Tag: kimike

  • Rusia, armë kimike në Ukrainë! 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!

    Rusia, armë kimike në Ukrainë! 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!

    Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, raportojnë se Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

    Njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë, i konfirmoi edhe vetë qeveria gjermane.
    Ekspertët pohojnë se në përqendrime të larta dhe në ambiente të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
    Zëdhënësi i ekzekutivit gjerman Stefan Kornelius, pohoi se përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike.
    Kjo situatë nuk e ka lënë indiferente as Holandën, me ministrin e mbrojtjes Ruben Brekelmans, që informoi Parlamentin në Hagë për faktin se përdorimi i armëve të tilla nga forcat e Moskës po bëhet tashmë në shkallë të gjerë dhe në mënyrë sistematike.
    “Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina” – tha ai.
    Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për “pjesën tjetër të Evropës dhe për botën”, tha Brekelmans.
    Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Kievit të paktën tri vdekje mund t’u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike.

    Top Channel

  • Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

    Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

    FOTO ILUSTRUESE

    BERLIN- Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
    Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.
    Rrezik edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botën
    Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, informoi Parlamentin në Hagë rreth informacioneve të shërbimeve sekrete, se Rusia përdor armë kimike në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.
    “Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina,”- tha ai. Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për “pjesën tjetër të Evropës dhe për botën”, tha Brekelmans.
    Edhe Britania e Madhe dhe SHBA e akuzuan vitin e kaluar Rusinë për përdorimin e armës kimike kloropikrinë kundër ushtarëve ukrainas.
    Rusia investon shumë në programin e saj të armëve kimike
    Sipas vëzhgimeve të BND, MIVD dhe AIVD, udhëheqja ruse dhe forcat e saj të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike e mbështesin dhe e nxisin në mënyrë aktive përdorimin e armëve kimike të ndaluara. Ka shumë të ngjarë që kjo të vazhdojë të përbëjë një kërcënim.
    Përveç kësaj Rusia po investon shumë në programin e saj të armëve kimike. Hulumtimet në këtë fushë po zgjerohen dhe po rekrutohen shkencëtarë të rinj. Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Ukrainës të paktën tri vdekje mund t’u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike./DW

  • “Rrezik edhe për Europën”/ Shërbimet sekrete: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

    “Rrezik edhe për Europën”/ Shërbimet sekrete: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

    Sipas shërbimeve sekrete gjermane dhe holandeze Rusia e ka shtuar përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Kjo tregon se lufta po zhvillohet me një brutalitet dhe intensitet gjithnjë e më të madh.

    Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
    Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike,  tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.
    Rrezik edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botën
    Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, informoi Parlamentin në Hagë rreth informacioneve të shërbimeve sekrete, se Rusia përdor armë kimike në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.
    “Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina” – tha ai. Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për “pjesën tjetër të Evropës dhe për botën”, tha Brekelmans.
    Edhe Britania e Madhe dhe SHBA e akuzuan vitin e kaluar Rusinë për përdorimin e armës kimike kloropikrinë kundër ushtarëve ukrainas.
    Rusia investon shumë në programin e saj të armëve kimike
    Sipas vëzhgimeve të BND, MIVD dhe AIVD, udhëheqja ruse dhe forcat e saj të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike e mbështesin dhe e nxisin në mënyrë aktive përdorimin e armëve kimike të ndaluara. Ka shumë të ngjarë që kjo të vazhdojë të përbëjë një kërcënim.
    Përveç kësaj Rusia po investon shumë në programin e saj të armëve kimike. Hulumtimet në këtë fushë po zgjerohen dhe po rekrutohen shkencëtarë të rinj.
    Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Ukrainës të paktën tri vdekje mund t’u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike./DW

    Top Channel

  • Shërbimet sekrete: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

    Shërbimet sekrete: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

    Sipas shërbimeve sekrete gjermane dhe holandeze Rusia e ka shtuar përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Kjo tregon se lufta po zhvillohet me një brutalitet dhe intensitet gjithnjë e më të madh.
    Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

    Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.
    Rrezik edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botën
    Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, informoi Parlamentin në Hagë rreth informacioneve të shërbimeve sekrete, se Rusia përdor armë kimike në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.
    “Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina” – tha ai. Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për “pjesën tjetër të Evropës dhe për botën”, tha Brekelmans.
    Edhe Britania e Madhe dhe SHBA e akuzuan vitin e kaluar Rusinë për përdorimin e armës kimike kloropikrinë kundër ushtarëve ukrainas.
    Rusia investon shumë në programin e saj të armëve kimike
    Sipas vëzhgimeve të BND, MIVD dhe AIVD, udhëheqja ruse dhe forcat e saj të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike e mbështesin dhe e nxisin në mënyrë aktive përdorimin e armëve kimike të ndaluara. Ka shumë të ngjarë që kjo të vazhdojë të përbëjë një kërcënim.
    Përveç kësaj Rusia po investon shumë në programin e saj të armëve kimike. Hulumtimet në këtë fushë po zgjerohen dhe po rekrutohen shkencëtarë të rinj.
    Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Ukrainës të paktën tri vdekje mund t’u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike./DW

  • Shpërthim në një fabrikë kimike në Indi, të paktën 36 viktima dhe shumë të tjerë ende në rrënoja

    Shpërthim në një fabrikë kimike në Indi, të paktën 36 viktima dhe shumë të tjerë ende në rrënoja

    Një shpërthim pa shkak të panjohur që shkatërroi një fabrikë kimike në shtetin jugor indian të Telanganës, i ka marrë jetën të paktën 36 personave, tha kreu i autoriteteve lokale.

    “Vijojnë operacionet e kërkimit”, u tha gazetarëve Kryeministri vendas Revanth Reddy, duke konfirmuar se trupat e 36 personave ishin nxjerrë nga rrënojat.
    “Kemi frikë se më shumë njerëz mund të jenë ende nën rrënoja”, shtoi Reddy pasi inspektoi fabrikën në zonën Sangareddy.

    India:A massive explosion and fire at Sigachi Industries’ chemical factory in Pashamylaram, Sangareddy district, Telangana, India, occurred yesterday.
    The blast, suspected to be caused by a reactor explosion or chemical reaction, killed at least 36 people, with some reports… pic.twitter.com/ZjOgZLwGT7
    — Global Report (@Globalrepport) July 1, 2025

    Ai tha se gjithsej 143 persona ishin brenda fabrikës Sigachi Industries në kohën e shpërthimit. Kompania tha se vendi, i cili prodhon një substancë të përdorur në ilaçe dhe vitamina, pësoi dëme të konsiderueshme dhe se operacionet atje ishin pezulluar për të paktën 90 ditë.
    Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
    Aksidentet industriale janë të zakonshme në Indi, pasi shumë kompani nuk i përmbahen standardeve të sigurisë në fuqi.

    Top Channel

  • Shpërthim në një fabrikë kimike në Telangana, Indi, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Shpërthim në një fabrikë kimike në Telangana, Indi, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Një fabrikë kimike në Telangana të Indisë u përball me një shpërthim dhe zjarr vdekjeprurës, duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe disa të plagosur, raporton The Daily Guardian.

    Incidenti ndodhi në Industrinë Kimike Sigachi në Pashamylaram, pasi një reaktor shpërtheu brenda objektit. Autoritetet nisën shpejt operacionet e shpëtimit pasi shumë punëtorë dyshohej se ishin të bllokuar.

    Një shpërthim i fuqishëm në reaktorin shkaktoi papritur një zjarr në fabrikën kimike të Telanganës, duke vrarë 10 punëtorë, sipas PTI-së. Për më tepër, zyrtarët e zjarrfikësve konfirmuan se 15 deri në 20 persona pësuan lëndime nga shpërthimi intensiv dhe flakët që pasuan. Situata u bë shpejt kritike pas shpërthimit, me tym të zi të dendur që mbulonte të gjithë zonën dhe panik që përhapej me shpejtësi midis punëtorëve dhe banorëve aty pranë.

    Zjarri shpërtheu në Industrinë Kimike Sigachi, e cila ndodhet në zonën industriale Pashamylaram. Menjëherë, zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe filluan procedurat e emergjencës pa vonesë. Në përgjigje të rrezikut në rritje, zyrtarët dërguan njëmbëdhjetë automjete zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll. Megjithatë, u deshën disa orë për ta vënë plotësisht nën kontroll zjarrin, i cili u përhap me shpejtësi për shkak të kimikateve shumë të ndezshme të ruajtura brenda uzinës.

    Autoritetet nisën shpejt një kërkim në shkallë të gjerë në fabrikën kimike të Telanganës për të gjetur punëtorë që dyshohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Ndërkohë, media lokale raportoi se ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë të mbijetuarit, pavarësisht kushteve të rrezikshme.

    “Ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë vendosur gjithashtu në vendngjarje për të gjetur punëtorët e bllokuar”, konfirmoi një zyrtar gjatë operacionit në vazhdim. Në të njëjtën kohë, hetuesit po shqyrtojnë shkakun e saktë të shpërthimit. Zyrtarët aktualisht besojnë se një mosfunksionim i reaktorit shkaktoi zjarrin vdekjeprurës.

    Megjithatë, qeveria e shtetit nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me kompensimin ose inspektimet e planifikuara të sigurisë. Si rezultat, e gjithë zona industriale mbetet në gatishmëri të lartë, me disa fabrika aty pranë që kanë ndaluar operacionet si një masë e nevojshme sigurie.

  • Stabilizim Asociimit/ Flet deputeti Korreshi: Subvencionet, vetëm për oligarkë me…

    Stabilizim Asociimit/ Flet deputeti Korreshi: Subvencionet, vetëm për oligarkë me…

    Duke nisur që nga plehrat kimike, çmimi i të cilave ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe deri te cilësia e tyre, për të vijuar më tej me kanalet që sipas deputetit janë si në mesjetë të bllokuara dhe fermerët hasin vështirësi.
    Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri ka prekur disa nga problematikat që prekin sektorin e Bujqësisë në Shqipëri.
    Më tej ai është shprehur se subvcencionet në këtë sektor janë vetëm për oligarkët me teserën e Partisë Socialiste.
    Saimir Korreshi:
    “Do flas për një nga pikat, ndoshta më ndjeshmet për shqiptarët, për skemat preferenciale që janë bërë, të oligarkëve që kanë dalë edhe pronarë serrash, padi edhe kërkesat të cilat kërkohen për të marrë këto subvencione janë për fermerët shqiptarë, të cilët janë kryesisht në regjim familjar, ose të vegjël. Është e pamundur, nuk ka shumë fermerë që kanë një hektar apo që plotësojnë kushtet që kërkohen. E njëjta gjë ndodh edhe me blegtorinë. Vetëm në Shqipëri ndodh që gjithë fshati, edhe pse mund të ketë pasur gjithmonë kafshë shtëpiake, tashmë blen qumështin në qytet. Dikur ndodhte e kundërta. Ndoshta Europa duhet të marrë pak vizion edhe nga Shqipëria në këtë pikë.
    Duhet të kujtojmë që këtu në Shqipëri plehrat kimike janë një nga pikat më ndjeshme që fermerët shqiptarë përballen në doganë. Kjo nuk është për fajin e tyre, por është për fajin e plehrave kimike të cilat hyjnë në Shqipëri dhe janë të pakontrolluara. Për më tepër, çmimi i tyre në këto momente është jashtëzakonisht i lartë, i papërballueshëm, dhe kjo rrit koston për çdo fermer shqiptar.
    Së dyti, përmbajtja e elementëve kimikë që ka çdo ambalazh i plehrave kimike nuk përputhet me atë që kërkon çdo fermer. Kështu që, nëse keni ndërmend të hapni një grup kapitulli, duhet të keni shikoni që një nga çështjet kryesore është bujqësia. E thashë edhe njëherë sepse keni harruar. Ndoshta është një vagon që keni shkëputur nga treni dhe keni harruar në stacion, nuk e keni marrë me vete. Por duhet gjithashtu, ne jeni akoma në atë kategori kur kemi kanale të papastruara apo të zëna dhe i mungojnë ndërhyrjet që qeveria duhet të bëjë, është akoma si në mesjetë.
    Në fshat, për të mbushur tre kanale, duhen katër pompa që të mund të japësh pak ujë bimëve. Kjo është më skandalozja. Edhe më skandaloze akoma është tregu. Edhe pas gjithë këtyre peripecive arrijnë të prodhojnë: kanë katër-pesë ditë që edhe çmimi i shalqirit, të cilët prisnin të shkretët mos merrnin prapë paratë e tyre mbrapsht. Kanë katër ditë që po e hedhin dhe nuk e nxjerrin dot në treg, sepse kostoja ka shkuar më lart nga ç’kanë shpenzuar për ta prodhuar.
    Kështu që pjesa tjetër e mjedisit, dua të them që është një nga çështjet më sensitive që ka qyteti dhe gjithë Shqipëria janë plehrat, vendet e grumbullimit të plehrave që vazhdojnë digjen. Është rasti i Vlorës, rasti i Lushnjës – janë male me plehra dhe janë në mes të qytetit. Por të gjitha këto fabrikat e peletit, që po qelbin në mënyrë absolute, të cilat punojnë ndoshta edhe pa licencë një pjesë e tyre, por që qelbin gjithë qytetin me erën që kundërmojnë ato.
    Theksoj edhe një herë: Europa është afër, por ju e keni harruar stacionin e bujqësisë. Njerëzit i keni lënë në mjerim, në të gjitha situatat që ata kanë tashmë, si me pronën, si me investimet, si me marrjen e granteve, po të shikojmë se sa fermerë, nga ata që kanë nipt, apo me atë ç’ka ndodh me naftën. E kam kallëzuar në 2021, kur ditën e shtunë jepej naftë për anëtarët e PS, fermerët që ishin regjistruar në Partinë Socialiste – kallëzimet kanë mbetur ende në prokurori, ende pa u hekurosur dhe pa marrë një vendim. Kanë kaluar 4 vite. E njëjta gjë ndodh edhe tani, është një selektivitet, pavarësisht se kush bën kërkesën merr vetëm nga ai që ka teserën e PS-së”.
     

  • Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

    Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

    Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbështetet ekskluzivisht në aviacion për të detyruar Teheranin të tërhiqet.

    I vetmi precedent është ofensiva e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqej nga Kosova në vitin 1999: Aleancës i nevojiten 78 ditë bombardimesh, ndonëse kishte trefishin e avionëve dhe baza shumë më afër. Izraeli, ndërkohë, ndodhet mbi 1500 kilometra larg Republikës Islamike, një vend shumë më i madh dhe më i armatosur se Serbia.

    Lodhja e avionëve dhe ekuipazheve në një operacion të tillë është e jashtëzakonshme, çdo mision zgjat mesatarisht pesë orë dhe kërkon disa furnizime në ajër, çka ndikon drejtpërdrejt në operacionin “Lion Rising”, i cili nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm për shumë kohë. Ky kufizim mund të kapërcehet vetëm me ndërhyrjen amerikane, qoftë përmes mbështetjes logjistike me cisterna dhe radarë ajrorë, qoftë me pjesëmarrje direkte në sulme, një skenar që, sipas burimeve si Axios, është bërë tashmë i mundshëm.

    Këto të dhëna mund të jenë një mënyrë për të ushtruar presion mbi hierarkinë e teokracisë shiite, ashtu siç bënë dje në mënyrë shumë më të dhunshme avionët F-35 izraelitë, të cilët shkrumbuan tre rafineritë më të rëndësishme të naftës, duke konkretizuar kërcënimin për të shkatërruar burimin e vetëm ekonomik të Iranit.

    Po këtë mesazh e përcollën edhe me shkatërrimin e banesave të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe me përpjekjet për të çuar përpara “dekapitimin” e regjimit, që nisi në agimin e dy ditëve më parë me eliminimin e trembëdhjetë figurave kyçe: një ndjekje në rritje, por gjithnjë e më e vështirë.

    A do të mjaftojnë këto iniciativa për t’i dhënë goditjen përfundimtare ajatollahëve? Për momentin duket se jo. Gjatë 36 orëve të para, forcat izraelite (IDF) bombarduan 400 objektiva në 150 pika të ndryshme të vendit dhe dhjetëra të tjera janë goditur pas perëndimit të diellit dje: arsenale, baza dhe infrastrukturë të forcave të armatosura, Gardës së Revolucionit dhe programit bërthamor, të gjitha janë kthyer në hi.

    Është një plagë e madhe për sistemin e pushtetit të ajatollahëve, por deri më tani nuk ka ndaluar kundërpërgjigjen ndaj Tel Avivit, e cila është zhvilluar me rreth 250 raketa balistike. Irani me siguri ka edhe më shumë, por ka vështirësi për t’i koordinuar lëshimet: oficerët e Pasdaran të ngarkuar me këtë përgjegjësi janë vrarë gjatë shkatërrimit të një qendre nëntokësore dhe dronët izraelitë patrullojnë pa pushim rrugët për të lokalizuar kamionët që transportojnë raketat.

    Për këtë arsye, iranianët kanë arritur të lëshojnë maksimumi 100 raketa për çdo valë sulmi, pak, sepse sa më i madh numri i raketave, aq më i madh shansi për të depërtuar në kupolën mbrojtëse të shtetit hebre.

    Faza e ardhshme e konfliktit do të karakterizohet nga përpjekjet për të neutralizuar këto raketa përpara se bateritë e pakta Arrow 3, të vetmet që mund t’i rrëzojnë që në distancë të largët nga qytetet izraelite, të shterojnë municionin. Amerikanët po zhvendosin anije të tjera të pajisura me armë që mund të ndërpresin raketat, për të përforcuar mburojën mbi Tel Avivin.

    Askush nuk e di me saktësi se sa raketa të tjera do të arrijnë të lëshojnë iranianët; por dihet me siguri që ata disponojnë edhe koka lufte kimike: përdorimi i tyre deri tani ka qenë i përjashtuar, por sot ajatollahët luftojnë për mbijetesën e regjimit dhe mund të reagojnë në mënyrë shkatërrimtare, përndryshe rrezikojnë të humbasin çdo kredibilitet të brendshëm dhe të hapin rrugën për një kryengritje popullore.

    Gardianët e Revolucionit kanë ende karta të tjera për të luajtur. Deri tani kanë përdorur shumë pak dronë dhe asnjë raketë cruise: armë më pak të sakta, por vdekjeprurëse, të cilat i kanë shpërndarë edhe tek milicitë shiite irakiane. Autoritetet në Bagdad po përpiqen me çdo kusht të frenojnë përfshirjen e këtyre grupeve në konflikt, por për Teheranin është e rëndësishme të hapë një front të ri, që do ta detyronte Izraelin të largojë avionët nga territori i vet.

    Ajatollahët mund të lëvizin gjithashtu flotën e anijeve sulmuese dhe dronëve detarë për të bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit: një veprim që do të shkaktonte rritje të çmimit të naftës, por që mund të nxiste edhe ndërhyrjen amerikane dhe evropiane për mbrojtjen e trafikut tregtar. Një tjetër opsion është goditja e anijeve transportuese që furnizojnë Izraelin me mallra përmes porteve të Emirateve, rrugë e krijuar pas bllokimit të Detit të Kuq nga Houthit jemenas: nxënësit e Pasdaran që sot po japin mësim vetë mësuesve./La Repubblica

  • Talebanizmi i 11 majit dhe pandemia e analistëve si Ali Kimiku i Sadamit!

    Talebanizmi i 11 majit dhe pandemia e analistëve si Ali Kimiku i Sadamit!

    Nga Petrit Vasili/

    Askush nuk e ka harruar Ali Kimikun qesharak, Ministrin e Propagandës të Sadam Huseinit, që propagandonte fitoret, ndërsa marinsat amerikanë e rrembyen për zverku dhe drejtesia me pas e dënoi me vdekje.

    Një pandemi e vërtetë analistësh alla Ali Kimiku, ca të rinj e ca pleq, nga të cilët 99% të vetquajtur të tillë, ka pushtuar banaqet, intervistat dhe çdo cep e rrëzë të hapësirës televizive.

    Të gjithë njëri më qesharak se tjetri tjerrin e ç’tjerrin vetëm propagandë rilindase, teza idiote, analiza të pijanecëve të kafeneve të fshatit, konkluzione prej budallenjsh dhe fake arsyetime vetëm e vetëm për të legjitimuar qelbërsihanen e 11 majit.

    Këta anëtarë të një brigade mediatike çdo mëngjes, ashtu si dikur Ali Kimiku nga Sadani, marrin mesazhin e ditës nga Edi Rama, se çfarë do të broçkollisin nëpër banaqe si një kor bretkocash moçali.

    Të debilizuar gjer në shëmti, “kompetetentët” përtypin e ripertypin shifra, që janë thjesht produkte vjedhjes dhe mashtrimit të para, të filmuara e të dokumentuara, si kurrë më parë, të një batërdie, që vetëm një turmë talebanësh politikë mund ta prodhonin.

    Pjestarët e pandemisë tmerrohen po ti pyesësh se pse ligjet u dhunuan, instutucionet dhe nëpunësit e shtetit u lëshuan si hordhi për vota kur kanë detyrë tu shërbejnë shqiptarëve, pse u derdhën rrugëve rrugaçë e kriminelë, se pse fshihnin surreterit përpara kamerave kur dilnin si minj nga zyrat ilegale lloj e soj patronazhistësh, se pse mijra vota dalin tepër, se pse qindra milionë euro taksa i përdor qeveria për të blerë vota, se pse dhunohet Kodi Zgjedhor dhe pse dita e zgjedhjeve ishte një pushtim shtetëror i qendrave të votimit.

    Në çfarë vendi europian i kanë parë këta Ali Kimikë mediatikë rilindas keto zgjedhje, keto skena mizerabel dhe këtë shpartallim të çdo standarti minimalisht normal të zgjedhjeve.

    Kjo pandemi e këtyre personazhesh të çorbës së qelbur të rilindjes është shfrenimi i njerëzve të shplarë nga personaliteti, që urrejnë pa fund vendin e tyre.

    Këta Ali Kimikë, personazhe pa asnjë moral shesin moral banaqeve në emër të çorbës.

    Këta përsonazhe të debilizuar intelektualisht i bëjnë shërbim alibisë së krimit shtetëror dhe shkatërrimit të vendit e demokracisë duke u bërë totalisht pjesë e krimit dhe avokatë të tij.

    Këta Ali Kimikë personazhe pandemike mediatkë janë pasqyra e mjerimit më të madh të medias shqiptare, që po perjeton ditët më poshtëruese të saj, ditët e përdhosjes së misionit të saj, duke e bërë zëdhënëse e krimit elektoral dhe armike e qytetarëve.

    Përbuzini dhe neveritini Ali Kimikët rilindas, që nuk i duhen as dreqit përveçse Ramës dhe që gjallojnë prej supës së tij.

  • Shpërthen fabrika kimike në Kinë, 5 të vdekur dhe 19 të plagosur

    Shpërthen fabrika kimike në Kinë, 5 të vdekur dhe 19 të plagosur

    Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një fabrikë kimike në provincën Shandong të Kinës lindore.
    Në të njëjtën kohë, 6 punëtorë të tjerë mbeten të zhdukur. Shpërthimi ndodhi në ambientet e Gaomi Youdao Chemical Co dhe ishte aq i fuqishëm sa theu xhamat e një depoje më shumë se tre kilometra larg.
    Gaomi Youdao Chemical është e specializuar në prodhimin e pesticideve dhe kimikateve për përdorim mjekësor dhe, sipas të dhënave zyrtare, punojnë mbi 500 punëtorë.

    Forca të zjarrfikëseve nxituan në vendngjarje, me më shumë se 230 burra që morën pjesë në operacionin e shpëtimit, sipas CCTV. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të gjetur personat e zhdukur.