Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët për disa raste të fundit ku persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa elektronike të rreme, duke përdorur kredencialet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
“Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, dhe iu kërkohet të paraqiten brenda 24 orëve në polici”, njoftojnë efektivët.
Institucioni thekson se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit.
“Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit. Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici pa një thirrje zyrtare, të firmosur dhe të protokolluar”, thuhet në njoftim.
Policia bën thirrje që qytetarët të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile të tilla, ndërsa Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre veprimeve me natyrë mashtruese.
Tag: kibernetike
-

Policia apel qytetarëve: Mos hapni emaile në emrin tonë, janë mashtrime
-

Një sulm çdo tre minuta/ Kibernetika shqiptare në alarm: 50 herë u thye mbrojtja në 10 muaj
Përveç sulmeve kibernetike të panumërta ditore, në 10 muajt e fundit, në Shqipëri janë regjistruar rreth 50 raste, kur është arritur të kalohet kufiri i parë i mbrojtjes, por pa mundur të provokojë dëme
“Vetëm në një rast siç është rasti që ndodhi tashmë i njohur në bashkinë e Tiranës, ne kemi pasur vërtetë dëme të konsiderueshme, por më lejoni t’ju them që të gjithë ato dëme janë rikuperuar brenda një kohe të shkurtër”, u shpreh Igli Tafa drejtor i Autoritetet Kombëtar për Sigurinë Kibenertike.
Sulme të niveleve më të ulta, janë të përditshme dhe me një frekuencë të lartë, thuajse çdo tre minuta
“ Aktualisht ne kemi mbrojtur hapësirën tonë kibernetike nga kjo breshëri e paparë ndonjëherë sulmesh kibernetike që vijnë kryesisht nga shteti iranian por edhe grupe të cilët janë të lidhura me shtete të ndryshme. Ajo që unë dua t’ju garantoj është që duhet të rrimë të qetë sepse po tentojmë të krijojmë një mbrojtje universale që fillon nga çdo infrastrukturë e vendit drejt Autoritetit Kombëtar”, tha Tafa.
Drejtori i AKSK theksoi se dobësitë më të mëdha nuk lidhen gjithmonë me teknologjinë, por thuajse në 70-80% të rasteve me keqadministrimin, mungesën e koordinimit dhe gabimet njerëzore që ndodhin në proceset e përditshme të punës.
“Në qoftë se qeverisim mirë pavarësisht se nuk kemi kapacitete teknologjike më të mira të mundshme, ne mund ti parandalojmë. Pa dyshim që inteligjenca artificiale luan rolin e vetë dhe redukton ndjeshëm mundësinë, por mos harroni që inteligjenca artificiale nuk mund ta zëvendësojë kurrsesi gabimet e shumta njerëzore. Dhe e dini ju që gabimet më të mëdha vijnë jo nga ekspertët, por nga proceset e përditshme të punës së punonjësve të institucioneve”, u shpreh Igli Tafa.
AKSK ka miratuar strategjinë e re të sigurisë kibernetike2025-2030, e bazuar në pesë shtylla duke nisur nga investimet për mbrojtjen e institucioneve publike apo edhe private, e deri të përdorimi i inteligjencës artificiale. -

Mbi 10 miliardë lekë për sigurinë kibernetike/ Qeveria nis Planin e Veprimit 2025–2027
Qeveria shqiptare ka miratuar Planin e Veprimit 2025–2027, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030, një dokument ambicioz që parashikon investime prej 10.29 miliardë lekësh për forcimin e mbrojtjes digjitale të vendit.
Sipas planit të parë nga Albanian Post, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me institucionet kryesore shtetërore, qëllimi është ndërtimi i një infrastrukture të sigurt, të qëndrueshme dhe të aftë për t’u përballur me rreziqet gjithnjë në rritje të hapësirës kibernetike.
Pjesa më e madhe e buxhetit, plot 9.63 miliardë lekë, do të përdoret për Politikën 1, që ka në fokus mbrojtjen e infrastrukturës kritike digjitale.
Kjo përfshin zbatimin e Ligjit të ri për Sigurinë Kibernetike, ngritjen e sistemeve të monitorimit në kohë reale, rritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve dhe ndërtimin e laboratorëve praktikë të sigurisë.
Në këtë fazë, synohet që deri në fund të vitit 2027 të funksionojë plotësisht rrjeti kombëtar i qendrave të reagimit ndaj incidenteve (CSIRT), i cili do të mbulojë sektorët publikë dhe privatë me rëndësi kombëtare.
Një tjetër shtyllë e planit, Politika 2, parashikon 242 milionë lekë për mbrojtjen online të qytetarëve dhe ngritjen e kulturës kibernetike.
Në këtë kuadër, do të zhvillohen fushata ndërgjegjësimi për sigurinë në internet, përfshirë platforma si “Red Button” për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, si dhe programe edukative në shkolla për të mësuar fëmijët dhe të rinjtë mbi përdorimin e sigurt të rrjeteve.
Një pjesë e këtyre fondeve do të shkojë për trajnimet e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME-ve), të cilat shpesh janë objekt i sulmeve kibernetike për shkak të mungesës së mbrojtjes digjitale.
Në kuadër të Politikës 3, parashikohen 31 milionë lekë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kjo përfshin ushtrime të përbashkëta rajonale, trajnime me partnerët e BE-së dhe NATO-s, si dhe zhvillimin e diplomacisë kibernetike për përfshirjen e Shqipërisë në rrjete të koordinuara ndërkombëtare kundër sulmeve digjitale.
Politika 4, me një buxhet prej 90 milionë lekësh, synon nxitjen e inovacionit dhe kërkimit shkencor në këtë fushë.
Plani parashikon ngritjen e një Qendre Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike, mbështetjen e start-up-eve teknologjike, organizimin e hackathon-eve kombëtare dhe krijimin e fondeve për projekte të kërkimit në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë emergjente.
Një element i ri në këtë plan është Politika 5, e fokusuar në luftën kundër kërcënimeve hibride, që do të financohet me 295 milionë lekë.Kjo nismë përfshin hartimin e kuadrit ligjor për dezinformimin dhe ndërhyrjet digjitale, si dhe ngritjen e një strukture të posaçme për koordinimin ndërinstitucional kundër manipulimeve online dhe ndikimeve të huaja.
Sipas dokumentit, do të përdoren edhe teknologjitë e inteligjencës artificiale (AI) për zbulimin dhe reagimin e hershëm ndaj fushatave dezinformuese.
Zbatimi i planit mbështetet kryesisht nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK), e cila mban mbi 90% të barrës financiare dhe teknike të masave.Dokumenti vlerëson se ekziston një hendek financiar prej 2.4 miliardë lekësh, i cili pritet të mbulohet përmes donatorëve ndërkombëtarë dhe projekteve të asistencës teknike.
Sipas Ministrisë së Brendshme dhe AKSK-së, ky plan përbën investimin më të madh të tre viteve të ardhshme në sigurinë kibernetike, duke synuar mbrojtjen e institucioneve publike, bizneseve dhe qytetarëve nga rreziqet digjitale.
“Siguria kibernetike nuk është më luks, por domosdoshmëri kombëtare. Çdo investim në këtë fushë është investim në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve në epokën digjitale”, thuhet në relacionin shoqërues të dokumentit. -

Policia e Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi, prioritet siguria kibernetike
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me prioritet sigurinë kibernetike.
Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella. Akti, tregues i vullnetit të ndërsjellë të palëve, për të kontribuar me kuadër ligjor dhe ekspertizë teknike, te çështjet e përbashkëta të sigurisë kibernetike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital.
Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se siguria kibernetike është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe kërkon bashkërendim institucional. Më tej, Shella u shpreh: “Kjo marrëveshje forcon partneritetin ndërmjet sistemit bankar dhe institucioneve ligjzbatuese, duke krijuar një bazë solide për parandalimin e krimeve digjitale dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe të bizneseve.”
Ky Memorandum Mirëkuptimi i bashkon të dy institucionet në një partneritet afatgjatë, të bazuar në reciprocitet, konfidencialitet dhe respektim të legjislacionit në fuqi.
Ai synon të krijojë një mjedis bashkëpunues për t’u përballur më efektivisht me sfidat e epokës digjitale dhe për të ndërtuar një ekosistem financiar më të sigurt në Shqipëri. -
Prioritet siguria kibernetike, Policia e Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave nënshkruajnë marrëveshjen
What can I do?
If you are a visitor of this website:
Please try again in a few minutes.If you are the owner of this website:
Contact your hosting provider letting them know your web server is not responding. Additional troubleshooting information. -

Policia e Shtetit dhe Shoqata e Bankave nënshkruajnë memorandum për mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet kibernetike
Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella. Akti, tregues i vullnetit të ndërsjellë të palëve, për të kontribuar me kuadër ligjor dhe ekspertizë teknike, te çeshtjet e përbashkëta të sigurisë kibernetike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital.
Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se siguria kibernetike është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe kërkon bashkërendim institucional. Më tej, z. Shella u shpreh: “Kjo marrëveshje forcon partneritetin ndërmjet sistemit bankar dhe institucioneve ligjzbatuese, duke krijuar një bazë solide për parandalimin e krimeve digjitale dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe të bizneseve.”
Ky Memorandum Mirëkuptimi i bashkon të dy institucionet në një partneritet afatgjatë, të bazuar në reciprocitet, konfidencialitet dhe respektim të legjislacionit në fuqi.Ai synon të krijojë një mjedis bashkëpunues për t’u përballur më efektivisht me sfidat e epokës digjitale dhe për të ndërtuar një ekosistem financiar më të sigurtë në Shqipëri. -

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike
Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.
Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.
Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.
Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.
Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.
Sulmet, sipas ministrisë, mund të kishin kishin rrezikuar rrjetet e energjisë, transportin dhe madje edhe nisjet hapësinore.
Autoritetet kineze kanë deklaruar se që atëherë kanë “ndërprerë zinxhirët e sulmit, kanë përmirësuar masat mbrojtëse dhe kanë eliminuar kërcënimet e mundshme”.
“Në vitet e fundit, SHBA-ja ka ndjekur në mënyrë agresive një hegjemoni kibernetike, duke shkelur vazhdimisht rregullat ndërkombëtare të hapësirës kibernetike”, tha ministria kineze.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve kinezë të jenë vigjilentë ndaj sulmeve të huaja dhe të raportojnë aktivitetet e dyshimta tek autoritetet.
Vendet perëndimore kanë akuzuar grupe hakerash, të cilët thuhet se mbështeten nga Kina, për kryerjen e një fushate globale të spiunazhit kibernetik ndaj figurave që janë kritike ndaj Pekinit, institucioneve demokratike dhe kompanive në sektorë të ndryshëm të ndjeshëm.
Uashingtoni tha vitin e kaluar se një aktor i sponsorizuar nga shteti kinez qëndronte pas një sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit.
Atëbotë, Pekini i cilësoi akuzat si “të pabaza”.
-

“Mund të kishte shkaktuar dëme serioze”, Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike
Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.
Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.
Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.
Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.
Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.
Sulmet, sipas ministrisë, mund të kishin kishin rrezikuar rrjetet e energjisë, transportin dhe madje edhe nisjet hapësinore.
Autoritetet kineze kanë deklaruar se që atëherë kanë “ndërprerë zinxhirët e sulmit, kanë përmirësuar masat mbrojtëse dhe kanë eliminuar kërcënimet e mundshme”.
“Në vitet e fundit, SHBA-ja ka ndjekur në mënyrë agresive një hegjemoni kibernetike, duke shkelur vazhdimisht rregullat ndërkombëtare të hapësirës kibernetike”, tha ministria kineze.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve kinezë të jenë vigjilentë ndaj sulmeve të huaja dhe të raportojnë aktivitetet e dyshimta tek autoritetet.
Vendet perëndimore kanë akuzuar grupe hakerash, të cilët thuhet se mbështeten nga Kina, për kryerjen e një fushate globale të spiunazhit kibernetik ndaj figurave që janë kritike ndaj Pekinit, institucioneve demokratike dhe kompanive në sektorë të ndryshëm të ndjeshëm.
Uashingtoni tha vitin e kaluar se një aktor i sponsorizuar nga shteti kinez qëndronte pas një sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit.
Atëbotë, Pekini i cilësoi akuzat si “të pabaza”. /relTop Channel
-

Sulme kibernetike paralizojnë 4 aeroporte në SHBA
Katër aeroporte në Amerikën e Veriut u prekën të martën nga sulme kibernetike, gjatë të cilave në sistemet e adresave publike u shfaqën mesazhe në mbështetje të Hamasit dhe kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Incidentet shkaktuan ndërprerje për pasagjerët dhe alarmuan forcat e sigurisë. Në aeroportin Harrisburg, Pensilvani, mesazhet u transmetuan si shkrim dhe audio, ndërsa incidente të ngjashme raportohen edhe në aeroportet Kelowna dhe Victoria në British Columbia dhe në aeroportin Windsor në Ontario.
Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e cilësoi incidentin të papranueshëm dhe njoftoi se Administrata Federale e Aviacionit po bashkëpunon me autoritetet për hetimin e sulmit.Incidenti vjen në një kohë kur sulmet kibernetike ndaj linjave ajrore dhe aeroporteve po shtohen ndërkombëtarisht. Në qershor, një grup kriminal preku rrjetet e linjave ajrore në SHBA dhe Kanada, ndërsa në shtator hakerat shkaktuan probleme në aeroportet evropiane, duke ndërprerë sistemet e regjistrimit.
