Tag: kibernetike

  • Nesër konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, këto janë akset rrugore që do të bllokohen për arsye sigurie

    Nesër konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, këto janë akset rrugore që do të bllokohen për arsye sigurie

    Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.

    Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.
    Ndalohet qarkullimi i automjeteve në:
    Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin);
    Rrugën “Gjergj Filipi”;
    Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë kohës së konferencës.
    Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.
    Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse.

    Top Channel

  • Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, cilat akse dhe sheshe do të bllokohen

    Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, cilat akse dhe sheshe do të bllokohen

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. Masat prekin edhe bllokimin e disa akseve rrugore si dhe rrugë këmbësore, kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
    Njoftimi i Policisë Tiranë:
    Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.
    Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:
    -Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
    -Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.
    Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
    Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112.

  • “Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE”/ Rama nga Kopenhagen: Jemi objekt i sulmeve kibernetike iraniane, të mëdhenjtë…

    “Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE”/ Rama nga Kopenhagen: Jemi objekt i sulmeve kibernetike iraniane, të mëdhenjtë…

    Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar përparimin në procesin e negociatave.

    “Po përparojmë për të punuar me tenderat publikë. Ne nuk po presim për BE po vrapojmë shumë shpejt, ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve të mos presin më dhe të na përqafojnë e mirëperesim.
    Kemi qenë objekt të sulmeve kibernetike por sot kemi mbrojtjen më të fortë në Europë. Ende vijojmë të jemi objekt i sulmeve kibernetike të BE.
    Ka shumë mësime ku mund ti mësojmë nga BE. Për të rritur një konvergjencë për të arritur sigurimin. Ajo që është më e rendësishme jo vetëm që të përforcohet aspekt ushtarak por të ketë një plan paqeje europian.
    Sa më shumë të ecim në këtë drejtim aq më mirë do të jetë sepse të tjerët po shfaqen më të fuqishëm”, tha Rama.

    Top Channel

  • Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Nuk po presim, po vrapojmë drejt BE-së!

    Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Nuk po presim, po vrapojmë drejt BE-së!

    Në Kopenhagen të Danimarkës po zhvillohet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, me pjesëmarrjen e liderëve nga 49 vende evropiane, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në qendër të diskutimeve janë Ukraina dhe siguria në Evropë.
    Kryeministri Edi Rama ka folur pak para gazetarëve para nisjes së samitit. Ai foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
    “Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama i pyetur për integrimin.
    Ai u pyet edhe për çështje të tjera, si sulmet kibernetike nga Irani apo ndalimi nga Izraeli i anijeve me ndihma humanitare të nisura drejt Gazës.
    Sulmet kibernetike nga Irani
    Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po kundërsulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë.
    Çfarë mësimesh mund të marrim nga Shqipëria?
    Shumë, shumë leksione. Që të veprojmë sikur jemi një dhe të konvergojmë çdo gjë që ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen, që nuk është rasti, ka Akoma kthime pas kur vjen pun ate informacioni dhe të dhënat, dhe më e rëndësishmja të mos shkallëzohemi vetëm tek ushtria port ë kemi një plan europian për paqen.
    Rama pyetet për ndalimin e anijeve me ndihma humanitare për Gazën
    S’jam personi më i mirë për t’u pyetur për këtë. Sepse mendoj se për sa kohë është Hamasi është në skenë, çdo gjë është e kohë të flitet.

  • Samiti i VII i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Nuk po presim, por po vrapojmë drejt BE-së

    Samiti i VII i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Nuk po presim, por po vrapojmë drejt BE-së

    Në Kopenhagen të Danimarkës po zhvillohet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, me pjesëmarrjen e liderëve nga 49 vende evropiane, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në qendër të diskutimeve janë Ukraina dhe siguria në Evropë.
    Kryeministri Edi Rama ka folur pak para gazetarëve para nisjes së samitit. Ai foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
    “Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama i pyetur për integrimin.
    Ai u pyet edhe për çështje të tjera, si sulmet kibernetike nga Irani apo ndalimi nga Izraeli i anijeve me ndihma humanitare të nisura drejt Gazës.
    Sulmet kibernetike nga Irani
    Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po kundërsulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë.
    Çfarë mësimesh mund të marrim nga Shqipëria?
    Shumë, shumë leksione. Që të veprojmë sikur jemi një dhe të konvergojmë çdo gjë që ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen, që nuk është rasti, ka Akoma kthime pas kur vjen pun ate informacioni dhe të dhënat, dhe më e rëndësishmja të mos shkallëzohemi vetëm tek ushtria port ë kemi një plan europian për paqen.
    Rama pyetet për ndalimin e anijeve me ndihma humanitare për Gazën
    S’jam personi më i mirë për t’u pyetur për këtë. Sepse mendoj se për sa kohë është Hamasi është në skenë, çdo gjë është e kohë të flitet.

  • Lufta e re ka nisur, ish-kreu i MI5 zbulon përplasjen e fshehtë mes Britanisë dhe Rusisë

    Lufta e re ka nisur, ish-kreu i MI5 zbulon përplasjen e fshehtë mes Britanisë dhe Rusisë

    Mbretëria e Bashkuar mund të jetë tashmë në një gjendje lufte me Rusinë për shkak të intensitetit të sulmeve kibernetike, sabotimeve dhe aktiviteteve të tjera armiqësore të orkestruara nga Moska, sipas Eliza Manningham-Buller, ish-drejtore e Shërbimit Sekret të Sigurisë Britanik (MI5).

    Duke folur në një podcast me Lordin John McFall, Manningham-Buller u shpreh se ndan të njëjtin mendim me eksperten e njohur për çështjet ruse, Fiona Hill, e cila më herët këtë vit u shpreh se Rusia është tashmë në një gjendje lufte me Perëndimin.
    “Mendoj se ajo mund të ketë të drejtë kur thotë se ne jemi tashmë në luftë me Rusinë. Është një lloj tjetër lufte, por armiqësia, sulmet kibernetike, sulmet fizike dhe aktivitetet e inteligjencës janë të gjera”, deklaroi ajo.
    Sipas saj, situata ka ndryshuar ndjeshëm që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, me shtimin e aktiviteteve armiqësore në territorin britanik, përfshirë sabotime, spiunazh dhe sulme ndaj individëve.
    Vetëm këtë vit, gjashtë shtetas bullgarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar u burgosën për përfshirje në një rrjet spiunazhi pro-rus, ndërsa pesë të tjerë u dënuan për pjesëmarrje në një sulm zjarrvënës të urdhëruar nga Moska në një depo që përmbante ndihma për Ukrainën.
    Ndërkohë, ministri britanik i Zyrës së Kabinetit, Pat McFadden, ka deklaruar më herët se Rusia ka rritur ndjeshëm fushatën e saj të sulmeve kibernetike kundër institucioneve dhe bizneseve britanike.
    Rritja e tensioneve është ndjerë edhe në vende të tjera të NATO-s në Evropën Lindore. Në Poloni, 19 dronë rusë të paarmatosur shkelën hapësirën ajrore të vendit gjatë këtij muaji, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e konflikteve hibride.
    Manningham-Buller kujtoi gjithashtu takimin e saj me presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2005, duke thënë se ai nuk la përshtypje pozitive. “Nuk do ta përshkruaja si një njeri të këndshëm. Nuk e parashikova që brenda një viti ai do të urdhëronte vrasjen në rrugët e Londrës të (Alexander) Litvinenkos, por mendova se ishte një njeri mjaft i pakëndshëm,” u shpreh ajo.
    Litvinenko, një ish-agjent rus i FSB-së që jetonte në Londër, u helmua me polonium radioaktiv në vitin 2006, ku vdiq disa ditë më vonë. Një hetim publik më vonë përfundoi se agjentët rusë që ekzekutuan sulmin kishin vepruar me miratimin e presidentit Putin.
    Ish-drejtoresha e MI5 gjithashtu kritikoi vendimet e qeverive të SHBA-së dhe Britanisë për të shkurtuar ndihmat ndërkombëtare, duke paralajmëruar se kjo lë hapësirë për ndikimin diplomatik të Kinës në vendet më të varfra.
    Ajo përmendi si shembull përkushtimin amerikan ndaj trajtimit të HIV/AIDS në Afrikë, të financuar nga administrata e George Ë. Bush, për të ilustruar efektin pozitiv të ndihmës ndërkombëtare dhe fuqisë së butë perëndimore.
    “Nëse tërhiqemi nga bota, ata (Kina dhe Rusia) mund të hyjnë. Fuqia e butë, qoftë nëpërmjet BBC-së, ndihmës apo çminimit, ka rëndësi të jashtëzakonshme si për ndikimin tonë ndërkombëtar ashtu edhe për aspektin humanitar”, përfundoi ajo.

    Top Channel

  • 20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

    20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

    Në një botë dixhitale, siguria kibernetike është bërë një shqetësim global. Bashkë me ndryshimet e saj, teknologjia po sjell edhe rritjen e numrit të kërcënimeve kibernetike.
    Një sulm kibernetik përbën një tentativë të qëllimshme për të shfrytëzuar sistemet kompjuterike, rrjetet ose pajisjet. Në shënjestër mund të jenë objektiva të ndryshme, përfshirë vjedhjen e të dhënave të ndjeshme apo bllokimin e sistemit.
    “Sulmet kibernetike janë përpjekje nga hakerat për të depërtuar në një sistem ose rrjet kompjuterik, qoftë për të vjedhur informacione të ndjeshme, për të ndërprerë operacionet ose për të kërkuar para në këmbim të ndalimit të sulmit. Mendojeni si një hyrje dixhitale: në vend që një hajdut të hyjë në shtëpinë tuaj, është dikush që futet në rrjetin e një kompanie. Sulmet mund të jenë nga email-et, duke u përpjekur të mashtrojnë dikë që të zbulojë fjalëkalimet ose deri te sulmet me ransomware që bllokojnë të gjitha skedarët në një sistem kompjuterik derisa të bëhet një pagesë”, tha eksperti për Sigurinë Kibernetike, Sam Rubin.
    Më 19 shtator 2025, aeroportet kryesore të Evropës, mes tyre Heathrow në Londër, Brukseli dhe Berlini, u përballën me ndërprerje të fluturimeve. Shkaku ishte një sulm kibernetik ndaj kompanisë amerikane Collins Aerospace, konkretisht ndaj sistemit të regjistrimit dhe imbarkimit. Si pasojë, u anuluan disa fluturime dhe u shkaktuan vonesa për shkak se procedurat u kryen manualisht.
    Ekspertët vlerësojnë se dëmi ekonomik nga sulmet kibernetike arrin mbi 20 miliardë dollarë në ditë. Përveç ndërprerjes së fluturimeve, viktima të sulmeve kanë qenë edhe kompani të mëdha britanike.Në prill, Marks & Spencer pësoi një humbje prej rreth 300 milionë paund nga një sulm. Në shtator, Jaguar Land Rover ndaloi prodhimin, duke paralizuar tre fabrika në Britani.
    “Ajo që mendoj është se njerëzit nuk e kuptojnë që ky është një problem global. Sulmet kibernetike po na kushtojnë, si shoqëri, mbi 20 miliardë dollarë në ditë. Këta autorë të sofistikuar po na synojnë ne, organizatat tona dhe po përpiqen të na bllokojnë dhe të na pengojnë të bëjmë biznes ose të vazhdojmë jetën tonë të përditshme.”
    Kjo formë tjetër sulmi, e njohur si ransomware, shpesh shoqërohet me shantazh dhe zhvatje.Në sektorin e shitjes me pakicë, pasojat shkojnë përtej humbjeve financiare. Ndërprerja e shërbimit, humbja e besimit të klientëve dhe rreziku i hetimeve janë pasoja të drejtpërdrejta.
    “Një sulm ransomware ndodh kur një sulmues ka akses në një organizatë dhe bllokon skedarët për të parandaluar aksesin tonë në to. Por e dini çfarë? Nuk bëhet fjalë vetëm për bllokimin e skedarëve. Ata në fakt vjedhin informacion. Pra, nuk është vetëm ransomware, por është zhvatje ku ata përdorin atë akses, skedarët e bllokuar, informacionin që kanë vjedhur dhe e mbajnë atë mbi ne dhe thonë, hej, nëse nuk na paguani, do të zbulojmë informacionin tuaj të ndjeshëm privat dhe nuk do të dalim nga rrjeti juaj dhe nuk do t’ju lejojmë të zhbllokoni këto skedarë.”
    Ekspertët theksojnë se masat parandaluese janë trajnimet e vazhdueshme për punonjësit, shtimi i sigurisë dhe përditësimi i programeve. Por ka edhe një anë pozitive në lidhje me mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
    Teknologjia e re e inteligjencës artificiale po i ndihmon ekipet e sigurisë të dallojnë kërcënime reale midis të gjitha të dhënave që monitorojnë dhe të kenë shikueshmëri më të mirë në të gjithë rrjetin, në mënyrë që të shohin kërcënimin në kohë reale dhe të ndërmarrin veprime më shpejt, shpjegon Rubin.
    “Ajo që duhet të bëni, është të kryeni trajnim ndërgjegjësimi për punonjësit në çdo kohë për t’u siguruar që të jenë vigjilentë në lidhje me rreziqet dhe kërcënimet që ekzistojnë, si dhe të ndërtoni shtresa të shumëfishta mbrojtjeje. Lajmi i mirë këtu është se po shohim gjithashtu një ndryshim rrënjësor në anën e mbrojtjes, ku ka teknologji që po sjell aftësi të inteligjencës artificiale, që u lejon mbrojtësve të shohin sinjalin. Pra, të shohim kërcënimin në kohë reale dhe të ndërmarrim veprime më shpejt.”
    Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga kompania franceze Thales, sulmet kibernetike në sektorin e aviacionit janë rritur me 600% gjatë vitit të kaluar.

  • Shqipëria në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh

    Shqipëria në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh

    Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se Shqipëria është ngjitur në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në vitin 2025.
    Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është rritur me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023.

    “Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike!

    Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023!

    Ky sukses reflekton punën intensive në:
    Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional
    Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike
    Rritjen e ndërgjegjësimit publik
    Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale
    Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar, i Qeverisë Shqiptare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
    Një histori suksesi që konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në hartën digjitale globale“, shprehet Balluku.

  • Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

    Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

    Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar një arritje të rëndësishme të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2025. 
    Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është renditur në vendin e 15-të në botë, duke u përmirësuar me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023. 
    Më tej socialistja shprehet se Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar 
    “Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike! 
    Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023! 
    Ky sukses reflekton punën intensive në: 
    Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional 
    Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike 
    Rritjen e ndërgjegjësimit publik 
    Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale 
    Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar, i Qeverisë Shqiptare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. 
    Një histori suksesi që konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në hartën digjitale globale“, shprehet Balluku. 

  • Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023

    Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023