Tag: kibernetike

  • Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike: 10 gjëra që duhet të dini

    Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike: 10 gjëra që duhet të dini

    Krimi kibernetik po rritet me ritme rekord, ndërsa inteligjenca artificiale po bëhet njëkohësisht mjet mbrojtjeje dhe arme për hakerat.Sipas raportit Global Cybersecurity Outlook 2025 të Forumit Ekonomik Botëror, numri mesatar i sulmeve javore ndaj organizatave është rritur me 58% në dy vitet e fundit, ndërsa bizneset e vogla mbeten më të ekspozuarat.Më poshtë janë 10 zhvillimet kryesore që kanë përcaktuar panoramën globale të sigurisë kibernetike këtë vit.1. Buxhetet po ngushtohen – IA merr rolin kryesorPavarësisht rritjes së sulmeve, fondet për siguri janë ulur nga 17% në 2022 në vetëm 4% në 2025.Për shkak të mungesës së ekspertëve, shumë kompani po përdorin IA për të automatizuar mbrojtjen.2. Inteligjenca artificiale rrit edhe rreziqetIA po përdoret gjithashtu nga hakerat vjedhje identitetesh dhe sulme kibernetike.Kompania Anthropic ka raportuar se teknologjia e saj është përdorur për të krijuar kode të dëmshme ndaj të paktën 17 organizatave.3. Mashtrimet sociale shfrytëzojnë besimin njerëzorGrupi “Scattered Spider” ka goditur kompani si Allianz, M&S dhe Qantas duke u shtirur si punonjës përmes rrjeteve të brendshme.Ekspertët theksojnë se siguria nuk është vetëm aftësi teknike, por “aftësi jetësore”.4. Deepfake-t po bëhen armë të zakonshmeKriminelët përdorën imazhe dhe zëra të rremë të drejtuesve të kompanisë Arup për të vjedhur 25 milionë dollarë.Ferrari shmangu një mashtrim të ngjashëm falë vigjilencës së stafit. Danimarka miratoi ligj për mbrojtjen e zërit dhe pamjes individuale nga përdorimi pa leje.5. Sulmi ndaj Marks & SpencerPas një sulmi ransomware* në prill, kompania britanike rifilloi shërbimin online vetëm pas tre muajsh, duke humbur rreth 300 milionë dollarë.Qëndrueshmëria kibernetike kërkon strategji të gjera, jo vetëm masa teknike.6. Ligje të reja për mbrojtjen dixhitaleBE ka miratuar paketën Digital Operational Resilience Act dhe AI Act, ndërsa Britania po ndalon pagesat e ransomware nga sektori publik.Ransomware mbetet rreziku më i madh për bizneset.7. Qeveritë përdorin IA për mbrojtjeOpenAI ka nënshkruar kontratë 200 milionë dollarëshe me Pentagonin për zhvillimin e mbrojtjes dixhitale.Microsoft ofron shërbime falas për qeveritë europiane, ndërsa Orange krijon një divizion të ri sigurie.8. Krimi kibernetik po globalizohetNë gusht, INTERPOL dhe AFRIPOL çmontuan 25 qendra të paligjshme të kriptomonedhave në 18 vende afrikane, me 1,200 arrestime dhe 97 milionë dollarë të rikuperuar.9. Mungesa e ekspertëve mbetet alarmanteVetëm 14% e organizatave në botë kanë staf të kualifikuar për siguri dixhitale.WEF propozon partneritete publike–private për formimin e talenteve, duke marrë modele nga Kenia dhe Arabia Saudite.10. Sulme në aeroportet europianeNë fund të shtatorit, një sulm ndaj sistemeve të check-in-it goditi aeroportet e Londrës, Berlinit, Dublinit dhe Brukselit, duke shkaktuar vonesa masive.“Qëndrueshmëria kibernetike është përgjegjësi e përbashkët në gjithë zinxhirin e aviacionit”, thekson Forumi Ekonomik Botëror./ WEF, Shqip.al* Ransomware është një lloj sulmi kibernetik ku hakerat bllokojnë aksesin në të dhënat ose sistemet e një organizate dhe kërkojnë pagesë (shpërblim) për t’i zhbllokuar.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Qantas Airways: Të dhënat personale të 5.7 milionë udhëtarëve janë publikuar online

    Qantas Airways: Të dhënat personale të 5.7 milionë udhëtarëve janë publikuar online

    Kompania ajrore australiane Qantas Airways ka konfirmuar se të dhënat personale të 5.7 milionë klientëve të saj janë shpërndarë online, pas një sulmi të rëndë kibernetik që ndodhi në fillim të korrikut.
    Në një deklaratë zyrtare të cituar nga gazeta italiane La Repubblica, Qantas njoftoi se incidenti “është pjesë e një serie sulmesh globale” që kanë prekur kompani të mëdha në sektorë të ndryshëm.
    “Qantas është një nga shumë kompanitë në botë të prekura nga publikimi i të dhënave nga grupet kriminale kibernetike, pas incidentit të sigurisë që ndodhi në fillim të korrikut, kur informacionet e klientëve u vodhën përmes një platforme të palës së tretë”, thuhet në njoftim.
    Çfarë informacioni është komprometuar
    Hetimet paraprake tregojnë se hakerët kanë depërtuar në një sistem të jashtëm të përdorur nga një qendër e kontaktit me klientët, duke siguruar akses në të dhëna të ndjeshme si:
    • emra dhe mbiemra,• adresa emaili,• numra telefoni,• dhe data lindjeje.
    Qantas ka bërë të ditur se me ndihmën e ekspertëve të sigurisë kibernetike “po heton në mënyrë të detajuar se cilat të dhëna janë bërë publike dhe në çfarë mase janë prekur klientët”.
    Veprimet ligjore dhe masa mbrojtëse
    Kompania ka njoftuar gjithashtu se ka marrë një urdhër gjyqësor nga Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor (New South Wales Supreme Court), ku ndodhet selia e saj, për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të informacionit të vjedhur.
    Sipas deklaratës zyrtare “Urdhri ndalon që të dhënat e vjedhura të konsultohen, shikohen, shpërndahen, përdoren, transmetohen apo publikohen nga kushdo, përfshirë palë të treta.”
    Një tjetër goditje për sektorin ajror
    Ky incident vjen në një moment kur linjat ajrore po përballen me një valë të re sulmesh kibernetike në mbarë botën, që kanë ekspozuar miliona pasagjerë. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se përdorimi i platformave të jashtme për menaxhimin e të dhënave të klientëve mbetet një nga pikat më të brishta të industrisë.
    Qantas ka kërkuar ndjesë publike dhe u ka bërë thirrje klientëve të prekur të qëndrojnë vigjilentë ndaj emaileve apo mesazheve mashtruese që mund të përdorin informacionin e rrjedhur.

  • “Nis beteja me zjarret e verës së ardhshme”/Rama: Renditemi e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike

    “Nis beteja me zjarret e verës së ardhshme”/Rama: Renditemi e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, në nisje të podcastit të tij, “Flasim”, bëri edhe një përmbledhje të të gjitha veprimeve të ndërmarra nga qeveria përgjatë një jave.
    Fillimisht u ndal te vizita e tij në klubin e Real Madridit, duke theksuar se së shpejti do të vijë në Shqipëri shkolla e futbollit.
    “Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të presidentit Florentino Perez. Së shpejti do të hapet rruga që, pas Akademisë së Manchester City, edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Jo në Durrës, por në Vlorë, ku dua po ashtu të sjellim edhe Universitetin e Sporteve të Realit të Madridit, një qendër ekselence e arsimit të lartë, e cila formon profesionistët e sportit, nga menaxherët te mjekët sportivë”, tha ai.
    Kreu i qeverisë njoftoi se ka nisur puna për masat kundër zjarreve për sezonin e ardhshëm veror. Kështu, Rama sqaron se është bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa e në krerë bagëtish, të cilat do të shlyhen me pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Në veçanti, edhe shkollat do të jenë të përfshira në mbështetjen e shërbimit pyjor.
    “Beteja me zjarret e verës së ardhshme ka nisur. Mësimet e reja të këtij viti janë kthyer në masa konkrete, për sezonin e ardhshëm të përballjes me zjarret. Është bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa e në krerë bagëtish, të cilat do të shlyhen me pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Ndërkohë do të investojmë fort për rritjen e kapaciteteve të trupës së zjarrfikësve, të cilët do të përfshihen në skemën e rritjes së pagave të ushtrisë, si edhe do të investojmë më tej në teknologji, me dronët me kamera termike. Po ashtu, do të trajnojmë sistematikisht forcat civile në nivelin vendor, e do të përfshijmë edhe shkollat në mbështetje të shërbimit pyjor, ndërkohë që penalitetet për zjarrvënësit do të ashpërsohen edhe më shumë”, tha Rama.
    Më tej, Rama u shpreh se ka nisur puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, që do të administrojë Fondin e Gjelbërt.
    “Kemi nisur punën për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, e cila do të adresojë një sërë problematikash, që nga rritja e volumit dhe cilësisë së investimeve për strehim social apo mundësi strehimi nën çmimet e tregut, te fuqizimi i njësive vendore me kapacitete në fushën e planifikimit dhe lehtësimi i proceseve të zhvillimit urban. Kjo agjenci do të administrojë e menaxhojë edhe Fondin e Gjelbërt, të cilin do ta krijojmë me kontributet në pemë, që sipas ndryshimeve të reja ligjore, janë detyrim i ndërtuesve në raport me metrat katrorë për ndërtim”, tha ai.
    Krijimi i MOBAL ka një rëndësi të veçantë për qeverinë, pasi është një shoqëri aksionare nën pronësinë shtetërore, që do të sigurojë organizimin e një sistemi transporti publik efikas dhe gjithëpërfshirës.
    “Kemi krijuar MOBAL, një shoqëri aksionare nën pronësi shtetërore, që do të funksionojë si një strukturë qendrore për transformimin cilësor të transportit publik. Kjo shoqëri do të sigurojë: operimin me një standard të lartë të shërbimit të transportit publik ndërqytetas në destinacionet turistike; operimin e shërbimeve të transportit shkollor, përfshirë transportin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë; organizimin e një sistemi transporti publik ndërqytetas modern, efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjithë vendin, nëpërmjet digjitalizimit të sistemeve të biletimit dhe monitorimit në kohë reale. MOBAL do të nisë operimin e linjave turistike në destinacionet kryesore turistike në jug dhe veri të vendit, duke nisur nga fillimi i sezonit turistik 2026. Ndërkohë, transporti shkollor për nxënës dhe punonjës arsimorë do të pilotohet në qarqe/qytete të përzgjedhura, duke nisur nga shtatori 2026”, tha ai.
    Po kështu, u rritën pagat e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, të cilat, siç shprehet Rama, janë barazuar me kolegët e Operës dhe Baletit.
    “Më në fund edhe pagat e Orkestrës së RTSH u rritën e u barazuan me pagat e Orkestrës së Operës, të cilat ishin rritur më parë dhe ky është një lehtësim për mua, sepse tanimë nuk jemi më duarlart nga pamundësia për të mbështetur disa kategori profesionistësh të këtij vendi, të cilët nuk janë forca që mund t’i mbijetojnë tregut të lirë, por janë një burim i çmuar energjie për kulturën tonë kombëtare”, tha ai.
    Anëtarësimi ynë në SEPA është gjithashtu një nismë e rëndësishme e Shqipërisë, pasi do të mundësojë transferimet në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta, si dhe me të njëjtat rregulla si të Unionit Evropian.
    “Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro), dhe nga data 7 tetor e këtij viti, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE. Kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, tha ai.
    Së fundmi, Rama tha se vendi ynë është renditur i 18-ti në botë në fushën e sigurisë kibernetike, nga National Cyber Security Index.
    “Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 36 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-t me 62.34 pikë. Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale”, tha Rama.

  • Rama në podkastit “Flasim”: Shqipëria në vendin e 18-të për sigurinë kibernetike, u ngjitur me 36 vende krahasuar me vitin 2023

    Rama në podkastit “Flasim”: Shqipëria në vendin e 18-të për sigurinë kibernetike, u ngjitur me 36 vende krahasuar me vitin 2023

    Kryeministri Edi Rama tha sot se, Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë.
    Rama u shpreh gjatë podkastit “Flasim”, se Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke u renditur me 85 pikë sipas Cyber National Security Index dhe duke u ngjitur me 36 vende krahasuar me vitin 2023.

    “Ky rezultat përfaqëson një ngritje me 36 vende krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54 me 62.34 pikë. Brenda dy vitesh kemi kaluar dhjetra shtete të mëdha dhe me traditë në këtë fushë duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale, si rezultat i një reagimi 360 gradë ndaj një sulmi jashtëzakonisht të rrezikshëm kibernetik që u bë mbi infrastrukturën digjitale nga një shtet i madh dhe i njohur për terrorizimin kibernetik”, theksoi Rama.

    National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.
    Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

  • OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

    OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

    OTP Bank Albania ka marrë zyrtarisht certifikimin ndërkombëtar ISO/IEC 27001, standardin më të njohur global, për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit.Ky certifikim përbën një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të bankës dhe në garantimin e mbrojtjes së të dhënave të klientëve.Për OTP Bank Albania, ISO/IEC 27001 nuk është vetëm një arritje teknike, por një vendim strategjik për ta integruar sigurinë e informacionit në çdo hallkë të operacioneve – nga infrastruktura teknologjike, deri tek kultura organizative.Drejtori i Departamentit të Sigurisë në OTP Bank Albania, z. Reglendi Xhango shprehet lidhur për këtë arritje:“Ky certifikim nuk lidhet thjesht me përputhshmërinë, por me vetë lidershipin. Ai është një dëshmi konkrete që banka e konsideron sigurinë si një element kyç të transformimit digjital dhe e aplikon atë në mënyrë të unifikuar në të gjithë sistemet e saj teknologjike.Rrugëtimi drejt certifikimit ishte një angazhim i përbashkët dhe një investim afatgjatë në cilësi. OTP Bank Albania është një nga vetëm pesë bankat në Shqipëri që ka arritur certifikimin ISO 27001, duke u pozicionuar si lider në fushën e sigurisë së informacionit. Si pjesë e Grupit OTP, ky certifikim e vendos bankën në një pozitë influencuese për inovacionin dhe përparimin në sigurinë kibernetike në rajon.”Certifikimi ndikon drejtpërdrejt në besimin dhe përvojën e klientëve, pasi çdo shërbim, apo teknologji e re në OTP Bank Albania i nënshtrohet tashmë vlerësimeve rigoroze, sipas standardeve ISO 27001, për të garantuar mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave.Kjo arritje forcon vizionin e bankës për të udhëhequr me përgjegjësi në peizazhin digjital bankar të Shqipërisë, duke promovuar transparencë, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm.OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP, një prej grupeve më të mëdha bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, që i shërben mbi 17 milionë klientëve në 12 vende.E udhëhequr nga inovacioni, përgjegjësia dhe qasja ndaj klientit, OTP vijon të investojë në transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe praktikat bankare të qëndrueshme — duke ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më inteligjente për klientët e saj. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbrojtja nga sulmet kibernetike, Rama: Sulmohemi vazhdimisht, por ja kemi dalë të mos dëmtohemi

    Mbrojtja nga sulmet kibernetike, Rama: Sulmohemi vazhdimisht, por ja kemi dalë të mos dëmtohemi

    Shqipëria, sipas kryeministrit Rama, është kthyer në një shembull sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
    Në Konferencën e tretë të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s të mbajtur në Tiranë, Rama vuri në dukje se vendi ynë vijon të sulmohet.
    “Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur behet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Nga 48 një herë kanë lënë gjurmë por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm”, tha Rama.

    32 delegacioneve të pranishme, kreu i qeverisë i shpjegoi dhe metodën e përdorur nga Shqipëria për të përballuar çdo rrezik potencial.
    “Kjo sepse ma ha mendja kemi qenë mes të parëve fare që kombinuan mbrojtje kibernetike me inteligjencën artificiale dhe është inteligjenca jonë artificiale brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme, por kjo është vetëm një anë e medaljes”, tha shefi i qeverisë.
    Për anëtarët e aleancës kishte dhe një mesazh.
    “Është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet që përdor armiku, në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, në momentin që mëson kur armiku sulmon dikë tjetër”, theksoi Rama.
    Ndonëse jo prezent fizikisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përcolli nevojën e investimeve sa i përket mbrojtjes kibernetike.
    “Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale”, tha Rutte.
    Gjithashtu NATO po krijon një Qendër të Integruar Kibernetike në Belgjikë, që do të informojë të gjitha komandat e aleancës për rreziqet e mundshme.

  • “Është shumë e rëndësishme të njohësh armikun”/ Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

    “Është shumë e rëndësishme të njohësh armikun”/ Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

    Gjatë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, e mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është e rëndësishme të njohësh armikun, pasi foli për sulmin kibernetik që goditi vendin tonë.

    Ai gjithashtu nuk i kurseu batutat, duke u shprehur se nuk është as gjeneral, e as ekspert kibernetik dhe gjithashtu është i vetmi në qeverinë e tij pa doktoraturë.
    “Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike, nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, por është ide e mirë që të bëhesh pjesë për mbështetjen kundra këtyre incidenteve dhe për të formësuar një rrjet të madh mbrojtje. Shqipëria është ndër të parat që është bërë pjesë dhe inkurajoj të gjitha vendet, por ndoshta do të duhet të marrin një mësim që të bashkohen.
    Është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet e tij në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, pra mbledhja e informacionit për instrumentet që përdor armiku është domosdoshmëri dhe këtë se bën dot kur je vetëm, ndërsa së bashku merr masat që ai instrument i ri mos të dëmtojë.
    Kuptuam që ndërkohë që partnerët e NATO-s, ndërkohë që na ndihmonin, ata mësonin çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Këtu ishin ato që doja të thoja. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë. Faleminderit”, përfundoi Rama.

    Top Channel

  • Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

    Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë

    Gjatë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, e mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është e rëndësishme të njohësh armikun, pasi foli për sulmin kibernetik që goditi vendin tonë.
    Ai gjithashtu nuk i kurseu batutat, duke u shprehur se nuk është as gjeneral, e as ekspert kibernetik dhe gjithashtu është i vetmi në qeverinë e tij pa doktoraturë.

    “Kur bëhet fjalë për mbrojtje kibernetike, nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, por është ide e mirë që të bëhesh pjesë për mbështetjen kundra këtyre incidenteve dhe për të formësuar një rrjet të madh mbrojtje. Shqipëria është ndër të parat që është bërë pjesë dhe inkurajoj të gjitha vendet, por ndoshta do të duhet të marrin një mësim që të bashkohen.
    Është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet e tij në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, pra mbledhja e informacionit për instrumentet që përdor armiku është domosdoshmëri dhe këtë se bën dot kur je vetëm, ndërsa së bashku merr masat që ai instrument i ri mos të dëmtojë.
    Kuptuam që ndërkohë që partnerët e NATO-s, ndërkohë që na ndihmonin, ata mësonin çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Këtu ishin ato që doja të thoja. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë. Faleminderit”, përfundoi Rama.

  • Shqipëria pret sot Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, bllokohen disa rrugë

    Shqipëria pret sot Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, bllokohen disa rrugë

    Sot 9 tetor dhe nesër, Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ku do të marrin pjesë ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnerët e Aleancës.
    Ky takim i rëndësishëm do të shërbejë si një forum për të ndarë njohuritë, përforcuar bashkëpunimin dhe krijuar strategji të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e vazhdueshme në fushën e sigurisë kibernetike.
    Në kuadër të organizimit të këtij eventi, Policia e Shtetit ka vendosur masa të veçanta për kufizimin e lëvizjes në disa zona të kryeqytetit. Nga ora 07:00 e sotme deri në orën 15:00 të nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe kalimi i këmbësorëve në disa rrugë kryesore.
    Ndalesat do të prekin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga semafori pranë Presidencës deri në sheshin “Nënë Tereza”, duke përfshirë edhe sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Për këmbësorët, gjatë kohës së konferencës do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. Këto masa janë marrë për të garantuar sigurinë dhe rrjedhshmërinë e eventit.

  • Shqipëria pret sot samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, rrugët që do të bllokohen

    Shqipëria pret sot samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, rrugët që do të bllokohen

    Shqipëria pret sot dhe nesër samitin për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.
    Ky samit do të shërbejë si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.
    Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor).
    Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
    Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.