Dyëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.
Tag: kilometra
-

Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat
-

Tërmet në jug të Shqipërisë, epiqendra në Skrapar
Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit, shkruan A2 CNN.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.
Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare,” thuhet në shpjegimin teknik të EMSC. -

Tërmeti ‘shkund’ jugun e Shqipërisë, ja epiqendra dhe magnituda
Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.
Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare,” thuhet në shpjegimin teknik të EMSC. -

Tërmeti i fortë shkund këtë vend, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të Zakros në Kretë.
Mediat greke shkruajnë se lëkundjet e tërmetit u regjistruan 24 kilometra në jug-juglindje të Zakros.
Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në një zonë detare, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 7.1 kilometra. -

Indonezi/ Shpërthim i ri vullkanik në ishullin Flores, niveli i alarmit në maksimum
Vullkani Lewottobi Laki-Laki, në ishullin Flores në Indonezinë lindore, ka hyrë në një fazë të re vullkanike, me shpërthime të përsëritura që nga mbrëmë.
Kjo ka çuar në rritjen e nivelit të alarmit në shkallën më të lartë, ndërsa hiri vullkanik ka arritur deri në 10 kilometra lartësi.
Shpërthimi më i fortë ndodhi sot në orën 01:35 (ora lokale, dje në orën 19:35 me orën tonë), duke dërguar hi dhe gazra deri në 10 kilometra në ajër, sipas një deklarate nga Instituti Indonezian i Vullkanologjisë. Më herët gjatë ditës, një shpërthim tjetër kishte dërguar hirin 9 kilometra lart nga krateri.An eruption of Mount Lewotobi Laki-laki occurred on Tuesday, October 14, 2025, at 23:37 WITA. The eruption column was observed reaching approximately 9,000 meters above the summit (about 10,584 meters above sea level). pic.twitter.com/rXD6tacSeO
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 14, 2025Për shkak të rrezikut të shtuar, Agjencia e Vullkanologjisë e Indonezisë ka ngritur nivelin e alarmit në katër, që është niveli më i lartë në shkallën indoneziane.
Drejtori i agjencisë, Muhammad Wafid, i ka këshilluar banorët dhe turistët të qëndrojnë të paktën 6 kilometra larg kraterit. Ai ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e përmbytjeve nga rrjedhat e baltës ose shpërthimeve të tjera vullkanike, veçanërisht në rast se shiu bie në zonë.
Ai tha gjithashtu se hiri mund të shkaktojë probleme për operacionet e aeroportit dhe t’i detyrojë autoritetet të ndryshojnë planet e fluturimit.
Aktiviteti është pezulluar tashmë në aeroportin Momere, 60 kilometra nga vullkani, i cili shërben kryesisht për fluturime të brendshme.
Vullkani kishte hyrë tashmë në një fazë aktiviteti shpërthyes në korrik, kur një kolonë mbresëlënëse hiri u ngrit deri në 18 kilometra dhe çoi në anulimin e rreth njëzet fluturimeve për në ishullin e Balit, rreth 800 kilometra në perëndim të tij.
Emri Laki-Laki (që do të thotë “burrë” në gjuhën vendase) është i lidhur me një vullkan tjetër, ku aktiviteti është më pak intensiv, me një lartësi më të madhe (1,703 metra), Parabuan (“grua”).
Arkipelagu i gjerë indonezian ka aktivitet të shpeshtë dhe intensiv vullkanik dhe sizmik, për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike, pasi ndodhet mbi të ashtuquajturën “unazë zjarri” në Oqeanin Paqësor, një zonë ku kryqëzohen pllakat tektonike.Top Channel
-

Makth i përjavshëm/ Elbasani bllokohet çdo të diel, 6 kilometra në 2 orë, fundjava kthehet në kaos për qytetin
Trafiku në Elbasan është kthyer në një makth të përjavshëm për qytetarët, veçanërisht të dielave pasdite, kur mijëra automjete rikthehen nga fundjava drejt Tiranës apo Durrësit.
Për të përshkuar vetëm 6-7 kilometra të unazës së qytetit, drejtuesve u duhen deri në 2 orë, për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së menaxhimit efikas.
Situata bëhet edhe më kaotike nga sjelljet e papërgjegjshme të disa shoferëve, të cilët, për shkak të padurimit, kryejnë parakalime të gabuara dhe bllokojnë rrugët dytësore, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin.
Aksi nacional dhe rrugët lidhëse janë totalisht të bllokuara çdo fundjavë, duke nxjerrë në pah nevojën emergjente për ndërhyrje infrastrukturore dhe zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e trafikut. -

Shpërthen Rabiot: Mijëra kilometra rrugë, absurde që një ndeshje e Serie A të luhet në Australi
8 Tetor 2025
9:57
Telesport
Një vendim që pothuajse askujt nuk i pëlqen. Ndeshja e Seria A mes Milan dhe Como, përveç ndonjë surprize të madhe, do të luhet në Australi. Kjo është rruga që Lega Calcio ka zgjedhur për të liruar stadiumin “San Siro” për Lojërat Olimpike Dimërore të planifikuara midis Milanos dhe Cortinës, nga 6 deri më 22 shkurt 2026.
Një vendim që duhej të miratohej nga UEFA, e cila dha dritën jeshile për të luajtur ndeshjen e Serie A në Perth. Një nga senatorët Milan, Adrien Rabiot, foli për këtë çështje, duke përdorur tone të ashpra.
“Milan kundër Como në Australi? Është krejtësisht absurde. Pastaj ka marrëveshje financiare për të siguruar që Liga të ketë një dukshmëri të caktuar, gjëra që janë përtej nesh”, tha Rabiot.
“Ka shumë diskutime për oraret dhe shëndetin e lojtarëve, por e gjithë kjo duket vërtet absurde. Është çmenduri të udhëtosh kaq shumë kilometra për një ndeshje midis dy ekipeve italiane. Duhet të përshtatemi. Si gjithmonë”, shtoi francezi. -

Putin: Kemi marrë në kontroll rreth 5000 kilometra katrorë tokë në Ukrainë
Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor në Ukrainë, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me zyrtarë të lartë ushtarakë.
Lideri i Kremlinit theksoi se Moska vazhdon të mbajë iniciativën strategjike në fushëbetejë.
Duke komentuar goditjet ukrainase në territorin rus, Putin tha se Kievi po përpiqet të sulmojë objektiva jo-ushtarake në thellësi të Rusisë, por sipas tij, këto përpjekje nuk do të ndryshojnë ekuilibrat e përgjithshëm të luftës.Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po përdor cisternat e naftës për mbledhje informacioni dhe për kryerjen e operacioneve sabotuese.
Në një postim në aplikacionin Telegram, pas një informimi që mori nga kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Ukrainës, Zelensky tha se Ukraina po bashkëpunon ngushtë me aleatët në këtë çështje.
“Sot, rusët nuk i përdorin cisternat vetëm për të financuar luftën, por edhe për mbledhje informacioni dhe madje për operacione sabotimi. Kjo mund të ndalet plotësisht,” shkroi ai. -

Udhëtoi 2.5 milionë kilometra me të/ Pronari që ende e nget makinën e tij ‘Beetle’ nga viti 1963
Albert Klein është një frymëzim i vërtetë për të gjithë entuziastët e makinave dhe për ata që duan të mësojnë si të kujdesen e të mirëmbajnë një automjet. “Insekti” i tij Volkswagen Beetle i vitit 1963 nuk është thjesht një makinë – për të, është një anëtar i vërtetë i familjes.
Falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm, kjo makinë ka përshkuar plot 2.5 milionë kilometra, raporton City Magazine. Një arritje e rrallë që nuk mund të realizohej pa shumë dashuri dhe kujdes.
Gjatë viteve, Alberti – me origjinë nga Shtutgarti, por me banim në Kaliforni – ka zëvendësuar shtatë motorë, tre transmisione dhe rreth 150 goma për ta mbajtur “insektin” në gjendje perfekte. Ai ka investuar mbi 38.000 dollarë (rreth 35.000 euro) në pjesë dhe riparime, por për të, çdo cent ia ka vlejtur.
“Nëse ke një mik të mirë, mund të mbështetesh tek ai 100%. E njëjta gjë vlen edhe për këtë makinë,” – ka thënë Albert me buzëqeshje.
Klein e bleu makinën për vetëm 1.800 dollarë, me një qëllim të qartë: të udhëtonte sa më shumë kilometra me të. Dhe këtë e bëri me pasion e përpikëri të jashtëzakonshme. Për plot 24 vjet, ai regjistroi çdo detaj të mirëmbajtjes – madje edhe çdo litër karburant të konsumuar. Në total, “Brumbulli” ka “pire” 134.760 litra benzinë.
Gjatë këtyre dekadave, Alberti eksploroi Amerikën e Veriut, Jugut dhe Qendrore me makinën e tij të dashur. Qëllimi i tij përfundimtar? Të thyejë rekordin botëror për kilometrat e përshkuar me një Volkswagen dhe t’ia dhurojë këtë makinë legjendare Muzeut Volkswagen në Gjermani, raporton avtomagazin.si.
Historia e Albert Kleinit është një dëshmi e gjallë se dashuria, kujdesi dhe përkushtimi mund të bëjnë mrekulli – madje edhe me një makinë të vogël nga vitet ’60.
-

“Nuk është si Nano, është kilometra larg”, Luan Baçi godet fort Veliajn: Ai është aksident në politikë, Rama po i bën..
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se Erion Veliaj do të dënohet me burg, por, sipas tij, “do të kalojë pak kohë” aty për arsye se “nuk po dënohet për atë që duhet të dënohet”.
“Erion Veliaj nuk është si Fatos Nano, është kilometra larg. Ai është aksidental në politikë, nga servilizmi i një organizate që drejtonte dhe nën hijen e Ramës u bë kryetar bashkie. Absolutisht i ka larë duart nga politika. Do të dënohet. Rama po i bën një nder shumë të madh në fakt. Ne kot themi që po e sulmon Rama. Veliaj do të dënohet dhe do të kalojë pak kohë në burg. Arsyeja është se Erion Veliaj nuk po dënohet për atë që duhet të dënohet, për korrupsionin, për vjedhjen, për inceneratorin, për 5D…”, tha Baçi.
“Gjykimit të tij i është dhënë një drejtim krejt ndryshe nga ai që duhet të ishte në fakt. Prandaj, çdo dënim që do të marrë, do e marrë për ato pseudoakuza. Nuk ka në dosje asgjë nga ato për të cilat duhet të ishte Veliaj në burg. Parë nga ky këndvështrim, edhe lëvizja për në Gjykatë Kushtetuese do të ketë një fund: një dënim për Erion Veliajn me pak kohë burg, pa u dënuar për atë që duhet të jetë”, shtoi deputeti demokrat.
“Më pas, një rikthim i tij, jo në politikë, por diku si vlerësim për atë që bëri për partinë. Para dy vitesh, u dënuan në Fier dy mjeranë të bashkisë për inceneratorin. Një ish-nënkryetar, që nuk ishte autori kryesor i inceneratorit. 6 muaj para se të arrestohej, e hoqën nga nënkryetar dhe e bënë drejtor të Albpetrolit. Aty bëri ca lekë dhe pastaj bëri një vit burg. Sot ka dalë dhe e vetmja punë që bën është që i jep “like” Partisë Socialiste”, shtoi Baçi.