Një grup hakerash i lidhur më parë me Izraelin pretendon se ka shkatërruar të dhëna që i përkisnin një banke iraniane nën sanksionet e SHBA-së. Grupi i njohur, “Gonjeshke Darande” ose “harabeli grabitqar”, thotë se kryeu sulme kibernetike të cilat shkatërruan të dhënat e Bank Sepah.
“Banka Sepah ishte një institucion që anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit të Iranit për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, programin e tij të raketave balistike dhe programin e tij ushtarak bërthamor”, thotë Gonjeshke Darande në një postim në X.
Destruction of the infrastructure of the Islamic Revolutionary Guard Corps “Bank Sepah”We, “Gonjeshke Darande”, conducted cyberattacks which destroyed the data of the Islamic Revolutionary Guard Corps’ “Bank Sepah”.“Bank Sepah” was an institution that circumvented… pic.twitter.com/1r4XyDmXcJ— Gonjeshke Darande (@GonjeshkeDarand) June 17, 2025
“Kjo është ajo që u ndodh institucioneve të dedikuara për të mbështetur fantazitë terroriste të diktatorit. Falënderojmë iranianët e guximshëm ndihma e të cilëve e bëri të mundur këtë operacion”, thuhet në njoftim.
Gonjeshke Darande ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kibernetike ndaj Iranit në vitet e fundit, duke përfshirë ato kundër stacioneve të benzinës dhe një fabrike çeliku.
Izraeli në përgjithësi nuk merr përgjegjësi për operacionet kibernetike kundër Iranit. Në mediat sociale u raportua se shërbimet bankare të Sepah ndaluan së punuari këtë mëngjes.
Interrupciones extensas reportadas en los servicios bancarios de *Bank Sepah*, vinculado a las fuerzas armadas de Irán. Problemas de acceso a cuentas, retiros y tarjetas. pic.twitter.com/JCb1Gk0ggh— 🪖Autodefensas – 🇪🇸 🇮🇱 (@elrick111) June 17, 2025









