Tag: kilometrike

  • Vijon trafiku i rënduar në aksin Librazhd – Elbasan, automjetet në radhë kilometrike

    Vijon trafiku i rënduar në aksin Librazhd – Elbasan, automjetet në radhë kilometrike

    Edhe gjatë pasdites, aksi Librazhd-Elbasan po përjeton trafik të rënduar për shkak të punimeve që po kryhen në fshatin Mengel.
    Radha e makinave është kilometrike dhe qarkullimi është paralizuar prej disa orësh.
    Punimet po kryhen në një segment të rrugës që po zgjerohet për Korridorin Tetë, gjë që ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe vonesa të gjata për drejtuesit e automjeteve.
     
  • (VIDEO) Radhë kilometrike në aksin Librazhd–Elbasan, trafiku i paralizuar prej disa orësh

    (VIDEO) Radhë kilometrike në aksin Librazhd–Elbasan, trafiku i paralizuar prej disa orësh

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Trafik i rënduar drejt Tiranës radhë kilometrike në aksin rrugor Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës

    Trafik i rënduar drejt Tiranës radhë kilometrike në aksin rrugor Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës

    Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim.
    Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë.
    Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes.
    Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka qenë në terren me forca të shtuara përgjatë gjithë aksit Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të plota.

  • Foto/ Radhë kilometrike në Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës, trafik i rënduar drejt Tiranës

    Foto/ Radhë kilometrike në Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës, trafik i rënduar drejt Tiranës

    Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim.
    Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë.

    Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes.

    Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka qenë në terren me forca të shtuara përgjatë gjithë aksit Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të plota.

  • Radhë kilometrike në Morinë, qytetarët presin mbi një orë për të hyrë në Shqipëri

    Radhë kilometrike në Morinë, qytetarët presin mbi një orë për të hyrë në Shqipëri

    Një situatë e rënduar është krijuar këtë pasdite në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Dhjetëra automjete janë bllokuar në një radhë të gjatë, ku çdo mjet po pret mbi një orë për të kaluar në territorin shqiptar.
    Pamjet dhe denoncimet e qytetarëve tregojnë fluks të madh udhëtarësh, ndërsa pritja e tejzgjatur po shkakton nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët. Shumë prej tyre shprehen se mungon menaxhimi i duhur i situatës, pasi sportelet nuk po përballojnë volumin e madh të kalimeve.
    Kjo situatë përsëritet pothuajse çdo fundjavë apo ditë feste, duke e bërë Morinën një nga pikat më problematike për qytetarët që lëvizin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse autoritetet do të marrin masa për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur pritjet e gjata.

  • Çfarë ndodhi? Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike bllokohen qindra automjete

    Çfarë ndodhi? Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike bllokohen qindra automjete

    Trafik i rënduar ka qenë ditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Te rrethrrotullimi i Bradasheshit radhët janë bërë kilometrike. Me sa duket lëvizjet e fundjavës drejt juglindjes kanë filluar të rishfaqin trafikun e rënduar.
    Ajo që bie në sy, sipas pamjeve të siguruara, është që një fluks i madh mjetesh është i bllokuar në unazën e qytetit të Elbasanit. Dhe nga gabimet e shoferëve, por edhe ndoshta për mungesën e policisë rrugore, janë bllokuar kryqëzime të ndryshme.
    Në unazën e qytetit situata e trafikut paraqitet e rënduar. Fluksi shkon nga unaza e Elbasanit, në Metalurgjik, në Bradashesh dhe më tej, e më pas drejt Tiranës, duke rënduar trafikun drejt juglindjes.
    Trafiku i rënduar nuk ka prekur vetëm rrethrrotullimin e Bradasheshit, por të gjithë segmentin deri në hyrje të Elbasanit.

  • Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash

    Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash

    Fluksi i lartë i automjeteve këtë fundjavë të dytë të muajit gusht ka krijuar situatë kaotike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.
    Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.
    Qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura përvëluese mbi 40°C.
    Ata shprehen të revoltuar për situatën, e cila është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që sipas autoriteteve rrezikon shembjen.

  • Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

    Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

    Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit.
    Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata. Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik.

    Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt Këmishtajt dhe Krutjes në mënyrë që të çlirohet autostrada nga radhët e krijuara. Përveç kësaj mase provizore. grupi i punës po dokumenton dhe aksidentin e krijuar, ku disa makina janë përplasur dhe kanë dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë, pasi jemi në sezon veror dhe rruga drejt jugut të vendit është e mbingarkuar.

    Disa pika të njohura ndryshe si pika të zeza në qarkullimin nëpër autostradë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të ulur numrin e aksidenteve dhe qarkullimin normal të mjeteve.

  • Aksident zinxhirë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek “Pushimi i shoferit”

    Aksident zinxhirë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek “Pushimi i shoferit”

    Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit. Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata. Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik.