Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së hënës zonën detare pranë ishullit Skyros, duke shkaktuar lëkundje të forta që janë ndjerë në një hapësirë të gjerë, deri në rajonin e Atikës.
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Instituti Gjeodinamik, lëkundja është regjistruar në orën 23:04, me epiqendër rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros.
Qyteti bregdetar më i afërt, Kymi, ndodhej rreth 40 kilometra larg epiqendrës.
Megjithëse tërmeti ishte me intensitet të moderuar, banorë të shumë zonave të Atikës raportuan dridhje të ndjeshme, veçanërisht në pjesën lindore të rajonit dhe në qendër të Athinës.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Tag: kilometra
-

‘Shkundet’ vendi/ Lëkundjet e tërmetit ndjehen deri në zemër të kryeqytetit
-

Vullkani japonez shpërthen pas 13 muajsh
Vullkanin Sakurajima në ishullin e madh të Kyushu, në perëndim të Japonisë ka shpërthyer sot. Kjo ka shkaktuar anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe ka sjellw një re tymi dhe hiri deri në 4.4 kilometra në ajër. Mediat e huaja shkruajnë se Sakurajima, e vendosur në majën jugore të Kyushu pranë qytetit të Kagoshimës, shpërtheu rreth orës 6 të pasdites të shtunën.Dy shpërthime të tjera u regjistruan rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe 10:50 të mëngjesit.
Autoritetet njoftuan se ky është shpërthimi i parë që ka dërguar re tymi dhe hiri 4 kilometra ose më lart në gati 13 muaj. Mediat lokale raportuan gjithashtu se 30 fluturime për në dhe nga aeroporti i qytetit të Kagoshimës u anuluan për shkak të rënies së hirit vullkanik. Ata thanw se hiri vullkanik ishte zhvendosur në verilindje pas shpërthimit të fundit dhe pritej të binte mbi Kagoshima dhe prefekturën e afërt Miyazaki sot.
Sakurajima është një nga vullkanet më aktive të Japonisë dhe shpërthime me intensitet të ndryshëm ndodhin rregullisht. Në vitin 2019, hiri u hodh deri në 5.5 km në lartësi. -

Shkundet sërish Qipro. Ja sa ishte magnituda, epiqendra në…
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë e shkallës Rihter, goditi Qipron mesditën e kësaj të mërkure, përkatësisht në orën 16:23 (ora greke).
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 10 kilometra në juglindje të Pafosit dhe 50 kilometra në perëndim të Limasolit.
Ndërkohë thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra. Aktualisht nuk raportohet për viktima dhe dëme materiale nga lëkundjet sizmike.
-

Shkundet Qiproja. Ja sa ishte magnituda, epiqendra në…
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë e shkallës Rihter, goditi Qipron mesditën e kësaj të mërkure, përkatësisht në orën 16:23 (ora greke).
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 10 kilometra në juglindje të Pafosit dhe 50 kilometra në perëndim të Limasolit.
Ndërkohë thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra. Aktualisht nuk raportohet për viktima dhe dëme materiale nga lëkundjet sizmike.
-

Ramadani dominon/ Askush si mesfushori shqiptar në Serinë A
Ylber Ramadani është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në këtë sezon te Leçe, duke luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Di Françesko i cili i ka besuar eksperiencës së tij në mesfushë.
Rezultatet po vijnë dhe kjo edhe falë lojës së Ramadanit, i cili i ka dhënë më shumë siguri ekipit duke qenë lojtari i kudondodhur si balancues në radhët e Leçes. Këtë e tregojnë edhe statistikat e tij në këtë sezon në Serinë A.
Ka qenë vetë kampionati italian ai i cili ka publikuar të dhënat deri në përfundim të javës së 10, sipas të cilave mesfushori shqiptar rezulton se është ai i cili ka vrapuar më shumë në këtë kampionat. Deri tani Ramadani ka përshkruar 115,9 kilometra, duke kryesuar listën i ndjekur nga Karlstrom i Udinezes me 114,7 kilometra dhe Ata po i Udinezes me 113,8 kilometra të përshkuar. -

Zërat e padëgjuar të kafshëve: Si komunikojnë ato në mënyra që njeriu nuk i percepton
Bota e kafshëve është plot me forma të komunikimit që shkojnë përtej asaj që mund të dëgjojmë ose shohim. Ndërsa ne njerëzit përdorim fjalët, gjestet dhe shprehjet e fytyrës, kafshët shpesh përdorin frekuenca të padëgjueshme, valë dridhjeje, ngjyra të padukshme për syrin tonë, apo edhe sinjale kimike për t’u kuptuar.
Elefantët – zërat që udhëtojnë nëpër tokë
Elefantët komunikojnë me zëra shumë të ulët (infra-zëra), të cilët mund të udhëtojnë deri në 10 kilometra përmes tokës dhe ajrit. Këta tinguj janë aq të ulët sa veshi i njeriut nuk i percepton dot. Përmes tyre, elefantët paralajmërojnë njëri-tjetrin për rrezik, përmblidhen në tufë ose njoftojnë për lindje të reja.Fluturat – mesazhe me ngjyra
Fluturat nuk janë thjesht të bukura për syrin tonë. Shumë prej tyre komunikojnë përmes reflektimit të dritës ultraviolet, një ngjyrë që njeriu nuk e sheh, por që për to është si një “kod sekreti” për të gjetur partnerin e duhur ose për të shmangur grabitqarët.
Milingonat – aroma që flet
Milingonat kanë një nga sistemet më të zhvilluara të komunikimit kimik. Ato përdorin feromone, substanca aromatike që tregojnë rrugën drejt ushqimit, paralajmërojnë për rrezik ose ndihmojnë në organizimin e kolonisë. Një milingonë e humbur mund të gjejë rrugën në bazë të “vijës aromatike” që kanë lënë të tjerat.Balenat – këngët që lidhen për mijëra kilometra
Këngët e balenave janë ndoshta një nga shembujt më të mahnitshëm të komunikimit në natyrë. Disa specie, si balenat gunga, prodhojnë tinguj që udhëtojnë në oqean për qindra kilometra. Studiuesit mendojnë se këto “këngë” mund të jenë një mënyrë për të ruajtur lidhjet shoqërore ose për të orientuar të tjerët në migrim. /Trungu & InforCulture -

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra
Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.
Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra.
Lëkundjet janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin. Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh. -

Tërmeti i fortë godet Turqinë, magnituda dhe epiqendra
Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.
Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra.Lëkundjet janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin. Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.
-

Fishta si destinacion turistik, shteg 6 kilometra me itinerarin e zonës ku ka jetuar poeti
Në fshatin Fishtë të Lezhës, vendlindja e poetit kombëtar Gjergj Fishta, është ndërtuar një itinerar turistik që bashkon kulturën, traditën dhe gastronominë e zonës.
“Itinerari Fishtjan”, një shteg rreth 6 kilometra i gjatë nis me shtëpinë ku ka jetuar poeti, ndalet në muzeun e Fishtës dhe përfshin çdo bujtinë e restorant tradicional të fshatit. Kjo nismë mori jetë në 154-vjetorin e lindjes se poetit.
Përgjatë rrugës janë vendosur 100 citate e vargje nga Fishta dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për të, duke e kthyer këtë ecje në një përvojë reflektimi dhe emocioni për çdo vizitor.Në çdo bujtinë do të pwrballesh me mikëpritjen e shprehur permes fjaleve “Mirë se ju pru Zoti” e me pas servirjen e gatimeve tradicionale dhe pijeve te prodhuara në fermat lokale, pjesë e pandarë e përvojës që ofron ky vend.
Në itinerar morën pjesë edhe turistë të huaj, të cilët jo vetëm e përjetuan, por u përfshinë në aktivitetet e bujtinave, duke mësuar më shumë për kulturën shqiptare.
Ky udhëtim që bashkon shijen, kulturën dhe shpirtin e Fishtës pritet të bëhet një atraksion i përhershëm për Lezhën dhe për çdo vizitor që kërkon ta njohë kete zone në mënyrë ndryshe./vizionplus.tv -

Po thahet liqeni, publikohen pamjet nga sateliti
Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 18:42
Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër.
Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën. Në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin.
Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë qartë ndryshimin e ujit midis janarit 2022 dhe tetorit 2025, me brigje të zbuluara dhe një peizazh që dëshmon për krizën klimatike që po përkeqësohet çdo vit.