale në Kosovë. Bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet në nivelin e importit dhe eksportit të mallrave.
Marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Kinës
Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por respekton, siç thotë, integritetin territorial të Serbisë, e cila, me Kushtetutë, Kosovën e trajton ende si pjesë të territorit të saj.
Për këtë arsye, dy shtetet nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por Kina ka një zyrë ndërlidhëse në Kosovë, që funksionon nën Ambasadën kineze në Beograd.
Nëse qytetarët e Kosovës duan ta vizitojnë Kinën, ata duhet të pajisen me vizë, të cilën mund ta kërkojnë në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Viza shqyrtohet në Ambasadën e Kinës në Beograd.
Ngjashëm edhe qytetarët kinezë, përveç atyre me pasaporta diplomatike, që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën duhet të kenë vizë dhe mund ta marrin atë në ambasadat e Kosovës në Shqipëri ose Turqi./ REL -

Përshkallëzohet lufta tregtare, Kina vendos tarifë 84% mbi mallrat amerikane
Kina ka njoftuar se do të rrisë tarifat mbi mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara nga 34% në 84%, duke filluar nga e enjtja. Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj rritjes së fundit të tarifave nga SHBA mbi produktet kineze, në mes të tensioneve në rritje për politikat tregtare mes dy vendeve.Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Financave e Kinës bëri të ditur se tarifa e re do të hyjë në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit më 10 prill, sipas orës lokale të Kinës (ora 19:01 e mbrëmjes së të mërkurës sipas orës së Evropës Qendrore – CET).“Më 8 prill 2025, qeveria amerikane njoftoi se do të rrisë tarifën ‘reciproke’ mbi mallrat kineze të eksportuara drejt SHBA-së nga 34% në 84%. Praktika e SHBA-së për të përshkallëzuar tarifat ndaj Kinës është një gabim mbi një gabim, që cënon rëndë të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe dëmton seriozisht sistemin shumëpalësh të tregtisë së lirë, të bazuar në rregulla.”Kjo përshkallëzim i ri i luftës tregtare rrezikon të shkaktojë pasoja të thella në tregtinë ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.Si rezultat i vendimeve të fundit tregtare, tarifat mbi mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara do të rriten nga 34% në 84%, bëri të ditur sot qeveria kineze. Kjo masë vjen menjëherë pas vendimit të administratës së Presidentit Donald Trump për të vendosur një tarifë prej 104% mbi eksportet kineze drejt SHBA-së.Në një deklaratë të gjatë politike të publikuar më herët, Pekini ritheksoi se është i vendosur të “luftojë deri në fund” kundër tarifave amerikane, duke mbrojtur pozicionin se tregtia mes dy vendeve është e balancuar dhe se tarifat e reja përbëjnë një veprim të njëanshëm e të dëmshëm për sistemin tregtar global.A do të negociojë Kina me Shtëpinë e Bardhë?Përballë pyetjeve nëse është e gatshme të negociojë me administratën amerikane – siç kanë bërë tashmë disa vende të tjera – qeveria kineze ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë. Në vend të kësaj, autoritetet në Pekin kanë zgjedhur të përforcojnë retorikën e vendosmërisë, duke e konsideruar veprimin amerikan si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe të interesave legjitime të Kinës.Përshkallëzimi i ri i konfliktit tarifor pritet të ndikojë ndjeshëm tregjet ndërkombëtare dhe të thellojë pasigurinë ekonomike në një klimë tashmë të brishtë globale.Në një deklaratë të fortë të publikuar bashkë me një dokument politik zyrtar (white paper), Ministria e Tregtisë së Kinës shkruan:“Nëse SHBA këmbëngul në përshkallëzimin e mëtejshëm të kufizimeve ekonomike dhe tregtare, Kina ka vullnet të palëkundur dhe mjete të shumta për të ndërmarrë kundërmasa të nevojshme dhe për të luftuar deri në fund.”Të premten e kaluar, Kina njoftoi një tarifë prej 34% mbi të gjitha mallrat e importuara nga SHBA, vendosi kontrolle të reja mbi eksportet e mineraleve të rralla dhe ndërmori një sërë masash të tjera në përgjigje të tarifave të reja të Presidentit Donald Trump, të cilat ai i quajti “Tarifat e Ditës së Çlirimit”.Në kundërpërgjigje, Trump vendosi një tarifë shtesë prej 50% mbi mallrat kineze dhe deklaroi se negociatat me Pekinin janë “tërësisht të ndërprera”.Deri tani, Kina nuk ka shfaqur gatishmëri për të hyrë në bisedime.“Nëse SHBA dëshiron vërtet të zgjidhë çështjet përmes dialogut dhe negociatave, duhet të adoptojë një qasje të barabartë, me respekt dhe përfitim të ndërsjellë,” deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, të mërkurën.Dokumenti politik i publikuar nga Pekini akuzon SHBA-në se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna në marrëveshjen tregtare të fazës së parë, e nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trump.Ky përshkallëzim i luftës tregtare ndërlikon më tej marrëdhëniet midis dy superfuqive dhe rrit shqetësimet për ndikimet në ekonominë globale.Në një dokument të publikuar së fundmi, autoritetet kineze akuzojnë Shtetet e Bashkuara për shkelje të marrëveshjeve të mëparshme, duke theksuar si shembull një ligj të ri amerikan që parashikon ndalimin e TikTok nëse aplikacioni nuk shitet nga kompania mëmë kineze, ByteDance.Sipas Kinës, ky veprim bie ndesh me angazhimin që asnjëra palë të mos “ushtrojë presion për transferimin e teknologjisë tek individët e vet”.Përplasja për TikTok vazhdonPresidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër për të lejuar funksionimin e TikTok për 75 ditë të tjera, pas pezullimit të një marrëveshjeje për shitjen e aplikacionit tek pronarë amerikanë. Përfaqësues të ByteDance kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për të sqaruar se Kina nuk do të japë më miratime për marrëveshjen, përpara se të nisin bisedime për çështje më të gjera tregtare dhe tarifore.Dokumenti gjithashtu argumenton se, nëse merren parasysh tregtia e shërbimeve dhe veprimtaritë e degëve të kompanive amerikane në Kinë, shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë “afërsisht të balancuara”. Kina thekson se në vitin 2023 kishte një deficit në tregtinë e shërbimeve me SHBA-në prej 26.57 miliardë dollarësh (rreth 24.5 miliardë euro), kryesisht në sektorë si sigurimet, bankat dhe kontabiliteti./ EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump pret ‘telefonatë’ nga Kina, por këshilltarët thonë se marrëveshja është e pamundur para tarifave 104%
Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare, pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa të mëdha shtesë në përgjigje të masave hakmarrëse të Kinës.
Të martën, Ministria e Tregtisë e Kinës akuzoi SHBA-të për “shantazh” dhe tha se kërcënimet e presidentit amerikan për tarifa shtesë prej 50% nëse Pekini nuk e kthente tarifën e tij reciproke prej 34% ishin një “gabim mbi një gabim”.
“Populli kinez nuk provokon probleme, por ne nuk kemi frikë prej tyre”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, duke u betuar se do të “luftojnë deri në fund” kundër kërcënimeve të tarifave nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Ai u zotua se do të “ndërmarr me vendosmëri kundërmasa”, duke shtuar se “Kina do të luftojë deri në fund nëse pala amerikane është e vendosur të shkojë në rrugën e gabuar”.
Të martën tregjet aziatike u duk se u përmirësuan pak në tregjet e hershme, një ditë pas dite të turbullt në tregjet globale që bëri që investitori miliarder Bill Ackman, një nga mbështetësit e presidentit amerikan në garën e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë, të bënte thirrje për një moratorium.
Përgjigja e së martës nga Pekini është e fundit në një përkeqësim të përplasjes mes dy vendeve. Javën e kaluar Trump njoftoi një sërë tarifash që variojnë nga 10% në 50% ndaj partnerëve tregtarë amerikanë që do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë.
Ai vendosi një tarifë 34% për importet nga Kina – përveç një takse të mëparshme prej 20%. Më pas Pekini u hakmor me një tarifë reciproke prej 34% për të gjitha importet amerikane. Kjo bëri që Trump të hënën të kërcënojë një tarifë shtesë prej 50% për importet kineze nëse Pekini nuk e kthente të tyren.
“Nëse Kina nuk e tërheq rritjen e saj prej 34% mbi abuzimet e tyre tashmë afatgjata tregtare deri nesër, 8 Prill 2025, Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë mbi Kinën prej 50%, duke filluar nga 9 Prilli”, shkroi Trump në Truth Social.
“Përveç kësaj, të gjitha bisedimet me Kinën në lidhje me takimet e tyre të kërkuara me ne do të ndërpriten!”
Një editorial i ashpër në gazetën zyrtare shtetërore kineze Xinhua e akuzoi Trumpin për “zhvatje të zhveshur”.
“Plotësisht absurde është logjika themelore e Shteteve të Bashkuara: “Unë mund t’ju godas sipas dëshirës sime dhe ju nuk duhet të përgjigjeni. Në vend të kësaj, ju duhet të dorëzoheni pa kushte”, thuhet në deklaratë.
“Kjo nuk është diplomaci, është një detyrim i hapur i veshur si politikë”.
Në mediat sociale një fjalim i vitit 1987 nga presidenti i atëhershëm i SHBA Ronald Reagan i postuar nga ministria e jashtme e Kinës është shpërndarë gjerësisht.
Klipi, në të cilin Reagan kritikon përdorimin e tarifave si çuar në hakmarrje dhe në fund të fundit duke dëmtuar ekonominë amerikane, “ka një kuptim të ri në vitin 2025”, tha gazeta kineze The Paper.
Të martën, indeksi Nikkei i Japonisë u rrit 6%, duke u rikuperuar nga niveli më i ulët 18-mujor të hënën, pasi Trump dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba ranë dakord të hapnin bisedimet tregtare në një telefonatë vonë të hënën.
Çipat kineze blu u rritën me 0.7%, duke rikuperuar një pjesë të rrëshqitjes prej më shumë se 7% të hënën. Indeksi Hang Seng i Hong Kongut u hodh me 2% pasi pësoi ditën më të keqe që nga viti 1997.
Furnizimet e aksioneve amerikane u vunë gjithashtu më të larta pas një sesioni me rul slitë në të cilin preku nivelin më të ulët në më shumë se një vit.
Tarifat e “ditës së çlirimit” të Trump synonin dhjetëra vende dhe Kina nuk është e vetmja që përgjigjet.
Komisioni Evropian ka propozuar kundërtarifa prej 25% për një sërë mallrash amerikane, duke përfshirë sojën, arrat dhe salsiçet, ndërsa tha se ata ishin të gatshëm për të negociuar një marrëveshje “zero për zero” me Trump.
Komisioneri i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic tha në një konferencë shtypi: “Herët a vonë, ne do të ulemi në tryezën e negociatave me SHBA-të dhe do të gjejmë një kompromis të pranueshëm reciprokisht”.
Tajvani, i cili përballet me një tarifë reciproke prej 32% dhe pa rënien e tregut më të keq ndonjëherë të hënën, ka thënë se është gati të negociojë “në çdo kohë”, me presidentin Lai Ching-te që propozon një marrëveshje me tarifa zero, heqjen e barrierave tregtare dhe rritjen e investimeve në SHBA.
Tajvani ka thënë vazhdimisht se suficiti i tij i madh tregtar me SHBA-të është për shkak të kërkesës në rritje të SHBA-së për teknologji, duke qenë se kompanitë e tij janë furnizuesit kryesorë të kompanive si Apple dhe Nvidia. -

Trump vijon hakmarrjen, shton tarifat ndaj Kinës: Do të rriten me 104% të mërkurën
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump lajmëroi se do të vendosë një tarifë shtesë prej 84% në të gjitha importet kineze të mërkurën. Lajmin e bëri të ditur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Pra, me vendimin e fundit të administratës së Trump, mallrat nga Kina do t’i nënshtrohen një tarife prej të paktën 104%.
CNN raporton se Kina e priste të shihte një tjetër rritje të tarifave, si pjesë e paketës tarifore “reciproke” të Trump. Por presidenti vendosi që t’i rrisë ato sërish me 50%, pasi Pekini nuk hoqi dorë nga premtimi për të vendosur tarifa hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane deri mesditë e së martës.
“Vendet si Kina, të cilat kanë zgjedhur të hakmerren dhe të përpiqen të dyfishojnë keqtrajtimin e tyre ndaj punëtorëve amerikanë, po bëjnë një gabim. Presidenti Trump është i vendosur”, tha Leavitt.
“Nëse Kina dëshiron të arrijë një marrëveshje, po dështojnë, pasi nuk dinë si”.
Ajo nuk dha informacione se cilat kushte, nëse ka, do të konsideronte Trump për të ulur tarifat ndaj Kinës. Kina ishte burimi i dytë më i madh i importeve të Amerikës vitin e kaluar, duke dërguar një total prej 439 miliardë dollarësh mallra në SHBA, ndërsa SHBA eksportoi mallra me vlerë 144 miliardë dollarë në Kinë. Tarifat e ndërsjella kërcënojnë të dëmtojnë industritë vendase dhe janë gati të rezultojnë në pushime nga puna./ZËRI