Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë ditën e sotme. Sipas Qendrës Sizmike Europiane Mesdhetare, magnituda e goditjes më të fortë ishte 6,2 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, pranë Stambollit, me një thellësi 6,2 kilometra.Lëkundje të tjera të magnitudave 5, 4,4 dhe 5,3 pasuan në minutat në vazhdim, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme.
Lëkundje të magnitudës 4 të shkallës Rihter pati edhe pak kilometra më në perëndim, në Ksanthi të Greqisë. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.
Tag: kilometra
-

Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundje edhe në Greqi
-

Turqia prodhon një raketë hipersonike, IHA-230 gati për përdorim operacional
Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është krijuar nga kompania turke Roketsan.
Kjo raketë e avancuar përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve sulmuese nga ajri, veçanërisht për mjetet ajrore pa pilot (dronët). Raketa IHA-230 bazohet në modelin ekzistues tokë-tokë TRG-230, por është përshtatur për t’u lëshuar nga ajri.
Testimi i parë u krye në dhjetor 2022 nga droni luftarak AKINCI TİHA, i cili fluturoi nga Tsorlou në drejtim të zonës së testimit në Sinop. Nga një lartësi prej 7.6 km, ai lëshoi me sukses raketën, e cila goditi objektivin në distancë mbi 100 kilometra.
IHA-230 ka një rreze veprimi mbi 150 kilometra, e cila varet nga lartësia dhe shpejtësia e nisjes. Me peshë 225 kg dhe gjatësi 3.4 metra, raketa përmban një kokë luftarake 42 kg me opsione fragmentimi, depërtuese ose termobarike, në varësi të objektivit.
Pas lëshimit, raketa fillimisht bie lirshëm dhe më pas aktivizon motorin e saj me karburant të ngurtë. Ajo drejtohet përmes një sistemi udhëzimi GNSS dhe navigimi inercial, duke siguruar saktësi të lartë dhe rezistencë ndaj ndërhyrjeve elektronike.
Raketa IHA-230 synon objektiva strategjikë si radarë, qendra komunikimi, automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Teknologjia “zjarr dhe harro” e bën atë të përshtatshme për misione kritike pa pasur nevojë për të depërtuar në territorin e armikut. Ajo është po ashtu e vështirë për t’u neutralizuar nga mbrojtja ajrore konvencionale.
-

Turqia prodhon një raketë hipersonike, gati për përdorim operacional
Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është krijuar nga kompania turke Roketsan.Kjo raketë e avancuar përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve sulmuese nga ajri, veçanërisht për mjetet ajrore pa pilot (dronët). Raketa IHA-230 bazohet në modelin ekzistues tokë-tokë TRG-230, por është përshtatur për t’u lëshuar nga ajri.
Testimi i parë u krye në dhjetor 2022 nga droni luftarak AKINCI TİHA, i cili fluturoi nga Tsorlou në drejtim të zonës së testimit në Sinop. Nga një lartësi prej 7.6 km, ai lëshoi me sukses raketën, e cila goditi objektivin në distancë mbi 100 kilometra.IHA-230 ka një rreze veprimi mbi 150 kilometra, e cila varet nga lartësia dhe shpejtësia e nisjes. Me peshë 225 kg dhe gjatësi 3.4 metra, raketa përmban një kokë luftarake 42 kg me opsione fragmentimi, depërtuese ose termobarike, në varësi të objektivit.
Pas lëshimit, raketa fillimisht bie lirshëm dhe më pas aktivizon motorin e saj me karburant të ngurtë. Ajo drejtohet përmes një sistemi udhëzimi GNSS dhe navigimi inercial, duke siguruar saktësi të lartë dhe rezistencë ndaj ndërhyrjeve elektronike.
Raketa IHA-230 synon objektiva strategjikë si radarë, qendra komunikimi, automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Teknologjia “zjarr dhe harro” e bën atë të përshtatshme për misione kritike pa pasur nevojë për të depërtuar në territorin e armikut. Ajo është po ashtu e vështirë për t’u neutralizuar nga mbrojtja ajrore konvencionale. -

Fushata zgjedhore! Rama dhe Berisha sot miting në Itali, pak kilometra larg njëri-tjetrit
Pas hapjes së fushatës elektorale nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, Edi Rama dhe Sali Berisha do të jenë këtë të diel në veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata.
Kryesocialisti Rama po zhvillon takim me shqiptarët e Diasporës në Milano, në orën 15:00 ndërsa një orë më pas pak kilometra më larg mbështetësit e Berishës janë mblidhur në Breshia.
Pakot e para zgjedhore do të mbërrijnë me postë fillimisht në dy vendet më të afërta Greqi dhe Itali, aty ku është dhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.
Në fillimin e javës pritet të nisë edhe shpërndarja e zarfeve me fletët e votimi. Me marrjen e tyre nga emigrantët pas leximit të udhëzimeve dhe plotësimit të fletës së votimit, mund të nisin direkt votën e tyre me postë për në Shqipëri.
Sipas të dhënave në Itali janë regjistruar afro 90 mijë votues nga jashtë, ndërsa numri total i personave që ju dërgohet fleta e votimit në emigracion, është 245 953. -

Alarm në Arktik, shkrirja e akullnajave formon 35 ishuj të rinj
Një studim i fundit ndërkombëtar, i publikuar në revistën shkencore Nature, ka zbuluar një fenomen shqetësues në Arktik: si pasojë e shkrirjes së akullnajave, janë formuar 35 ishuj të rinj dhe mbi 2,500 kilometra vijë bregdetare e re në dy dekadat e para të shekullit XXI. Studiuesit analizuan pamje satelitore të më shumë se 1,700 akullnajave në rajone si Groenlanda, Alaska, Arktiku Kanadez, Rusia, Islanda dhe Svalbard. Rezultatet tregojnë se rreth 85% e akullnajave që derdhen në det janë tërhequr ndjeshëm, duke krijuar tokë dhe bregdet të ri çdo vit.
Vetëm në periudhën 2000–2020, janë shtuar mesatarisht 123 kilometra vijë bregdetare çdo vit, ndërsa pjesa më e madhe e këtij transformimi është regjistruar në Groenlandë, ku akullnaja Zachariae Isstrom ka krijuar 81 kilometra vijë bregdetare të re – më shumë se çdo akullnajë tjetër në hemisferën veriore.
Studiuesit paralajmërojnë se formimi i këtyre tokave të reja nuk është pa pasoja. Ato janë të paqëndrueshme dhe të rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut, të cilat mund të shkaktojnë tsunami shkatërruese. Një rast i tillë ndodhi në Groenlandë në vitin 2017, ku një rrëshqitje dheu gjeneroi dallgë deri në 100 metra, duke shkaktuar 4 viktima, 9 të plagosur, dhe braktisjen e një fshati të tërë.
Studimi vë në dukje se Arktiku po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e globit, duke përshpejtuar shkrirjen e akullnajave dhe rritur nivelin e detit. Kjo paraqet rrezik serioz për qytetet bregdetare në mbarë botën.
Përveç kësaj, humbja e akullnajave ndikon në burimet e ujit të pijshëm dhe sigurinë ushqimore për mbi 2 miliardë njerëz, të cilët varen nga uji i shkrirë për nevoja bujqësore dhe jetesë të përditshme.
-

Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës “Condé Nast Traveler”
Revista prestigjioze që merret me udhëtimet dhe rekomandime për turistët ka prezantuar 10 plazhet më të bukura shqiptare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në Facebook linkun e këtij shkrimi për 10 plazhet më të bukura shqiptare.
“10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës prestigjioze të udhëtimeve ‘Condé Nast Traveler’, një super promovim i bregdetit tonë në edicionin spanjoll të saj”, shkruan Rama.
“Ndërsa veriu i Shqipërisë shquhet për malet e tij, pjesa më jugore e tij ju fton të dorëzoheni në plazhet parajsore ku dielli, çadrat dhe Mesdheu gjenerojnë sinergji unike. … Ajo që është e sigurt është se plazhet e Shqipërisë mundësojnë pushime verore që nuk do t’i harroni kurrë…”, shkruhet në këtë revistë.
Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë në Vlorë
Vlora, 150 kilometra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është një qytet port ku bashkohen detet Jon dhe Adriatik, kilometra rërë dhe shkëmbinj.
Ky vend tërheq të gjithë turistët, gjë që ‘përkthehet’ në plazhe dhe ambiente për të gjitha shijet.
Himarë
Himarë, qyteti tjetër në rivierën që shkon në jug. Në këtë qytet të qetë peshkimi, jeta kalon mes tavernave tradicionale greke dhe resorteve moderne, në një pasqyrim të vërtetë të Shqipërisë, e hapur ndaj potencialit të saj turistik, pa humbur nga sytë rrënjët e saj.
Opsioni më i mirë për t’u humbur në det pranë Himarës është Llaman, një plazh shumë i njohur në turizmin vendas. I ankoruar mes dy kodrave, ky liman me guralecë është imazhi ideal i një plazhi në këtë anë të Mesdheut: ejani dhe mrekullohuni.
Sarandë
Një nga destinacionet e arta turistike të Ballkanit, nganjëherë Saranda do t’ju kujtojë Levantin. Qyteti po përjeton një bum ndërtimi dhe kodra është e mbushur me hotelesh dhe ndërtesa.
Buneci
Buneci jeton në hijen e Sarandës. Turistët do të gjejnë një plazh thuajse të ‘shkretë’ me guralecë të bardhë.
Pavarësisht se ka një infrastrukturë turistike, Buneci mbetet praktikisht i paprekur. Përtej nja dy kafenesh tradicionale dhe një hoteli, e vetmja gjë që do t’ju shoqërojë do të jetë zhurma e dallgëve dhe nuk keni nevojë për asgjë tjetër.
Ksamil
Nëse do të duhej të zgjidhnim plazhin më të mirë të plazheve më të mira në Shqipëri, Ksamili do të ishte, të paktën, në mesin e tre finalistëve. Ky arkipelag, 20 kilometra larg Sarandës, nuk është më një imazh kartolinë, por një ëndërr.Dhe nëse vetëm shikimi i tyre është mbresëlënës, prisni derisa të arrini në plazhet me rërë të bardhë (rëra, e panjohura e madhe në një zonë ku guralecat janë mbreti i plazhit)… E paharrueshme.
Dhërmiu
Edhe pse mund të mos ju tingëllojë i njohur, plazhi i Dhërmiut është një nga më të njohurit në vend. Ky plazh është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, aq sa edhe në mes të gushtit nuk do ta keni të vështirë të gjeni një hapësirë private.
Drymades
Në Drymades do të gjeni rërë të imët, guralecë të bardhë dhe ullinj, por edhe shezllone dhe çadra shumëngjyrëshe.
Po ashtu ka bare moderne në plazh dhe të gjitha llojet e akomodimit.
Qeparo
Qeparo (ndoshta) mban titullin e plazhit më të matur dhe më pak të udhëtuar në Rivierë. Ky fshat, fotogjenik sodit Mesdheun nga dy shkëmbinj.
Plazhi i Qeparos, është një “sekret” i ruajtur mirë në rajon – aq sa ndoshta nuk do të shihni shumë turistë përreth.
Borsh
Shtatë kilometra plazh i patrazuar. Pikërisht në jug të Qeparos, të arrini në Borsh është një pamje surreale, e ndarë nga shkëmbinjtë dhe limanet në një nga rrugët bregdetare më dramatike në vend.
I rrethuar nga ullinj dhe kodra, ky plazh është çuditërisht dhe pavarësisht bukurisë së tij, një nga më pak të vizituarit në Shqipëri. Mesdheu i dikurshëm, në gjendjen e tij më të pastër.
Gjipe
Në bregun jugor, ndodhet një plazh (pothuajse) i fshehtë i quajtur Gjilek. E pacenuar dhe pa njerëz ka të bëjë shumë me aksesin e saj të komplikuar, pasi mund të arrihet vetëm me varkë ose duke ecur për gati gjysmë ore përgjatë një shtegu që fillon nga qyteti i Gjilekut dhe përshkon kanionin e mrekullueshëm që e rrethon, me shkëmbinjtë e saj të lartë dhe ujërat e kristalta.
Gjiri i Gramës
I vogël dhe magjepsës, me rërë të imët të bardhë, ky është plazhi i Gjirit të Gramës, një gji i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe i rrethuar nga bimësi të harlisur. E qasshme kryesisht nga deti për shkak të vendndodhjes së saj të largët dhe të izoluar, këtu do të gjeni atë për të cilën keni ardhur në Shqipëri: ujërat e kristaltë dhe bruz të detit Jon.
Gjithashtu mbishkrime të lashta të gdhendura në shkëmbinj që datojnë që nga koha romake dhe greke.
Durrësi
Mos u trembni nga madhësia e Durrësit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri, sepse përveç ruajtjes së mbetjeve romake, si amfiteatri, banjat termale dhe ujësjellësi, ai është i bekuar me një shtrirje plazhi të gjatë rreth dhjetë kilometra. -

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet e forta, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.