Tag: kinemaja

  • Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

    Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

    Qendra e qytetit të Përrenjasit u kthye në një hapësirë komunitare kulturore, ku kinemaja e hapur verore bëri bashkë prindër e fëmijë.

    Aktiviteti u realizua nga “Cool Ambassadors”, në bashkëpunim me bashkinë Përrenjas dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

    Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.

    “Ky organizim synoi promovimin e jetës komunitare, ndërveprimin ndërmjet brezave dhe aksesin e fëmijëve në aktivitete kulturore në ambient të hapur”, u shpreh Muzhaqi./atsh/KultPlus.com

  • Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer

    Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer

    Regjisori i njohur Altin Basha ka ndarë emocionet dhe reflektimet e tij pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Basha tha se humbja e Anagnostit është e pazëvendësueshme për kulturën dhe artin shqiptar.
    “Kontributi i tij në historinë e kinemasë shqiptare është i paçmuar, i jashtëzakonshëm dhe humbja fizike e një personaliteti si Anagnosti është një humbje edhe për komunitetin e kulturës shqiptare. Për fat të mirë, brenda keqardhjes për humbjen fizike të tij, ne dhe brezat e ardhshëm kanë mundësinë që kinemanë e tij ta ndjekim dhe ta shijojmë dhe, nëpërmjet saj, të kuptojmë si është zhvilluar arti në kulturën shqiptare, por nga ana tjetër, me anë të asaj kinemaje të arrijmë të kuptojmë një copë nga historia e Shqipërisë”, u shpreh Basha.
    Ai theksoi se veprimtaria e Anagnostit ishte një pasqyrë e karakterit të tij, ku spikasnin skrupuloziteti, vëmendja ndaj detajeve dhe përkushtimi i rrallë artistik.
    “Në tërësi kinemaja e Anagnostit ngjan edhe me natyrën dhe me karakterin e tij që ishte një artist skrupuloz, i vëmendshëm, detajist, i shkëlqyer. Kinemaja është një art në të cilin regjisori duhet të bëjë hesapet dhe të ekuilibrojë një mur shumë të madh të shumë elementëve, siç janë kamerat, ndriçimi, interpretimi, skenari dhe shumë elementë të tjerë. Pra, në këtë kuptim, duke qenë një njeri skrupuloz, një artist i vërtetë, Anagnosti dinte të gjente masën e duhur në harmonizimin e të gjithë këtyre elementëve dhe në estetizimin e tyre”, u shpreh Basha.
    Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, ka lënë pas një trashëgimi të vyer filmash që mbeten gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe identitetin e vendit. Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një nga emrat e saj më të mëdhenj të artit, por kinemaja e tij do të mbetet përherë një dritare për të kuptuar artin dhe historinë e shqiptarëve.

  • Hapet “Kinemaja për fëmijë” në Prishtinë – një hapësirë e re kulturore për më të vegjlit

    Hapet “Kinemaja për fëmijë” në Prishtinë – një hapësirë e re kulturore për më të vegjlit

    Prishtina ka fituar një dimension të ri kulturor me hapjen e “Kinemasë për fëmijë”, një projekt i veçantë që i dedikohet posaçërisht gjeneratës më të re. Nga mbrëmë, fëmijët e kryeqytetit kanë mundësinë të shijojnë filma të përzgjedhur, të argëtohen dhe të mësojnë në një mjedis të krijuar enkas për ta.

    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kjo nismë synon jo vetëm të sjellë argëtim cilësor, por edhe të krijojë një hapësirë edukative, ku filmi të shërbejë si mjet për zhvillim krijues e kulturor. “Kinemaja për fëmijë” është menduar si vend takimi për fëmijët dhe familjet, ku më të vegjlit do të afrohen më shumë me artin e kinemasë, duke ndërtuar kujtime dhe përvoja të reja.Me hapjen e “Kinemasë për fëmijë”, Prishtina i bashkohet qyteteve që i kushtojnë rëndësi kulturës së hershme dhe edukimit përmes filmit, duke i dhënë një tjetër ngjyrë jetës kulturore të qytetit./KultPlus.com

  • “Open Cinema”, kinemaja shëtitëse në Maliq

    “Open Cinema”, kinemaja shëtitëse në Maliq

    Aktiviteti “Open Cinema” – Kinemaja shëtitëse në Shqipëri, u zhvillua në qytetin e Maliqit.

    Nata e parë në Maliq mblodhi rreth ekranit grup-mosha të ndryshme të cilat ndoqën plot interes shfaqjen e radhës të kinemasë shëtitëse.

    Të ftuar specialë në natën e parë ishin: regjisori i shquar Mevlan Shanaj, skenaristja dhe shkrimtarja Natasha Lako, si dhe këngëtarja Eranda Libohova.

    “Open Cinema” mbështetet financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ky aktivitet synon të promovojë, pa pagesë, për publikun e gjerë, vlerat më të mira të kinematografisë shqiptare dhe asaj botërore./atsh/KultPlus.com

  • Prezantohet monografia “Kinemaja para gjyqit”, studiuesit diskutojnë për çështjet e trajtuara në ASH

    Prezantohet monografia “Kinemaja para gjyqit”, studiuesit diskutojnë për çështjet e trajtuara në ASH

    Monografia “Kinemaja para gjyqit: nga kinokronikat e gjyqeve të popullit, te filmat e vigjilencës revolucionare të masave” është rezultat i një pune disa vjeçare. Ajo u prezantua një ditë më parë në pranin e studiuesve të ndryshëm në Akademinë e Shkencave. Veprimtaria u organizua nga Qendra e Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave. Drejtori i QSA-së, akad. asoc. Stefan Çapaliku, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi autoren për qasjen origjinale mbi kinokronikat e kinematografinë shqiptare. Autorja dr. Jonida Gashi nëpërmjet një dialogu me moderatoren e kësaj veprimtarie, dr. Anxhela Çikopanon, rrëfeu për punën e saj kërkimore disavjeçare për marrëdhëniet mes kinemasë, drejtësisë dhe avangardës në Shqipërisë socialiste.
    Interesi rreth kësaj teme iu zgjua kur ndeshi pamjet filmike të proceseve gjyqësore kundër armiqve të popullit, të cilat ishin zhvilluar në sallat e kinemave shqiptare, nën regjimin komunist. Ajo tha se kinoditarët dhe dokumentarët e bazuar në punimet e gjyqeve të popullit ishin shumë të paktë në numër dhe shumë shpejt zbuloi se ndikimi i tyre në kinemanë e realizmit socialist shqiptar kishte qenë më i madh nga sa mund të merrej me mend. Sipas ASH, më tej, dr. Gashi vuri në dukje se ky libër është rezultat i kërkimeve të një pune disavjeçare që u përfundua në Qendrën e Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave, në vitin 2024, dhe shprehu mirënjohjen mbështetjen institucionale në krijimin e kësaj monografie. Veprimtaria u mbyll me pyetje për autoren dhe diskutime për çështjet e trajtuara në monografinë “Kinemaja para gjyqit: nga kinokronikat e gjyqeve të popullit, te filmat e vigjilencës revolucionare të masave”.

  • Kinemaja shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

    Kinemaja shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

    Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia shqiptare. Regjistori i shquar Piro Milkani është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.
    Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të regjisorit Pirro Milkani është dhënë nga djali i tij Eno.
    Me anë të një postimi në Facebook Eno shkruan: “Iku babai, shoku dhe kolegu im”.

    I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit.
    Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ai ishte një njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Një mik i përjetshëm i Arkivit ku me adhurim thonim se Piro është si një libër i hapur për ndodhitë e historitë e Kinostudios.