Tag: kilometra

  • Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

    Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ndodhi herët në mëngjes, në orën 02:52, në veri të Evias.

    Epiqendra ishte 3 kilometra në lindje të Prokopit dhe thellësia fokale, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, ishte 14.4 kilometra.

    Pas dridhjes së parë u regjistruan tre lëkundje të vogla pasuese, me magnitudë nga 1.6 deri në 2 të shkallës Rihter.

    Dridhja u ndje si në Athinë ashtu edhe në Ftiotidë.

  • ‘Giro d’Italia’/ Fillon xhiro e fundit, grupi i gjithi bashkë! Ndiqni momentet kryesore të garës (Videot)

    ‘Giro d’Italia’/ Fillon xhiro e fundit, grupi i gjithi bashkë! Ndiqni momentet kryesore të garës (Videot)

    Për herë të parë në histori Xhiro e Italisë nis garën nga Shqipëria. Evenimenti prestigjioz i çiklizmit do ta hapë edicionin e 108-të me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë. Gjithçka ka nisur sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë.
    Nisja erdhi në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes pritet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Gracen përpara se të arrijnë në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.
    Kilometrat e fundit vijojnë me zbritjen nga Surreli, për tu mbyllur më pas me finishin në terren të sheshtë. Parashikimet për garën e parë flasin për shkëputje të kontrolluara, ndërsa decizive do të jetë ngjitja e Surrelit, 12 kilometra nga finishi. Kështu shqiptarët do të kenë mundësinë që ta shikojnë nga afër këtë ngjarje të madhe sportive.
    LIVE
    16:40- Fillon xhiro e fundit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Më pak se 20 kilometra të mbetura.
    16:18- Çiklistët shkojnë drejt Surrelit. Grupi është i bashkuar tashmë dhe pa diferenca. (VIDEO)
    16:05- Çiklistët mbërrijnë në Tiranë. Verre kryeson, ndërsa ndjekin Monquet, Tonelli dhe Tarozzi. (VIDEO) + (VIDEO)

    15:44- Njoftohet se Ayusho është përplasur. Çiklisti spanjoll është rikthyer më pas me biçikletën e tij. Verre ndërkohë kryeson i vetëm tashmë. Rreth 40 sekonda ndajnë grupin e madh nga pjesa kryesuese.

    15:30- Sulm i Tonelit dhe më pas i Tarozzit. (VIDEO) Çiklistët që kryesojnë tentojnë të shkëputen. Monque, Verre, Tonelli dhe Tarozzi kalojnë vijën e finishit në Gracen sipas radhës. Kanë kaluar 85 kilometra. (VIDEO)

    15:12- Pikët e çiklistëve nga sprintet e fushës. Kanë mbetur edhe 87 kilometra.

    15:08- Grupi ndodhet në zonën e Krrabës. 59 sekonda është diferenca me grupin tjetër që kryeson. (VIDEO)

    15:00- Probleme për një çiklist spanjoll. Ayuso ndihmohet nga një banor i Elbasanit dhe më pas stafi. Pas 6 minutave bashkohet me pjesën tjetër të grupit. (VIDEO)
    14:45- Në Papër zhvillohet sprinti i parë. Tonelli fiton 12 pikë. (VIDEO)

    14:22- Çiklistët furnizohen me ushqim, kur kanë mbetur edhe rreth 120 kilometra për të përshkuar. (VIDEO)
    14:09- Çiklistët ndodhen në zonën e Rrogozhinës. U rezervohet pritje e ngrohtë nga banorët. Në krye të garës ndodhen Verre(Arkea), Moniquet(Cofidis), Tonelli(Polti), Van der Hoorn(Intermarche) dhe Tarozzi(Bardiani). Diferenca me pjesën tjetër ka shkuar 2 minuta. (VIDEO)
    14:05- Shpejtësia mesatare e çiklistëve është 50km/orë.
    13:49- Pesë çiklistë në krye me një distancë 1 minutë e 44 sekonda. Verre, Lastra, Tonelli, Tarozzi e Van der Hoorn udhëheqin të shkëputur nga pjesa tjetër. (VIDEO)
    13:36- Nis zyrtarisht gara nga Durrësi.
    13:10- Gati për të nisur Xhiro e Italisë nga Durrësi. 9.2 kilometra është rruga që duhet përshkruar për startin zyrtar.

  • Tërmet në Greqi, dridhet toka

    Tërmet në Greqi, dridhet toka

    Një tërmet me magnitudë 3.5 goditi sot, më 4 maj 2025, zonën lindore të ishullit të Kretës në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 13:25 UTC (16:25 me orën lokale), me një thellësi prej 8 kilometrash dhe koordinata 34.870; 26.002.
    Tërmeti ndodhi rreth 93 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të Heraklionit (Irákleion), me një popullsi prej 137 mijë banorësh, dhe vetëm 28 kilometra nga Ierápetra, një qytet bregdetar me mbi 12 mijë banorë.
    Megjithëse lëkundjet ishin të lehta, ato janë ndjerë në disa zona të Kretës, por nuk raportohet për dëme apo pasoja serioze.

  • Rama: Me pasaportën europiane kufijtë mbeten 28 mijë km², por për shqiptarët bëhen sa territori i BE

    Rama: Me pasaportën europiane kufijtë mbeten 28 mijë km², por për shqiptarët bëhen sa territori i BE

    Në takimin me qytetarët e Shkodrës, Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se vota për PS në 11 maj është mes të tjerash votë për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane.
    Ai theksoi se me pasaportën europiane Shqipëria bëhet po aq e madhe sa Bashkimi Europian dhe kufijtë tanë zyrtarë mbeten 28 mijë kilometra katrorë. Por kufijtë e çdo qytetari shqiptar nuk janë më 28 mijë kilometra katrorë — ata janë aq sa territori i Bashkimit Europian.
    Lideri socialist vijoi më tej duke iu referuar BE kur bëri me dije se derën na e kanë hapur, por ajo derë nuk rri gjithmonë e hapur. Është dera e një shtëpie të të pasurve, dhe të pasurit nuk e mbajnë derën hapur çdo ditë — këtë e dimë shumë mirë. Ajo derë hapet dhe mbyllet, dhe është hapur për ne për herë të parë që kur kemi brohoritur: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa
    “Me këtë pasaportë, Shqipëria bëhet po aq e madhe sa Bashkimi Europian dhe kufijtë tanë zyrtarë mbeten 28 mijë kilometra katrorë. Por kufijtë e çdo qytetari shqiptar nuk janë më 28 mijë kilometra katrorë — ata janë aq sa territori i Bashkimit Europian. Derën na e kanë hapur, por ajo derë nuk rri gjithmonë e hapur. Është dera e një shtëpie të të pasurve, dhe të pasurit nuk e mbajnë derën hapur çdo ditë — këtë e dimë shumë mirë. Ajo derë hapet dhe mbyllet, dhe është hapur për ne për herë të parë që kur kemi brohoritur: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”, tha Rama.

  • SHBA/ Lëkundje sizmike në Teksasin Perëndimor, sa ishte magnituda

    SHBA/ Lëkundje sizmike në Teksasin Perëndimor, sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua në perëndim të shtetit amerikan të Teksasit. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi në orën 01:47 sipas kohës lokale.
    Raportohet se epiqendra ishte 74 kilometra larg në veri-verilindje të qytetit Van Horn të Teksasit dhe 189 kilometra në lindje të qytetit meksikan Ciudad Juarez.
    Lëkundjet sizmike që prekën vendint ishin me një thellësi prej 10 kilometrash.

  • Një tërmet i fortë godet Teksasin Perëndimor, sa ishte magnituda

    Një tërmet i fortë godet Teksasin Perëndimor, sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në perëndim të shtetit amerikan të Teksasit.

    Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi në orën 01:47 sipas kohës lokale 74 kilometra në veri-verilindje të qytetit Van Horn të Teksasit dhe 189 kilometra në lindje të qytetit meksikan Ciudad Juarez me një epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash.

    Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.

  • Noka me banorët e Gramshit: Ju nuk keni nevojë për një hajdut, por për qeveri që të punojë me zemër

    Noka me banorët e Gramshit: Ju nuk keni nevojë për një hajdut, por për qeveri që të punojë me zemër

    Nga Gramshi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka u bëri thirrje banorëve që t’i japin përgjigjen që meriton “Rilindjes”, pas shkatërrimit ekonomik, social dhe infrastrukturor që u ka bërë 12 vite.
    Pasi takoi me qindra qytetarë dhe vizitoi fshatrat Skënderbegaz dhe Cërunjë Noka e quajti poshtëruese që gramshiotët të mashtrohen sy për sy nga Rama.
    Noka vuri theksin te plaga e kësaj zone të bekuar nga natyra, largimi masiv i rinisë, shkatërrimi i sistemit arsimor, vjedhjen e subvencioneve dhe mashtrimin e madh, shëndetësinë falas e cila nuk ndodhi kurrë me “Rilindjen”.
    “Ju, keni një gjë për t’i dhënë politikës, për të na dhënë votën. Pushteti ka detyrë t’ju japë shërbime, përkujdesje, t’ju ndërtojë infrastrukturën.
    Ju keni detyrë të paguani taksat, pushteti ka detyrë t’ju rrisë rrogat, t’ju rrisë pensionet, ndihmën ekonomike, subvencionet, t’ju ndërtojë rrugët, t’ju sistemojë shkollat, qendrat shëndetësore, mjekun, infermierin e të gjithë.
    A ju ka ndodhur në këto 12 vite me qeverinë?
    Jo, kurrë! As ka dashur kush nga pushetti, përveçse vetëm kur vijnë votat vijnë për t’ju blerë me miell, me 50 mijë lekë, etj.
    Por kjo, është poshtëruese.
    Këta që nuk kanë bërë asgjë për 12 vite, as në bashki, as në qeveri, a mund të shpresojë kush të bëjnë diçka për 4 vite?
    Se po të kishin bërë në 12 vite, 1, 2, 3, 4, 5, 6 gjëra, do themi po, hajde t’ju japim të bëjnë dhe 1, 2, 3.
    Po këta, në 12 vite asgjë. Vetëm vidh, vidh, vidh, dhe tani thotë: na jepni dhe 4 vite kohë që të vjedhim, se ça do bëjnë?
    Mendoni për veten tuaj!
    A ua kanë rritur rrogat në 12 vite? A ju futi në punë, se premtoi vende pune. Atë shëndetësi, a ua dha falas, që ju mashtroi? Jo!
    Shkollat, i rregulloi? I ka shkatërruar! Çfarë ka bërë?
    A ju ka dhënë subvencione? Ja gjithë këto fshatra, gjithë këto toka fantastike. Ju ka ndihmuar gjë për bujqësinë? Jo!
    Atëherë, për çfarë ju duhet ky?
    Ndërsa se, po vijmë me një program. Ne ju themi: 200 euro do të jetë minimumi jetik. Pra, nuk do të ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro. Nuk do të ketë pension nën 200 euro. Nuk do të ketë bursë për studentët nën 200 euro.
    Vendet e punës. 500 euro do të jetë rroga minimale, 1200 euro do të jetë rroga mesatare. Nuk do të ketë mësues, edhe këtu në fshatin tuaj që do të ktë rrogë nën 1000 euro.
    Pse?
    Sepse duhen shkolluar këto të rinj e të reja.
    Po kur mësuesin e merr e fut patronazhist, se merr e bën gjithë ditën politikë partie dhe nuk di të lidh dy fjalë për të mësuar fëmijët. Fëmijët pastaj, dalin të paaftë për nesër dhe na merr mëqafë të gjithëve ne.
    Po çmimi i energjisë, sa do të jetë?
    7 lekë kilovati.
    Të gjithë do të fitoni. Po, ju të gjithë këtu, siç jeni, do të keni Kartë Konsumatori, që kur të shkoni të blini, do të rregjistrohet karta në çdo blerje, dhe në fund do t’ju rimbursohet TVSH-ja.
     
    Dhe, është e llogaritur që janë 450 mijë lekë në vit është rimbursimi i TVSH-së, për sa ka fuqi një çift pensionistësh të blejë ushqime në vit.
    Po, nuk është pak. Do të flaen të gjitha kamatëvonesat e dritave dhe të ujit. Do të falen të gjitha gjobat. Po do të përfundojnë të gjitha legalizimet.
    Pra, ju ju duhet një qeveri që mendon për ju dhe që qeveris me zemër.
    Po, pse Sali Berisha është i besueshëm, dhe ne jemi të besueshëm?
    Ja, po ua them unë.
    Sepse, ne kemi vërtetuar, kemi patur gjysmën e këtij buxheti kur ishim në pushtet, ama ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada. Të gjitha i ndërtuam ne. Ndërtuam mbi 1000 shkolla, ujëshjellësa.
    Po, sa kilometra rrugë kanë bërë këta?
    Këta, 3 kilometra i kanë bërë në rrugën tuaj që vjen këtu që, i ka bërë Anastas Angjeli, dhe 1 kilometër në një komunë tjetër.
    12 vjet, 4 kilometra rrugë kanë shtruar në të gjithë Gramshin.
    Çfarë bëri Sali Berisha? Bëri vepra gjigande! Solli asfaltin deri këtu, në Kodovjat, dhe ndërtoi gjithë atë hidrocentral. Ju dha subvencione për ullintë, të cilat do të ua kthejë prapë, dhe do të trefishohen subvencionet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
     

  • Flamur Noka takime në Gramsh: PD, e vetmja shpresë pë rimëkëmbjen e fshatit

    Flamur Noka takime në Gramsh: PD, e vetmja shpresë pë rimëkëmbjen e fshatit

    Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka gjatë takimeve elektorale të organizuara në fshatrat e Gramshti u bëri thirrje banorëve që t’i japin përgjigjen që meriton “Rilindjes”, pas shkatërrimit ekonomik, social dhe infrastrukturor që u ka bërë 12 vite.
    Pasi takoi me qindra qytetarë dhe vizitoi fshatrat Skënderbegaz dhe Cërunjë Noka e quajti poshtëruese që gramshiotët të mashtrohen sy për sy nga Rama.

    Noka vuri theksin te plaga e kësaj zone të bekuar nga natyra, largimi masiv i rinisë, shkatërrimi i sistemit arsimor, vjedhjen e subvencioneve dhe mashtrimin e madh, shëndetësinë falas e cila nuk ndodhi kurrë me “Rilindjen”.
    “Ju, keni një gjë për t’i dhënë politikës, për të na dhënë votën. Pushteti ka detyrë t’ju japë shërbime, përkujdesje, t’ju ndërtojë infrastrukturën.
    Ju keni detyrë të paguani taksat, pushteti ka detyrë t’ju rrisë rrogat, t’ju rrisë pensionet, ndihmën ekonomike, subvencionet, t’ju ndërtojë rrugët, t’ju sistemojë shkollat, qendrat shëndetësore, mjekun, infermierin e të gjithë.
    A ju ka ndodhur në këto 12 vite me qeverinë?
    Jo, kurrë! As ka dashur kush nga pushetti, përveçse vetëm kur vijnë votat vijnë për t’ju blerë me miell, me 50 mijë lekë, etj.
    Por kjo, është poshtëruese.
    Këta që nuk kanë bërë asgjë për 12 vite, as në bashki, as në qeveri, a mund të shpresojë kush të bëjnë diçka për 4 vite?
    Se po të kishin bërë në 12 vite, 1, 2, 3, 4, 5, 6 gjëra, do themi po, hajde t’ju japim të bëjnë dhe 1, 2, 3.
    Po këta, në 12 vite asgjë. Vetëm vidh, vidh, vidh, dhe tani thotë: na jepni dhe 4 vite kohë që të vjedhim, se ça do bëjnë?
    Mendoni për veten tuaj!
    A ua kanë rritur rrogat në 12 vite? A ju futi në punë, se premtoi vende pune. Atë shëndetësi, a ua dha falas, që ju mashtroi? Jo!
    Shkollat, i rregulloi? I ka shkatërruar! Çfarë ka bërë?
    A ju ka dhënë subvencione? Ja gjithë këto fshatra, gjithë këto toka fantastike. Ju ka ndihmuar gjë për bujqësinë? Jo!
    Atëherë, për çfarë ju duhet ky?
    Ndërsa se, po vijmë me një program. Ne ju themi: 200 euro do të jetë minimumi jetik. Pra, nuk do të ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro. Nuk do të ketë pension nën 200 euro. Nuk do të ketë bursë për studentët nën 200 euro.
    Vendet e punës. 500 euro do të jetë rroga minimale, 1200 euro do të jetë rroga mesatare. Nuk do të ketë mësues, edhe këtu në fshatin tuaj që do të ktë rrogë nën 1000 euro.
    Pse?
    Sepse duhen shkolluar këto të rinj e të reja.
    Po kur mësuesin e merr e fut patronazhist, se merr e bën gjithë ditën politikë partie dhe nuk di të lidh dy fjalë për të mësuar fëmijët. Fëmijët pastaj, dalin të paaftë për nesër dhe na merr mëqafë të gjithëve ne.
    Po çmimi i energjisë, sa do të jetë?
    7 lekë kilovati.
    Të gjithë do të fitoni. Po, ju të gjithë këtu, siç jeni, do të keni Kartë Konsumatori, që kur të shkoni të blini, do të rregjistrohet karta në çdo blerje, dhe në fund do t’ju rimbursohet TVSH-ja.
    Dhe, është e llogaritur që janë 450 mijë lekë në vit është rimbursimi i TVSH-së, për sa ka fuqi një çift pensionistësh të blejë ushqime në vit.
    Po, nuk është pak. Do të flaen të gjitha kamatëvonesat e dritave dhe të ujit. Do të falen të gjitha gjobat. Po do të përfundojnë të gjitha legalizimet.
    Pra, ju ju duhet një qeveri që mendon për ju dhe që qeveris me zemër.
    Po, pse Sali Berisha është i besueshëm, dhe ne jemi të besueshëm?
    Ja, po ua them unë.
    Sepse, ne kemi vërtetuar, kemi patur gjysmën e këtij buxheti kur ishim në pushtet, ama ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada. Të gjitha i ndërtuam ne. Ndërtuam mbi 1000 shkolla, ujëshjellësa.
    Po, sa kilometra rrugë kanë bërë këta?
    Këta, 3 kilometra i kanë bërë në rrugën tuaj që vjen këtu që, i ka bërë Anastas Angjeli, dhe 1 kilometër në një komunë tjetër.
    12 vjet, 4 kilometra rrugë kanë shtruar në të gjithë Gramshin.
    Çfarë bëri Sali Berisha? Bëri vepra gjigande! Solli asfaltin deri këtu, në Kodovjat, dhe ndërtoi gjithë atë hidrocentral. Ju dha subvencione për ullintë, të cilat do të ua kthejë prapë, dhe do të trefishohen subvencionet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

  • 2,000 kilometra brenda 18 ditësh/ Nuk ndalen studentët serbë, nisen sërish drejt Brukselit por kësaj here në këmbë

    2,000 kilometra brenda 18 ditësh/ Nuk ndalen studentët serbë, nisen sërish drejt Brukselit por kësaj here në këmbë

    Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur tani drejt Brukselit.

    Një grup studentësh serbë nisën të premten (25.04) një ultramaratonë politike drejt Brukseli. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2,000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit të BE-së rreth situatës politike në vend. Në Serbi po zhvillohen prej disa muajsh protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Ato nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.

    Sipas mediave serbe grupi përbëhet nga 21 studentë. Vrapuesit që do të përshkojnë gjashtë vende, ndër to edhe Austrinë dhe Gjermaninë, i shoqëron një automjet. Kur u nisën të premten në mëngjes nga Novi Sad, një nga pjesëmarrësit tha se ata po vraponin për një “Serbi më të mirë dhe demokratike”.

    Vetëm një javë e gjysmë më parë një grup prej 80 studentësh serbë që u nisën me biçikletënga Novi Sadi u takuan në Strasburg me përfaqësues nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës.

    Atmosfera në Serbi vazhdon të jetë e acaruar. Studentët, që muajt e fundit po organizojnë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë, e akuzojnë qeverinë Vuçiç për korrupsion, mungesë të lirisë së mediave dhe drejtim autoritar.

  • Transmetimi kuantik/ Thyhet rekordi mbi fibrat optike, i pamundur përgjimi i mesazhit

    Transmetimi kuantik/ Thyhet rekordi mbi fibrat optike, i pamundur përgjimi i mesazhit

    Një transmetim kuantik rekord u arrit në Gjermani përmes një kablloje standarde me fibër optike , si ato të përdorura për lidhjet në internet.

    Mesazhi kuantik udhëtoi 250 kilometra, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt komunikimeve të së ardhmes, shumë më të shpejtë dhe më të sigurt se ato të sotme.

    Rezultati i rëndësishëm, i publikuar në revistën Nature, është marrë falë eksperimentit të drejtuar nga italiani Mirko Pittaluga, i cili pas studimeve në Universitetin e Padovës punon në Britaninë e Madhe, në kompaninë Toshiba Europe. Kjo konfirmon se komunikimet kuantike mund të arrihen edhe në kushte reale, pa pasur nevojë për pajisje të specializuara dhe duke përdorur infrastrukturën ekzistuese.” Eksperimenti është shumë interesant dhe rezultati është i rëndësishëm ,” i tha ANSA Fabio Sciarrino, nga Laboratori Quantum në Universitetin Sapienza të Romës. “Kjo është diçka që ishte supozuar gjithmonë në një nivel teorik, por që duhej të demonstrohej në një nivel praktik .”Rrjetet kuantike bazohen në parimin e ngatërrimit, i cili lejon krijimin e lidhjeve midis grimcave që udhëtojnë në rrjet, në këtë rast fotoneve, edhe nëse ndahen nga distanca të mëdha: në këtë mënyrë, nëse një haker përpiqet të shkelë njërën nga dy grimcat, tjetra i nënshtrohet menjëherë një modifikimi, që demaskon përpjekjen për të përgjuar mesazhin. Prandaj, një rrjet kuantik do të mundësonte përmirësime të mëdha në sigurinë dhe shpejtësinë e transmetimit të të dhënave.Deri më tani, komunikimet kuantike kanë ndodhur vetëm në distanca të kufizuara, dhe kjo ndodh sepse ato kërkojnë mjete të tilla si frigoriferë kriogjenikë, të cilët janë të vështirë për t’u zbatuar në infrastrukturat ekzistuese. Për shembull, në demonstrimin e parë në terren të internetit kuantik të së ardhmes, i cili u zhvillua në maj 2024 dhe u drejtua nga Universiteti i Harvardit, transmetimi lidhi dy kompjuterë 50 kilometra larg njëri-tjetrit dhe në dhjetor 2024 studiuesit e udhëhequr nga Universiteti Northwestern në Evanston, arritën të transmetojnë të dhëna mbi një kabllo klasike me fibër optike rreth 30 kilometra të gjatë.Studiuesit e udhëhequr nga Pittaluga, megjithatë, kanë gjetur një mënyrë për të lehtësuar shpërndarjen e informacionit të sigurt në distanca të gjata, duke arritur rastin e parë të njohur të komunikimit kuantik ‘koherent’: koherenca është aftësia e valëve të dritës për të bashkëvepruar në një mënyrë të parashikueshme, duke ruajtur sinkronizimin, si në hapësirë ​​ashtu edhe në kohë.“ Kjo është risia më domethënëse e studimit ”, komenton Sciarrino: “Koherenca kërkon një stabilizim të madh, e cila u zgjidh këtu falë një pune në gjysmë të rrugës midis fizikës dhe inxhinierisë, dhe hapet ndaj skenarëve të ndryshëm: lejon zgjatjen e distancës maksimale të lejuar për komunikimet kuantike, lejon zvogëlimin e performancave të kërkuara, duke i bërë kështu më të aksesueshme, dhe gjithashtu hap drejt përdorimit të protokolleve të reja për rrjetet kuantike – përfundon Sciarrino – duke hapur rrugën për hapat e mëtejshëm”./ ANSA.