Big Market
TIRANË- Big Market po abuzon me çmimet! Kështu është shprehur gazetari Mentor Kikia, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se kompania në fjalë mashtron qytetarët me çmimet, sipas tij tjetër çmim shënohet në raft dhe tjetër në faturë. Sipas tij, konsumatorët po mashtrohen nga ky rrjet marketi, ku sipas tij po bashkëpunon edhe me shtetin.
Fatura e publikuar nga gazetari Kikia
“E kam hasur dhe investiguar. Market mashtruese, tjetër çmim shënojnë në raft, e tjetër del në faturë. Ti joshesh nga çmimet në raft dhe mbush karrocen. Ti nuk e vë re se çfarë shënon kasa kur merr dhjetra produkte. Por ata janë mashtrues! Jini vigjilentë, njerëz, verifikoni çmimet, kur shteti dhe hajduti janë një, merrni masa vetë!”,- shprehet ai. Teksa reagimin e tij e ka shoqëruar me lajmin e publikuar nga Faktor.al, të cilin do ta gjeni më poshtë!
Lajmi i publikuar nga Faktor.al:Sa të mbrojtur janë konsumatorët? Flas për një artikull qefi, gjithsesi. Atëherë, para një jave gati shkoj në një supermarket dhe blej disa ëmbëlsira dhe kur paguaj kuptoj që çmimi në të vërtetë ishte 100 lekë ose 1 Euro më shumë se sa ai i ekspozuari. Bëj fjalë, pres që të merren masa, pres shumë në fakt. Vjen njëra nga punonjëset dhe më thotë që mund ta marr aq sa është çmimi i ekspozuar. Unë, megjithatë, nuk pranova dhe thashë që për mallin që do të marr, do paguaj aq sa del në faturë. Të cilën e fotografova. Duke qenë se bëra gjithë atë zhurmë, mendova që do të ishin marrë masa: ose do të ndryshonte çmimi i ekspozuar, ose do të ndryshonte çmimi në kasë. O njëra, o tjetra. Pas disa ditësh shkova sërish dhe nuk kishte ndryshuar asgjë! E njëjta histori. Çmimi ekspozuar 800 lekë dhe çmimi i shitjes në kasë 900 lekë. Tani, më thoni ju, si ta quaj këtë? A keni ndonjë mendim?
Lidhur me këtë denoncim ende nuk ja një reagim zyrtar të rrjetit të supermarketeve “Big Market”. /ZËRI









