Tag: kilometra

  • Tërmet i fortë godet Kanadanë, 6.8 ballë i shkallës Rihter

    Tërmet i fortë godet Kanadanë, 6.8 ballë i shkallës Rihter

    Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kanada.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 243 kilometra në perëndim-jugperëndim të Whitehorse, Kanada dhe 573 kilometra në lindje të Anchorage, SHBA, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.
    Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në vend, automjeti merr flakë pas përplasjes me furgonin, trafiku paralizohet për disa kilometra

    Aksident i rëndë në vend, automjeti merr flakë pas përplasjes me furgonin, trafiku paralizohet për disa kilometra

    Aksi Lushnjë–Rrogozhinë, në drejtim të Tiranës, është bllokuar paraditen e sotme për shkak të një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Çermë–Pluk, ku trafiku është krijuar deri në 3 kilometra.
    Sipas informacioneve, një automjet tip Toyota ka marrë flakë pasi është goditur nga pas nga një furgon i OSHEE-së. Në mjetin Toyota udhëtonte një grua së bashku me dy fëmijët e saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është mos mbajtja e distancës së sigurisë nga drejtuesja e Toyotës, e cila ka goditur furgonin.

  • ‘Vrapojmë për Pavarësinë’/ Nis Half Marathon 2025 në Vlorë, pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës

    ‘Vrapojmë për Pavarësinë’/ Nis Half Marathon 2025 në Vlorë, pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës

    Në qytetin ku nisi historia e pavarësisë shqiptare sot në Vlorë është rikthyer një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme të vitit, Maratona e Vlorës.
    Me motivin ‘Vrapojmë për Pavarësinë’ Maratona e Vlorës vjen në edicionin e saj të 5-të, duke mbledhur rreth 400 vrapues nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota.
    Maratona është e ndarë në tre gara: 5 kilometra, 10 kilometra dhe 21 kilometra.

  • Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

    Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

    Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 2:08 minuta të mëngjesit në ishullin e Kretës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët në disa zona të rajonit.

    Lëkundja, e cila zgjati disa sekonda, u ndje qartë në shumë pjesë të ishullit.
    Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 21 kilometra në veriperëndim të Rethymnoa. Raportimet nga terreni flasin për një dridhje të fortë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
    Instituti bën të ditur se tërmeti ka pasur një thellësi prej 33.5 kilometrash, faktor që mund të ketë ndikuar në ndjeshmërinë e gjerë të lëkundjes.
    Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri.

    Top Channel

  • Maqedonia e Veriut/ Hekurudha e re me ambicie 1.9 miliard euro

    Maqedonia e Veriut/ Hekurudha e re me ambicie 1.9 miliard euro

    Me investimin prej 1.9 miliard eurosh përmes kredisë së paralajmëruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po vendos një objektiv ambicioz: brenda pesë vjetësh, hekurudhat maqedonase do të kenë një linjë moderne nga veriu në jug, nëpër të cilën trenat e pasagjerëve do të lëvizin me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë drejt Selanikut dhe Beogradit, ndërsa trenat e mallrave me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.
    Plani është që të ruhet sa më shumë traseja ekzistuese, mbi të cilën do të ndërtohet një linjë hekurudhore krejtësisht e re dhe paralelisht me të, të vendoset një vijë e dytë, gjë që do të rezultonte në rreth 200 kilometra hekurudhë moderne dykahëshe, thotë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë, drejtori i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë – Transport, Sinisha Ivanovski.
    “Nuk do të mbajmë hekurudhën ekzistuese veri-jug. Do të ruajmë vetëm trasenë dhe do të ndërtohet një hekurudhë krejtësisht e re, sepse parametrat e asaj ekzistuese janë maksimalisht për 100 kilometra në orë dhe ajo nuk përputhet në asnjë parametër me hekurudhën për 160 kilometra në orë. Pra, e gjithë hekurudha në të dy drejtimet, me elektrifikim dhe sinjalizim, duhet të kushtojë maksimum 1.9 miliard euro”, thotë Ivanovski në një intervistë për REL-in.
    Sipas marrëveshjes me Qeverinë britanike, shton ai, një nga kushtet është që realizuesi i punimeve në hekurudhë të jetë një kompani britanike, e cila do të kryejë 20 për qind të vlerës totale, gjë që do të vërë në dispozicion 1.5 miliard euro për nënkontraktorë, pra kompani maqedonase. Megjithatë, Ivanovski thekson se problemi qëndron në faktin se në vend nuk ka kompani të specializuara për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhave.
    Infrastruktura hekurudhore aktualisht është në një nivel shumë të ulët, me një linjë ku trenat lëvizin maksimalisht me 50 kilometra në orë, ndërsa në disa segmente me kthesa, ku trenat madje lëvizin edhe më ngadalë se 20 kilometra në orë.
    Hekurudha do të zhvillojë edhe turizmin
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, në nëntor njoftoi se po përgatitet ndërtimi i “hekurudhës së shpejtë” nga Shkupi në Selanik dhe, sipas tij, në këtë mënyrë shteti do të zhvillojë edhe turizmin.
    Ai tha se Qeveria maqedonase ka miratuar vendimin për zgjidhjen urbanistike për lokalitetin Stobi, ku po hapen gjithashtu verari në rajonin e Tikveshit.
    Nikolloski theksoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve është lehtësimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja hoteliere dhe mbajtja e turistëve që kalojnë nëpër Korridorin 10, pra rrugën E-75.
    Hekurudha e re që pritet të lidhë qytetet Nish dhe Shkup është në plan ndërtimi. Ajo është pjesë e projektit të Korridorit 10, i cili do të lidhë Athinën, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Zagrebin, Lubjanën dhe Salzburgun.
    Megjithatë, një pjesë e opinionit profesional e sheh me rezerva të mëdha “hekurudhën e shpejtë” të paralajmëruar, duke theksuar se projekti po shtyhet përpara pa një analizë të mjaftueshme dhe duke paralajmëruar një rrezik potencial financiar të madh për shtetin.
    Profesori Dejan Trajkovski nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” e sheh projektin si “humbje” dhe, sipas tij, ai do të kushtojë shumë më tepër sesa kredia prej 1.9 miliard eurosh, madje thotë se me interesa dhe humbje të paraportuara, shuma do të arrinte në 3.3 deri në 3.5 miliardë euro.
    “Qeveria po përgatitet të marrë miliarda euro borxh për një projekt të falimentuar të quajtur hekurudhë e shpejtë, pa asnjë analizë ekonomike, pa studim fizibiliteti, pa debat publik, vetëm me një vendim të papërgjegjshëm politik. Ata duan një hekurudhë që do të sjellë humbje, në vend të energjisë dhe fitimeve nga Lugina e Vardarit”, thotë Trajkovski.
    Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Sinisha Ivanovski, thotë se aktualisht po zhvillohen studimi i fizibilitetit, vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe studime të tjera për projektin që pritet të tregojnë mënyrën e ndërtimit të trasesë.
    Sa i përket leverdisë ekonomike, ai thotë se duke qenë se Maqedonia e Veriut aktualisht renditet e fundit në rajon për projektet infrastrukturore (hekurudhore dhe rrugore), pret që shteti të përfitojë nga ky projekt.
    Përfitimet ekonomike
    “Portet në Greqi po përjetojnë rritje të vazhdueshme të vëllimit të punës dhe rruga më e shpejtë dhe më efikase për kompanitë transportuese kalon nëpër Maqedoninë e Veriut. Sa më e shkurtër të jetë rruga, aq më të ulëta janë kostot, gjë që është përfitim i drejtpërdrejtë edhe për ne”, shpjegon Ivanovski.
    Nëse investimi do të kthehet plotësisht, këtë do ta tregojnë studimet, shton ai, duke theksuar se projektet infrastrukturore rrallë sjellin përfitim të drejtpërdrejtë financiar. Sipas Ivanovskit, roli thelbësor i këtyre projekteve është përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe shërbimeve për qytetarët dhe transportin publik, i cili zakonisht subvencionohet në të gjitha metropolet e mëdha.
    Më 6 nëntor, qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndërkombëtar në Korridorin 8.
    Tuneli i planifikuar është pjesë e Korridorit më të gjerë panevropian 8, një korridor transporti që lidh brigjet e Adriatikut dhe Detit të Zi. Traseja lidh Barin dhe Brindisin në Itali me portin e Durrësit në Shqipëri, prej nga vazhdon nëpër Ballkanin jugor drejt Bullgarisë dhe më tej deri në Varna në Detin e Zi.
    Rrjeti rrugor dhe hekurudhor ndjek një drejtim të ngjashëm, duke lidhur qytete kyç si Tirana, Shkupi, Sofja dhe Plovdivi.
    Përveç Korridorit 10, Maqedonia e Veriut pjesërisht përmes kredisë britanike, planifikon edhe rindërtimin e plotë të hekurudhës Shkup-Kërçovë, përmes Tetovës dhe Gostivarit. Kjo segment konsiderohet si zgjidhje kyç për lidhjen e ardhshme hekurudhore me Shqipërinë. Dy vendet po kërkojnë një zgjidhje për këtë, pasi traseja drejt Ohrit ndodhet në një zonë të mbrojtur nga UNESCO-ja. Lidhja me Shqipërinë do të ndërtohej brenda të paktën tetë vjetësh, thotë Ivanovski.

  • Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

    Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

    Me investimin prej 1.9 miliard eurosh përmes kredisë së paralajmëruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po vendos një objektiv ambicioz: brenda pesë vjetësh, hekurudhat maqedonase do të kenë një linjë moderne nga veriu në jug, nëpër të cilën trenat e pasagjerëve do të lëvizin me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë drejt Selanikut dhe Beogradit, ndërsa trenat e mallrave me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

    Plani është që të ruhet sa më shumë traseja ekzistuese, mbi të cilën do të ndërtohet një linjë hekurudhore krejtësisht e re dhe paralelisht me të, të vendoset një vijë e dytë, gjë që do të rezultonte në rreth 200 kilometra hekurudhë moderne dykahëshe, thotë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë, drejtori i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë – Transport, Sinisha Ivanovski.

    “Nuk do të mbajmë hekurudhën ekzistuese veri-jug. Do të ruajmë vetëm trasenë dhe do të ndërtohet një hekurudhë krejtësisht e re, sepse parametrat e asaj ekzistuese janë maksimalisht për 100 kilometra në orë dhe ajo nuk përputhet në asnjë parametër me hekurudhën për 160 kilometra në orë. Pra, e gjithë hekurudha në të dy drejtimet, me elektrifikim dhe sinjalizim, duhet të kushtojë maksimum 1.9 miliard euro”, thotë Ivanovski në një intervistë për REL-in.

    Sipas marrëveshjes me Qeverinë britanike, shton ai, një nga kushtet është që realizuesi i punimeve në hekurudhë të jetë një kompani britanike, e cila do të kryejë 20 për qind të vlerës totale, gjë që do të vërë në dispozicion 1.5 miliard euro për nënkontraktorë, pra kompani maqedonase. Megjithatë, Ivanovski thekson se problemi qëndron në faktin se në vend nuk ka kompani të specializuara për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhave.

    Infrastruktura hekurudhore aktualisht është në një nivel shumë të ulët, me një linjë ku trenat lëvizin maksimalisht me 50 kilometra në orë, ndërsa në disa segmente me kthesa, ku trenat madje lëvizin edhe më ngadalë se 20 kilometra në orë.

    Hekurudha do të zhvillojë edhe turizmin

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, në nëntor njoftoi se po përgatitet ndërtimi i “hekurudhës së shpejtë” nga Shkupi në Selanik dhe, sipas tij, në këtë mënyrë shteti do të zhvillojë edhe turizmin.

    Ai tha se Qeveria maqedonase ka miratuar vendimin për zgjidhjen urbanistike për lokalitetin Stobi, ku po hapen gjithashtu verari në rajonin e Tikveshit.

    Nikolloski theksoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve është lehtësimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja hoteliere dhe mbajtja e turistëve që kalojnë nëpër Korridorin 10, pra rrugën E-75.

    Hekurudha e re që pritet të lidhë qytetet Nish dhe Shkup është në plan ndërtimi. Ajo është pjesë e projektit të Korridorit 10, i cili do të lidhë Athinën, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Zagrebin, Lubjanën dhe Salzburgun.

    Megjithatë, një pjesë e opinionit profesional e sheh me rezerva të mëdha “hekurudhën e shpejtë” të paralajmëruar, duke theksuar se projekti po shtyhet përpara pa një analizë të mjaftueshme dhe duke paralajmëruar një rrezik potencial financiar të madh për shtetin.

    Profesori Dejan Trajkovski nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” e sheh projektin si “humbje” dhe, sipas tij, ai do të kushtojë shumë më tepër sesa kredia prej 1.9 miliard eurosh, madje thotë se me interesa dhe humbje të paraportuara, shuma do të arrinte në 3.3 deri në 3.5 miliardë euro.

    “Qeveria po përgatitet të marrë miliarda euro borxh për një projekt të falimentuar të quajtur hekurudhë e shpejtë, pa asnjë analizë ekonomike, pa studim fizibiliteti, pa debat publik, vetëm me një vendim të papërgjegjshëm politik. Ata duan një hekurudhë që do të sjellë humbje, në vend të energjisë dhe fitimeve nga Lugina e Vardarit”, thotë Trajkovski.

    Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Sinisha Ivanovski, thotë se aktualisht po zhvillohen studimi i fizibilitetit, vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe studime të tjera për projektin që pritet të tregojnë mënyrën e ndërtimit të trasesë.

    Sa i përket leverdisë ekonomike, ai thotë se duke qenë se Maqedonia e Veriut aktualisht renditet e fundit në rajon për projektet infrastrukturore (hekurudhore dhe rrugore), pret që shteti të përfitojë nga ky projekt.

    Përfitimet ekonomike

    “Portet në Greqi po përjetojnë rritje të vazhdueshme të vëllimit të punës dhe rruga më e shpejtë dhe më efikase për kompanitë transportuese kalon nëpër Maqedoninë e Veriut. Sa më e shkurtër të jetë rruga, aq më të ulëta janë kostot, gjë që është përfitim i drejtpërdrejtë edhe për ne”, shpjegon Ivanovski.

    Nëse investimi do të kthehet plotësisht, këtë do ta tregojnë studimet, shton ai, duke theksuar se projektet infrastrukturore rrallë sjellin përfitim të drejtpërdrejtë financiar. Sipas Ivanovskit, roli thelbësor i këtyre projekteve është përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe shërbimeve për qytetarët dhe transportin publik, i cili zakonisht subvencionohet në të gjitha metropolet e mëdha.

    Më 6 nëntor, qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndërkombëtar në Korridorin 8.

    Tuneli i planifikuar është pjesë e Korridorit më të gjerë panevropian 8, një korridor transporti që lidh brigjet e Adriatikut dhe Detit të Zi. Traseja lidh Barin dhe Brindisin në Itali me portin e Durrësit në Shqipëri, prej nga vazhdon nëpër Ballkanin jugor drejt Bullgarisë dhe më tej deri në Varna në Detin e Zi.

    Rrjeti rrugor dhe hekurudhor ndjek një drejtim të ngjashëm, duke lidhur qytete kyç si Tirana, Shkupi, Sofja dhe Plovdivi.

    Përveç Korridorit 10, Maqedonia e Veriut pjesërisht përmes kredisë britanike, planifikon edhe rindërtimin e plotë të hekurudhës Shkup-Kërçovë, përmes Tetovës dhe Gostivarit. Kjo segment konsiderohet si zgjidhje kyç për lidhjen e ardhshme hekurudhore me Shqipërinë. Dy vendet po kërkojnë një zgjidhje për këtë, pasi traseja drejt Ohrit ndodhet në një zonë të mbrojtur nga UNESCO-ja. Lidhja me Shqipërinë do të ndërtohej brenda të paktën tetë vjetësh, thotë Ivanovski./ REL/ 

  • Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

    Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

    Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:26
    Rruga që lidh Liqenin e Kallabakut me fshatin Novosej në Kukës, e ndërtuar vetëm dy muaj më parë me financim të qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Kukës, ka pësuar dëmtime serioze.
    Bëhet fjalë për segmentin 3.8 kilometra të rrugës së re, e cila është asfaltuar në fund të muajit shtator. Vetëm pak javë pas ndërtimit, në këtë aks janë vërejtur plasaritje të asfaltit, çarje përgjatë trasesë dhe lëvizje të skajeve anësore të rrugës.

    Rruga është financuar nga projekti “Rrugët e Bardha”, një iniciativë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që synon përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale malore dhe rritjen e aksesit në destinacionet turistike të veriut.

    Ky aks konsiderohet i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Kukës, pasi ofron lidhje me një nga atraksionet më të kërkuara të zonës Liqenin e Kallabakut si dhe me Shtegun e Ngjyrave, një nga shëtitjet malore më të vizituara.

    Për momentin, banorët presin reagimin e institucioneve, ndërsa rruga e re vijon të dëmtohet dita-ditës.

  • Dëmtohet rruga e re në Kukës/ Çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra, u inaugurua dy muaj më parë

    Dëmtohet rruga e re në Kukës/ Çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra, u inaugurua dy muaj më parë

    Rruga që lidh Liqenin e Kallabakut me fshatin Novosej në Kukës, e ndërtuar vetëm dy muaj më parë me financim të qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Kukës, ka pësuar dëmtime serioze.

    Bëhet fjalë për segmentin 3.8 kilometra të rrugës së re, e cila është asfaltuar në fund të muajit shtator. Vetëm pak javë pas ndërtimit, në këtë aks janë vërejtur plasaritje të asfaltit, çarje përgjatë trasesë dhe lëvizje të skajeve anësore të rrugës.
    Rruga është financuar nga projekti “Rrugët e Bardha”, një iniciativë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që synon përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale malore dhe rritjen e aksesit në destinacionet turistike të veriut.
    Ky aks konsiderohet i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Kukës, pasi ofron lidhje me një nga atraksionet më të kërkuara të zonës Liqenin e Kallabakut si dhe me Shtegun e Ngjyrave, një nga shëtitjet malore më të vizituara.
    Për momentin, banorët presin reagimin e institucioneve, ndërsa rruga e re vijon të dëmtohet dita-ditës.

    Top Channel

  • Regjistrohen lëkundje tërmeti/ ‘Shkundet’ vendi, ja sa ishte magnituda, dhe vendi ku u regjistrua…

    Regjistrohen lëkundje tërmeti/ ‘Shkundet’ vendi, ja sa ishte magnituda, dhe vendi ku u regjistrua…

    Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua të hënën në mëngjes në zonën e Karditsës, në Greqi.
    Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundja sizmike është lokalizuar 4 kilometra në verilindje të Morfovounit, në prefekturën e Karditsës.
    Thellësia fokale është vlerësuar në rreth 10 kilometra, bazuar në të dhënat e Zgjidhjes së Rishikuar. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

  • E zbulon FSHF-ja/ Bajrami i lë të gjithë pas për shpejtësi

    E zbulon FSHF-ja/ Bajrami i lë të gjithë pas për shpejtësi

    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar të dhëna të detajuara lidhur me performancën fizike të Kombëtares shqiptare në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
    Të dhënat përfshijnë statistikat e shpejtësisë maksimale të arritur nga lojtarët gjatë ndeshjeve të grupit, ku Shqipëria e mbylli fazën kualifikuese në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar pjesëmarrjen në “play-off”.
    Pas shortit të hedhur së fundmi, skuadra kuqezi ka mësuar se do të ndeshet me Poloninë në gjysmëfinale, dhe në rast kualifikimi, kundërshtari i finales do të jetë fituesi i përballjes Ukrainë-Suedi.
    Në analizën e publikuar nga FSHF, janë përfshirë statistikat individuale të pesë lojtarëve më të shpejtë të kombëtares gjatë kësaj faze kualifikuese.
    Sipas këtyre të dhënave, Nedim Bajrami ka qenë lojtari me shpejtësinë më të lartë të regjistruar, duke arritur deri në 34.18 kilometra në orë në një nga sprintet e tij. Ky tregues e vendos Bajramin në krye të listës për sa i përket kapacitetit fizik dhe intensitetit të lartë në fazën ofensive dhe atë të tranzicionit.
    Në vend të dytë renditet Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 kilometra në orë, duke konfirmuar rolin e tij si një lojtar me dinamizëm të lartë në krah.

    Ndërkohë, Armando Broja dhe Myrto Uzuni ndajnë vendin e tretë në këtë renditje, pasi të dy kanë regjistruar shpejtësi identike prej 32.23 kilometra në orë. Të dy lojtarët kanë shfaqur përmirësim të dukshëm fizik pas rikthimeve nga dëmtimet dhe kanë kontribuar në fazën ofensive me lëvizje të shpejta dhe depërtuese.
    Lista e pesë lojtarëve më të shpejtë plotësohet nga Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i cili ka arritur një shpejtësi prej 31.47 kilometra në orë. Ky tregues nënvizon aftësinë e tij për të përballuar një volum të madh vrapimi në fazat mbrojtëse dhe sulmuese, sidomos në situatat ku kërkohet mbulim i hapësirës në krah.