Tag: khamenei

  • E gjithë bota në alarm për luftën, SHBA shqyrton çdo skenar! Khamenei: Kombi iranian nuk dorëzohet

    E gjithë bota në alarm për luftën, SHBA shqyrton çdo skenar! Khamenei: Kombi iranian nuk dorëzohet

    Mes luftës Izrael-Iran që po kërcënon të përhapet në rajonin më të paqëndrueshëm, bota i ka kthyer sytë nga Shtëpia e Bardhë teksa presidenti Donald Trump po peshon opsionet e veprimit.

    Mundësitë për përfshirje të drejtëpërdrejtë amerikane janë rritur pas paralajmërimit të drejtëpërdrejtë të Trump për dorëzim pa kushte të regjimit në Iran dhe refuzimit të Liderit Suprem Khamenei për ta bërë një gjë tillë.
    Një tjetër arsye është se bota Perëndimore nuk pranon në asnjë rrethanë paisjen e Republikës Islamike me armë bërthamore dhe vetëm amerikanët kanë një bombë të aftë për të shkatërruar uzinën bërthamore Fordoë, të cilën Irani e ka fshehur rreth 100 metra nën tokë.

    Pavarësisht gjuhës diplomatike, raportet e fundit tregojnë se ushtria amerikane ka bërë tashmë përgatitjet e duhura dhe po qëndron në gatishmëri të plotë.
    Të paktën 30 avionë tankerë ushtarakë amerikanë, të cilët përdoren për të furnizuar me karburant avionët luftarakë dhe bombarduesit, janë afruar deri tani në Evropë dhe Lindje të Mesme.
    Brenda natës, Shtetet e Bashkuara zhvendosën furnizues karburanti të forcave ajrore dhe avionë C17 edhe në bazat evropiane në Skoci dhe Itali.
    Europa gjithashtu ka bërë përgatitjet për veprim pavarësisht thirrjeve të krerëve si Starmer Macron apo Merz që palët të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave.
    Në qiejt e Lindjes së Mesme është rritur ndjeshëm prania e avionëve luftarakë nga Britania e Mdhe, Franca apo Gjermania që bëjnë patrullime midis bazave të tyre më të afërta në rajon.
    Ndërkohë pak orë pas paralajmërimit të Trump, lideri suprem i Republikës islamike iu përgjigj Uashingtonit .
     “Njerëzit e zgjuar që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Amerika duhet ta dijë se çdo ndërhyrje ushtarake do të rezultojë në dëme të pariparueshme”,tha  Ajatiollah Ali Khamenei, lideri supreme i Iranit.
    Nga Moska, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha të mërkurën se bota është vetëm pak milimetra larg katastrofës për shkak të sulmeve izraelite drejt Iranit.
    Gjithashtu presidenti turk tha se Turqia po përgatit çdo skenar, ndërsa akuzoi kryeministrin izraelit se ka kaluar tashmë edhe Hitlerin në kryerjen e gjenocidit.
    /vizionplus.tv

  • “Tani fillon beteja”/ Khamenei vijon kërcënimet, TV iranian aludon me bombë bërthamore

    “Tani fillon beteja”/ Khamenei vijon kërcënimet, TV iranian aludon me bombë bërthamore

    Mes kërcënimeve të Benjamin Netanyhun se kërkon kokën e tij, dhe presidentit amerikan Donald Trump që i tregon botës se e dinë ku fshihet ajatollahu Ali Khamenei por për momentin nuk e dëshiron eliminimin e tij, lideri suprem i Iranit përgjigjet me një kundër-paralajmërim.

    “Në emër të profetit, beteja fillon tani”, shkroi ai në platformën X. Udhëheqësi Iranian bëri dhe një tjetër postim po në të njëjtën llogari të tij në gjuhën angleze, ku thoshte se “regjimit sionist i duhet dhënë një përgjigje e fortë. “ Ne nuk do t’u tregojmë mëshirë sionistëve”, deklaroi Khamenei. Në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran, nga  Trumpi sakaq, mbërrin sinjali tronditës se gjithmonë e më shumë po e ngroh ideja e përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për goditjen e objekteve bërthamore të Iranit, dhe po i largohet idesë së një zgjidhjeje diplomatike, të cilën e mbështeste me forcë deri pak kohë më parë.
    Mbi 30 cisterna ushtarake amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit, thotë CNN duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Nëse Presidenti Donald Trump jep urdhër që SHBA-të të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran, cisternat mund të përdoren për të mbështetur misionet e avionëve luftarakë izraelitë kundër Iranit që kanë aftësinë e furnizimit me karburant në ajër. Pa këtë aftësi, avionët luftarakë të Izraelit e kanë të kufizuar kohën e qëndrimit në ajër në qiellin e republikës islamike. Edhe pse Forcat Ajrore Izraelite kanë disa avionë të tillë cisternë, ato nuk mjaftojnë për të mbështetur numrin e avionëve që Izraeli po dërgon në Iran, sipas burime ushtarake.
    Izraeli njoftoi së fundi se goditi një centrifuge të pasurimit të uraniumit, e Irani po ashtu ka ndërmarrë sulme të tjera duke bërë që sirenat të gjëmojnë dy herë gjatë natës, megjithatë korrespondentet e huaj vërejnë se ka një rënie të ndjeshme të shkallës së goditjeve nga ana e Teheranit.
     

    Top Channel

  • Tani fillon beteja/ Khamenei vijon kërcënimet, TV iranian aludon me bombë bërthamore

    Tani fillon beteja/ Khamenei vijon kërcënimet, TV iranian aludon me bombë bërthamore

    Mes kërcënimeve të Benjamin Netanyhun se kërkon kokën e tij, dhe presidentit amerikan Donald Trump që i tregon botës se e dinë ku fshihet ajatollahu Ali Khamenei, por për momentin nuk e dëshiron eliminimin e tij, lideri suprem i Iranit përgjigjet me një kundër-paralajmërim.
    “Në emër të profetit, beteja fillon tani”, shkroi ai në platformën X. Udhëheqësi Iranian bëri dhe një tjetër postim po në të njëjtën llogari të tij në gjuhën angleze, ku thoshte se “regjimit sionist i duhet dhënë një përgjigje e fortë. “ Ne nuk do t’u tregojmë mëshirë sionistëve”, deklaroi Khamenei.
    Në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran, nga Trumpi sakaq, mbërrin sinjali tronditës se gjithmonë e më shumë po e ngroh ideja e përdorimit të aseteve ushtarake amerikane, për goditjen e objekteve bërthamore të Iranit, dhe po i largohet idesë së një zgjidhjeje diplomatike, të cilën e mbështeste me forcë deri pak kohë më parë.

    Mbi 30 cisterna ushtarake amerikane për furnizim me karburant, janë dërguar në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit, thotë CNN duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
    Nëse Presidenti Donald Trump jep urdhër që SHBA-të të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran, cisternat mund të përdoren për të mbështetur misionet e avionëve luftarakë izraelitë kundër Iranit që kanë aftësinë e furnizimit me karburant në ajër.
    Pa këtë aftësi, avionët luftarakë të Izraelit e kanë të kufizuar kohën e qëndrimit në ajër në qiellin e republikës islamike.
    Edhe pse Forcat Ajrore Izraelite kanë disa avionë të tillë cisternë, ato nuk mjaftojnë për të mbështetur numrin e avionëve që Izraeli po dërgon në Iran, sipas burime ushtarake.
    Izraeli njoftoi së fundi se goditi një centrifuge të pasurimit të uraniumit, e Irani po ashtu ka ndërmarrë sulme të tjera, duke bërë që sirenat të gjëmojnë dy herë gjatë natës, megjithatë korrespondentet e huaj vërejnë se ka një rënie të ndjeshme të shkallës së goditjeve nga ana e Teheranit.

  • Ali Khamenei kërcënon nga bunkeri nëntokësor ku është fshehur: Nëse SHBA na sulmon, do përgjigjemi me dëme të pariparueshme, Izraeli ka bërë gabim të madh

    Ali Khamenei kërcënon nga bunkeri nëntokësor ku është fshehur: Nëse SHBA na sulmon, do përgjigjemi me dëme të pariparueshme, Izraeli ka bërë gabim të madh

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do të pranojë thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për një dorëzim të pakushtëzuar.

    Në komentet e tij të para që nga e premtja, Khamenei tha se paqja apo lufta nuk mund t’i imponohen Republikës Islamike.
    “Ky komb nuk do t’i dorëzohet askujt përballë imponimeve”, deklaroi Khamenei, sipas agjencisë Isna. “Izraeli ka bërë një gabim të madh dhe do të ndëshkohet”.
    “Nëse SHBA-të na sulmojnë, do të përgjigjemi me dëme të pariparueshme”.
    “Kushdo që njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij, nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet”, deklaroi Khamenei. “Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre do të hasë pa dyshim në një kundërpërgjigje me dëme të pariparueshme”, vazhdoi ai. Khamenei lavdëroi qëndrimin e popullit iranian përballë agresionit:
    “Populli iranian i është kundërvënë me vendosmëri luftës së imponuar, dhe po me të njëjtën vendosmëri do t’i kundërvihet paqes së imponuar; ky komb nuk do t’i nënshtrohet kurrë imponimeve të askujt”.
    Udhëheqësi Suprem iranian, ayatollah Ali Khamenei, e përsëriti premtimin se Izraeli “do të ndëshkohet” për “gabimin e rëndë” që ka bërë. Populli nuk do ta harrojë gjakun e “dëshmorëve” dhe sulmin ndaj territorit të tij, theksoi Khamenei në një fjalim televiziv drejtuar kombit, sipas agjencive iraniane. “Irani nuk do të pranojë një paqe apo luftë të imponuar. Kush e njeh historinë e Iranit, e di që ne nuk pranojmë kërcënime”.

    Top Channel

  • ‘Dorëzohuni’! Lideri i Iranit i përgjigjet Trump: Izraeli ka bërë gabim, nëse SHBA sulmon do përgjigjemi

    ‘Dorëzohuni’! Lideri i Iranit i përgjigjet Trump: Izraeli ka bërë gabim, nëse SHBA sulmon do përgjigjemi

    Ali Khamenei

    IRAN-Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do të pranojë thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për një dorëzim të pakushtëzuar. Deklaratës së SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të “shpërblehen” me dëm të pariparueshëm. 
    “Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm. Ky komb nuk do t’i dorëzohet askujt përballë imponimit. Izraeli ka bërë një gabim të madh dhe do të ndëshkohet”, u shpreh Khamenei.
    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ndodhet në një bunker nëntokësor në zonën Lavizan, në verilindje të Teheranit, disa orë pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj kryeqytetit iranian.

  • Khamenei i drejtohet kombit: S’do të dorëzohemi kurrë, Izraeli do të ndëshkohet

    Khamenei i drejtohet kombit: S’do të dorëzohemi kurrë, Izraeli do të ndëshkohet

    Bota E Mërkurë, 18 Qershor 2025 13:31
    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përsëriti premtimin e tij se Izraeli “do të ndëshkohet” për “gabimin e rëndë” që ka kryer. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai deklaroi se populli nuk do ta harrojë gjakun e martirëve dhe sulmin në territorin e tyre.
    “Irani nuk do të pranojë një paqe apo luftë të imponuar. Ata që e njohin historinë e Iranit e dinë se ne nuk pranojmë kërcënime”, deklaroi Khamenei.

    Kërcënimit të SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të “shpërblehen” me dëm të pariparueshëm.
    “Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm”, u shpreh Khamenei.
    Sipas tij, “ky komb nuk do t’i dorëzohet askujt përballë imponimit. Izraeli ka bërë një gabim të madh dhe do të ndëshkohet.”

  • Khamenei sfidon Trumpin: Irani nuk dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

    Khamenei sfidon Trumpin: Irani nuk dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar duke deklaruar se Irani nuk do të dorëzohet përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të pranojë një paqe të imponuar.
    Në një mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror iranian të mërkurën, Khamenei theksoi se “kjo komb nuk do të dorëzohet përballë askujt”, ndërsa iu referua deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkoi një tërheqje të pakushtëzuar të Iranit nga konflikti tashmë në ditën e gjashtë të tij.
    “Irani do të qëndrojë i vendosur ndaj një lufte të imponuar, ashtu siç do të qëndrojë ndaj një paqeje të imponuar,” u shpreh Khamenei. Ai shtoi se kushdo që e njeh Iranin dhe historinë e tij, “nuk do të guxonte të fliste me këtë komb me gjuhën e kërcënimeve”.
    Lideri iranian paralajmëroi gjithashtu se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e SHBA-së do të sillte “dëme të parikuperueshme”, duke e cilësuar fushatën ushtarake të Izraelit si një “gabim të madh”.
    “Do të ndëshkohen për këtë,” përfundoi ai, duke theksuar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar në vijim.

  • Udhëheqësi Suprem i Iranit mesazh Donald Trump: Le ta dinë amerikanët që nuk dorëzohemi, nëse ndërhyni dëmet do të jenë të pariparueshme

    Udhëheqësi Suprem i Iranit mesazh Donald Trump: Le ta dinë amerikanët që nuk dorëzohemi, nëse ndërhyni dëmet do të jenë të pariparueshme

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se kombi iranian “nuk është nga ata që dorëzohen”, një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje vendit të dorëzohej pa kushte.

    “Le ta dinë amerikanët se kombi iranian nuk është nga ata që dorëzohen dhe çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të rezultojë në dëme të pariparueshme”, tha Khamenei të mërkurën në një fjalim kombëtar, raporton CNN. 
    “Ata që janë të mençur dhe e njohin Iranin, popullin dhe historinë e tij, nuk i flasin kurrë këtij kombi me gjuhën e kërcënimeve”, paralajmëroi ai.

    Pasi Trump të martën tha se Khamenei ishte “një shënjestër e lehtë” për SHBA-në dhe Izraelin, ai më pas i shtoi kërkesat e tij në Truth Social: “DORËZIM PA KUSHT!”
    Në fjalimin e tij, Khamenei tha se “amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara padyshim që do të rezultojë në dëme të pariparueshme”./vizionplus.tv 

  • Khamenei paralajmëron Trump: Pasoja të pariparueshme nëse SHBA i bashkohet sulmeve të Izraelit! Iranianët nuk dorëzohen

    Khamenei paralajmëron Trump: Pasoja të pariparueshme nëse SHBA i bashkohet sulmeve të Izraelit! Iranianët nuk dorëzohen

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei paralajmëron sërish SHBA se do të përballet me pasoja nëse do të ndërhyjë ushtarakisht krah izraelit.

    Çdo formë ndërhyrjeje ushtarake nga SHBA do të përballet pa dyshim me pasoja të pariparueshme,” thuhet në deklaratën e Khameneit e cila po lexohet nga prezantuesja e televizonit

     “Njerëzit e mençur që njohin Iranin, popullin dhe historinë e tij, kurrë nuk i drejtohen këtij kombi me gjuhën e kërcënimeve, sepse iranianët nuk janë ata që dorëzohen” thuhet më tej në deklaratë.

    Lajmi ne perditesim… 

     

  • Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, kush është Ajatollah Ali Khamenei që ka sunduar Iranin me “grusht të hekurt” për katër dekada

    Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, kush është Ajatollah Ali Khamenei që ka sunduar Iranin me “grusht të hekurt” për katër dekada

    Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit intensifikohet, si Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë pohuar mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

    Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Khameneit do ta zhytte rajonin në një territor të panjohur, shkruan CNN.Lexo edhe :Related Posts
    Një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, Khamenei e ka sunduar Iranin me grusht të hekurt për gati katër dekada, duke u përballur me SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa shtypte disidentët në vend duke çuar përpara programin bërthamor kontrovers të Iranit.

    Si udhëheqës suprem, ai ushtron kontroll mbi qeverinë, gjyqësorin dhe ushtrinë në kombin me 90 milionë banorë, si dhe mbi Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe forcën e fuqishme Quds, një njësi klandestine e IRGC që mbikëqyr grupe të deleguara, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Huthët.
    I lindur në vitin 1939 në Mashhad, qytetin më të shenjtë të Iranit, Khamenei ishte i mbrojturi i Ajatollah Ruhollah Khomeini, një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit që rrëzoi monarkinë pro-perëndimore të Iranit në vitin 1979 dhe themeloi Republikën Islamike.
    Ai ishte gjithashtu një shënjestër për kundërshtarët e Khomeinit dhe i shpëtoi një atentati në vitin 1981 që ia la krahun e djathtë të padobishëm.
    Khamenei u bë udhëheqës suprem pas vdekjes së Khomeinit në vitin 1989. Që atëherë, ai e ka zgjeruar ndikimin e Iranit përtej kufijve të tij, duke e pozicionuar atë si një fuqi rajonale.
    Për më shumë se 30 vjet nën udhëheqjen e Khameneit, Irani shmangu konfliktet e drejtpërdrejta me kundërshtarët e tij, duke u fortifikuar me një rrjet grupesh militante aleate të përhapura në të gjithë rajonin, të njohura si “Boshti i Rezistencës”.
    Kjo ndryshoi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.
    Lufta e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Hezbollahut, një prej përfaqësuesve më të çmuar të Iranit, kanë shkatërruar imazhin e Iranit si një fuqi e padepërtueshme, duke kulmuar me sulmet e pashembullta të javës së kaluar kundër objekteve bërthamore dhe udhëheqjes së lartë ushtarake të Iranit./vizionplus.tv