Tag: kibernetike

  • Rreziku i sulmeve kibernetike, bankat qendrore të Evropës përgatisin njerëzit për krizat emergjente: Mbani para cash

    Rreziku i sulmeve kibernetike, bankat qendrore të Evropës përgatisin njerëzit për krizat emergjente: Mbani para cash

    Një skenë që mund të na kujtojë filma shqiptarë, ku të moshuarit ruajnë paratë në valixhe, nën dyshekë, ose në vende të fshehura imagjinare, është e ngjashme me direktivën e Bankës Qendrore të Holandës. Kjo e fundit rekomandon që familjet të kenë një sasi të mjaftueshme parash në shtëpi për të mbuluar nevojat themelore për të paktën tre ditë, në rast emergjence.
    Edhe pse mund të duket e vjetëruar në një kohë kur Inteligjenca Artificiale ka përparuar kaq shumë, ky paralajmërim është ende shumë i rëndësishëm dhe serioz. Banka thekson se një sulm kibernetik masiv ose një çregullim teknik në sistemet e pagesave mund të lërë qytetarët pa mundësi për të blerë madje edhe produktet më thelbësore.
    Përgatitja për tre ditë emergjente është një masë e rekomanduar, me Bankën që sugjeron që çdo familje të ketë të paktën 70 euro për të rritur dhe 30 euro për fëmijë në para të gatshme, për të mbuluar shpenzimet për ushqim, ujë, ilaçe dhe transport gjatë një periudhe emergjente 72-orëshe. Ky është minimumi i nevojshëm për të siguruar mbijetesën në kushte të tilla dhe lidhet me direktivën evropiane për sigurinë ushqimore në periudha krize, që ka shqetësuar qytetarët europianë.

    Kjo përgatitje është një pasojë e rrezikut në rritje nga sulmet kibernetike, që po shoqërohen me tensione gjeopolitike, të cilat mund të shkaktojnë sulme ndaj infrastrukturës kritike, përfshirë sistemet bankare dhe ato të pagesave elektronike. Banka e Holandës përmendi, gjithashtu, ndërprerjen e energjisë në Spanjë dhe Portugali vitin e kaluar, e cila shkaktoi ndërprerje të përkohshme të sistemeve të pagesave elektronike. Po ashtu, u rekomandua që tregtarët të ofrojnë mundësi alternative të pagesës, si p.sh. skanerët për kodet QR, për të mundësuar pagesat edhe në rast se sistemet tradicionale nuk funksionojnë.
    Në Suedi dhe Norvegji, po ashtu, janë bërë hapa të ngjashëm. Ministria Suedeze e Mbrojtjes shpërndau një fletëpalosje në çdo shtëpi me këshillën për të mbajtur para në dorë dhe për të pasur të paktën një javë para për t’u përgatitur për emergjenca. Banka Qendrore Suedeze thekson se është e rëndësishme që të forcohet përgatitja dhe të sigurohet që të gjithë qytetarët të mund të paguajnë, përfshirë përmes përdorimit të parave fizike, edhe në kushte krize.
    Një vit më parë, Norvegjia miratoi një ligj që detyron shitësit me pakicë të pranojnë para në dorë dhe, në rast se nuk e bëjnë, ata mund të ndëshkohen me sanksione. Qeveria norvegjeze gjithashtu rekomandon që qytetarët të mbajnë para fizike për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve të pagesave dixhitale.
    /vizionplus.tv

  • Britanikët paralajmërojnë për një fushatë kibernetike ruse që synon organizatat të cilat mbështetin Ukrainën

    Britanikët paralajmërojnë për një fushatë kibernetike ruse që synon organizatat të cilat mbështetin Ukrainën

    Në një paralajmërim të përbashkët të publikuar të mërkurën, Britania e Madhe dhe aleatët e saj perëndimorë, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën, kanë denoncuar një fushatë të gjerë dhe të koordinuar kibernetike që i atribuohet shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU.

    Sipas autoriteteve, kjo fushatë synon organizatat që luajnë një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës, përfshirë sektorët humanitarë, teknologjikë dhe ata të infrastrukturës kritike.

    Drejtori i operacioneve në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar (NCSC), Paul Chichester, deklaroi:

    “Kjo fushatë keqdashëse nga Rusia përbën një rrezik serioz për organizatat që mbështesin Ukrainën.”

    Sipas NCSC, objektiv i sulmeve kanë qenë jo vetëm aktorë që ofrojnë ndihmë teknike dhe humanitare, por edhe infrastruktura kritike në fushat e mbrojtjes, transportit detar dhe ajror. Sulmet kanë synuar gjithashtu sistemet e menaxhimit të trafikut ajror dhe portet në një numër të konsiderueshëm vendesh anëtare të NATO-s.

    Në kuadër të këtij paralajmërimi, autoritetet kanë publikuar edhe një dokument teknik të detajuar që përmban informacione mbi mënyrat e identifikimit dhe parandalimit të sulmeve të tilla.

    Organizatat e ndihmuara janë këshilluar që të shqyrtojnë me kujdes udhëzimet e sigurisë dhe të marrin masa të menjëhershme për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës së tyre dixhitale. Syri.net-Kathimerini

  • Vengu: Investimi në kapacitete njerëzore, prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes

    Vengu: Investimi në kapacitete njerëzore, prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes

    Investimi në kapacitetet njerëzore është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në objektivin për forcimin e sigurisë kombëtare.
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, pjesëmarrja e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike (NJUSK) në stërvitjen ndërkombëtare “Cyber Yankee 2025”, një nga më të rëndësishmet në nivelin taktik për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara dhe që bashkoi mbi 300 ekspertë të fushës nga forcat e armatosura amerikane, agjenci federale dhe shtetërore, partnerë ndërkombëtarë dhe sektori privat, është një nga aktivitetet më të rëndësishme në këtë fushë me fokus në forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë.
    Vengu theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “ky angazhim konfirmon rolin tonë gjithnjë e më aktiv në arkitekturën globale të sigurisë kibernetike”.
    “Krijimi dhe fuqizimi i Njësisë së Sigurisë Kibernetike, angazhimi në partneritete ndërkombëtare dhe përfshirja në stërvitje të avancuara janë pjesë e një vizioni të qartë për ndërtimin e një force të armatosur të përgatitur për sfidat e së nesërmes”, nënvizoi Vengu.
    Ministri shtoi se, “përballë rritjes së kërcënimeve hibride dhe kibernetike, Shqipëria vijon të ndërtojë një qasje të koordinuar dhe moderne për mbrojtjen e sovranitetit në hapësirën digjitale – në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”.

  • Bllokimi i faqeve dhe IP të dëmshme, AKEP: Dominuan tentativat për mashtrim financiar

    Bllokimi i faqeve dhe IP të dëmshme, AKEP: Dominuan tentativat për mashtrim financiar

    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportoi se vitin e shkuar sulmet kibernetike për të cilat i është dashur të bashkëpunojë më shumë me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike lidheshin me tentativat për të marrë të dhënat personale dhe mashtrimin financiar. Në raportin e vitit 2024 AKEP nënvizon se bashkëpunimi është përqendruar tek tentativat “phishing”.

    “AKEP e ka mbështetur AKSK-në në lidhje me bllokimin nga sipërmarrësit e komunikimeve elektronike të Domain-eve dhe IP-ve me përmbajtje të dëmshme. Dihet fakti se në shumicën e rasteve, ndërhyrja e AKEP ka qenë vendimtare në mitigimin e sulmeve kibernetike si në infrastruktura publike, ashtu edhe në infrastruktura private që garantojnë shërbime publike për qytetarët. Gjatë vitit 2024, rastet më të shpeshta të cilat vlen të përmenden kanë qenë tentativat “phishing” me qëllim marrjen e të dhënave personale të përdoruesve apo mashtrimin financiar. Specifikisht, tentativat e vazhdueshme nëpërmjet faqeve mashtruese sikur të jenë Posta Shqiptare, apo banka të nivelit të dytë” vlerëson AKEP në raportin vjetor të vitit 2024.
    Sipas këtij institucioni në shumë raste bashkëpunimi mes dy institucioneve është shtrirë edhe te sipërmarrësit e komunikimeve elektronike dhe postare teksa gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë incident kibernetik të raportuar nga ana e sipërmarrësve.

    Paralelisht me  Autoritetin për Sigurinë Kibernetike duket se AKEP ka bllokuar edhe faqe që lidhen me piraterinë online diçka që mbulohet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
    AKEP raportoi gjatë muajve tetor – nëntor të vitit 2024 u inspektuan, rreth 70 sipërmarrës të komunikimeve elektronike aktivë në Regjistrin e Përgjithshëm të Sipërmarrësve me shtrirje gjeografike në bashkitë Tiranë, Durrës, Shkodër, Përrenjas, Librazhd, Pogradec, Maliq, Korçë, Peqin, Rrogozhinë, Lushnje, Fier dhe Durrës.

    Në përfundim, rezultatet e inspektimit përfshijnë:
    – 13 masa administrative (gjobë) të ndërmarra kundër subjekteve që shkelin legjislacionin në fuqi për të drejtat e autorit dhe ofrojnë përmbajtje të paligjshme. – Bllokimin e menjëhershëm të faqeve të paligjshme që transmetojnë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit, përfshirë filma, seriale, muzikë dhe transmetime sportive.
    – Rritjen e ndërgjegjësimit publik, duke njoftuar qytetarët dhe kompanitë mbi pasojat ligjore të konsumimit ose shpërndarjes së përmbajtjes pa të drejtë transmetimi.
    – Përditësimin dhe publikimin e listës së domain-eve të cilët duhet të jenë të bllokuar nga sipërmarrësit.
    /Monitor

  • Haxhiu: Ekstradimi për krime kibernetike, dëshmi e sundimit të ligjit në Kosovë

    Haxhiu: Ekstradimi për krime kibernetike, dëshmi e sundimit të ligjit në Kosovë

    Autoritetet e Kosovës kanë ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara Liridon Masuricën, 33 vjeç, i njohur në rrjet si “blackdb”, i dyshuar për krime të rënda kibernetike, përfshirë vjedhje identiteti dhe mashtrime në internet. Zyrtarët amerikanë konfirmuan të martën se Masurica ka mbërritur në SHBA dhe ka dalë për herë të parë para gjykatës.Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Distriktin e Mesëm të Floridës njoftoi se, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, Masurica mund të përballet me një dënim deri në 55 vjet burg.Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cilësoi këtë veprim si një dëshmi të qartë të angazhimit të shtetit për sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike është dëshmi konkrete e zotimit tonë të palëkundur për sundimin e ligjit, pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara,” shkroi Haxhiu në një reagim publik.Hetimi ndaj Masuricës u udhëhoq nga FBI, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës. Ai u arrestua më herët këtë vit në Kosovë, si pjesë e një operacioni të përbashkët mes autoriteteve amerikane dhe kosovare.Sipas prokurorëve amerikanë, Masurica akuzohet për një sërë veprash penale që përfshijnë trafikun e të dhënave personale të vjedhura dhe mashtrime financiare përmes internetit. Ai do të mbahet në paraburgim në SHBA deri në përfundimin e procesit gjyqësor.Rasti konsiderohet si një prej ekstradimeve më domethënëse për krime kibernetike nga Ballkani Perëndimor drejt SHBA-së, në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurinë digjitale po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Autoritetet e Kosovës kanë ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara Liridon Masuricën, 33 vjeç, i njohur në rrjet si “blackdb”, i dyshuar për krime të rënda kibernetike, përfshirë vjedhje identiteti dhe mashtrime në internet. Zyrtarët amerikanë konfirmuan të martën se Masurica ka mbërritur në SHBA dhe ka dalë për herë të parë para gjykatës.Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Distriktin e Mesëm të Floridës njoftoi se, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, Masurica mund të përballet me një dënim deri në 55 vjet burg.Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cilësoi këtë veprim si një dëshmi të qartë të angazhimit të shtetit për sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike është dëshmi konkrete e zotimit tonë të palëkundur për sundimin e ligjit, pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara,” shkroi Haxhiu në një reagim publik.Hetimi ndaj Masuricës u udhëhoq nga FBI, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës. Ai u arrestua më herët këtë vit në Kosovë, si pjesë e një operacioni të përbashkët mes autoriteteve amerikane dhe kosovare.Sipas prokurorëve amerikanë, Masurica akuzohet për një sërë veprash penale që përfshijnë trafikun e të dhënave personale të vjedhura dhe mashtrime financiare përmes internetit. Ai do të mbahet në paraburgim në SHBA deri në përfundimin e procesit gjyqësor.Rasti konsiderohet si një prej ekstradimeve më domethënëse për krime kibernetike nga Ballkani Perëndimor drejt SHBA-së, në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurinë digjitale po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

  • Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

    Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

    Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme.
    Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e SPAK.
    Grupi kriminal i koduar ‘Platforma’ dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
    Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
    Njoftimi plotë i policisë: 
    Finalizohet operacioni ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike i koduar “Platforma”.
    Operacioni në Shqipëri nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e SPAK.
    Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.
    Në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” ka kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ushtrimin e tre kontrolleve në ambiente të ndryshme.
    Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
    Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.
    Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
    Operacioni është zhvilluar në kuadër të një veprimi të koordinuar ndërkombëtar që përfshiu autoritetet e Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare. Hetimet vijojnë.

  • “PLATFORMA”/ Goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm 3 milionë euro, aksion edhe në Shqipëri! Sekuestrohen mijëra euro

    “PLATFORMA”/ Goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm 3 milionë euro, aksion edhe në Shqipëri! Sekuestrohen mijëra euro

    Oficerët shqiptarë kundër krimit kibernetik iu bashkuan Eurojust dhe Europol në aksionin e koduar “Platforma”, i cili u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Qipro, Shqipëri dhe Izrael.
    Gjatë operacioninë në Shqiëpri u sekuestruan materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
    Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.

    Njoftimi:
    Finalizohet operacioni ndërkombëtar  kundër krimeve kibernetike i koduar “Platforma”.
    Operacioni në Shqipëri nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e SPAK.
    Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në  disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.
    Në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” ka kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ushtrimin e tre kontrolleve në ambiente të ndryshme.
    Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
    Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.
    Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
    Operacioni është zhvilluar në kuadër të një veprimi të koordinuar ndërkombëtar që përfshiu autoritetet e Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare. Hetimet vijojnë.

  • Operacion i policisë së shtetit dhe SPAK/ Sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike, goditet grupi kriminal kibernetik

    Operacion i policisë së shtetit dhe SPAK/ Sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike, goditet grupi kriminal kibernetik

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, i koduar “Platforma”, është finalizuar me sukses, duke përfshirë disa shtete si Gjermania, Shqipëria, Qipro dhe Izraeli.

    Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, ndërsa në Shqipëri u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
    Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ushtruar kontrolle në tre ambiente të ndryshme. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan si prova materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm dhe një shumë prej 40,020 eurosh.
    Hetimet janë pjesë e një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane dhe kanë në qendër një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online. Dyshohet se ky grup ka mashtruar mbi 100 persona në disa shtete, duke shkaktuar një dëm financiar që tejkalon 3 milionë euro.
    Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare. Hetimet vijojnë.

    Top Channel

  • Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve kibernetike, sekuestrime dhe kontrolle në Tiranë

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve kibernetike, sekuestrime dhe kontrolle në Tiranë

    Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses pjesëmarrjen në operacionin ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike të koduar “Platforma”, i cili u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet e Gjermanisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

    Në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e SPAK. Në zbatim të një letërporosie nga autoritetet gjermane, u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme në Tiranë, ku u sekuestruan:

    2 aparate celularë

    1 laptop

    1 njësi kompjuterike

    1 USB dhe një hard disk i jashtëm

    40 020 euro në para cash

    Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, i cili mashtronte qytetarë nga disa vende përmes një platforme të rreme investimesh online. Dyshohet se mbi 100 viktima janë dëmtuar financiarisht me një shumë që kap vlerën mbi 3 milionë euro.

    Ky operacion është pjesë e një aksioni të gjerë ndërkombëtar të koordinuar nga Eurojust dhe Europol, dhe synon goditjen e rrjeteve kriminale që përdorin teknologjinë për mashtrime në shkallë globale.

  • Goditet grupi kriminal kibernetik, sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike

    Goditet grupi kriminal kibernetik, sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike

    Paratë

    TIRANË- Tre ambiente të ndryshme call-centerash janë zbuluar në Tiranë. Në kuadër të një operacioni nga agjentët e Krimit Kibernetik dhe me mbështetjen e autoriteteve gjermane, u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme. Në cilësinë e provës u sekuestruan 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
    Operacioni është zhvilluar në kuadër të një veprimi të koordinuar ndërkombëtar që përfshiu autoritetet e Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros dhe Izraelit dhe në total, grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima duke u shkaktuar një dëm financiar prej më shumë se 3 milionë eurosh.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Policia e Shtetit.
    Finalizohet operacioni ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike i koduar “Platforma”. Operacioni në Shqipëri nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e SPAK. Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael. Në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” ka kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ushtrimin e tre kontrolleve në ambiente të ndryshme.
    Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh. Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.
    Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro. Operacioni është zhvilluar në kuadër të një veprimi të koordinuar ndërkombëtar që përfshiu autoritetet e Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare. Hetimet vijojnë./ZËRI