Tag: kilometra

  • Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter goditi Shqipërinë në orën 05.03 të mëngjesit të 24 qershor 2025.
    Nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave (IGEO), epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Nikël të Fushë Krujës, në një thellësi prej vetëm 15 kilometrash.
    Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth.
    Tre paslëkundje janë egjistruar brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.
    Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

  • Tërmet i fortë në Kretë

    Tërmet i fortë në Kretë

    Një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter është regjistruar në zonën detare përballë Kretës.

    Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit ishte rreth 47 kilometra në jugperëndim të Palaiochoras, në prefekturën e Haniot, ndërsa thellësia fokale 20.6 kilometra.

    Ndërkohë, kreu i OASP, Efthymios Lekkas, deklaroi për televizionin publik ERT se tërmeti ndodhi mbi një segment të harkut helenik dhe është ndjerë lehtë në zonën e Haniot.

  • Rama ndan pamje nga plazhi i Darëzezës

    Rama ndan pamje nga plazhi i Darëzezës

    Plazhi i Darëzezës, i ndodhur rreth 20 kilometra nga qyteti i Fierit, po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje që tregojnë fluksin në rritje të vizitorëve në këtë plazh të virgjër e të qetë.
    Darëzeza, Semani, Ndërnënasi dhe Pish Poro janë disa nga plazhet më të rëndësishme të vijës bregdetare të Fierit, një zonë ende pak e njohur për publikun e gjerë, por që ofron bukuri natyrore dhe pushime me kosto të ulët. Plazhet ranore me shtrirje të gjera janë ideale për ata që kërkojnë qetësi, por edhe aktivitete argëtuese.

    Vetëm 18 kilometra në perëndim të Fierit ndodhet plazhi i Semanit, i cili shtrihet për 7 kilometra përgjatë bregdetit. Në të njëjtën vijë bregdetare përfshihen edhe plazhi i Darzezës me 13,7 km, ai i Ndërnënasit me 8 km, si dhe plazhi i Pish Poro me 9,5 km gjatësi.
    Kjo zonë e Adriatikut ofron hapësira të mëdha me rërë të imët, të njohur për vetitë kurative, ujëra të ngrohta dhe të cekëta, ideale për pushime familjare. Gjallesat e shumta ujore shtojnë mundësitë për eksplorim dhe peshkim.
    Përveç detit, bregdeti i Fierit është një vend i shkëlqyer edhe për aventurë: qitje me pjatel në pyje, sporte ekstreme dhe ecje në natyrë. Një tjetër atraksion janë gatimet tradicionale me prodhime vendase, që shijohen në restorantet buzë detit me çmime të përballueshme.

  • Në gjurmët e hekurudhës së re Vorë Hani i Hotit! Mesi i rrugës strategjike Durrës-Prishtinë

    Në gjurmët e hekurudhës së re Vorë Hani i Hotit! Mesi i rrugës strategjike Durrës-Prishtinë

    Është hapur gara ndërkombëtare 370 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës elektrike Vorë-Hani i Hotit. Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë 120 kilometra e gjatë, do të ketë 12 stacione, 12 ura dhe një tunel 320 metra në Lezhe.

    Ky projekt është investim 50% i Bashkimit Evropian dhe 50% financim nga BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve. Ambasadori I BE Silvio Gonzato ka thënë se ringritja e sistemit hekurudhor është gurë themeli për integrimin rajonal dhe evropian ndërsa Banka Botërore ka vënë në dukje se ky projekt do të ketë impakt të madh edhe në ekonomi.

    Shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, dhe koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë.

    Fluksi vjetor parashikohet në 2.3 milionë pasagjerëve ose 900 mijë ton ngarkesa mallrash në vit. Në fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe parashikohet të punësohen 1 mijë persona, ndërkohë në fazën e operimit do të ketë 100 punonjës.

    Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë me gjatësi 105 kilometra, e cila do të lidhet me hekurudhën Vorë Hani I Hotit në zonën e Mjedës.

  • Tërmeti me magnitudë 6.5  godet Kolumbinë, ja ku ishte epiqendra

    Tërmeti me magnitudë 6.5 godet Kolumbinë, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi Bogotan dhe qytete të tjera në Kolumbi të dielën, tha agjencia kombëtare gjeologjike.

    Epiqendra e tërmetit ishte në Paratembueno, një qytet i vendosur 187 kilometra larg kryeqytetit, ku një dridhje e fortë u ndje për disa sekonda, tha i njëjti burim.
    Magnituda e tërmetit ishte 6.3 sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS), 6.4, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimit për Gjeoshkencat (GFZ) e cila raportoi se thellësia fokale e tij ishte 11 kilometra.

    Top Channel

  • Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

    Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje.

    Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut, i cili ndodhet rreth 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të epiqendrës.
    Zona më e afërt me epiqendrën është fshati bregdetar Sárti, vetëm 25 kilometra në jug-juglindje të saj, ku jetojnë rreth 1,100 banorë.
    Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

  • Frikë pas sulmit ukrainas, Rusia zhvendos “Mjellmën e Bardhë” 500 km nga kufiri me Amerikën

    Frikë pas sulmit ukrainas, Rusia zhvendos “Mjellmën e Bardhë” 500 km nga kufiri me Amerikën

    Mijëra kilometra larg kufirit ukrainas, në vende krejtësisht të paarritshme, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka zhvendosur bombarduesit, të cilët i shpëtuan shkatërrimit në operacionin e inteligjencës ukrainase “Rrjeta e Merimangës”, gjatë të cilit, sipas vlerësimeve, u shkatërruan rreth 40 avionë strategjikë.
    “Kasaforta” e re për bombarduesit rusë sapo u bë distrikti autonom i Çukotkës dhe qendra e tij administrative, qyteti i Anadyrit. Qyteti më lindor i Rusisë, Anadyr, ndodhet përgjatë bregdetit të Gjirit të Anadyrit, në Detin Bering, rreth 6,600 kilometra nga kufiri ukrainas.
    Për kamionët me dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, terreni është pothuajse plotësisht i paarritshëm, pasi nuk ka rrugë që të çojnë në këtë bazë. Qasja është e mundur vetëm duke përdorur një numër të kufizuar automjetesh off-road, ndërsa logjistika e plotë mbështetet në transportin ajror dhe transportin e herëpashershëm me anije.

    Imazhet më të fundit satelitore të bazës ushtarake, e cila funksionon edhe si aeroport civil, kanë zbuluar praninë e një bombarduesi strategjik Tu-160. Imazhi satelitor Sentinel, i marrë më 4 qershor, tregon qartë një avion të madh që ekspertët e kanë identifikuar si një Tu-160, me një trup të rrafshuar karakteristik dhe një hapje krahësh prej 55.7 metrash.
    Vetëm dy ditë më parë, më 2 qershor, ai aeroplan nuk ishte në pistë, dhe imazhet satelitore nga muajt e mëparshëm tregojnë se bombarduesit strategjikë nuk janë shfaqur atje, përveçse në vitin 2024 gjatë ushtrimeve ushtarake.
    Me sa duket, Tu-160 u zhvendos në Anadyr për ta mbrojtur atë nga sulme të mëtejshme ukrainase, siç ishte ai i operacionit “Rrjeta e Merimangës”.

    Edhe pse Rusia filloi ndërtimin e autostradës Kolima-Anadir në vitin 2012, e cila duhej të përfundonte deri në vitin 2024, vetëm 230 kilometra nga 2,300 kilometrat e planifikuar janë ndërtuar deri më sot, pra 10% në dhjetë vjet.
    Pikërisht për shkak të këtij izolimi, përdorimi i bazës Anadyr për sulme ndaj Ukrainës është i pamundur. Megjithatë, baza ndodhet vetëm 500 kilometra nga kufiri amerikan, i cili, sipas konsideratave ruse të sigurisë, është një pozicion strategjikisht më i favorshëm dhe më i sigurt.
    Tupolev Tu-160 njihet ndryshe edhe si “Mjellma e Bardhë” e ushtrisë ruse, ndërsa në Perëndim njihet me emrin e vendosur nga NATO, “Blackjack”.
     
    Ai është një bombardues strategjik supersonik me rreze të gjatë veprimi dhe gjeometri të ndryshueshme krahësh, i zhvilluar gjatë epokës sovjetike nga Byroja e Dizajnit Tupolev. Ai hyri në shërbim operativ në vitin 1987 dhe deri në vitin 2016 Forcat Ajrore Ruse me rreze të gjatë veprimi kishin rreth 20 prej këtyre avionëve, disa prej të cilëve ishin modernizuar me sisteme moderne elektronike.
    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Tu-160 është “avioni luftarak më i madh dhe më i rëndë dhe bombarduesi më i shpejtë” në flotën aktuale të Forcave Ajrore Ruse. Për shkak të ngjyrës së bardhë të jashtme, ai njihet edhe si “Mjellma e Bardhë” midis pilotëve dhe teknikëve.

  • Tërmeti godet Greqinë, magnituda dhe epiqendra

    Tërmeti godet Greqinë, magnituda dhe epiqendra

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 02:17, një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, ndodhi në në brigjet e Rodosit .
    Epiqendra e tërmetit ndodhej 21 kilometra në veri të Rodosit dhe thellësia u vlerësua në 64.9 kilometra.

    Tërmeti u ndje në shumë zona të Turqisë, si dhe në Kretë.
    Më parë, dridhja ishte llogaritur në 5.7R, 26 kilometra në verilindje të Rodosit me një thellësi prej 40 kilometrash.
    Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar, vlerësoi se dridhja ishte me magnitudë 6R me një epiqendër 19 kilometra në veri të Rodosit.
    Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

  • Termet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ja sa ishte magnituda

    Termet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

    Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.
    Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.
    Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

    Top Channel

  • Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar

    Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar

    Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

    Më saktësisht, siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

    Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash.

    Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.

    Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.