Tag: kimike

  • Serbi, investim japonez në industrinë kimike në Prahovo

    Serbi, investim japonez në industrinë kimike në Prahovo

    Në foto Marko Čadež, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë Interesi i kompanive japoneze për të investuar në Serbi dhe mundësitë gjithnjë e më të mëdha për firmat inovative serbe në tregun japonez po hapin perspektiva të reja për ekonominë e vendit dhe sinjalizojnë përshpejtimin e ardhjes së investimeve, kryesisht në fushat e e-mobilitetit, mikroelektronikës, teknologjive…

  • Ukraina godet një uzinë prodhimi kimikatesh ushtarake në Rusi

    Ukraina godet një uzinë prodhimi kimikatesh ushtarake në Rusi

    Dronët e inteligjencës ushtarake sulmuan uzinën kimike “Metafrax Chemicals”, një lojtar kyç në kompleksin ushtarako-industrial rus.
    Sipas informacionit të lëshuar nga shërbimet e inteligjencës dhe të raportuar nga Ukrainska Pravda, “Metafrax Chemicals” në Territorin Perm të Federatës Ruse është kyçe në industrinë kimike ruse dhe prodhuesi i dytë më i madh i kimikateve organike në Rusi.
    Sipas informacionit paraprak, sulmi me dron ukrainas dëmtoi pajisjet e prodhimit të uresë. Produktet e kompanisë janë përbërës kyç për prodhimin e eksplozivëve: urotropinë, metanol, pentirit dhe ure. Uzina ndodhet 1,600 km nga kufiri ukrainas.

  • Ukraina godet fabrikat kimike dhe një nga rafineritë më të mëdha të naftës ruse, dëme të mëdha për Putinin

    Ukraina godet fabrikat kimike dhe një nga rafineritë më të mëdha të naftës ruse, dëme të mëdha për Putinin

    Fabrikat kimike dhe rafineritë e naftës ruse të lidhura me mbrojtjen u goditën në një sulm ukrainas, duke i shkaktuar një goditje të madhe makinës së luftës së Vladimir Putinit.

    Sulmi i madh u nis ndaj Metafrax Chemicals në Gubakha, rajoni i Permit, dhe rafinerisë së naftës Novo-Ufimsky në Ufa, rreth 870 milje nga vija e frontit të luftës së tmerrshme. Një nga rafineritë më të mëdha të Putinit, Kirishi, në rajonin e Leningradit, shpërtheu në një flakë të madhe pas sulmeve të guximshme nga Kievi, i cili vazhdon presionin mbi Moskën dhe vendet që përdor për të nxitur pushtimin e paligjshëm të Ukrainës. Fabrika e madhe Kirishi ka kapacitetin të prodhojë 21 milion ton eksplozivë në vit.
    Forcat e Armatosura të Ukrainës konfirmuan se qëndronin pas sulmit dhe thanë se po punonin për të vlerësuar ndikimin e goditjes vendimtare.
    Fabrika Metafrax Chemicals u godit gjithashtu në një sulm të veçantë me dron, por guvernatori lokal Dmitry Makhonin tha se nuk pati viktima dhe pretendoi se vendi do të vazhdonte operacionet normale. Pavarësisht kësaj, një ligjvënës ukrainas, në Telegram, shkroi se dronët dëmtuan objektin, i cili sapo u hap në vitin 2023.
    Fabrika, në rajonin Gubakha, ndodhet në malet Urale ruse dhe rreth 1,900 milje nga Kievi. Këto sulme të reja kanë treguar aftësinë e ushtrisë ukrainase për të shkuar më tej në hapësirën ruse për të synuar asetet dhe vendet energjetike dhe kimike.
     

    Top Channel

  • Investigimi/ Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

    Investigimi/ Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

    Faqja online e Institutit të Kërkimeve Shkencore për Kimi të Aplikuar të Rusisë (NIIPH) ka shumë fotografi të fishekzjarrëve dhe njërës prej pajisjeve që e prodhon: fishekzjarrë në pako të zbukuruara me vizatime të një peme festive, një figurë të babagjyshit dhe fëmijë e krijesa të lezetshme.

    Mirëpo, ky institut i sanksionuar nga Perëndimi, që gjendet në një qytezë jashtë Moskës, ka lidhje të forta me prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit të ushtarëve me granata dhe armë tjera, të cilat i përdorin ata në luftën kundër Ukrainës.
    Raportimet e Skemave, njësitit hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tregojnë se si Rusia është duke prodhuar granata RG-Vo dhe po i sulmon me to ushtarët ukrainas – pavarësisht sanksioneve dhe konventave ndërkombëtare që e ndalojnë përdorimin e tyre në fushëbetejë.
    Hulumtimi i Skemave nxjerr në dritë më shumë hollësi për lidhjet në mes të kompanive kineze dhe përdorimit të këtyre armëve nga forcat ruse në zonat e civilëve, vepër e ndaluar.
    E furnizuar me përbërës kryesorë prej fabrikave ruse që nuk janë ndëshkuar me sanksione prej Perëndimit për luftën në Ukrainë, NIIPH është duke prodhuar RG-Vo, një lloj granate me gaz toksik, e cila sipas ekspertëve është përdorur shpesh nga forcat ruse, sidomos prej fundit të vitit 2023.
    Instituti importon materiale edhe prej jashtë, përfshirë fosforin e kuq prej kompanive kineze.
    Fosfori i kuq mund të shndërrohet në fosfor të bardhë, armë potencialisht vdekjeprurëse, të cilën forcat ruse janë akuzuar se e kanë përdorur vazhdimisht prej nisjes së luftës më 2022. Përdorimi i tij në zona të banueshme nuk guxon të përdoret.
    Skemat i kanë identifikuar edhe njësitet ruse që i kanë përdorur këto granata toksike, të cilat barten me dronë dhe e kanë mbishkrimin RG-Vo me shkronja cirilike – shkurtesë për mbishkrimin “granatë dore – substancë helmuese”.
    Ato mund të përmbajnë lëndë të gazit lotsjellës, që përdoren shpesh nga agjentët kundër trazirave, mirëpo përdorimi i tyre ndalohet “si mjet lufte” sipas Konventës së Armëve Kimike, të cilën e kanë nënshkruar edhe Rusia, edhe Ukraina.
    “Nuk mund të marrësh frymë”
    Por, kjo është pikërisht ajo që ka bërë Rusia gjatë luftës, sipas Kievit, përkrahësve ndërkombëtarë, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe ushtarëve ukrainas të plagosur, të cilët janë goditur me gaz për t’iu ekspozuar më vonë zjarrit përvëlues.
    “Ne kemi shkuar në pozicionet tona dhe gazi na është lëshuar pas 4-5 ditësh”, ka thënë ushtari Oleksandr Nyahu, njësiti i të cilit është goditur këtë verë duke mbrojtur fshatin Vodjane Druhe në rajonin e Donjeckut.
    “Djeg aq shumë. Sytë lotojnë, fytyra të digjet”, ka thënë Nyahu, njëri prej shumë ushtarëve që janë rehabilituar në spital në rajonin fqinj Dnjipropetrovsk pas sulmit.
    “Nuk mund të marrësh frymë, sapo nis të marrësh frymë fillon dhe kollitesh”, ka thënë ai për Skemat.
    “Kjo është praktika e tyre ditëve të sotme, dronët me armë kimike që janë të padukshme”, ka thënë ushtari tjetër, Ihor Kozarenko.
    “Qan dhe belbëzon, mund t’i kesh të gjitha simptomat. Por, duhet të qëllosh mbrapsht. Nuk ekziston mundësi tjetër”.
    “Ky është krim lufte – kryerja e operacioneve luftarake duke përdorur metoda barbare”, ka thënë Amil Omarov, kryeprokuror i rajonit të Harkivit në Ukrainë, teksa e ka përshkruar përdorimin e lëndëve kimike nga Rusia, për t’i larguar ushtarët ukrainas nga vija e frontit.
    Udhëzues toksik
    Në maj të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e kanë vërtetuar që Rusia “ka përdorur armën kimike kloropikrinë kundër forcave ukrainase” dhe që “i ka angazhuar agjentët për kontrollim trazirash si metodë për kryerje të luftës në Ukrainë” – të dyja shkelje të Konventës së Armëve Kimike.
    “Përdorimi i armëve kimike nuk është incident i izoluar dhe me siguri është nxitur nga dëshira e forcave ruse për t’i dislokuar forcat ukrainase prej pozicioneve të fortifikuara dhe për të bërë më shumë përparim në fushëbetejë”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.
    “Shkelja e vazhdueshme e obligimeve që rëndojnë ndaj Rusisë është pjesë e udhëzuesit të njëjtë me operacionin për helmim të Aleksei Navalnyt, dhe Sergei e Yulia Skripalit me agjentin nervor, Noviçok”.
    Helmimet gati vdekjeprurëse ndaj ish-agjentit të dyfishtë Skripal në Britani më 2018, dhe Navalnyt në Rusi më 2020, kanë rritur vëmendjen e qeverive të Perëndimit ndaj atij që e përshkruajnë si program i padeklaruar rus i armëve kimike.Rusia nuk e ka pranuar kurrë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Mirëpo, në fund të majit të vitit 2024, kanali shtetëror rus RT, e ka publikuar një raport në Telegram, në të cilin një bloger ushtarak përshkruan atë që duket se është granatë RG-Vo e përdorur nga forcat ruse në rajonin e Donjeckut, ku trupat ushtarake ruse i kanë larguar ushtarët ukrainas në dhjetor të vitit 2023.
    Po të njëjtin muaj është shënuar hera e parë që Ukraina ka regjistruar përdorimin e një lloji të ri granate RG-Vo nga rusët.
    Në fund të vitit 2023, një bloger rus pro luftës e ka prezantuar atë që ka sugjeruar të ketë qenë produkt i ri i industrisë ushtarake ruse: “Njoftohuni me RG-Vo. Granatë gazi shumë efektive”, ka shkruar ai.
    Shumë shpejt, fotografi të shumë granatave të reja kanë nisur të qarkullojnë në forume ruse online.
    Të paktën gjashtë ushtarë janë vrarë nga gazi prej granatave RG-Vo, sipas kryetarit Alla Asaulenko, zyrtar i shërbimeve mjekësore i forcave të armatosura ukrainase.
    Në gusht, Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka thënë se Kievi i ka regjistruar më shumë se 10.000 sulme kimike ruse prej nisjes së luftës më 2022.
    Në korrik, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se forcat ruse “janë duke përdorur secilën herë e më shumë armë kimike”.
    “Kjo tregon se Rusia dëshiron të shkaktojë sa më shumë dhimbje dhe vuajtje ndaj Ukrainës, prandaj edhe i marrin gjithë këta hapa”, ka thënë Kallas, duke iu referuar sanksioneve kundër njerëzve dhe organizatave që besohet se janë përfshirë në zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike.
    “Shënjestër e lehtë”
    Mirëpo, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët, nuk e kanë ndalur Institutin NIIPH që të prodhojë granata RG-Vo me ritëm të shpejtë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
    “E shohim se shkalla e prodhimit është e lartë, sepse granatat e gazit po përdoren në sasi që mund të përdoren nga pothuajse i gjithë fronti i luftës”, ka thënë koloneli Artem Vlasyuk, shef i Departamentit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Armët Kimike e Biologjike në komandën e ushtrisë ukrainase, në disa përgjigje për Skemat.
    I themeluar më 1945, NIIPH tani ndihmon në furnizimin e forcave ruse me armë për luftën më të madhe në Evropë prej atij viti.
    Duke qenë pjesë e Rostecut, konglomentit shtetëror të industrisë ushtarake, instituti gjendet rreth 70 kilometra në verilindje të Moskës.
    Në faqen online të institutit përmenden vetëm produkte civile sikurse fishekzjarrët dhe pajisjet për gjueti apo për ndonjë sport të ngjashëm. Mirëpo, më 2022, drejtori i atëhershëm, Nikolai Varyonykh, i ka thënë një televizioni lokal se prioritet i institutit janë “urdhrat shtetërore” dhe “krijimi i armëve më moderne për ushtrinë ruse”.
    Granatat RG-Vo janë përdorur për herë të parë nga forcat ruse në Ukrainë në dhjetor të vitit 2023 dhe mund të jenë më të dëmshme sesa versionet paraprake, sipas ekspertëve, pasi mund të kenë në përbërje gazra shumë të dëmshëm.
    “Një person që thith ndonjë dozë prej kësaj granate gazi çorientohet menjëherë, humb aftësinë për të vepruar dhe bëhet shënjetër e lehtë”, kanë thënë ekspertët ukrainas.
    Në listën e sanksioneve kundër NIIPH përfshihen edhe masat të vendosura nga Britania e Madhe në korrik për furnizimin e ushtrisë me granata RG-Vo. Megjithatë, Skemat kanë ardhur në përfundim se masat nuk e kanë goditur institutin shumë ashpër, sepse përbërësit për granata i siguron brenda Rusisë, nga të paktën dy kompani që nuk janë të sanksionuara nga Perëndimi – Centrali mekanik Saransk dhe Eurocheminvest.
    Centrali Saransk e pozicionon veten si prodhues i pajisjeve sikurse ato për biçikleta, pajisje shtëpiake dhe tjera për grill. Mirëpo, informacioni i siguruar nga Skemat prej bazës së të dhënave të taksave në Rusi, tregon se më 2024, NIIPH i ka blerë dy lloje të pajisjeve piroteknike prej tij, të cilat ndihmojnë në shpërthimin e granatave.
    Të dhënat kanë treguar se NIIPH ka siguruar nga Eurocheminvest disa përbërës kryesorë për prodhim të granatave.
    Pavarësisht kësaj, asnjëra prej kompanive nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.
    Lidhjet me Kinën
    Në listën e sanksioneve nuk janë as disa kompani kineze të cilat, sipas Skemave, e kanë furnizuar institutin NIIPH me fosfor të kuq. Kjo lëndë kimike përdoret për të prodhuar fosforin e bardhë – substancë që kur është në kontakt me oksigjenin arrin shkallën e djegies në 800 gradë Celsius.
    “Ai shkakton vdekje apo dëme të rënda që barten gjatë gjithë jetës”, ka shkruar organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch.
    Ukraina dhe të tjerët e kanë akuzuar Rusinë se e ka përdorur fosforin e bardhë si municion përgjatë luftës, përfshirë në operacionin e pasuksesshëm për të hyrë në Kiev, e deri te betejat në Bahmut, Mariupol dhe Donjeck.
    Sipas të dhënave të doganave ruse, NIIPH ka blerë fosfor të kuq në vlerë të 1 milion dollarëve në periudhën 2022-23, në sasi prej 100 tonëve.
    Të dhënat tregojnë se fosfori i kuq është blerë prej kompanisë Yunnan Phosphorus, e cila është në pronësi të kompanisë tjetër kineze, Dongguan Haofei. Asnjëra prej kompanive nuk kanë qenë të qasshme për koment.
    Sanksionet amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian ia kanë pamundësuar Rusisë furnizimin me pjesë të ndryshme për mbrojtje, prej nisjes së luftës. Prej vitit 2024, sanksionet perëndimore e kanë ndaluar edhe eksportin e fosforit të kuq në Rusi.
    Në fushëbetejë
    Përveç informacionit për prodhimin, Skemat kanë siguruar të dhëna edhe për përdorimin e granatave nga dy njësite ruse që luftojnë në Ukrainë – 114-ta dhe 136-a.
    “Ja ku janë granatat e gazit që i kemi gjuajtur”, ka thënë një bloger ushtarak rus në një video të publikuar nga faqja e televizionit RT në maj të vitit 2024.
    “Më vonë kanë ardhur trupat tanë si stuhi”.
    Në disa komunikime të pranverës dhe verës së këtij viti mes ushtarëve të Brigadës 136 në rajonin e Harkivit, të cilat i ka siguruar Shërbimi ukrainas i Sigurisë dhe u është ofruar qasje Skemave në to, vërtetohet se ushtarët kanë përmendur “gazin” dhe specifikisht granatat RG-Vo.
    “Materiali që kemi pranuar na ka mundësuar të kuptojmë që për gjashtë muaj, çdo ditë, ata kanë pranuar urdhra dhe i kanë përdoruar këto granata kimike”, ka thënë një hetues ukrainas në rajonin e Harkivit, në kushte anonime, duke iu referuar Brigadës ruse 136.
    Në korrik, agjencia e inteligjencës ushtarake në Ukrainë e ka publikuar atë që e ka quajtur fragment të një bisede të siguruar, në të cilën një komandant rus i paidentifikuar në Ukrainë, u tregon ushtarëve një plan për t’i vrarë ushtarët ukrainas që kanë qenë duke u strehuar në një bodrum.
    “Tani do ta lëshoj gazin në bodrum”, dëgjohet duke thënë komandanti.
    “Nëse nuk mund ta bëj këtë vetë, ata do ta kenë fundin me gaz, teksa kolliten dhe pështyjnë dhe nuk mund të shohin asgjë”./Krenare Cubolli/REL

    Top Channel

  • Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

    Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

    Faqja online e Institutit të Kërkimeve Shkencore për Kimi të Aplikuar të Rusisë (NIIPH) ka shumë fotografi të fishekzjarrëve dhe njërës prej pajisjeve që e prodhon: fishekzjarrë në pako të zbukuruara me vizatime të një peme festive, një figurë të babagjyshit dhe fëmijë e krijesa të lezetshme.
    Mirëpo, ky institut i sanksionuar nga Perëndimi, që gjendet në një qytezë jashtë Moskës, ka lidhje të forta me prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit të ushtarëve me granata dhe armë tjera, të cilat i përdorin ata në luftën kundër Ukrainës.
    Raportimet e Skemave, njësitit hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tregojnë se si Rusia është duke prodhuar granata RG-Vo dhe po i sulmon me to ushtarët ukrainas – pavarësisht sanksioneve dhe konventave ndërkombëtare që e ndalojnë përdorimin e tyre në fushëbetejë.
    Hulumtimi i Skemave nxjerr në dritë më shumë hollësi për lidhjet në mes të kompanive kineze dhe përdorimit të këtyre armëve nga forcat ruse në zonat e civilëve, vepër e ndaluar, përcjell A2.
    E furnizuar me përbërës kryesorë prej fabrikave ruse që nuk janë ndëshkuar me sanksione prej Perëndimit për luftën në Ukrainë, NIIPH është duke prodhuar RG-Vo, një lloj granate me gaz toksik, e cila sipas ekspertëve është përdorur shpesh nga forcat ruse, sidomos prej fundit të vitit 2023.
    Instituti importon materiale edhe prej jashtë, përfshirë fosforin e kuq prej kompanive kineze.
    Fosfori i kuq mund të shndërrohet në fosfor të bardhë, armë potencialisht vdekjeprurëse, të cilën forcat ruse janë akuzuar se e kanë përdorur vazhdimisht prej nisjes së luftës më 2022. Përdorimi i tij në zona të banueshme nuk guxon të përdoret.
    Skemat i kanë identifikuar edhe njësitet ruse që i kanë përdorur këto granata toksike, të cilat barten me dronë dhe e kanë mbishkrimin RG-Vo me shkronja cirilike – shkurtesë për mbishkrimin “granatë dore – substancë helmuese”.
    Ato mund të përmbajnë lëndë të gazit lotsjellës, që përdoren shpesh nga agjentët kundër trazirave, mirëpo përdorimi i tyre ndalohet “si mjet lufte” sipas Konventës së Armëve Kimike, të cilën e kanë nënshkruar edhe Rusia, edhe Ukraina.
    “Nuk mund të marrësh frymë”
    Por, kjo është pikërisht ajo që ka bërë Rusia gjatë luftës, sipas Kievit, përkrahësve ndërkombëtarë, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe ushtarëve ukrainas të plagosur, të cilët janë goditur me gaz për t’iu ekspozuar më vonë zjarrit përvëlues.

    “Ne kemi shkuar në pozicionet tona dhe gazi na është lëshuar pas 4-5 ditësh”, ka thënë ushtari Oleksandr Nyahu, njësiti i të cilit është goditur këtë verë duke mbrojtur fshatin Vodjane Druhe në rajonin e Donjeckut.
    “Djeg aq shumë. Sytë lotojnë, fytyra të digjet”, ka thënë Nyahu, njëri prej shumë ushtarëve që janë rehabilituar në spital në rajonin fqinj Dnjipropetrovsk pas sulmit.
    “Nuk mund të marrësh frymë, sapo nis të marrësh frymë fillon dhe kollitesh”, ka thënë ai për Skemat.
    “Kjo është praktika e tyre ditëve të sotme, dronët me armë kimike që janë të padukshme”, ka thënë ushtari tjetër, Ihor Kozarenko.
    “Qan dhe belbëzon, mund t’i kesh të gjitha simptomat. Por, duhet të qëllosh mbrapsht. Nuk ekziston mundësi tjetër”.
    “Ky është krim lufte – kryerja e operacioneve luftarake duke përdorur metoda barbare”, ka thënë Amil Omarov, kryeprokuror i rajonit të Harkivit në Ukrainë, teksa e ka përshkruar përdorimin e lëndëve kimike nga Rusia, për t’i larguar ushtarët ukrainas nga vija e frontit.
    Udhëzues toksik
    Në maj të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e kanë vërtetuar që Rusia “ka përdorur armën kimike kloropikrinë kundër forcave ukrainase” dhe që “i ka angazhuar agjentët për kontrollim trazirash si metodë për kryerje të luftës në Ukrainë” – të dyja shkelje të Konventës së Armëve Kimike.
    “Përdorimi i armëve kimike nuk është incident i izoluar dhe me siguri është nxitur nga dëshira e forcave ruse për t’i dislokuar forcat ukrainase prej pozicioneve të fortifikuara dhe për të bërë më shumë përparim në fushëbetejë”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.
    “Shkelja e vazhdueshme e obligimeve që rëndojnë ndaj Rusisë është pjesë e udhëzuesit të njëjtë me operacionin për helmim të Aleksei Navalnyt, dhe Sergei e Yulia Skripalit me agjentin nervor, Noviçok”.
    Helmimet gati vdekjeprurëse ndaj ish-agjentit të dyfishtë Skripal në Britani më 2018, dhe Navalnyt në Rusi më 2020, kanë rritur vëmendjen e qeverive të Perëndimit ndaj atij që e përshkruajnë si program i padeklaruar rus i armëve kimike.
    Rusia nuk e ka pranuar kurrë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Mirëpo, në fund të majit të vitit 2024, kanali shtetëror rus RT, e ka publikuar një raport në Telegram, në të cilin një bloger ushtarak përshkruan atë që duket se është granatë RG-Vo e përdorur nga forcat ruse në rajonin e Donjeckut, ku trupat ushtarake ruse i kanë larguar ushtarët ukrainas në dhjetor të vitit 2023.
    Po të njëjtin muaj është shënuar hera e parë që Ukraina ka regjistruar përdorimin e një lloji të ri granate RG-Vo nga rusët.
    Në fund të vitit 2023, një bloger rus pro luftës e ka prezantuar atë që ka sugjeruar të ketë qenë produkt i ri i industrisë ushtarake ruse: “Njoftohuni me RG-Vo. Granatë gazi shumë efektive”, ka shkruar ai.
    Shumë shpejt, fotografi të shumë granatave të reja kanë nisur të qarkullojnë në forume ruse online.
    Të paktën gjashtë ushtarë janë vrarë nga gazi prej granatave RG-Vo, sipas kryetarit Alla Asaulenko, zyrtar i shërbimeve mjekësore i forcave të armatosura ukrainase.
    Në gusht, Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka thënë se Kievi i ka regjistruar më shumë se 10.000 sulme kimike ruse prej nisjes së luftës më 2022.
    Në korrik, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se forcat ruse “janë duke përdorur secilën herë e më shumë armë kimike”.
    “Kjo tregon se Rusia dëshiron të shkaktojë sa më shumë dhimbje dhe vuajtje ndaj Ukrainës, prandaj edhe i marrin gjithë këta hapa”, ka thënë Kallas, duke iu referuar sanksioneve kundër njerëzve dhe organizatave që besohet se janë përfshirë në zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike.
    “Shënjestër e lehtë”
    Mirëpo, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët, nuk e kanë ndalur Institutin NIIPH që të prodhojë granata RG-Vo me ritëm të shpejtë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
    “E shohim se shkalla e prodhimit është e lartë, sepse granatat e gazit po përdoren në sasi që mund të përdoren nga pothuajse i gjithë fronti i luftës”, ka thënë koloneli Artem Vlasyuk, shef i Departamentit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Armët Kimike e Biologjike në komandën e ushtrisë ukrainase, në disa përgjigje për Skemat.
    I themeluar më 1945, NIIPH tani ndihmon në furnizimin e forcave ruse me armë për luftën më të madhe në Evropë prej atij viti.
    Duke qenë pjesë e Rostecut, konglomentit shtetëror të industrisë ushtarake, instituti gjendet rreth 70 kilometra në verilindje të Moskës.
    Në faqen online të institutit përmenden vetëm produkte civile sikurse fishekzjarrët dhe pajisjet për gjueti apo për ndonjë sport të ngjashëm. Mirëpo, më 2022, drejtori i atëhershëm, Nikolai Varyonykh, i ka thënë një televizioni lokal se prioritet i institutit janë “urdhrat shtetërore” dhe “krijimi i armëve më moderne për ushtrinë ruse”.
    Granatat RG-Vo janë përdorur për herë të parë nga forcat ruse në Ukrainë në dhjetor të vitit 2023 dhe mund të jenë më të dëmshme sesa versionet paraprake, sipas ekspertëve, pasi mund të kenë në përbërje gazra shumë të dëmshëm.
    “Një person që thith ndonjë dozë prej kësaj granate gazi çorientohet menjëherë, humb aftësinë për të vepruar dhe bëhet shënjetër e lehtë”, kanë thënë ekspertët ukrainas.
    Në listën e sanksioneve kundër NIIPH përfshihen edhe masat të vendosura nga Britania e Madhe në korrik për furnizimin e ushtrisë me granata RG-Vo. Megjithatë, Skemat kanë ardhur në përfundim se masat nuk e kanë goditur institutin shumë ashpër, sepse përbërësit për granata i siguron brenda Rusisë, nga të paktën dy kompani që nuk janë të sanksionuara nga Perëndimi – Centrali mekanik Saransk dhe Eurocheminvest.
    Centrali Saransk e pozicionon veten si prodhues i pajisjeve sikurse ato për biçikleta, pajisje shtëpiake dhe tjera për grill. Mirëpo, informacioni i siguruar nga Skemat prej bazës së të dhënave të taksave në Rusi, tregon se më 2024, NIIPH i ka blerë dy lloje të pajisjeve piroteknike prej tij, të cilat ndihmojnë në shpërthimin e granatave.
    Të dhënat kanë treguar se NIIPH ka siguruar nga Eurocheminvest disa përbërës kryesorë për prodhim të granatave.
    Pavarësisht kësaj, asnjëra prej kompanive nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.
    Lidhjet me Kinën
    Në listën e sanksioneve nuk janë as disa kompani kineze të cilat, sipas Skemave, e kanë furnizuar institutin NIIPH me fosfor të kuq. Kjo lëndë kimike përdoret për të prodhuar fosforin e bardhë – substancë që kur është në kontakt me oksigjenin arrin shkallën e djegies në 800 gradë Celsius.
    “Ai shkakton vdekje apo dëme të rënda që barten gjatë gjithë jetës”, ka shkruar organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch.
    Ukraina dhe të tjerët e kanë akuzuar Rusinë se e ka përdorur fosforin e bardhë si municion përgjatë luftës, përfshirë në operacionin e pasuksesshëm për të hyrë në Kiev, e deri te betejat në Bahmut, Mariupol dhe Donjeck.
    Sipas të dhënave të doganave ruse, NIIPH ka blerë fosfor të kuq në vlerë të 1 milion dollarëve në periudhën 2022-23, në sasi prej 100 tonëve.
    Të dhënat tregojnë se fosfori i kuq është blerë prej kompanisë Yunnan Phosphorus, e cila është në pronësi të kompanisë tjetër kineze, Dongguan Haofei. Asnjëra prej kompanive nuk kanë qenë të qasshme për koment.
    Sanksionet amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian ia kanë pamundësuar Rusisë furnizimin me pjesë të ndryshme për mbrojtje, prej nisjes së luftës. Prej vitit 2024, sanksionet perëndimore e kanë ndaluar edhe eksportin e fosforit të kuq në Rusi.
    Në fushëbetejë
    Përveç informacionit për prodhimin, Skemat kanë siguruar të dhëna edhe për përdorimin e granatave nga dy njësite ruse që luftojnë në Ukrainë – 114-ta dhe 136-a.
    “Ja ku janë granatat e gazit që i kemi gjuajtur”, ka thënë një bloger ushtarak rus në një video të publikuar nga faqja e televizionit RT në maj të vitit 2024.
    “Më vonë kanë ardhur trupat tanë si stuhi”.
    Në disa komunikime të pranverës dhe verës së këtij viti mes ushtarëve të Brigadës 136 në rajonin e Harkivit, të cilat i ka siguruar Shërbimi ukrainas i Sigurisë dhe u është ofruar qasje Skemave në to, vërtetohet se ushtarët kanë përmendur “gazin” dhe specifikisht granatat RG-Vo.
    “Materiali që kemi pranuar na ka mundësuar të kuptojmë që për gjashtë muaj, çdo ditë, ata kanë pranuar urdhra dhe i kanë përdoruar këto granata kimike”, ka thënë një hetues ukrainas në rajonin e Harkivit, në kushte anonime, duke iu referuar Brigadës ruse 136.
    Në korrik, agjencia e inteligjencës ushtarake në Ukrainë e ka publikuar atë që e ka quajtur fragment të një bisede të siguruar, në të cilën një komandant rus i paidentifikuar në Ukrainë, u tregon ushtarëve një plan për t’i vrarë ushtarët ukrainas që kanë qenë duke u strehuar në një bodrum.
    “Tani do ta lëshoj gazin në bodrum”, dëgjohet duke thënë komandanti.
    “Nëse nuk mund ta bëj këtë vetë, ata do ta kenë fundin me gaz, teksa kolliten dhe pështyjnë dhe nuk mund të shohin asgjë”.

  • Gjermani/ Industria kimike dhe farmaceutike në krizë, prodhimi kimik në nivelin më të ulët në 30 vite

    Industria kimike dhe farmaceutike gjermane pësoi një rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti.

    Prodhimi, shitjet dhe çmimet ranë, dhe shfrytëzimi i kapacitetit të uzinës ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se tre dekada, sipas Shoqatës së Industrisë Kimike (VCI).
    “Në tregun vendas, përmbysja e shpresuar e trendit nuk është materializuar. Mungesa e porosive është përkeqësuar edhe më shumë“, raportoi VCI. Shumë klientë të industrisë kanë ulur prodhimin dhe kanë hequr dorë nga bërja e porosive për produkte kimike. Klientët kryesorë përfshijnë industrinë e automobilave dhe të ndërtimit.
    Situata e vështirë e sektorit reflektohet kryesisht në shfrytëzimin e kapacitetit të uzinave. Ky shfrytëzim arriti në 71.2%, niveli më i ulët që nga viti 1991. “Shfrytëzimi i kapacitetit mbeti kështu shumë poshtë pikës së barazpeshës. Nuk pritet përmirësim në afat të shkurtër”, raportoi shoqata. Pritjet e biznesit janë zymtësuar.
    Prodhimi ra me 3.8% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe ishte 3.1% nën vlerën e vitit të kaluar. Të ardhurat e sektorit ranë me 5.2% në 52.2 miliardë euro, 2.7% më pak se viti i kaluar. Çmimet e prodhuesve gjithashtu u vunë nën presion, duke rënë me 0.6%.
    “Tremujori i dytë ishte një tjetër provë e vështirë për industrinë kimike“, tha drejtori ekzekutiv i VCI, Wolfgang Große Entrup. Sipas tij, “krizat gjeopolitike dhe uljet dhe ngritjet politike po ndikojnë në ekonomi”. Pasiguria në kompanitë kimike dhe farmaceutike është e madhe dhe paralizuese e biznesit.
    Große Entrup i beson qeverisë federale. Burokracia dhe mangësitë strukturore në vend duhet të zvogëlohen. “Ndërhyrjet e Kancelarit në skenën ndërkombëtare ishin të mirëmenduara dhe të rëndësishme. Në 100 ditët e dyta, qeveria duhet të fillojë rimëkëmbjen dramatike të premtuar“.
    Biznesi i huaj i industrisë kimike dhe farmaceutike regjistroi gjithashtu një rënie. Megjithatë, kjo rënie ishte e parashikueshme, pasi efektet e hershme u ndjenë në tregun e rëndësishëm të SHBA. Eksportet u rritën përkohësisht në pritje të tarifave.
    Megjithatë, shoqata i përmbahet parashikimit të saj vjetor: për vitin 2025, ajo parashikon një stanjacion të përgjithshëm në prodhim. Në sektorin kimik, pritet një rënie prej 2% dhe qarkullimi i sektorit mund të bjerë me 1%, në 221 miliardë euro. Për momentin, nuk ka shenja të një ndryshimi në tendencë as në biznesin vendas dhe as në atë ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Kremrat kundër diellit: Mineralë apo kimikë? Ja çfarë duhet të dini për efektet në shëndet

    Kremrat kundër diellit: Mineralë apo kimikë? Ja çfarë duhet të dini për efektet në shëndet

    Kremrat kundër diellit, qoftë mineralë apo kimikë, konsiderohen të sigurt për përdorim kur aplikohen siç duhet, edhe pse funksionojnë ndryshe në mbrojtjen nga rrezet UV.

    Kremrat mineralë, që përmbajnë oksid zinku ose dioksid titani, krijojnë një barrierë që reflekton rrezet diellore, ndërsa ata kimikë i thithin rrezet dhe i kthejnë në nxehtësi. Vitet e fundit, formulat minerale kanë fituar popullaritet për shkak të pretendimeve se janë më të buta për lëkurën, por kjo nuk do të thotë se janë gjithmonë më të sigurta apo më efektive.

    Ekspertët paralajmërojnë se etiketimi “mineral” apo “kimik” mund të jetë mashtrues, pasi të gjithë kremrat përmbajnë substanca kimike dhe shpesh përfshijnë përbërës të kombinuar. Në vitin 2021, Komisioni Evropian shqyrtoi sigurinë e tre filtrave kimikë – oksibenzon, homosalat dhe oktokrilen – duke vendosur kufizime për përqendrimin e tyre, pasi u ngritën shqetësime për ndikimin në sistemin endokrin. Që nga ajo kohë, shumë prodhues i kanë hequr këta përbërës nga produktet që tregtojnë në Europë.

    Megjithatë, jo çdo krem mineral garanton mbrojtje të lartë. Testet e kryera nga organizatat për mbrojtjen e konsumatorit në Europë treguan se disa formula vetëm me filtra mineralë ofronin mbrojtje më të ulët se ajo e deklaruar në etiketë. Për më tepër, aplikimi i papërshtatshëm dhe shtresa e bardhë që lënë këto kremra shpesh bëjnë që përdoruesit të mos i riaplikojnë mjaftueshëm.

    Sipas ekspertëve, më e rëndësishmja është përdorimi i rregullt dhe i saktë i çdo lloj kremi kundër diellit. “Kremi më i mirë është ai që do ta përdorni vazhdimisht,” theksojnë dermatologët. Në fund, të dy llojet ofrojnë mbrojtje efektive, për sa kohë zgjidhen dhe përdoren me kujdes.

  • Moska: Kievi po përgatit terrenin për katastrofë të madhe kimike pranë vijës së frontit

    Moska: Kievi po përgatit terrenin për katastrofë të madhe kimike pranë vijës së frontit

    Ushtria ukrainase po përpiqet të provokojë një katastrofë të madhe ekologjike pranë vijës së frontit dhe ta fajësojë Rusinë për këtë, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

    Akuza erdhi nga Gjeneral Major Aleksey Rtishchev, komandanti i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, i cili informoi publikun rreth shkeljeve të supozuara nga Ukraina të një traktati ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

    Rtishchev zbuloi një dokument të siguruar nga ushtria ruse, në të cilin zëvendësdrejtori i kompanisë shtetërore ukrainase Ukrkhimtransammiak informonte një zyrtar rajonal të emëruar nga Kievi se në fund të qershorit trupat ukrainase kishin hyrë ilegalisht në një vend të operuar nga firma.

    Ai theksoi shqetësimin e tij se vendi mund të dëmtohet për shkak të përfshirjes së ushtrisë, duke shkaktuar potencialisht lirimin e deri në 566 tonëve amoniak të lëngshëm shumë toksik.

    Vendndodhja, një element mbi tokë i një tubacioni nëntokësor të amoniakut të ndërtuar nga sovjetikët, i operuar nga Ukrkhimtransammiak, ndodhet afërsisht 2.5 km në veri të fshatit Novotroitskoye, në pjesën e kontrolluar nga Kievi të Republikës Popullore të Donetskut të Rusisë.

    Rtishchev pretendoi se ushtria ukrainase kishte vendosur pajisje komunikimi në atë vend si pjesë e “taktikave barbare të përdorura nga regjimi i Kievit”, që përfshin “vendosjen e kimikateve toksike në zonat ku veprojnë trupat ruse dhe shpërthimin e tyre të mëvonshëm”.

    “Qëllimi është të akuzohet kombi ynë për shkaktimin e qëllimshëm të një katastrofe teknologjike dhe dëmtimin e reputacionit të tij”, deklaroi gjenerali. “Përdorimi i objekteve të rrezikshme për qëllime ushtarake shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare.”

    Rtishchev përsëriti gjithashtu akuzat ruse kundër Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW). Moska thotë se organi mbikëqyrës ndërkombëtar i shpërfill raportet ruse në lidhje me shkeljet e Konventës së Armëve Kimike (CWC) nga ana e Ukrainës, ndërsa i merr akuzat e Kievit kundër Rusisë si të pabaza.

  • Ukraina kryen sulm me dron brenda territorit rus, godet uzinën kimike në rajonin e Moskës

    Ukraina kryen sulm me dron brenda territorit rus, godet uzinën kimike në rajonin e Moskës

    Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë një sulm me dron ndaj një uzine kimike në rajonin e Moskës, e cila thuhet se prodhon eksplozivë, municione dhe koka për dronët sulmues Shahed, të prodhuar në Iran dhe të përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

    Sipas një deklarate të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në platformën Telegram, shpërthime janë regjistruar në zonën e qytetit Krasnozavodsk, ndërsa është vënë re lëvizje e automjeteve zjarrfikëse drejt vendbanimeve përreth. Autoritetet ukrainase thanë se rezultatet e sulmit janë ende në vlerësim.
    Agjencia Reuters deklaron se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime.

    Gjithshtu një burim i shërbimeve të inteligjencës ushtarake ukrainase, i cituar nga Ukrainska Pravda, bëri të ditur se dronë me rreze të gjatë veprimi kanë goditur rafinerinë e naftës Ilsky në rajonin e Krasnodarit.
    Kjo rafineri, e emërtuar sipas A. Shamar, është një nga objektet strategjike të përpunimit të naftës në Distriktin Federal Jugor të Rusisë, me kapacitete të mëdha në ruajtjen, përpunimin dhe transportin e hidrokarbureve.
    Zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar sulmin ndaj uzinës kimike si një “goditje strategjike”, që synon të dobësojë kapacitetet prodhuese të armëve të sofistikuara që përdoren nga forcat ruse në terren.

  • Inteligjenca holandeze dhe gjermane: Rusia po përdor armë kimike kundër Ukrainës

    Inteligjenca holandeze dhe gjermane: Rusia po përdor armë kimike kundër Ukrainës

    Autoritetet holandeze kanë deklaruar se kanë prova se Rusia ka sulmuar Ukrainën me armë kimike që mund të ndërpresin frymëmarrjen, madje edhe të vrasin.
    Inteligjenca Ushtarake dhe Shërbimi i Sigurisë së Holandës, së bashku me Shërbimin Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, raportuan se ushtria ruse po vendos kloropikën kimike në fushën e betejës.
    Gazi helmues mund të shkaktojë periudha të forta kollitje, të vjella dhe mbytje. Arma u përdor për herë të parë nga Gjermania në Luftën e Parë Botërore.
    Rusia ka drone që hedhin armë kimike mbi llogore të Ukrainës, duke detyruar trupat të ekspozohen dhe të hapin zjarr ndaj tyre.
    Autoritetet holandeze thanë se përdorimi i pretenduar i kloropicrin nga Rusia shkel Konventën e Armëve Kimike.
    “Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike. Po ndodh në mënyrë sistematike dhe në një shkallë të konsiderueshme. Ministri Holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans tha në një deklaratë se kjo është plotësisht e papranueshme dhe tregon edhe një herë se me çfarë agresori brutal po përballet Ukraina”
    Vlerësimi i përbashkët i inteligjencës holandeze dhe gjermane ndjek atë të ShBA-së kur Departamenti Amerikan i Shtetit vitin e kaluar akuzoi gjithashtu Rusinë për hedhjen e kloropikës së agjentit të mbytjes.
    Brekelmans tha se të paktën tre vdekje në Ukrainë kanë qenë të lidhura me armët kimike. Më tej, më shumë se 2.500 ushtarë kanë raportuar simptoma tek zyrtarët mjekësorë.
    Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se ka regjistruar më shumë se 9,000 raste të përdorimit të armëve kimike nga Rusi në luftën që filloi në shkurt 2022.
    “Ky është pjesë i një programi në shkallë të gjerë. Dhe kjo është, natyrisht, gjithashtu shqetësuese sepse nëse ne nuk sqarojmë dhe publikojmë atë që Rusia po bën, ka shumë të ngjarë që këto tendenca të vazhdojnë ”, tha zëvendës Admirali Peter Reesink, drejtor i degës së sigurisë ushtarake holandeze.
    Nga ana e tij, Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë ndërsa nga ana tjetër zyrtarët rusë e kanë kontestuar një gjë të tillë duke thënë se e gjetën kloropikun në stoqe eksplozive në lindje të Ukrainës.