Tag: khamenei

  • Çfarë duhet të dini rreth udhëheqësit misterioz të Iranit, Ali Khamenei

    Çfarë duhet të dini rreth udhëheqësit misterioz të Iranit, Ali Khamenei

    BBC

    Ndoshta keni parë këtë javë lajmet se Izraeli kishte planifikuar të vriste liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, para se SHBA-ja të ndërhynte.

    Donald Trump paralajmëroi gjithashtu në rrjetet sociale se e di “saktësisht ku fshihet ai që quhet ‘Lideri Suprem’.”

    Por kush është Khamenei? Dhe pse Izraeli do të godiste atë?

    Ali Khamenei është kreu i shtetit të Iranit dhe ka qenë në këtë rol për më shumë se tri dekada. Titulli i tij e vendos mbi presidentin Masoud Pezeshkian, duke e bërë liderin më të fuqishëm fetar dhe politik të vendit.

    Përveç pushteteve të gjera në qeverisje, Khamenei drejton edhe regjimin fetar të ashpër që mori kontrollin e Iranit pas revolucionit islamik të vitit 1979.

    Në atë kohë, një kryengritje popullore rrëzoi monarkinë iraniane të udhëhequr nga Shah Reza Pahlavi dhe vendosi në vend të saj një republikë fetare.

    Që atëherë kanë qenë vetëm dy liderë supremë, të dy të zgjedhur nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit. Titulli “Ajatollah” i referohet një kleriku të lartë në islamin Shia.

    Si lider suprem, Khamenei është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, çka mund të shpjegojë pjesërisht pse Izraeli e sheh atë si një objektiv.

    Duke qenë se Irani është një regjim autoritar, populli iranian praktikisht nuk ka të drejtë vote në zgjedhjen e liderit të tyre.

    Disidenca, duke përfshirë edhe kritikën ndaj Khameneit në rrjetet sociale, mund të çojë në burgim.

  • Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, por kush është Khamenei? Udhëheqësi i linjës së ashpër të Iranit, një nga njerëzit më të fuqishëm

    Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, por kush është Khamenei? Udhëheqësi i linjës së ashpër të Iranit, një nga njerëzit më të fuqishëm

    Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit intensifikohet, si Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë lënë të  hapur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

    Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Khameneit do ta zhyste rajonin në një territor të panjohur.
    Një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, Khamenei e ka sunduar Iranin me grusht të hekurt për gati katër dekada, duke u përballur me SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa shtypte disidentët në vend dhe duke çuar përpara programin bërthamor kontrovers të Iranit.
    Si udhëheqës suprem, ai ushtron kontroll mbi qeverinë, gjyqësorin dhe ushtrinë në kombin me 90 milionë banorë, si dhe mbi Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe forcën e fuqishme Quds, një njësi klandestine e IRGC që mbikëqyr grupe të deleguara, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Huthët.
    I lindur në vitin 1939 në Mashhad, qytetin më të shenjtë të Iranit, Khamenei ishte i mbrojturi i Ajatollah Ruhollah Khomeini, një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit që rrëzoi monarkinë pro-perëndimore të Iranit në vitin 1979 dhe themeloi Republikën Islamike.
    Ai ishte gjithashtu një shënjestër për kundërshtarët e Khomeinit dhe i shpëtoi një atentati në vitin 1981 që ia la krahun e djathtë të padobishëm.
    Khamenei u bë udhëheqës suprem pas vdekjes së Khomeinit në vitin 1989. Që atëherë, ai e ka zgjeruar ndikimin e Iranit përtej kufijve të tij, duke e pozicionuar atë si një fuqi rajonale me të cilën duhet të llogaritet.
    Për më shumë se 30 vjet nën udhëheqjen e Khameneit, Irani shmangu konfliktet e drejtpërdrejta me kundërshtarët e tij, duke u fortifikuar me një rrjet grupesh militante aleate të përhapura në të gjithë rajonin, të njohura si “Boshti i Rezistencës”.
    Kjo ndryshoi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, shkruan CNN.
    Lufta e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Hezbollahut, një prej përfaqësuesve më të çmuar të Iranit, e kanë trimëruar Izraelin dhe kanë shkatërruar imazhin e Iranit si një fuqi e padepërtueshme, duke kulmuar me sulmet e pashembullta të javës së kaluar kundër objekteve bërthamore dhe udhëheqjes së lartë ushtarake të Iranit.

    Top Channel

  • Trump: E dimë se ku fshihet Khamenei, nuk do e vrasim (për momentin)!

    Trump: E dimë se ku fshihet Khamenei, nuk do e vrasim (për momentin)!

    Donald Trump

    SHBA- Tensionet sa vijnë dhe shtohen për atë që po ndodh mes Izraelit dhe Iranit. Por edhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk po ndihmon me deklaratat e tij. Në një postim në Truth Social, Donald Trump theksoi se amerikanët e dinë se ku fshihet lideri i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Ky ishte një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj tij. Por, Trump shtoi se nuk është në planet e tyre që ta vrasin…të paktën ende jo.
    “Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta neutralizojmë (vrasim!), të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam raketa kundër civilëve apo ushtarëve amerikanë. Por durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkroi ai në rrjetin e tij social, ndërsa në një postim të mëvonshëm, i bëri thirrje Khamenei që të “dorëzohej pa kushte”.
    Izraelitët që nga nisja e sulmit kanë vendosur, në thelb, tre objektiva: shkatërrimin e arsenalit bërthamor iranian, eliminimin e programit bërthamor iranian; dhe përmbysjen e mundshme e regjimit teokratik iranian, një përmbysje që mund të vijë nën peshën e efekteve që konflikti aktual do të ketë në aparatin shtetëror. Në kontekstin e pikës së tretë, izraelitët tani po shqyrtojnë madje edhe mundësinë e vrasjes së vetë udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Por ky opsion deri më tani është bllokuar me veto nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili nuk e ka dhënë miratimin e tij për këtë plan./ZËRI 

  • Izraeli: Khamenei do të përfundojë si Sadami

    Izraeli: Khamenei do të përfundojë si Sadami

    Bota E Martë, 17 Qershor 2025 14:40
    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz i jep një mesazh udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, “për një fat të ngjashëm me Sadam Huseinin”. Ai kërcënoi Khamenei duke thënë se do ta pësojë si ish-lideri irakian që u ekzekutua për krime kundër njerëzimit.
    “Unë e paralajmëroj diktatorin iranian kundër vazhdimit të kryerjes së krimeve të luftës dhe lëshimit të raketave ndaj civilëve izraelitë. Ai do të bënte mirë të kujtonte fatin e diktatorit në vendin fqinj me Iranin, i cili zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit”, tha Katz, duke iu referuar Husein, liderit irakian i cili u rrëzua në vitin 2003 gjatë pushtimit amerikan të Irakut dhe më vonë u gjet i fshehur në shkretëtirë dhe u var.

    Katz u ndal edhe tek sulmi izraelit në selinë e transmetuesit shtetëror të Iranit, IRIB, në Teheran, duke thënë se edhe zgjatime të tjera të sundimit të regjimit civil iranian mund të jenë gjithashtu në shënjestër. “Ne do të vazhdojmë edhe sot të veprojmë kundër regjimit dhe objektivave ushtarake në Teheran, ashtu siç bëmë dje kundër autoritetit të transmetimit të propagandës dhe nxitjes”, tha ai.

  • Izraeli: Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa, ai do të vuajë fatin e Sadam Huseinit

    Izraeli: Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa, ai do të vuajë fatin e Sadam Huseinit

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka paralajmëruar udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, se “fati i tij do të jetë i ngjashëm me atë të Sadam Huseinit”.

    “E paralajmëroj diktatorin iranian nëse ai vazhdon të kryejë krime lufte dhe të qëllojë me raketa civilët izraelitë. Ai do të bënte mirë të kujtonte fatin e diktatorit në Irakun fqinj, i cili zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit”, tha Katz, duke iu referuar Huseinit, diktatorit irakian i cili u rrëzua gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003 dhe më vonë u gjet i fshehur në shkretëtirë dhe u var më 30 dhjetor 2006.
    Katz iu referua gjithashtu sulmit të djeshëm izraelit në selinë e transmetuesit shtetëror IRIB në Teheran, duke thënë se zgjerime të tjera të pushtetit të regjimit iranian mund të jenë në shënjestër.

    “Ne do të vazhdojmë të veprojmë sot kundër regjimit dhe objektivave ushtarake në Teheran, ashtu siç bëmë dje kundër autoritetit të transmetimit të propagandës”, theksoi ai, duke shtuar: “U bëj thirrje banorëve të Teheranit të evakuojnë këto zona në përputhje me udhëzimet e zëdhënësit të IDF-së, për mbrojtjen e tyre.”/vizionplus.tv 

  • Ali Khamenei: Kush është njeriu i fortë i Iranit të cilit po i shterojnë opsionet?

    Ali Khamenei: Kush është njeriu i fortë i Iranit të cilit po i shterojnë opsionet?

    Ajatollah Ali Khamenei

    TEHEREAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka qenë figura qendrore në jetën politike iraniane për më shumë se 40 vjet dhe figura kryesore politike dhe fetare e vendit që nga viti 1989. Gjatë kësaj kohe, ai ka kryesuar një komb që ka pësuar ndryshime të rëndësishme shoqërore dhe politike dhe është ripozicionuar në botë. Tani ai e gjen veten të bllokuar, një situatë që e ka kaluar gjithë jetën duke u përpjekur ta shmangë.
    Kur u shfaq në publik për herë të parë pas 5 vitesh në tetor, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hosseini Khamenei, dha një mesazh.
    “Izraeli nuk do ta ketë të gjatë,”- u tha ai dhjetëra mijëra mbështetësve nga një xhami në Teheran gjatë lutjeve të së premtes.
    “Ne duhet t’i rezistojmë armikut duke forcuar njëkohësisht besimin tonë të palëkundur,”- tha 84-vjeçari para të pranishmëve.
    Deklarata e tij u bë pasi disa ditë më parë, Izraeli kishte vrarë Hassan Nasrallah-un, sekretarin e përgjithshëm veteran të Hezbollahut, me bomba të hedhura në selinë e lëvizjes islamiste në Bejrut. Vrasja ishte një goditje personale për Khamenein, i cili e kishte njohur Nasrallah-un për dekada të tëra.
    Sulmet ajrore izraelite ndaj Iranit, të cilat filluan të premten, janë një tjetër goditje. Ato kanë provokuar kundërpërgjigje nga Teherani që ka lëshuar një breshëri raketash dhe dronësh drejt Tel Avivit, por asnjëra nuk duket se do t’i ndalë sulmet izraelite. Mbrojtja ajrore e Iranit është qartësisht joefektive dhe koalicioni i milicive islamike që Khamenei kishte krijuar për të penguar Izraelin është në thelb i shpërbërë.
    Një revolucionar pragmatik dhe i pamëshirshëm
    Khamenei tani ka pak mundësi – një situatë që ky revolucionar i kujdesshëm, pragmatik, konservator dhe i pamëshirshëm është përpjekur gjithmonë ta shmangë. Bir i një kleriku, ai lindi në qytetin e shenjtë të Mashhadit në Iranin lindor dhe ndërmori hapat e parë si radikal në atmosferën e ethshme të fillimit të viteve 1960. Shahu i atëhershëm Mohammed Reza Pahlavi kishte ndërmarrë një projekt të madh reformash që u refuzua kryesisht nga kleri konservator i vendit.
    Si një student i ri fetar në Qom, një qendër teologjie, Khamenei ishte zhytur në traditat e Islamit shiit dhe në mendimin e ri radikal të udhëheqësit të ri konservator të opozitës, Ajatollah Ruhollah Khomeini. Deri në fund të viteve 1960, Khamenei po kryente misione sekrete për Khomeinin në mërgim dhe po organizonte rrjete të aktivizmit islamist.
    Edhe pse një admirues i vetëshpallur i letërsisë perëndimore, veçanërisht i Leo Tolstoy, Victor Hugo dhe John Steinbeck, aktivisti i ri ishte i zhytur në ideologjitë antikoloniale të kohës dhe në ndjenjat antiperëndimore që shpesh i shoqëronin ato. Ai takoi mendimtarë që po përpiqeshin të kombinonin marksizmin dhe islamizmin për të krijuar ideologji të reja. Ai shijoi dhe përktheu veprat e Sayyid Qutb, një egjiptian që do të frymëzonte breza të tërë ekstremistësh islamikë, në persisht.
    I burgosur vazhdimisht nga shërbimet e sigurisë së Iranit, ai arriti të merrte pjesë në protestat masive të vitit 1978 që më në fund e bindën Shahun të jepte dorëheqjen dhe i lejuan Khomeinit të kthehej në atdhe. Nën mbrojtjen e klerikut të pamëshirshëm, ai u ngjit shpejt në radhët e regjimit radikal që mori pushtetin dhe deri në vitin 1981. Atë vit ai i mbijetoi një atentati pasi kishte fituar zgjedhjet për postin kryesisht ceremonial të presidentit.
    Kur Khomeini vdiq në vitin 1989, Khamenei u zgjodh si pasardhës i tij, pasi kushtetuta u ndryshua për të lejuar dikë me kualifikime më të ulëta klerikale të merrte përsipër rolin. Por nuk ishte ndryshimi i vetëm. Posti kishte kompetenca shumë më të mëdha se më parë. Khamenei i zgjeroi shpejt këto kompetenca për të konsoliduar kontrollin e tij.
    “Rojet e Revolucionit”
    Një bazë qendrore pushteti ishte Trupa e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), zemra aktiviste e regjimit të ri dhe një forcë e fuqishme ushtarake, sociale dhe ekonomike. Por Khamenei, si gjithmonë, kërkoi të gjente aleatë të tjerë të fuqishëm. Në vitet 1990, ai e konsolidoi më tej sundimin e tij, duke eliminuar kundërshtarët dhe duke shpërblyer ata që i ishin besnikë.
    Edhe poetët që Khamenei dikur pretendonte se i admironte u bënë shënjestra të shërbimeve të sigurisë. Disidentët jashtë vendit u ndoqën dhe marrëdhënia me Hezbollahun, të cilën IRGC kishte ndihmuar ta vendoste pas revolucionit, u forcua.
    Në vitin 1997, Mohammad Khatami, një kandidat reformist, fitoi presidencën me një fitore të thellë dhe Khamenei i lejoi atij njëfarë lirie veprimi, por punoi shumë dhe shpesh me forcë për të mbrojtur thelbin e regjimit dhe ideologjinë e tij nga çdo sfidë serioze. Por po ashtu, Khamenei nuk e pengoi Khatamin të kontaktonte Uashingtonin si një përpjekje të pasuksesshme për të vendosur marrëdhënie më të mira pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
    Ai mbështeti gjithashtu përpjekjet e IRGC-së për të përmbajtur forcat amerikane në Irak pas pushtimit të vitit 2003 dhe për të zgjeruar ndikimin iranian në vendin fqinj. Kjo shënoi një zgjerim të mëtejshëm të strategjisë për të projektuar pushtet në të gjithë rajonin dhe për të kërcënuar Izraelin, të cilin revolucionarët e quajtën “Satani i Vogël’ në vitin 1979, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin “Satani i Madh”.
    Khamenei ishte i kujdesshëm ndaj marrëveshjes bërthamore që zyrtarët iranianë e negociuan me shumë mund me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, por nuk e kundërshtuan zbatimin e saj në vitin 2015. 
    Rënia e “boshtit të rezistencës”
    Jashtë vendit, Khamenei zgjodhi të investonte shumë në të ashtuquajturin bosht të rezistencës – Hamasi në Gaza, Hezbollahu në Liban, lëvizja Huthi në Jemen dhe një shumëllojshmëri e larmishme e milicive militante islamike në Siri dhe Irak. Kjo mund të jetë dukur si një taktikë e zgjuar, por u shemb nën peshën e sulmeve izraelite, ndërsa aleanca historike e Iranit me Damaskun përfundoi me rënien e regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.
    Duke jetuar në një kompleks me gruan dhe fëmijët e tij në Rrugën Palestina të Teheranit, Khamenei thekson stilin e tij të jetesës modeste. Disa skeptikë kanë vënë në pikëpyetje nëse asketizmi i tij është aq i sinqertë sa ai e paraqet veten, por reputacioni i tij për modesti, i cili është në kontrast me pasurinë e shumë zyrtarëve të tjerë, ka zbutur zemërimin popullor.
    Për më shumë se tre dekada në pushtet, Khamenei është përpjekur të menaxhojë presionet e forcave rivale në Iran, të shmangë një luftë civile dhe të ruajë trashëgiminë e Khomeinit – si dhe pushtetin e tij dhe atë të ndjekësve të tij. Por tani ai është i sëmurë. Spekulimet rreth trashëgimisë dhe trashgimtarit të tij janë të shumta. Një karriere të gjatë po i vjen fundi me sfidën më të madhe që një plak është përballur ndonjëherë.
    Duke pasur parasysh moshën e Khameneit, spekulimet janë natyrshëm të shumta rreth asaj se kush mund ta pasojë atë.
    Disa tregojnë për një trashëgimi të mundshme dinastike që përfshin të birin, Mojtaba, ndërsa të tjerë kanë përmendur Presidentin Ebrahim Raisi si një kandidat të mundshëm. Me zërat reformistë, madje pragmatikë dhe konservatorë që po margjinalizohen gjithnjë e më shumë në politikën iraniane, duket shumë e mundshme që pasardhësi i Khameneit të vijë nga skaji më i ashpër i kampit konservator.
    Çfarëdo që të ndodhë, roli i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) do të jetë vendimtar, duke pasur parasysh pushtetin e madh politik dhe ekonomik që zotërojnë. Nuk është çudi që një nga arritjet kryesore të Khameneit ka qenë roli që ai i ka lejuar IRGC-së të marrë përsipër në politikën e brendshme dhe të jashtme të Iranit.
    Në rajon, IRGC ka qenë faktori kryesor në forcimin dhe zgjerimin e thellësisë strategjike të Iranit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë kombëtare, ndërkohë që konsolidon pozicionin e tij brenda vendit./ZËRI

  • The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

    The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

    Kjo nuk ishte e pashmangshme. Kjo është një luftë që zgjodhi Izraeli. Mund të ishte parandaluar. Bisedimet diplomatike ishin në vazhdim kur bombarduesit u nisën drejt Iranit. Sulmet ajrore të vazhdueshme, të paligjshme dhe të pajustifikuara të Izraelit nuk kanë gjasa të arrijnë qëllimin e tyre të deklaruar: t’u japin fund përgjithmonë përpjekjeve të supozuara të Teheranit për të ndërtuar armë bërthamore. Madje mund ta përshpejtojnë atë. Ata duhet të ndalen tani. Po tamam kështu. Irani duhet të ndalojë menjëherë hakmarrjen e tij dhe të heqë dorë nga kërcënimet e tij përshkallëzuese për të sulmuar bazat amerikane dhe britanike.
    Ky konflikt nuk është i kufizuar, siç ishte rasti vitin e kaluar, në shkëmbime hakmarrjeje dhe “sulme precize” në një gamë të ngushtë objektivash ushtarake. Ka arritur në një nivel krejtësisht të ndryshëm. Potencialisht asgjë nuk është jashtë tryezës. Civilët po vriten nga të dyja palët. Udhëheqësit janë shënjestra. Retorika është jashtë kontrollit. Me Izraelin që lufton në disa fronte dhe regjimin e rrënuar të Iranit të mbështetur pas një muri, Lindja e Mesme është më afër se kurrë një zjarri katastrofik.
    Arsyet për të shkuar në luftë mund të gjenden gjithmonë. Rrënjët e konflikteve të mëdha shpesh kthehen në dekada – dhe kjo është e vërtetë për hakmarrjen Izrael – Iran, e cila daton që nga revolucioni islamik i vitit 1979. E ashtuquajtura “luftë në hije” midis të dyve u intensifikua vitet e fundit. Megjithatë, konflikti i plotë ishte shmangur deri më tani. Pra, kush është kryesisht fajtor për këtë shpërthim të papritur dhe të paparë?
    Përgjigjja: tre pleq inaçorë, sjellja e të cilëve ngre dyshime serioze në lidhje me gjykimin, logjikën e tyre të shëndoshë, motivet dhe madje edhe shëndetin e tyre mendor.
    Fakti që njëri prej tyre – Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit – ka kërkuar në mënyrë aktive një përballje me Iranin për vite me radhë nuk do të thotë se kjo duhej të ndodhte. Fakti që regjimi i Teheranit është jashtëzakonisht i prekshëm pas sulmeve të Izraelit vitin e kaluar dhe humbjes së aleatit të tij, Hezbollahut nuk e legjitimon disi një sulm të papritur në tokën e tij sovrane. Është e vërtetë që inspektorët bërthamorë të OKB-së thonë se Irani po shkel detyrimet e traktatit. Por kjo nuk përbën një dritë jeshile për luftë.
    Netanyahu, 75 vjeç, është i papërshtatshëm për të udhëhequr Izraelin, e lëre më të marrë vendime për jetë a vdekje në emër të tij. Ai dështoi të mbronte izraelitët nga sulmet terroriste të vitit 2023, pastaj i shmangu përgjegjësisë. Ai nuk ka arritur të përmbushë premtimin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe për të rikthyer pengjet, megjithatë ushtarët e tij kanë vrarë më shumë se 55 000 palestinezë në Gaza gjatë këtij procesi. Ai pushtoi Libanin dhe Sirinë. Tani është Irani. Ku do të ndalet ai? A do të luftojë Turqinë më pas? Nuk përjashtohet.
    Lufta është zgjedhja e Netanyahut. Është ajo që e ngre nga shtrati në mëngjes. Është ajo që e mban atë dhe miqtë e tij të ekstremit të djathtë, të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar, në detyrë dhe jashtë burgut. Veprimet e tij kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në reputacionin e vendit të tij, duke nxitur antisemitizmin globalisht. Ai pretendon se Izraeli po lufton për ekzistencën e tij, por mbijetesa e tij politike është gjithashtu një konsideratë kryesore. Netanyahu është akuzuar për krime të dyshuara lufte në Gaza. Ai duhet të arrestohet, jo të mbrohet dhe të fuqizohet, përpara se të kryhen krime të tjera.
    Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem luftarak i Iranit, është fajtori i dytë kryesor. Ai duhej të ishte nxjerrë në mënjanë që në Qom vite më parë. 86-vjeçari ngulmon në krye të një regjimi teokratik represiv dhe të korruptuar që ka humbur kontaktin me shoqërinë dhe njerëzit që në dukje u shërben. Zgjedhjet janë të manipuluara, gjyqtarët janë të caktuar, censura e medias është e përhapur. Paaftësia ushtarake e regjimit, keqmenaxhimi ekonomik dhe persekutimi brutal i grave të reja, burrave homoseksualë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut si Nasrin Sotoudeh janë famëkeqe.
    Ashtu si Netanyahu, Khamenei mbështetet nga konservatorët e linjës së ashpër dhe kundërshtohet nga reformatorët, por është ai që vendos për gjithçka. Këmbëngulja e tij për të rritur pasurimin e uraniumit, edhe pse mungojnë aplikimet civile, në fund të fundit i dha Netanyahut një mundësi. Edhe pse thuhet se është i sëmurë, Khamenei është një arsye kryesore pse Irani nuk do ta braktisë programin e tij bërthamor. Edhe pa të, ideja e Netanyahut se ai mund të eliminohet plotësisht është fantazi.
    Kjo pikë e verbër mund të jetë shkatërrimi përfundimtar i regjimit. Sulmet e Izraelit kanë vrarë udhëheqës të lartë ushtarakë dhe kanë dëmtuar objekte bërthamore, raketa balistike dhe baza dronësh. Vetë Khamenei dhe eksportet jetësore të energjisë së Iranit mund të jenë të radhës. Në një video paternaliste, Netanyahu u bëri thirrje iranianëve të ngrihen dhe të shfrytëzojnë “lirinë” e tyre. Shumë do të donin ta bënin këtë. Vështirësia me këshilla të tilla, që vijnë nga një burim i ndotur, është se ato mund të kenë efektin e kundërt të mbledhjes së publikut dhe udhëheqësve arabë rreth regjimit.
    Kërcënimet e Iranit për të sulmuar bazat dhe anijet amerikane, britanike dhe franceze nëse ato ndihmojnë në mbrojtjen e Izraelit, dhe për të mbyllur ngushticën e Hormuzit, rrisin rrezikun e një lufte në shkallë të gjerë dhe një tronditje globale të energjisë që mund të dëmtojë perëndimin dhe t’i sjellë dobi Rusisë. Këto janë disa nga pasojat e drejtpërdrejta të qëndrimit të dobët dhe të lëkundur të Donald Trump.
    Trump, 79 vjeç, është njeriu i tretë në këtë tragjedi të shmangshme. Ai më parë kishte thënë se preferonte të negocionte një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, pasi e kishte hedhur poshtë në mënyrë idiote atë të mëparshmen. Por ai nuk mund të vendoste për kushtet dhe negociatorët e tij amatorë vazhdonin të ndryshonin qëndrimin e tyre. Kjo ndodhi pjesërisht sepse Trump, ashtu si me Palestinën dhe me Ukrainën, është shumë dembel për të studiuar detajet. Ai i anashkalon ato, duke u mbështetur në instinkte që janë gjithmonë të këqija. Kjo e bën atë pre të lehtë për operatorë dinakë si Netanyahu.
    Paaftësia e Trump u tregua kur udhëheqësi i Izraelit këmbënguli javën e kaluar se ishte koha e duhur për një sulm të plotë ndaj Iranit, ai u tërhoq. Zakonisht, sapo filloi sulmi, ai ndërroi qëndrim, duke u përpjekur të merrte meritat dhe duke lëshuar kërcënimet e veta të padurueshme. Sa herë që hap gojën, Trump pa dashje konfirmon dyshimet e Iranit se SHBA-të dhe Izraeli po veprojnë në bashkëpunim të ngushtë.
    Një mesazh urgjent për Keir Starmer: kushdo që ende mendon se Trump ka edhe idenë më të vogël se çfarë po bën kur përballet me pyetjet e mëdha ndërkombëtare të ditës, duhet të studiojë ngjarjet alarmuese të javës së kaluar. Pavarësisht nëse ai po ia shet Vladimir Putinit, po i përdor tarifat si armë, po prish armëpushimin në Gaza apo po ngacmon fqinjët, Trump është një kërcënim i plotë. Shumë më mirë dhe më e sigurt që Britania ta anashkalojë atë dhe të përpiqet sa më shumë të veprojë në mënyrë të pavarur nga SHBA-ja që nga tani e tutje. Këta pleq të zemëruar mund të na vrasin të gjithëve./ The Guardian

  • Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

    Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

    Thuhet se bën koleksion pipash, se ka grumbulluar një pasuri me fondacionet fetare pas ekranit të një jete të përulur.
    Thuhet se ai ende ruan pasionin e tij të vjetër për letërsinë. Historira që vijnë nga njerëzit, thashetheme dhe pak të vërteta, por pas më shumë se 30 vitesh pushtet absolut, askush nuk e di me të vërtetë se kush është Ali Khamenei, cilat janë interesat e tij, familja e tij, zakonet e tij.
    Sekreti është forca e tij, burimi i karizmës, të paktën në sytë e ndjekësve të tij, dhe ai e ka ndërtuar atë me një aparat inteligjence që ka veshë dhe sy të përqendruar te të gjithë iranianët, formon zyrtarët besnikë dhe bën të heshtin kundërshtarët. Ai monitoron dhe ndëshkon.
    I lindur në vitin 1939 në Mashaad, një qytet i shenjtë për shiitët, i dyti nga tetë fëmijë, ai u rrit në një familje të varfër dhe të devotshme, me nënën e tij, Khadijeh Mirdamadi, e cila i mblodhi fëmijët rreth saj për të lexuar Kuranin.
    Në vitet 1950 ndoqi shkollat ​​fetare në Qom dhe ra në kontakt me teoricienët më me ndikim të Islamit politik, Ajatollah Borudjerdi, Ajatollah Khomeini dhe Navvab Safavi, një klerik shiit që synonte krijimin e një qeverie islamike.
    Ato ishin vitet po fitonin terren tezat e Sejjid Kutbit, babait të Vëllazërisë Myslimane, një introvert i ri që studimet e tij në Amerikë, të kaluara në izolim nga komuniteti shoqëror, e kishin bindur për dekadencën dhe korrupsionin e Perëndimit, e të cilat po fitonin konsensus në Egjipt.
    Khamenei përktheu librat dhe mendimet e tij, dhe kur Irani filloi të ngrihej kundër Shahut, duke kërkuar liri nga autoritarizmi laik, ai u bashkua me protestat, përfundoi në burg, pastaj në mërgim në vitin 1977, mërgim që nuk zgjati shumë.
    Revolucioni Islamik i Khomeinit në vitin 1978 shënoi fillimin e ngritjes së tij në pushtet.
    Studenti u bë mjeshtër: koncepti i tij fundamentalist i Islamit, i kombinuar me një kulturë thellësisht anti-perëndimore, e bëri atë një nga shtyllat e revolucionit islamik.
    Khomeini i caktoi atij role prestigjioze: anëtar i këshillit revolucionar, imami i së premtes në Teheran, ministër i mbrojtjes. Ai e udhëhoqi Iranin si president gjatë luftës me Irakun, të cilën Ajatollah Khomeini e përfundoi me formulën e famshme “Të pihet kupa e hidhur të armëpushimit”.
    Në vitet e para të konfliktit, një sulm ia mori lëvizshmërinë e dorës së djathtë dhe në vitin 1989, pas vdekjes së Khomeinit, ai u bë rahbar, Udhëheqësi Suprem, pavarësisht se nuk kishte titullin e ajatollahit për të hyrë në detyrë.
    Por ia doli mbanë t5 marrë tiutlln e lartë falë mikut të tij Rafsanjani – më vonë i lënë mënjanë nga sistemi së bashku me shumë reformistë të tjerë – duke qenë kështu në gjendje të realizonte projektin e tij: një qeveri islamike ku sovraniteti i përket Zotit dhe politika është vetëm një pjesë e fesë.
    I zgjedhur për jetë, ai ishte komandant i forcave të armatosura, kontrollonte aparatin e sigurisë, fondacionet fetare, emëroi kreun e gjyqësorit dhe atë të televizionit kombëtar.
    Nën pushtetin e tij, Pasdarani, rojet e revolucionit, u bënë më me ndikim se ushtria e rregullt, një aparat që kontrollonte gjithashtu një pjesë të madhe të ekonomisë.
    Kur, në disa valë, populli u rebelua, Khamenei përdori forcën për të shtypur mospajtimin.
    Kjo ndodhi edhe me Valën e Gjelbër të vitit 2009, me protestat kundër rizgjedhjes me mashtrim të konservatorit Ahmadinejad.
    Edhe në vitin 2019, kur – me reformistët në pushtet – periferitë periferike revoltohen kundër rritjes së çmimeve të naftës.
    Edhe në vitin 2022, kur një brez i tërë doli në rrugë për të kërkuar demokraci dhe të drejta civile, liri politike dhe zgjedhje individuale, me lëvizjen Gratë, Jeta, Liria. “Armiq të jashtëm” që nxisin çrregullime, dekretoi rahbari: një akuzë e ngritur kjo ndaj çdo proteste popullore.
    Por ky është momenti në të cilin ndoshta për herë të parë Udhëheqësi ndjen brishtësinë e Republikës së tij të themeluar mbi Islamin. Një popull i ri, i kulturuar, i lidhur dhe krijues del në rrugë, duke sfiduar ajatollahët me një sinqeritet të paparë më parë. Dhe ata arrijnë, me koston e sakrificave të mëdha personale, të fitojnë mbështetjen e heshtur edhe të një pjese të konservatorëve dhe të moderuarve.
    Pas 7 tetorit, Khamenei sheh gjithashtu rrjetin e aleatëve dhe milicive rajonale të ndërtuara për t’iu kundërvënë armikut të tij të përjetshëm, Izraelit, të shkërmoqet.
    Është ora e tij më e errët, por në tre dekada pushtet absolut, rahbari ka treguar se di si të çlirohet nga kurthet e historisë.
    Koment i Gianluca De Feo i Repubblica-s

  • “Nuk do kemi mëshirë”, Irani nis valën e tretë të raketave, Khamenei: Izraeli do ta paguajë shtrenjtë sulmin

    “Nuk do kemi mëshirë”, Irani nis valën e tretë të raketave, Khamenei: Izraeli do ta paguajë shtrenjtë sulmin

    Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayatollah Seyyed Ali Khamenei ka deklaruar se regjimi izraelit nuk do të shpëtojë pa pasoja nga sulmet që bëri të premten ndaj Iranit.
    Khamenei ka thënë, siç raportojnë mediat iraniane, se Izraeli bëri një “gabim shumë të rëndë”, për të cilin do të paguajë shtrenjtë.
    “Duhet dhe do të ketë një përgjigje të fortë. Nuk do të tregojmë mëshirë. Jeta për ta do të bëhet e vështirë,” tha ai.
    Ai theksoi se gjithë populli iranian mbështet Forcat e Armatosura dhe se, me ndihmën e Zotit, “Republika Islamike do ta mposhtë regjimin zionist”. Ai i siguroi qytetarët se Irani nuk do ta marrë lehtë këtë sulm dhe do të përgjigjet siç duhet.
    Regjimi izraelit ndërmori sulme ushtarake gjatë natës në Teheran dhe qytete të tjera iraniane. Në këto sulme u vranë disa prej komandantëve më të lartë të ushtrisë iraniane. Menjëherë pas kësaj, Khameneri emëroi komandantë të rinj për postet e mbetura bosh.
    Ndërkohë, ka nisur kundërpërgjigja e Iranit duke leshuar valen e trete te raketave drejt Izraelit.

  • Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Do përballet me një ndëshkim të rëndë

    Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Do përballet me një ndëshkim të rëndë

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me “ndëshkim të rëndë” për sulmet e së premtes.
    Khamenei konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh ishin vrarë në sulmet ajrore, të cilat Izraeli tha se goditën objektiva bërthamore, në një deklaratë të lëshuar nga agjencia shtetërore iraniane e mediave, IRNA.
    Khamenei tha se Izraeli kishte kryer një “krim në agim” dhe pretendoi se kishte goditur zonat e banuara.
    “Regjimi duhet të presë një ndëshkim të rëndë.”, theksoi ai.
    “Në sulmet e armikut, një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u martirizuan. Pasardhësit dhe kolegët e tyre, me vullnetin e Zotit, do të vazhdojnë menjëherë detyrat e tyre pa ndërprerje”

    “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë.”, shtoi udhëheqësi.